Mendime
Klajd Kapinova: Ekspozimi i abuzimit të USAID dhe cekici i Elon Musk kundër korrupsionit të biliona dollarë nga taksat e popullit amerikan
E enjte, 06.02.2025, 06:55 PM
Ekspozimi i abuzimit të USAID dhe cekici i Elon Musk kundër korrupsionit të biliona dollarë nga taksat e popullit amerikan
“Elon
bëri një punë të shkëlqyer. Shikoni gjithë mashtrimet që ai gjeti… dhe këtë të
fundit USAID. Është një fatkeqësi ajo që kanë bërë të çmendurit e majtë
radikalë. 100 milion dollarë do të shkojnë për grupe të caktuara. Do të doja të
shihja se kush i mori ryshfetet…” – Donald J. Trump,
Presidenti i 45 & 47 i SHBA-së
“U
bë e kjartë, se nuk ishte një mollë me një krimb... Ajo që ne kemi është vetëm
një top krimbash. Në thelb duhet të heqësh qafe të gjithë. Është përtej
riparimit.” - Elon Musk, patriot
Nga
Klajd Kapinova
Excellent
Job Elon @DOGE Expose them all: Follow The Money, MAGA
Ketu duket kjarte tek pastrimi i parave tesh 60 vjet i USAID-it… “Kjo është arsyeja pse Elon po i hedh një sy USAID-it…” – Sekretaria
e Shtypit të Shtepisë së Bardhë Karolina Leavitt
Sekretari i Shtetit kubanezo amerikani Marco Rubio dhe
administrata e Presidentit Trump, kanë filluar të tërheqin të gjithë punonjësit
e USAID-it në "detyrat" në mbarë botën.
Fatmirësisht
fundi i USAID-it!
Sekretari i Shtetit Marco RUBIO, tha: për Fox News, se: “USAID-i
është i mbushur me “mosbindje gradash. Ne nuk kishim zgjidhje tjetër, veçse të
ndërmernim hapa dramatikë, për ta vënë këtë gjë nën kontroll. Ata në thelb janë
evoluar në një agjenci, që beson se ata nuk janë as një agjenci qeveritare e
SHBA-së... Ata nuk reagojnë plotësisht dhe thjesht nuk mendojnë asnjëherë se
punojnë për SHBA dhe paguhen nga taksapaguesit amerikanë. Ata thjesht mendojnë
se janë një entitet global dhe se zotëria e tyre është globi (Planeti) dhe jo
Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe kjo nuk është e qëndrueshme dhe e mirë. Qëllimi
ishte reformimi i tij. Ata thonë me kokëforci, se ne punojmë për veten tonë. Asnjë agjenci qeveritare, nuk mund të
na thotë se çfarë të bëjnë. Ka gjëra të tmerrshme, që po ndodhin në USAID, për
të cilat ne nuk duhet të përfshihemi në financim dhe ose për të cilat kemi
shumë pyetje dhe pakjartësi, por ato nuk janë plotësisht bashkëpunues me
qeverinë federale, që në fakt i paguan ato cdo javë cekun. Kështu që ne nuk
kishim zgjidhje tjetër, veçse të bënim hapa dramatikë, për ta sjellë këtë gjë
nën kontroll dhe ekspozuar para popullit taksapagues amerikanë”.
“A bëjnë
vërtetë vepra të mira paratë që dërgojmë
në vendet e tjera!?” – Elon Musk, @DOGE
“Unë mendoj, se ia vlen
të shikojmë politikat e SHBA-së dhe të kontrollojmë se cilat prej këtyre
politikave po ndihmojnë në të vërtetë vendet e tjera. Ne, dërgojmë shumë para
në vende të ndryshme, por a bën ndonjë të mirë kjo shumë marramendëse!? Nuk e
di. Mendoj, se duhet të bëjmë një rishikim të plotë, nëse veprimet tona i
ndihmojnë në të vërtetë këto vende dhe pse po u dërgojmë sërish paratë tona!?
Ne, po dërgojmë paratë e taksave të njerëzve (popullit amerikan) në vende të
tjera, a ka në të vërtetë kuptim!?"
Ish kongresmeni në
pension republilan Ron
Paul (politikan kariere dhe babai i
senatorit republikan Rand Paul), nuk po frenohet. “USAID, është një komponent kyç i operacioneve të qeverisë amerikane,
për ndryshimin e regjimit në mbarë botën. Ata shpenzojnë $B çdo vit…për të
mbështetur OJQ-të jashtë shtetit, që funksionojnë si qeveri në hije… Ato duhet
të mbyllen…”
Ata fatkeqsisht bënë mbështetje të
turpshme financiare nga taksapaguesit amerikanë, për një shkencëtar në Wuhan, i
cili po punonte në kërkimin “shfaqja e koronavirusit të lakuriqëve të
natës", i cili gjithashtu u bë "pacienti zero" për COVID-19? Dhe
data e përfundimit për atë financim ishte … në vitin 2019!!!??? Ky dokument është marrë nëpërmjet FOIA nga @WhiteCoatWaste.
