Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Nesër, qytetarët e Kosovës, duhet t’i thonë jo anti-amerikanizmit të Albin Kurtit
E shtune, 08.02.2025, 08:07 PM
Ndue Ukaj:
Nesër,
qytetarët e Kosovës, duhet t’i thonë jo anti amerikanizmit të Albin Kurtit dhe
mendësisë së tij sunduese e rrënuese, tipike komuniste.
Sepse,
komunizmi, siç ka thënë Mustafa Kruja
“âsht pasqyrë e rrêjmshe e atyne popujve qi, tue mos pasun qytetnim të vetin
dhe tue qenë të pa aftë t'i-a mbërrijnë zhvillimit të tjerëve, duen të
barasojnë gjithçka me emnuesin e përbashkët të shkatërrimit.
Mendoni
pak: Mustafa Krujës nuk i besonin mendjet e droguara me ideologji komuniste,
por pasojat ishin fatale.
Kosovës
nuk i duhet një kryeministër që e ka afsh sundimin, luftën me të gjithë e që i
ka dyert e mbyllura në Shtëpinë e Bardhë, aty ku kanë burimin të gjitha fitoret
tona historike.
Prandaj,
nesër, me 9 shkurt, vendoset për liri perëndimore apo koncepte komuniste të
qeverisjes, që domethënë, për koncepte ku liria, drejtësia e vlerat më sublime
njerëzore, janë në vullnetin e një klike politikanësh, që rrinë të këmbët e një
personi, me detyrën për ta shenjtërojnë atë, si të ishte i shenjtë.
Nesër,
Kosova vendos nëse do të ecë me Amerikën apo kundër saj.
Është
fakt i pakontestueshëm se qytetarët e vendit tonë, i kanë të gjitha arsyet
empirike t’i besojë Amerikës dhe asnjë arsye të vetme të bëhen bashkë me ata që
i këshillojnë të ecin kundër Amerikës, rrjedhimisht Europës, Shqipërisë dhe
krejt botës së lirë në emër të patriotizmi të rrejshëm.
Pra,
kaq e thjeshtë është çështja e zgjedhjeve të 9 shkurtit: shqiptarët vendosin
mes Kosovës që ec me Amerikën ose një Kosove të sanksionuar e të izoluar, pa
Amerikën, në të cilën, drejtësia popullore vendoset aty ku duhet drejtësia
institucionale, në një shtet ku të dalldisurit do të shkruajnë parulla të
çmendura, “bar do hamë, po parimet nuk do i thyejmë.”
Jam
fort i bindur se do shqiptarë që janë përfshirë në një betejë të ndyrë kundër
përfaqësuesit të Emisarit Presidencial për Misione të Posaçme, Richard
Grenell, shpejt do të turpërohen, sespe,
nuk kjo çmenduri nuk ka lidhje me patriotizëm, nuk ka lidhje me realitetin,
është intrigë anti Kosovë, është batak primitiv dhe një pështymë kundër
Kosovës, po, kjo është një fushatë fund e krye e ndyrë dhe tejet e rrezikshme,
e cila i intereson vetëm Serbisë.
Nesër
duhet të rufuzohet kjo mendësi shkatërruese.
E
ky është kontributi më i madh që i bëjmë vendit, prej shpalljes së pavarësisë.