Mendime
Gani Qarri: Urim me gjithë zemër - Dardanisë
E hene, 17.02.2025, 07:55 PM
Urim me gjithë zemër - Dardanisë
Gëzuar
përvjetorin e radhës!
Nga
Gani Qarri
Dardani
e dashur me gjithë dëshirën e madhe, që si në çdo përvjetor tjetër edhe në këtë
vit, ta urojë nga thellësia e zemrës 17 vjetorin e pavarësisë, frika nga
aventurat renegate të kastës së kriminalizuar shqipfolëse dhe udhëheqësit e
shitur e mafioz, të cilët vazhdojnë të na rrinë mbi kokë, duke na kërcënuar në
vijimësi me krijimin e "zajednicës" kundërkushtetuese njëetnike
serbe, zbeh qëllimshëm dhe me paramendim të orkestruar, shkëlqimin e dëshirave
tona të çiltra për ty dhe hijezon fuqinë e urimeve tona të përzemërta për
Pavarësi.
Veçanërisht
gjatë kësaj fushate parazgjedhore më i zëshmi deri në vjellje dhe neveri, për
formimin me çdo kusht të "zajednicës" ishte shitësi i Kullës e
Çakorrit dhe 8300 hektarëve tokë autoktone të Kosovës, Malit të Zi, sharlatani
i gjithë politikës kosovare, Ramush Haradinaj, kështu që frika nga rreziku real
i ndarjes dhe bosnjëzimit të shtetit tonë nga më të vegjlit në Ballkan dhe
rajon, kanë mbjellë ndjenjën e pasigurisë te njerëzit tanë deri në atë shkallë,
sa që ne, si qytetarë të cilët vërtetë e duam me gjithë zemër pavarësinë e
vendit dhe shtetin tonë të lirë në gjithë territorin, të mos dimë më, se me
çfarë doze gëzimi të festojmë, as deri në cilët kufij, guxojnë të shtrihen e
shpërndahen urimet tona, në këtë ditë të shënuar, e të ëndërruar aq gjatë për
ta parë Kosovën tonë të lirë dhe shtet demokratik e të pavarur!
E
si për koincidencë, serish fatkeqësia jonë e madhe, vjen pikërisht nga brenda
dhe nga renegatët tanë vendor, të cilët përkundër gjithë ati mundi e gjaku të
derdhur nga disa gjenerata dhe krejt ngjarjeve dramatike të përjetuara nga
shqiptarët gjatë luftës për çlirimin Kosovës, realizimin e pavarësisë,
shtetndërtimin dhe krijimin e institucioneve të mirëfillta shtetërore, edhe 25
vjet pas çlirimit dhe 17 sosh të pavarësimit të saj, Kosova nuk rrezikohet
vetëm nga aventurat e Grenellit dhe serbofilëve të tjerë të blerë nga Vuçiqi me
dollarë, por edhe nga tradhtitë e zuzarëve shqipfolës, të shitur për dinar
serb.
Ata
të cilët pas nënshkrimit dhe miratimit të marrëveshjes me shumicën dërmuese të
votave në Kuvend, nga paraardhësit partiak, si pasues të tyre, tani duan me çdo
kusht edhe ti jetësojnë në tokën e Kosovës, ngrehinat kurrë të paqena
serbosllave, si "zajednica" kundërkushtetuese serbe, duke shkelur
rëndë mbi kushtetutën e ligjet e shtetit të Kosovës dhe gjakun e derdhur të
heronjve dhe dëshmorëve të popullit tonë të shumëvuajtur!
Kështu
që para se ta pranojë birësimin e kopilit të opozitës si "zajednica"
kundërkushtetuese një etnike serbe, e lindur kundërligjshëm dhe lënë
përdhunshëm Kosovës në derë, për dëmtimin sa më të rendë dhe hapjen e rrugës,
për ndarjen e ricopëtimin përfundimtare të saj, si problem të pariparueshëm të
kthyer tanimë edhe në imponim "ndërkombëtar", në rastin më të keq, të
pamundësisë për rrugëdalje, me reciprocitet për minoritetet analoge, në mënyrë
që ato që përfiton pakica serbe në Kosovë, tu garantohet me marrëveshje të
nënshkruar ndërkombëtare edhe shqiptarëve të Kosovës Lindore të mbetur nën
Serbi, kryeministri aktual, kësaj radhe, më mirë do të ishte të mos e formojë
fare qeverinë edhe nëse i siguron numrat.
Dhe
nga opozita bashkë me popullin që e donë vërtetë këtë vend me gjithë zemër, ta
luftojë në rrugët dhe sheshet e gjithë territorit tonë, krijimin e
"zajednicës", dhe bosnjëzimin e Kosovës, kësaj katrahure të
pashembullt të tradhtisë kuislinge, në mënyrë që të shpëtohet vendi nga
ricopëtimi, avancohet shtetndërtimi e pavarësia dhe të garantohet vazhdimësia e
shtetësisë së Kosovës.
Duke
njohur qëndrimet e dyshimta të opozitës dhe brengën e thellë mbarëpopullore për
fatin e rëndë që e ka pllakosur mbarë vendin nga pasojat e tradhtive
dydekadëshe të kuislingëve shqipfolës, vetëm në këtë mënyrë mund të mbrohet
tërësia territoriale e Dardanisë tonë të bukur, sigurohet ecja me hapa më të
sigurt, drejtë integrimeve euro perëndimore, mundësohet anëtarësimi në
organizatat e rëndësishme ndërkombëtare dhe jetësohen përpjekjet për pranimin e
Kosovës si shtet i pavarur në gjithë territorin e saj, me të drejta të plota në
Organizatën e Kombeve të Bashkuara!
Andaj
qytetar dhe bashkëkombës shumë të dashur të Dardanisë tonë martire, me gjithë
brengën e pashuar për fatin e frikshëm që e ka pllakosur mbarë popullin nga
pasojat e mëdha të tradhtive të vazhdueshme të kuislingve shqipfolës, që tanimë
po shihet sheshazi se nuk janë një a dy, por janë një mori kuislingësh dhe një
armatë e tërë renegatësh recidvist, përkundër të gjithave, neve nuk jemi
dorëzuar dhe vijon të na mbajë dhe bëjë edhe më të fortë atdhedashuria e
pavdekshme dhe shpresa jonë e pashuar liridashëse, se ky nuk do të jetë
përvjetori i fundit, i festimit të pavarësisë në territorin tënd të plotë e të
pa ndarë, ndaj ty dhe gjithë qytetarëve të shtetit tonë të vogël, ju urojë nga
thellësia e zemrës 17 vjetorin e madh të Pavarësisë së Dardanisë tonë të lirë!