Jepu atyre një ndjekje. @elonmusk.
Mbi 11
milion njerëz nga e gjithë bota, ku nga këto mbi 1 milion vetë ishin
taksapagues nga shtresa të ndryshme të populit amerikan, humbën jetën asokohe
nga përhapja masive e virusit kinez në territorin amerikan dhe sot nga pasojat
e “vaksinave” (të pa certifikuar shkencërisht dhe të pa autorizuar nga CDC), të
cilet ishin “krijuar” 2 vjet më parë nga Big Pharma, para se të përhapej apo
filloi Plandemia e tyre kriminale virusi kinez Covid-19.
A ishte
kjo nje skenar i parapergatitur për të reduktuar popullsinë e botes nga 8
bilion në 500 milion, përmes armeve kriminale biologjike të shkatërrimit apo
vrasjeve masive në formë Gjenocidi të popullsisë së botes nga organizatat
kriminale Deep State, Cabala, Klubi 300, i njerëzve të
babzitur apo më të pasur të botës, që
kontrollojnë atë në forma të ndryshme prej disa dekadash etj.!?
Sekretari
Amerikan i Shtetit Marco Rubio sot si shef i USAID
Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio konfirmoi se ai tani
është ushtruesi i detyrës së shefit të Agjencisë Amerikane për Zhvillim
Ndërkombëtar (USAID), mes komenteve publike, për të ardhmen e organizatës së
ndihmës së huaj.
Ndërsa fliste me gazetarët në El Salvador, Rubio konfirmoi se ai
do të ishte përgjegjës i agjencisë, duke thënë në një moment se “Unë jam
ushtrues detyre i drejtorit” të USAID.
“USAID nuk po funksionon. Duhet të përputhet me politikën
amerikane. Duhet të përputhet me interesin kombëtar të SHBA-së”, tha ai. “Ata
nuk janë bamirësi globale. Këto abuzime janë dollarë të taksapagues amerikanë,
të cilat janë shpenzuar pë të përmbushur agjentat e majta globaliste. Njerëzit
po bëjnë pyetje të thjeshta. Çfarë po bëjnë ato me paratë? Ne po shpenzojmë
paratë e taksapaguesve. Ua kemi borxh taksapaguesve sigurimin se kjo e çon më
tej interesin tonë kombëtar. ”
Qeveria
Amerikane përdori paratë e taksapaguesve për të financuar kërkimin e armëve
biologjike, përfshirë COVID-19
Edhe multi bilioneri dhe njeriu më i pasur në botë sot Elon Musk,
thotë se Qeveria Amerikane përdori
paratë e taksapaguesve për të financuar kërkimin e armëve biologjike, përfshirë
COVID-19.
Ai shtoi se: "A e dini se USAID, duke përdorur dollarët
Tuaj tatimorë, financoi kërkime për armët biologjike, përfshirë COVID-19, që
vrau miliona njerëz në të gjithë notën dhe SHBA?"
Raportet
e mediave thonë se @DOGE, të drejtuar nga Elon Musk, ka disa inxhinierë shumë
të talentuar nga mosha 19 deri në 27 etj., më të mirë të softuerit në botë dhe
ato qe ata kane zbuluar janë në fakt shume të vërteta.
Eshte
koha për tu
rrëfyer
Mediat në trojet shqiptare fatkeqsisht kanë rrejte non stop
24/7/365 sistematikisht taksapaguesit e mjerë të tyre për USAID etj., duke përkthyer
vazhdimisht dhe non stop “lajme” (duke
bërë propagandë të mirëfilltë), gjatë kohës kur në White House ishte kukulla
apo marioneta e rregjimit të deshtuar dhe anti amerikan i kryesuar fatkeqsisht
nga marksistët idiotë dhe të papergjeshëm Blinken-Biden-Harris-Obama (gjatë viteve të zaza komuniste 2020-2024)
dhe ato ishin bërë palë e verbër e korrupsionit dhe manipulimit mediatik
ndërkombëtar dhe shqiptar, përmes shpërndarjes dhe shërlarjes së trurit të
popujve me botimin e "informacioneve" fallco ose Fake News, që ato kanë
emetu apo perkthye në mënyrë shabllone pa I verifikuar edhe pse ato fatkeqsisht
vinin nga mediat utra të majta marksiste dhe anarkiste, si: The New York Times, CNN, Washington Post,
Daily News, USA Today, etj., (apo në Europë: Euro"News", BBC etj.),
me kilometra të gjatë "lajme" direkt nga ish regjimi dhe zyrat e
lodhura të katërshes idiote: Obama-Biden-Blinken-Harris dhe shumëzuar në
progression gjeometrik nga papagalja komuniste në gjuhën shqipe “Zëri i
Amerikes”... ose janë krijuar në mënyrë rutinë direkt nëpër kafene, buzuqe,
mejhane, hareme arnaute etj., dhe zyrat e propagandës absurde sorisiane të
Shalgjatit, të krijuar tesh 4 vjet 2020-2024, në territorin e tyre dhe për popullsine
naïve atje...
