Kulturë
Bedri Tahiri: Libër për njeriun që përherë ishte në shëbim të atdheut
E premte, 14.02.2025, 06:53 PM
Përurim libri
LIBËR
PËR NJERIUN QË PËRHERË ISHTE NË SHËRBIM TË ATDHEUT
Nga
Bedri Tahiri
Të
nderuar familjarë të atdhetarit e
luftëtarit Behram Rrahmani!
Të
respektuar komandantë, veteranë, familjarë dëshmorësh, familjarë të martirëve,
invalidë e bashkëluftëtarë të Behram Rrahmanit!
I
nderuari kryetar i komunës, z. Ferit Idrizi!
Të
dashur mësimdhënës, drejtorë e veteranë të arsimit!
E
palodhura autore Remzije Zekolli!
Pjesëmarrës
të nderuar nga të gjitha trojet shqiptare!
Të
flasësh e të shkruash për luftëtarët e lirisë, është sa krenari, aq edhe
përgjegjësi. Sado që të thuash për ta, nuk është e mjaftueshme. I tillë është
edhe Behram Rrahmani nga Kolla e Vushtrrisë, i cili ishte ndër themeltarët e
parë të UÇK-së në Artakoll dhe pjesëmarrës i shumë luftërave e betejave.
Të
gjitha këta i ka pasur parasysh edhe Remzije Zekolli, e cila ka kohë që është
mishëruar me shenjtërinë e dëshmorëve, për të cilët shkruan me plot vullnet e
përkushtim.
Në
këtë vazhdë ecën edhe libri monografik “TRIMI I LIRISË- BEHRAM RRAHMANI”, të
cilin sot po e përurojmë e ku profili i Behram Rrahmanit na del i kompletuar në
të gjitha dimensionet: njerëzore, atdhetare, miqësore, familjare e humanitare.
Libri
ka një përmbajtje të ngjeshur dhe ka diskurs shumëdimensional. Autorja, që
tashmë ka ber emër në portretizimin e dëshmorëve të lirisë në vargje, në këtë
monografi ka shtjelluar një lëndë të pasur me fakte historike, nga e kaluara
dhe, veçan nga lufta e lavdishme e UÇK-së, me rrëfime bashkëluftëtarësh e
familjarësh, me kujtime e rikujtime, duke na shpërfaq natyrshëm profilin e një
luftëtari sypatrembur.
Libri,
parimisht është i ndarë në dy pjesë kryesore: Pjesa autoriale (ku autorja shpërfaq
mendimet e vlerësimet e veta për protagonistin dhe rrethanat në të cilat ai
veproi) dhe pjesa përkujtimore (ku familjarët, kolegët, bashkëluftëtarët e
bashkëpunëtorët e Behramit japin mendimet dhe kujtimet e tyre, duke e ndriçuar
personalitetin e tij në të gjitha aspektet).
Në
mbrojtje të shkollës shqipe dhe në radhët e UÇK-së
Mbijetesa
e shkollës shqipe në komunën e Vushtrrisë, në kohën zezonë, kur falangat serbe
na dëbuan dhunshëm nga shkollat tona, nuk mund të mendohej dot pa mbrojtësit e
saj të devotshëm, pa Behram Rrahmanin dhe kolegët e tij, që me mish e me shpirt
ishin vënë në shërbim të kësaj kauze të madhe kombëtare.
Meqë
udhëtonim me të njëjtin autobus, ai për në Kollë e unë për në Galicë, me
Behramin më ra të rrija më shumë dhe ta njihja më mirë. Paskëtaj, unë edhe isha
dhëndër i Kollës, kështu që na lidhnin shumë gjera. Mirëpo, mbi të gjitha na
lidhte çështja kombëtare, na lidhte fati i popullit tonë që padrejtësisht po
vuante nën robërinë shekullore. Në Drenicë, ishin shfaqur më herët celulat e
para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, udhëhequr nga komandanti legjendar Adem
Jashari, andaj Behrami ishte shumë i interesuar të dinte më shumë për atë
lëvizje shpresëdhënëse...
Behram
Rrahmanin -Ruajtja dhe mbrojta e shkollës shqipe, nuk e penguan që t’i rrokte
edhe armët e lirisë e të radhitej në vijën e frontit luftarak. Veprimtarinë e
tij atdhetare luftarake e kishte nisur qysh herët. Fillimisht kishte mbajtur
lidhje, paksa ilegale, në koordinimin e punëve logjistike në vijën
Vushtrri-Artakoll-Drenicë. Më kujtohet sa e sa herë ka shkuar dhe ka marrë
emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në punëtorinë e vëllezërve të
palodhshëm Mjeku në Vushtrri (me Hanefiun punonim bashkë në gjimnaz dhe këto
punë i endnim me shumë kujdes) dhe i ka përcjellë në male, tek luftëtarët e
lirisë në Drenicë, në Qyqavicë e në Shalë.
Mirëpo,
sistemimin e parë ushtarak e bëri në Drenicë, por me kthimin e Jashar Jasharit-
Komanndat “Durakut” nga perëndimi, Behrami angazhohet në rajonin e Artakollit,
duke nisur në vendlindjen e tij, në Kollë, ku përherë e në të gjitha periudhat
historike, kishte jehuar kënga e bukur e grykëhollës.
Kështu,
ku bënte bam pushka çlirimtare, aty e gjeje trimin sypatrembur, i cili nga
shokët e luftës njihej si Komandant “KUJTIMI”. Mori pjesë në shumë luftime e
beteja. Mjafton të përmendet Beteja e Hamidisë e 11 qershorit 1998, ku, ky luftëtar i orëve të para, mori
pjesë si komandant i Njësisë Speciale dhe, pos tjerash, posedonte edhe një
snajper gjysmautomatik jugosllav 7.9 mm.
Beteja u organizua dhe u realizua nga strategu Jashar Jashari (Komandant
“DURAKU”). Kjo qe pushka e parë e UÇK-së këndej Qyqavicës, e cila u shndërrua
në shkëndijë të pashuar të zjarrit të
luftës për liri deri në çlirimin e vendit.
Paskësaj,
veprimet dhe ngjarjet tjera të tij gjatë gjithë kohës së luftës sonë
çlirimtare, as që mund të numërohen. Behram Rrahmani mbetet shëmbëlltyrë për
brezat e ardhmërisë. Vërtet, ishte për tu admiruar. Kurrë nuk u ndal, as para
luftës, as gjatë luftës, as pas luftës. Përherë qëndroi i pathyeshëm në shërbim
të Atdheut.
Ikja
e tij e hershme në amshim, qe një humbje e madhe për familjen, për shoqërinë, për atdheun.
Mirëpo, veprat e tij na bëjnë krenarë dhe na e lehtësojnë shpirtin, ngase
krenaria qëndron mbi dhimbjen.
Një
lapidar përjetësie, që përherë do t’i qëndroi kohës, është edhe libri TRIMI I
LIRISË- BEHRAM RRAHMANI”, i autores Remzije Zekolli, e cila meriton një
falënderim të veçantë!
Lavdi
për jetë e mot, veprimtarit e luftëtarit sypatrembur Behram Rrahmani!
Gëzuar
përvjetori i 17-të i Pavarësisë së Kosovës, mjerisht, pa më meritorët, pa
shpallësit e saj, të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë!
Faleminderit
për vëmendje!
Vushtrri, më 14 shkurt 2025