| E premte, 07.02.2025, 06:50 PM |
“PËR INATË TË VJEHRRËS
DO
FLEJ ME MULLISIN”
NGA
KALOSH ÇELIKU
Është
thënje antologjike e popullit shqiptar
për Ditën e Nesërme. Nusja tekanjoze, që kërkon burrë mejdani thotë: “Përinatë
të vjehrrës, do të flej me mullisin”. Krahasim i bukur mes Albin Kurtit dhe
“sulmit” (grepit) politik të Richard Grenell.
E
them, Sot publikisht: Historikisht, popullin shqiptar e kemi pasur mbi nivelin
e politkanëve të partive politike. Që, nga koha e “Sërbisë Madhe”, e më vonë
edhe në sistemin komunist jugosllav, pas demonstratave të studentëve në
Prishtinë (1981) me tërbimin e Millosheviqit. Vërtetë, Kosova asaj kohe ishte
Krahinë Autonome e Jugosllavisë, por jetonte si Republikë. E kishte policinë e
vet shqiptare. Institucionet arsimore dhe kulturore. Serbët, pa e njohur gjuhën
shqipe, nuk mund edhe të punësoheshin në Kosovë. Nuk e dije, a janë shqiptarë,
apo serb. Problem, që pas dhjetë viteve të studimeve dhe pune në Prishtinë, kur
u këtheva në Shkup, pata mosmarrëveshje me gjuhën shqipe. Jo, institucionet e
shtetit të “përbashkët”, por as kamarierët, nuk e dinin gjuhën shqipe. Unë, kur
e porositja kërkesën, ato i rrudhnin krahët. Tek tashti, e kuptoja se, nuk jam
në Prishtinë, por në Shkup.
Provokimet
politike gjatë pushtimit të Millosheviçit, policia shqiptare vullnetarisht i
dorëzoi armë para lufte (1988)?! Provokime serbe, që nuk mungojnë edhe
Sotekësajdite si shtet i pavarur, ndaj Republikës të Kosovës edhe në këto
zgjedhje parlamentare (2025).
Popull,
këmbekrye i arratisur pas Partive
Politike Shqiptare. Edhe, nëse popullin shqiptar e kanë marrë më qafë, e kanë
marrë politikanët teknefesë. “Burrat” e mejdanit (baballarët), që me vite kanë
vrapuar pas posteve partiake, pasurisë personale, familjare dhe partiake.
Popull
i arratisur, dhe i dalldisur ende pas partive politike, dhe sistemit komunist
jugosllav. Dje, i ka besuar sistemit komunist jugosllav, Sot: u
beson deklaratave publike, thirrjeve të “miqëve” tyre në politikë. Prëmëkeq,
deklaratës politike antishqiptare të Richard Grenell, “kundër” Alabin Kurtit?!
Deklaratë, që Sotpërsot ka tjetër qëllim politik: është në shërbim të Albin
Kurtit dhe Sërbisë, kundër Republikës të Kosovës. Grackë politike serbe, mu si ajo thënja e
popullit e Nuses tekanjoze: “Përinatë të vjehrrës, do të flej me mullisin”.
Hë,
për hë: në këtë fushatë parazgjedhore në Republikën e Kosovës, deklarata e
Richard Grenell, është në shërbim të Sërbisë. Dhe, jo të shqiptarëve,
Republikës të Kosovës. Sërbët, e kanë studjuar me vite e shekuj mentalitetin e
popullit shqiptar. Dorën në zemër, gjatë këtyre shekujve, ato kanë bërë
politikë asimilimi dhe pushtuese të trojeve shqiptare. Fatkeqësisht, shqiptarët
kanë bërë politikë me inate mes vete si popull. Jo, e rastësishme është edhe
deklarata e Richard Grenell, duke e “sulmuar” Albin Kurtin si kryeministër?!
Politikisht, i përkrahur në këto zgjedhje parlamentare në Republin e Kosovës.
E, kam thënë moti kohë nëpër shkrimet e mia publicistike, dhe libra, se: burgu,
nuk është Universitet, por vend përmisimi. Shumica, në burg i kanë lënë edhe
eshtrat. Ndonjëri, ka dalë nga burgu i çmendur. E mes tyre edhe disa
“patriotë”, spiunë me shpërblime. Mëkot, turreni t’i dalni zot Albin Kurtit.
Albin Kurtit, i ka dalë zot Richard Grenell edhe në këto zgjedhje parlamentare
në Republikën e Kosovës.
Prandaj,
mos, i besoni Richard Grenell, për deklaratën “kundër” Albin Kurtitit, por
popullit shqiptar, që me siguri gjatë këtyre shekujve në robëri ka mbëledhur
pak mendë në kokë, kundër provokimeve të politikës antishqiptare Serbe.
Popull,
që nuk i beson më “mikut”, por armikut historik...