E vërteta është krejt ndryshe. Dhe unë vazhdimisht jam munduar
me statuset e thjeshta në rrjetin social globalist Facebook, ta ekspozoi ate
cdo ditë, duke u mbështetur nga burime shumë serioze dhe të sigurta amerikane,
media e pavarur kujajoze dhe antiglobaliste, anti Deep State, Cabala etj., që
nuk merr para të pista apo puthin b... qeverive dhe liderëve të korruptuar të
kohës së errët Blinken-Biden-Harris-Obama 3 dhe Rama-zanit ose sikurse njihet
nga të gjithë si kloun Shalgjati pa tru të vogël ...
Presidenti Donald J. Trump me sugjerimin e patriotit
antikorrupsion Elon Musk si Administratori i Departamentit e Efikasitetit të
Qeverisë, DOGE, mbylli fatmirësisht përgjithmone USAID-in. Punonjësve në Agjencinë
Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, iu tha të qëndronin jashtë selisë së
agjencisë në Uashington, DC sot të hënën në mëngjes më 3 shkurt 2025.
Nga investigimi i fakteve dhe provave orogjinale, del se përvec
korrupsionit galopant me shifra abusive astronomike për 6 dekada, ata janë
marrë vazhdimisht me promovimin e politikave të majta globaliste pa interes për
popullin amerikanë dhe kanë mbeshtetur vazhdimisht presidentet dhe
administratat me politika të tyre ekstreme të majta, si dhe për fat të keq edhe
për 4 vjet nën administratën e deshtuar të Joe Biden (Merhumit), që e shkatërroi
edhe ma tej këtë agjenci të politizuar shtetërore.
Ata janë njësoj sikurse Spaku gjoja i “drejtësisë” së marksistëve
Blinken-Biden-Harris-Obama 3, që krijuan në Tiranë ashtu sikurse vepruar në
mënyrë rutinë edhe në 50 shtete të botës, për të persekutuar liderët e forcave
të djathta dhe nacionalistët patriotë. Sikurse thotë Elon Musk, ato ishin krima
keqpërdorues, që zhvasnin vazhdimisht biliona dhe triliona dollarë nga populli
amerikan për shume dekada, duke mashtruar me djadhëzi dhe hapur në mënyrë
sistematike.
Për 60 vjet ata kanë mashtru dhe rrejtë sistematikisht popullin
amerikan, pra, taksapaguesit e rrogave (cekeve javore) të tyre, Kongresin dhe
Senatin Amerikan.
Ata kanë refuzuar këto ditë, që të dorëzojnë administratës së re
Trump 2 (që po lufton korrupsionin e tyre), dokumentet sekrete, ku duken hapur
korrupsioni i tyre). Gjithashtu ato po vazhdojne me kryeneqësi të luajnë rolin
e sherrbudallit, duke menduar se regjimi Blinken-Biden-Harris-Obama 3 është në
pushtet...
Sërisht ato po vazhdojnë të shohin andrra me sy hapur... Ato
duket sikurr vijnë nga Kosmosi (Universi) si vizitorë për herë të parë në këtë
Planet, sepse kanë pasur pushtet të pakufizuar për korrupsion dhe abuzim
masiv...
Fatmirësisht, të gjithë kompiuterat e tyre janë ngrirë dhe se
ata nuk mund të futen brenda ish zyrës së tyre, për të manipuluar me tej
dokumentet ose për të fshirë korrupsionin e tyre... që gjithsesi ështe zbuluar…
Komunistët amerikanë ose sikurse njihen këtu si marksistët fanatike
në Kongres dhe Senatin Amerikan, fatkeqsisht dhe si gjithnjë kanë dalur në
mbrotje të tyre (sepse u djeg miza ne
kesule). Ata për 64 vjet i kanë mbështetur punëdhënësit e tyre marksiste,
me ide komuniste dhe u kanë dhënë edhe para... Administrata e re Presidentit Trump,
do të kursej biliona dollarë si dhe do të verë para drejtësisë të gjithë
abuzuesit dhe keqmenaxhuesit për 6 dekada me radhë...
E njejta gjë është edhe me Spakun (që ndryshe lexohet KGB ose Shërbimi i Policisë Sekrete e Dullës (Enver
Hoxhës), cila sot drejtohet nga fëmijet e tyre në pushtet të pakufizuar) në
Shqipni. Ai u krijua nga të korruptuarit Blinken-Biden, që dikur fatkeqsisht ka
qenë Sekretar i Shtetit dhe e ka bërë lëmsh e li gjithcka...
Sikurse dihet ndaj Anthony Blinken Fatmirësisht ka filluar nje
Hetim i gjerë investigativ, për ndërhyrjen direkte në zgjedhjet elektorale të 3
nëntorit të vitit 2020. Sipas ligjit federal, thuhet se cilido individ, grup,
antarë me pushtet ose jo, shtete të ndryshme të botës etj., që ndërhyjnë në
forma të ndryshme në zgjedhjet presidenciale 2020, për Kongres (435 karrige)
dhe Senatin Amerikan (disa karrige), Governor apo Kryetar Bashkie, që u mbajtën
brenda territorit të SHBA-së, ky veprim
antiligjor dhe antikushtetues quhet mirefilli si Veprimtari Kriminale dhe denohet me ligj...
Ishte pikërisht ish Sekretari i Shtetit Toni Blinken, ai dhe
vetëm ai që organizoi mashtrimin më të madh në të gjithë historinë e zgjedhjeve
presidenciale amerikane, brenda territorit të SHBA-së, duke marre firmat e 51
agjenteve të CIA & FBI dhe gënjyer popullin amerikanë, përmes së cilit u
tha se Laptop from Hell i Hunter Biden,
pra djalit të madh të Joe Biden ishte një krijesë e agjensisë së Shërbimit
Sekret Rederal Rus. Kjo ishte 100% rrenë e madhe... Kjo gënjeshtër doli sheshit
nga denocimi i hapur në Kongres dhe Senat i disa agjenteve të CIA-s dhe FBI, të
cilët thanë se Anthony Blinken ka mashtruar popullin amerikan me këtë copë
letër bakalli pa vlerë.
Fatkeqsisht Biden e përdori këtë letër fallco një javë përpara
në debatin me Presidentin Trump, duke shokuar popullin amerikanë me një letër
fallco.... Fatmirësisht, të gjithë 51 agjentët mashtrues, që kanë nënshkruar
këtë letër fallco më 3 janar 20205 u pushuan nga puna. Nuk është fjala vetëm
pushim nga puna, por është fjala se ata humbasin rrogën dhe beneficet përgjithmonë...
Miliarderi
Elon Musk e Presidenti Trump, fatmirësisht ishte
dakord me lëvizjen e re, për të punuar për mbylljen e USAID-it gjatë një
sesioni të drejtpërdrejtë në X Spaces. “U
bë e kjartë se nuk ishte një mollë me një krimb... Ajo që ne kemi është vetëm
një top krimbash. Në thelb duhet të heqësh qafe të gjithë. Është përtej riparimit”, tha Elon Musk.
Punonjësit
e USAID-it thonë se ata gjurmuan më shumë se 600 punonjës të cilët raportuan se
ishin mbyllur jashtë sistemit kompjuterik të agjencisë gjatë natës.
USAID EKSPOZUAR:
Operacioni i vetëm më i madh i mashtrimit kriminal në historinë njerëzore.
Zemërimi i publikut
mbi korrupsionin e USAID-it, është tani në shkallë dhe rrjedhë kryesore. Agjencia
shtërore USAID, është ekspozuar plotësisht si një organizatë kriminale e krahut
të majtë, për pastrim parash. Ja çfarë arritën të gjenin studiuesit tanë, kur
shikonin shpenzimet e tyre dhe pse Presidenti i 45 & 47 i SHBA-së Donald J.
Trump dhe Elon Musk duhet ta mbyllin atë:
Haiti: Pas tërmetit të
vitit 2010, 1.14 miliardë dollarë u shpenzuan për një projekt porti dhe
termocentrali të promovuar nga Presidenti Bill Clinton. Projekti nuk ndërtoi
kurrë asgjë.
Kuba: Një auditim i vitit
2006 tregoi se 74 milionë dollarë në fondet e "promovimit të
demokracisë" u zhdukën pa mbikëqyrje.
Afganistan: Miliona të shpenzuara
për mashtrime shëndetësore; spitalet nuk u ndërtuan kurrë.
Nigeri: Chemonics, një
kontraktues i madh i USAID-it, ishte i lidhur me skandalin e mbifaturimit të
një nënkontraktori. Qindra miliona të humbur.
Financimi për COVID
19: USAID dërgoi mbi 40 MILION $ në para nga taksapaguesit tek një
shkencëtar i vendosur në Wuhan për të bërë mutacione funksionale. Kjo çoi
drejtpërdrejt në krijimin dhe lëshimin e COVID-19.
2.5
milionë dollarë për DEI në Serbi.
70,000
dollarë për një muzikal irlandez DEI.
47,000
dollarë për operat transgjinore në Kolumbi.
32,000
dollarë në një libër komik trans në Peru.
Irak: 20 milion dollarë
për një version irakian të Sesame Street për të promovuar Axhendën LGBTQ.
Egjipt dhe Tunizi: 56 milion dollarë
për "turizëm".
Jordani: 40 milion dollarë për "shkollat".
Vietnam: 11 milionë dollarë
për të luftuar “djegien e plehrave”.
Amerika Qendrore: 27 milionë dollarë
për çantat e dhuratave të të dëbuarve.
