Mendime
Gjon Keka: Kosova duhet me ia ngrit një Monument Falenderimi ShBA-s, Izraelit, NATO-s dhe BE-s
E premte, 14.02.2025, 06:55 PM
Kosova duhet me ia ngrit një Monument Falenderimi ShBA-s, Izraelit, NATO-s dhe BE-s
Nga
Gjon Keka
Kosova,
respektivisht qeveria dhe institucionet e saj t'ia ngritin një Monument
falenderimi ShBA-s .Izraelit, vendeve mike europiane dhe NATO/KFOR që e
ndihmuan vendin të gëzojë lirinë dhe të ndërtojë shtetin.
Aty
pranë bashkë të monumentit do të duhej të ishte presidenti vizionar dr.Ibrahim
Rugova, Papa Gjon Pali II dhe Nënë Tereza.
E
di se Monumenti nuk e shlyen borxhin që ka populli, pushtetarët dhe shteti i
Kosovës ndaj miqëve që e ndihmuan në kohëra të vështira, por kjo jo vetëm se i
nderon miqtë që i dolën në krahë dhe e ndihmuan, por kjo e nderon edhe veten
dhe nuk e harronë të kaluarën.
Kosova
duhet ta shlyejë këtë borxh ndaj miqëve si ShBA, Izraelit, vendeve mike
europiane dhe NATO/KFOR, e jo sikur pamë
kohët e fundit nga pushtetarët e Kosovës pa vizion, të papërgjeshëm,
mosmirënjohës e moskoordinues me ShBA-t, disa vende mike europiane dhe
NATO/KFOR.
Si
duket disa kanë harruar se garantuese e Kosovës si shtet, sigurisë dhe të
ardhmes së saj euroatlantike është ShBA sëbashku me Izraelin, disa nga vendet
mike europiane dhe NATO/KFOR.
Duhet
ditur se ashtu sikur tha më parë presidenti Bush „Mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur" dhe u bë e
pavarur, pokështu me i shku në mend sot presidentit amerikan e me thënë: „Mjaft
është mjaft, kujdes me njohjen dhe Kosovën që ne e kemi bërë shtet"(edhe
pse kjo nuk besoj se do të ndodhte duke ditur se Kosova është projekt dhe kanë
kontribuar shumë ndërkombëtarët), atëhrë çfarë do të ishte Kosova pa ShBA?
Prandaj,
është më rëndësi jetike që Kosova të qëndrojë dorë pë dore me ShBA, Izraelin,
vendet mike europiane dhe NATO/KFOR, sepse vetëm kështu e ka të ardhmen
e sigurtë euroatlantike.