Kulturë
Sevdail Hyseni: (S)ka marrëveshje!
E merkure, 19.02.2025, 06:22 PM
Sevdail
Hyseni
Satirike
(S)ka marrëveshje!
Kur vjen n’shprehje parimi i fitimtarit,
Krejt në fund vendoset boça e kandarit.
Votat shpërndahen, jo për Koalicion,
Por, për partinë, që në zgjedhje garon.
Meqë kemi Lista me shumë kryetarë,
Do të fitoj, ai, që fort shitet në pazar.
E në politikë, nuk është si në tregti,
Ujdia hileqare, shpesh del me dredhi.
Në këtë lojë premtimet s’janë të kota,
Listat e kryetarëve, peshohen me vota,
Ndërsa ajo që ka më shumë kandidatë,
Nesër nuk i dihet, kush zgjohet me fat.
Kështu e kanë Koalicionet paszgjedhore,
Dikush s’është çudi, të mbetet pas dore.
Duhet të pajtohet ka vënë veten në garë,
Sikur edhe nga betejat, të ngelet guxhar.
Si do që të jetë, zgjedhjet në këtë stinë,
Nuk sjellin ndryshime me ata që vijnë,
Ngase pas çdo ndërrimi i kemi n’pushtet,
Po, ata, që s’u ngopën kurrë me marifet!