Trump Lawfare: 27 milion dollarë
për të financuar ndjekjet penale të krahut të majtë të kundërshtarëve politikë
populistë anembanë globit, përfshirë Donald Trump. Patentisht i paligjshëm.
2
milionë dollarë për ndryshime seksuale në Guatemalë.
6
milionë dollarë për financimin e “turizmit” në Egjipt.
Miliona
për Aleancën EcoHealth (Rrjedhje e
Laboratorit në Wuhan).
20
milionë dollarë në një shfaqje në Rrugën Sesame në Irak.
“Fondacioni Clinton”
(me pronar ish presidentitn e SHBA-së
demokratin Bill & Hillary Clinton) grumbulloi miliona nga USAID. Në
vitin 2010, USAID menaxhoi 4.4 miliardë dollarë për Haitin, nën administrate
Barack Hysen Obama & Joe Biden 2008-2016 Sekretaren e Shtetit Hillary
Clinton. “Fondacioni Clinton”, ishte një lojtar i rëndësishëm në ato
"përpjekje" të Haitit. Ku
shkuan paratë?
Dhe kjo është vetëm
maja e ajsbergut të mashtrimit të USAID-it
Ish Sekretarja e Shtetit, nën administrate “demokrate” Barack
Hysen Obama & Joe Biden 2008-2016, ish senatorja e shtetit të New York Hillary
Clinton sot është e shqetësuar me shumë frikë se DOGE do të fillojë të kërkojë në Fondacionin e saj Clinton, i cili ka
shumë skelete në dollap. Fondacioni Clinton grumbulloi miliona nga USAID.
Gjithashtu Senatori “demokrat”
Chuck Schumer (D-NY), pa sukses po përpiqet të ndalojë Elon Musk, që të gjejë të gjithë pastrimin e parave të korrupsionit
Hillary është e shqetësuar se DOGE do të fillojë të kërkojë në fondacionin e
saj Clinton, i cili ka shumë skelete në dollap.
“Fondacioni
Clinton” i supër korruptuar grumbulloi miliona nga USAID. Regjimi Biden-Harris
gjatë viteve 2020-2024 nuk pranoi asnjëherë të investigoi këtë Fondacion supër
të korruptuar, i cili ka pranuar para nga shtete të ndryshme të botës…
Kështu mediat e pavarura amerikane kane ofruar fakte dhe
dokumente të shumta se në vitin 2010, USAID menaxhoi 4.4 miliardë dollarë për
Haitin, nën Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton. Ky ishte konflikt i pastër
interesi, gjatë kohës së administratës marksiste të deshtuar Obama-Biden. Para
15 viteve “Fondacioni Clinton”, ishte një lojtar i rëndësishëm në ato
"përpjekje" të Haitit. Lind pyetja: Ku shkuan paratë Bill & Hillary Clinton!?
Dhe
miliarda të panumërta të tjera
Këtu është gjëja: Shumica e këtyre parave nuk shkuan kurrë për
"projektet", që ata pretendojnë se po promovojnë. Është thjesht
pastrim i pastër parash nga dollarët e taksave tona në aktivistë të krahut të
majtë të thellë. USAID-I, ka të ngjarë
të jetë operacioni më i madh i mashtrimit në historinë njerëzore.
“Këtu është arsyeja pse
Elon po i hedh një sy USAID-it…” –Karoline
Leavitt, Sekretare e Shtypit, pranë Shtëpise së Bardhe.
Humor
falas nga AOC
Rep.
Alexandria Ocasio-Cortez (D-NY), pohoi këtë javë se Elon Musk, CEO i shumë
kompanive shumë të suksesshme, nuk ishte
një person i zgjuar. (Haaaaaa) AOC i bëri komentet në një video, që ajo
postoi në Instagram, ndërsa bilioneri
patriot Elon Musk ndihmon popullin amerikan, që kërkon luftën kundër
korrupsionit dhe Presidentin Donald J. Trump të eliminojë shpenzimet e kota të
qeverisë, përmes Departamentit të Efiçencës Qeveritare (DOGE).
“Ky
tip është ndoshta një nga miliarderët më jointeligjentë që kam takuar, parë ose
parë ndonjëherë,” tha AOC. (Haaaaa) "Ata nuk i bëjnë detyrat e tyre
të shtëpisë, është e qartë se po futin 19-vjeçarë në thesar. Ky tip nuk është i
zgjuar. Dhe rreziku në mungesën e inteligjencës dhe mungesës së ekspertizës që
ka Elon… Dua të them, ky djalë është një nga më të zbrazëtit moralisht, por
edhe më pak i ditur për këto sisteme që ne vërtet i njohim. Por çështja është
se ajo që do të thotë është se ata do të godasin një buton, në mënyrë të
pashmangshme, ata do të godasin një buton dhe gjërat mund të shkojnë anash,”
tha ajo.
USAID me një buxhet $50 miliardë, ajo është
agjencia zyrtare e ndihmës më e mëdhja në botë për ndihmën e huaj të SHBA-së
Stafi i USAID-it i raportuar në Kongres në
qershor 2016 ishte 10,235, duke përfshirë të dy misionet në terren "jashtë
shtetit" (7,176) dhe selinë e Uashington DC (3,059). Nga ky total, 1,850
ishin oficerë të Shërbimit të Jashtëm të saj, të cilët e kalojnë karrierën e
tyre kryesisht me banim jashtë shtetit (1,586 jashtë shtetit në qershor 2016)
dhe pjesërisht me rotacion në Uashington DC (264). Oficerët e Shërbimit të
Jashtëm të vendosur jashtë shtetit punuan së bashku me 4,935 personelin lokal
të misioneve në terren të USAID-it.
Ajo operon në mbi 100 vende, të botës (Afrikë,
Azi, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Evropën Lindore)
Sikurse dihet USAID
(Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar), është një agjenci
e pavarur e qeverisë së SHBA-së, e cila është përgjegjëse kryesore për
administrimin e ndihmës civile të huaj dhe asistencës zhvillimore.
Në vitin 2025, administrata
e dytë e Presidentit 45 & 47 të SHBA-së Donald J. Trump njoftoi ndryshime
gjithëpërfshirëse në agjencinë USAID. Presidenti Trump urdhëroi një ngrirje
pothuajse totale të të gjithë ndihmës së huaj. Multibilioneri gjinius Elon
Musk, kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, ekspozoi korrupsionin
dhe abuzimin e madh me paratë e taksapaguesve amerkanë e i sugjeroi Presidentit
Trump, që ta mbyll sa më parë këtë agjenci.
USAID u krijua 64 vjet më
parë, kur Kongresi Amerikan miratoi Aktin
e Ndihmës së Huaj më 4 shtator 1961, i cili riorganizoi programet e ndihmës
së huaj të SHBA-së dhe mandatoi krijimin e një agjencie për të administruar
ndihmën ekonomike. USAID-i u krijua më
pas me urdhër ekzekutiv të Presidentit demokrat të vrarë John F. Kennedy, i
cili kërkoi të bashkonte disa organizata dhe programe ekzistuese të ndihmës së
huaj nën një agjenci. Kësisoj ajo u bë organizata e parë e ndihmës së huaj
në SHBA, fokusi kryesor i së cilës ishte zhvillimi afatgjatë socio-ekonomik.
Si një komponent zyrtar i
politikës së jashtme të SHBA-së, USAID-i vepron në varësi të udhëzimeve të
presidentit, Sekretarit të Shtetit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Qëllimi i saj ishte organizimi i pavarur i misioneve rezidente
në terren, për të menaxhuar programet e qeverisë së SHBA-së në vendet me të
ardhura të ulëta (prapambetura) për qëllime të ndryshme, duke u orientuar në: Ndihma për fatkeqësitë; Lehtësimi i varfërisë; Bashkëpunimi teknik për çështjet globale, duke përfshirë
mjedisin; Interesat dypalëshe të SHBA-së; Zhvillimi socio-ekonomik; Ndihma për fatkeqësitë
natyrore etj., që jepet përmes Byrosë së tij për Asistencë Humanitare, e cila
është koordinatori kryesor federal për ndihmën ndërkombëtare për fatkeqësitë.
Disa nga programet më të
hershme të ndihmës së huaj të qeverisë amerikane asokohe dhanë lehtësim në
krizat e krijuara nga Lufta e Dyte Botërore. Në vitin 1915, ndihma e qeverisë
amerikane përmes Komisionit për Ndihmën në Belgjikë të kryesuar nga Herbert
Hoover parandaloi urinë në Belgjikë pas pushtimit gjerman. Pas vitit 1945,
Programi Evropian i Rimëkëmbjes i mbështetur nga Sekretari i Shtetit George Marshall (Plani Marshall), I cili asokohe ndihmoi në rindërtimin e Evropës
Perëndimore të shkatërruar nga lufta.
Pas vitit 1945, shumë
vende të reja të pavarura kishin nevojë për ndihmë, për të lehtësuar privimin
kronik që godiste popullsinë e tyre me të ardhura të ulëta. USAID-i dhe
agjencitë e tij paraardhëse kanë ofruar vazhdimisht lehtësim të varfërisë në
shumë forma, duke përfshirë asistencën për shërbimet shëndetësore publike dhe
arsimore, që asokohe synonin uljen e varfërisë, si dhe ka ndihmuar në
menaxhimin e ndihmës ushqimore të ofruar nga Departamenti i Bujqësisë i
SHBA-së.
Për agjencinë në fjalë,
bashkëpunimi teknik midis kombeve është thelbësor, për adresimin e një sërë
shqetësimesh ndërkufitare si sëmundjet ngjitëse, çështjet mjedisore,
bashkëpunimi i tregtisë dhe investimeve, standardet e sigurisë për produktet e
tregtuara, pastrimi i parave etj.. Shtetet e Bashkuara kanë agjenci të
specializuara federale që merren me fusha të tilla, si Qendrat për Kontrollin e
Sëmundjeve dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit.
