E shtune, 22.02.2025, 10:25 AM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Liria dhe pavarësia e Kosovës janë ekzaktësisht produkte të Perëndimit të bashkuar

E diele, 16.02.2025, 06:59 PM


Prof. Blerim Latifi, ish-luftëtar i UÇK-së:

Njerëzit e padijshëm gjithmonë e përsërisin një gabim: ëndrrat i marrin për realitet dhe dëshirat për fakte. Kështu dëshirën për të qenë përjetësisht nën sigurinë gratis të Amerikës, e marrin për fakt të kryer dhe ja fusin gjumit. Shtetin e fituar pas një shekulli vuajtjesh, e shikojnë jo si mekanizëm sigurie, por si mundësi abuzive për lumturi private; ata që flasin për rreziqe kombëtare, i quajnë njerëz anakronikë dhe luftëtarët e djeshëm i duan ose gojëkyqur ose në burgje. Të jetuarit në komoditetin e iluzioneve, i bën dembelë dhe joseriozë. Dhe që të mos duken të tillë, ngrisin kulte liderësh, të cilëve u mveshin fuqinë për t'u dhënë zgjidhje të gjitha halleve e problemeve. Kështu e shkëpusin çdo marrëdhënie me realitetin, i cili një ditë kthehet për t'ua bërë pluhur e hi budallallëqet dhe iluzionet.

___________

Liria dhe pavarësia e Kosovës janë ekzaktësisht produkte të Perëndimit të bashkuar, ndërsa çdo ngecje e jona rezultat i dallimeve brenda tij rreth të ardhmes tonë.

Çka do të bëjmë tash kur po ndodhë çarja ma e madhe brenda Perëndimit që nga Lufta e Dytë Botërore?

Kjo asht pyetja kryesore dhe urgjente o popull i dalldisur pas Gjestit dhe numërimit të do votave të mjera.

___________

Përfytyrojeni një vend ku një popull krejtësisht i pambrojtur dhe i harruar nga bota, shtypet mizorisht nga një regjim i egër. Këtij regjimi nuk i mjafton dhuna institucionale. Ai lëshon mbi viktimat e tij paramilitarë të krisur, të cilët dhunojnë e vrasin për argëtim. Njëri prej tyre ishte Milic Krsta, vojvoda i Istogut. Një ditë një shqiptar i ri mposht frikën nga përbindëshi dhe e vret atë. Një akt ky që na kujton Shën Gjergjin mitik që vret kuçedrën e tmerrshme. Shën Gjergji ynë quhej Selman Kadria. 87 vjet më vonë ai kthehet në bronz në vendlindjen e tij.

E mira dhe e keqja luftojnë përjetësisht mbi faqe të kësaj bote. Prandaj çdo akt trimërie kundër të keqes e barbarisë, meriton të kujtohet. Si shembull guximi e shprese për kohët e frikës e dëshpërimit.

___________

Dekada më vonë dikush mund të pyes se çfarë bënin shqiptarët në ato ditë kur nënpresidenti amerikan, J.D.Vance, në Mynih, mbajti fjalimin pas të cilit Europa ndryshoi?

Dhe historianët do përgjigjen: shqiptarët e Kosovës në ato ditë mundoheshin t'i numëronin disa vota të mjera, ndërsa ata të Shqipnisë vrisnin mendjen rreth pyetjes se ku ka më shumë hajdutë, në partinë në pushtet apo në partitë opozitare?

___________

Nga dita kur bombat e para të NATO's ranë mbi bazat ushtarake serbe, në Kosovë ka qenë punë e lehtë të bësh politikë. Arsyeja: koordinatat kryesore të proceseve politike dhe të vendimmarrjes kanë qenë nën kujdestarinë amerikane. Madje, edhe kur kemi bërë gabime më të vogla, kujdestarët tanë kanë qenë aty për t'i kthyer gjërat në binarë.

Të bësh politikë në kushte të tilla kujdestarie nga një fuqi dashamirëse, është gati si punë argëtuese. Dhe, në fakt, kështu edhe e kemi trajtu politikën.

Tash, me Trumpin, kjo epokë ka marrë fund. Tash, nga argëtim me pushtetin, politika ka me u kthy në dhimbje të forta koke për ata që duhet të marrin vendime për kët' vend.

Kështu e ka kjo botë: gjithmonë vjen një ditë kur fasadat bijnë dhe merret vesh vlera reale e secilit dhe e çdo gjëje.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: Fillimi i fundit të doktrinës mbi paprekshmërinë e kufijve mes shteteve Blerim Latifi: Shumë gjatë është punu në këtë vend që me mbrri në ditën kur do ta pshtyjmë në fytyrë Amerikën Blerim Latifi: William Walker na fton të zgjohemi nga gjumi i gjatë me ëndrra të bukura Blerim Latifi: Ai mbetet gjithmonë si një shembull unik Blerim Latifi: Mjerim intelektual e kulturor ishte Perandoria Osmane Blerim Latifi: Një histori unike në kodin universal të rezistencës kundër shtypjes dhe poshtnimit Blerim Latifi: Dikush që në moshën e pjekur largohet nga atdheu dhe e harron gjuhën e nanës, nuk e meriton vëmendjen e bashkatdhetarëve të saj Blerim Latifi: Ahmet Delia do të vdiste duke bërë qëndresë Blerim Latifi: Shpesh ka ndodhur gjatë historisë që një komb të vuaj më shumë nga budallenjtë e tij, se nga armiqtë e jashtëm Blerim Latifi: Brezi i fundit i heroinave të heshtura po pakësohet Blerim Latifi: Leksione nga manualet e moçme të diktaturave Blerim Latifi: Mendja e paedukuar është si një tokë e lënë djerrinë Blerim Latifi: Ne vazhdojmë të funksionojmë me mentalitetin e regjimeve autoritariste Blerim Latifi: Natyra e komunizmit! Blerim Latifi: Nuk duhet të lejojmë që përdorimi politik i feve ta rikthejë këtë komb në të kaluarën e tij të errët Blerim Latifi: Aty ku punohej e luftohej për Kosovë e Shqipni Blerim Latifi: Ofensiva e Qyçavicës Blerim Latifi: Pagëzohuni msheft! Nëpër katakombe, si të ishim në kohën e Neronit! Blerim Latifi: Deshqiptarizimi i Luginës së Preshevës Blerim Latifi: Bukëpërmbysës!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora