Kulturë
Refik Havolli: Frymë e çastit
E premte, 07.02.2025, 06:49 PM
Refik Havolli
FRYMË
E ÇASTIT
Shpejt
ditët ikin, pa gjurmë, pa zë,
Dje
ishte ëndërr, sot është ç'ka në të.
Muajt
fluturojnë, vitet harrojnë,
Në
pasqyrë rrudhat historitë tregojnë.
Prindërit
largohen, kujtimet veniten,
Rrugët
e jetës shpesh dhimbje na fikin.
Por
ja ku jemi, në këtë moment të artë,
Me
dashuri të ndezur, një zemër të zjarrtë.
Ndalu,
shiko, dhe thellë ndjej,
Një
ditë e humbur s'vjen më në rrugën që tej.
Çdo
çast është një mundësi për të krijuar,
Të
duam, të falim, një botë më të bukur për ta ndërtuar.
Ngjyrosim
ditët me buzëqeshje e ngrohtësi,
Të
dhurojmë dashuri, të jetojmë me fisnikëri.
Koha
s’pret, momenti fluturon,
Kujtimet
janë ajo që zemrën na emocionon.
Kosova
jonë, dheu që ne duam,
Le
të jetë gjithmonë vendi ku ndërtojmë e ruajmë.
Trashëgojmë
vlera, një thesar për çdo brez,
Të
çmojmë momentin, ta shijojmë pa stres.
Sot
është dita, tani është çasti,
Të
jetojmë jetën me pasion e me rrasti.
Me
zemër plot falenderim,
Për
gjithçka që kemi, për çdo frymëzim.
_________
Refik Havolli është një ekonomist dhe menaxher i njohur, i lindur
më 10 qershor 1967 në fshatin Llapashticë të Podujevës. Fillimisht, ai kreu
shkollën fillore në vendlindje, shkollën e mesme në Podujevë dhe pastaj vazhdoi
studimet e tij në Universitetin e Prishtinës, duke marrë sukses në nivelin
universitar dhe pasuniversitar.
Havolli
vazhdoi karrierën e tij akademike duke përfunduar studimet e doktoraturës në
Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, ku mori titullin Doktor i
Shkencave Ekonomike. Nëpërmjet pjesëmarrjes së tij aktive në seminare dhe konferenca, ai ka
ndarë njohuritë dhe përvojën e tij në fushën e ekonomisë me audienca vendore
dhe ndërkombëtare. Ka publikuar me dhjetra punime shkencore të rëvista
ndërkombëtare, gjithashtu ka publikuar shkrime në portale vendore dhe
ndërkombëtare, kryesisht nga fusha e ekonomisë dhe biznesit.
Ai gjithashtu
është një autor i njohur i poezisë, duke publikuar veprat e tij në forma
librash si dhe ka kontribuar në disa monografi vendore dhe ndërkombëtare me
krijime të tij. Në vitin 1992, Havolli themeloi kompaninë e tij të
suksesshme "Passable", ku ka shfaqur aftësi të shquara menaxheriale dhe
udhëheqëse që nga fillimi.
Në fushën e
arsimit të lartë, Havolli ishte një ligjërues i rregullt në Kolegjin e Menaxhimit Ndërkombëtar
"Globus" në Prishtinë që nga viti 2019-2022. Përveç kësaj, prej muajit shtator të
vitit 2020, ai është gjithashtu Anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe Kryetar i Komitetit të
Auditimit dhe Menaxhimit të Riskut në IMFJB "Pro Finance Home" Sh.a në Prishtinë, tregues i
rolit të tij të rëndësishëm në fushën e financave dhe menaxhimit në nivel
korporativ.
Me shkrime ka filluar të merret që nga
shkolla fillore. Sa ishte nxënës, botoj shumë poezi në revistat e kohës. Gjatë
luftës shumë dorëshkrime iu dogjën. Disa nga ato që i shpëtuan, ndodhen në
librin e tij ”Ëndërr buzë lumi” (Prishtinë 2015). Sidomos
sa ishte nxënës i shkollës së mesme poezitë i dërgonte në revistat Pionier dhe
në Rilindje në shtojcën “Rilindja për fëmijë”.
Në vitin 2016 në Bukuresht të Rumanisë në
Revistën e Diasporës Shqiptare “Albanezul” (“Shqiptari” ) një numër i saj i është kushtuar poezive
të tij dhe janë në gjuhën shqipe. Në vitin 2016 në antologjinë letrare-poetike
“Familja e fjalëve” gjithashtu janë botuar disa
poezi në gjuhen Rumune. Zjarri i Jetës /
Focul vie?ii” (Antologjia poetike-Antologie poeticã), ishte prezent me disa
poezi. Në vitin 2018 në Bukuresht të Rumanisë në Antologjinë e poezisë shqipe të botuar në
rumanisht, gjithashtu janë 8 poezi nga krijimtaria e tij letrare.