Agjencia amerikane
(USAID), ndihmon projektet që ruajnë dhe mbrojnë tokën, ujin, pyjet dhe jetën e
egër të kafshëve të kërcënuar nga zhdukja.
Pse e bën tesh 64 vjet SHBA-ja këtë bamirësi
globale?
Në mënyrë të rregullt
Kongresi Amerikan jep rregullisht ndihmë të jashtëzakonshme financiare për aleatët për të mbështetur interesat
gjeopolitike të SHBA-së, kryesisht në formën e Fondeve të Mbështetjes Ekonomike (ESF). Në këtë mënyrë agjencia shtetërore ameri,kane USAID-i
ngarkohet të administrojë pjesën më të madhe (90%) të FME-së dhe udhëzohet:
Për më tepër, kur trupat amerikane janë në terren, USAID
mund të plotësojë programet e Çështjeve Civile, që ushtria amerikane kryen për
të fituar miqësinë me popullsinë vendase. Në të tilla rrethana, agjencia në
fjalë mund të drejtohet nga zyrtarë diplomatikë të emëruar posaçërisht nga
Departamenti i Shtetit, siç është bërë në Afganistan dhe Pakistan gjatë
operacioneve kundër al-Kaedës etj.
Për të ndihmuar vendet me
të ardhura të ulëta të arrijnë një zhvillim socio-ekonomik të vetë-qëndrueshëm,
ajo i ndihmon ata në përmirësimin e menaxhimit të burimeve të tyre. Ajo
vazhdimisht ofron këshilla teknike, trajnime, bursa, mallra dhe ndihmë
financiare, dhe nëpërmjet granteve dhe kontratave, mobilizon burimet teknike të
sektorit privat dhe agjencive të tjera qeveritare të SHBA-së, universiteteve
dhe OJQ-ve për të marrë pjesë në këtë asistencë.
Ajo përdorë fondet e
ndara për qëllime gjeopolitike, të quajtura Fondet e Mbështetjes Ekonomike, për të mbështetur zhvillimin
socio-ekonomik në masën maksimale të mundshme si dhe ofron si asistencë teknike
dhe ndihmë financiare (këshilla teknike, trajnime, bursa (financon bursa për universitetet e SHBA-së dhe ndihmon në forcimin e
universiteteve të vendeve në zhvillim), ndërtim dhe mallra), e cila bazohet
në ekspertë nga sektori privat, kryesisht nga grupi i ekspertizës së vendit të
asistuar dhe nga agjenci të specializuara qeveritare të SHBA-së.
USAID-i dikur jepte
kredi, e gjithë ndihma financiare tani ofrohet në formën e granteve të
pakthyeshme. Në vitin 2009, administrata e Barack Hysen Obamës nisi një
riorganizim të madh të programeve të vetë agjencisë, për të theksuar ndihmën
financiare, duke iu referuar asaj si ndihmë qeveria-në-qeveri ose G2G.
Misionet e agjencisë në
fjalë, kryejnë analiza socio-ekonomike, diskutojnë projekte me udhëheqësit e
vendit pritës, hartojnë asistencë për ato projekte, dhënien e kontratave dhe
granteve, administrojnë ndihmën (përfshirë vlerësimin dhe raportimin) dhe
menaxhojnë flukset e fondeve. Kur vendet si p.sh. Shqipëria & Dardania
“zhvillohen” dhe nuk kanë nevojë për ndihmë, USAID zvogëlohet dhe përfundimisht
mbyll misionet e tij rezidente. Kështu
ndodhi me: Korenë e Jugut, Turqinë, dhe Kosta Rikën. Ajo gjithashtu mbyll misionet e saj, kur kërkohet nga vendet pritëse
për arsye politike. Në shtator 2012, SHBA mbylli zyrat në Rusi, me kërkesë
të atij vendi. Ajo veproi në Moskë për 20 vjet.
Fondet mund të angazhohen
vetëm kur Kontrollori i Misionit vërteton disponueshmërinë e tyre për qëllimin
e deklaruar. Zyrat Fondit Monetar asistojnë zyrat teknike në analizën
financiare dhe në zhvillimin e buxheteve të detajuara për inputet e nevojshme
nga projektet e asistuara. Ata vlerësojnë aftësitë menaxhuese të përfituesve të
mundshëm përpara se të autorizohet ndihma financiare dhe më pas shqyrtojnë
raportet e shpenzimeve të zbatuesve me shumë kujdes. Kjo zyrë shpesh ka numrin
më të madh të stafit nga çdo zyrë në mision.
Administrata e dytë e Presidentit Donald J.
Trump
Në janar 2025, Presidenti Donald J. Trump urdhëroi një
ngrirje pothuajse totale të të gjithë ndihmës së huaj, për arsye të
korrupsionit dhe abuzimit me fondet e dhëna nga taksapaguesit amerikanë, qe kjo
agjenci e madhe ka berë prej shume vitesh.
Disa ditë më vonë,
Sekretari i Shtetit Marco Rubio lëshoi ??një heqje dorë për ndihmën humanitare. Më shumë
se 1000 punonjës dhe kontraktorë të USAID-it me të drejtë u pushuan nga puna, pas ngrirjes pothuajse totale të ndihmës
globale të SHBA-së, që zbatoi administrata e dytë antikorrupsion e Presidentit
të 45 & 47 të SHBA-së Donald J. Trump. Fatmirësisht dhe shumë e mirëpritur
ishte fakti se Matt Hopson, si shefi i
stafit të USAID-it i emëruar nga administrata Trump, ka dhënë dorëheqjen.
Më 27 janar 2025,
fatmirësisht faqja zyrtare e qeverisë së agjencisë u mbyll. Më 3 shkurt 2025, multi bilioneri dhe patrioti Elon Musk, i cili si patriot i
përkushtuar po lufton vazhdimisht korrupsionin qevertarë të instaluar prej
shumë dekadash në Washington, DC, si kreu (i emëruar dhe kontrolluar direkt nga Presidenti Trump) i
Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), njoftoi se ai dhe Trump ishin në proces të mbylljes së
USAID-it, duke ofruar fakte dhe prova skandaloze të abuzimeve me fondet nga kjo
agjenci shteterore, duke theksuar se kjo ishte një organizatë kriminale dhe se ishte përtej riparimit.
Po ashtu më 3 shkurt,
Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi se ai ishte emëruar ushtrues detyre i
administratorit të USAID-it nga Shtëpia e Bardhë dhe personalisht nga vetë
Presidenti i 47-të Donald J. Trump dhe se agjencia po shkrihej në Departamentin
e Shtetit.
Ligjshmëria e këtyre
veprimeve është mëse e drejtë dhe se ka fatmirësisht mbështetjen mbarëpopullore
të 77.3 milion votave presidenciale të qytetarëve ameirkanë (mbasi dihet se Presidenti Trump fitoi 312
vota elektorale, 77 milion e 356 vota totale në shkallë kombëtare dhe mbi 2.5
milion vota popullore, në zgjedhjet presidenciale më 5 nëntor 2024, ku
konservatorët republikanë rimorën e Kontrollin e Senatit me 53 senatorë dhe
Kongresit Amerikan me 220 vende), që me rizgjedhjen president të Donald J.
Trump, kerkojnë që të luftohet korrupsioni i madh I Deep State, Cabala, etj.,
në Washington, DC, duke pasur parasysh mandatin për krijimin e tij në Aktin e
Ndihmës së Huaj.
Është njoftuar përmes
e-mail, se më 7 shkurt 2025 në orën 23:59 (EST) i gjithë personeli i USAID-it
me punësim direkt do të vendoset në pushim administrativ globalisht, me
përjashtim të personelit të caktuar përgjegjës për funksionet kritike të
misionit, udhëheqjen bazë dhe programet e përcaktuara posaçërisht.
Buxheti (Kostoja) e
ofrimit të asistencës së USAID-it përfshin "Shpenzimet Operative" të
agjencisë, 1.53 miliardë dollarë në vitin fiskal 2012 dhe kostot e programit
"Ndihma Ekonomike Dypalëshe", 20.83 miliardë dollarë në vitin fiskal
2012 (shumica e madhe e të cilave administrohej nga USAID).
Në vitin fiskal 2022,
"Shpenzimet operative" ishin 1.97 miliardë dollarë dhe "Ndihma
ekonomike dypalëshe" ishte 25.01 miliardë dollarë. Detajet e përditësuara
të buxhetit, për ndihmën e USAID-it dhe aspekte të tjera të ndihmës së huaj të
SHBA-së, janë të disponueshme në faqen e internetit të buxhetit të USAID-it.
Kjo faqe përmban një
lidhje me Justifikimin e Buxhetit të Kongresit, i cili tregon buxhetin e
Qeverisë së SHBA-së për Operacionet e Jashtme ("Llogaria 150") për të
gjitha programet dhe operacionet e Çështjeve Ndërkombëtare për agjencitë
civile, duke përfshirë USAID-in. Faqja zyrtare ka gjithashtu një lidhje me një
"Ku shkojnë paratë?" tabela, e cila tregon përfituesit e ndihmës
financiare të USAID-it (qeveritë e huaja si dhe OJQ-të), shumat e shpenzuara
për vende të ndryshme dhe burimet (agjencitë qeveritare të SHBA-së, universitetet
dhe kompanitë private) nga të cilat USAID-i bleu mallrat dhe shërbimet që
ofronte si ndihmë teknike.
Totali i buxhetit të
asistencës së SHBA-së, tregohet së bashku me buxhetet totale të asistencës së
vendeve të tjera në tabela në një faqe interneti të Organizatës për Bashkëpunim
Ekonomik dhe Zhvillim.