Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Shumë gjatë është punu në këtë vend që me mbrri në ditën kur do ta pshtyjmë në fytyrë Amerikën
E enjte, 06.02.2025, 06:56 PM
Prof.
Blerim Latifi:
Shumë
gjatë është punu në kët' vend që me mbrri në ditën kur do ta pshtyjmë në fytyrë
Amerikën. Mjafton të shohësh lemërinë e mbrëmshme të sharjeve drejtuar djalit
të presidentit Trump.
Shumë
gjatë është punë në kët' vend për të mbrri në ditën kur ne e urrejmë
shpëtimtarin tonë nga gjenocidi për shkak të politikës së tij në Lindje të
Mesme.
Prandaj,
kam frikë se e keqja ma e madhe ende nuk ka ardhur: dita kur flamujt e
shpëtimtarit tonë do të digjen shesheve tona, njësoj si në Ramallah e Tehran.
Ne
jemi mësu me i fajësu të tjerët për fatkeqësitë dhe dështimet tona historike,
por kjo është veç gjysma e të vërtetës. Gjysma tjetër është se këto fatkeqësi e
dështime shpesh kanë ardhur nga çmenduritë tona të brendshme, nga budallaku ynë
kronik.
Ne
mund ta mbrojmë një njeri nga agresioni i një njeriu tjetër, por kur ai do që
të kryej vetëvrasje,.e kemi pothuajse të pamundur ta shpëtojmë.
E
kjo vlen edhe për shtetet dhe kombet.
___________
Prerja
e menjëhershme e fondeve amerikane për vendet me qeverisje demokratike të
dobët, bartë një mesazh të qartë: demokracinë, liberalizmin dhe shoqërinë
civile nuk mund t’ua mësojmë, as me zor e as me pare.
Nga
vetë koncepti i tyre demokracia, liberalizmi e shoqëria civile janë zgjedhje.
Kush e ka përnjemend zgjedhjen e tyre për model jete e shoqërie, duhet të
punojë vetë për to. Madje shumë dhe me gatishmëri për sakrifica. Kush se ka
përnjëmend, le ta thyej qafën në diktatura e regjime të tjera të pista, që na i
tregon historia. Politika e Rusoit që t’i bëjmë njerëzit të lirë me detyrim,
nuk funksionon dot. Aq më pak tek ata që ndihen mirë me gjendjen e të qenit të
sunduar e të shtypur. Sepse, siç ka thënë dikush, armiqtë më të mëdhenj të
lirisë janë ata që ndihen të lumtur në prangat e tyre.
___________
Ata
ishin tre. Tre lisat e mrizeve. Në një natë me stuhi, një rrufe e goditi njanin
prej tyre. E shkrumboi deri në tokë dhe pastaj ai u rrëzua. Dhe mbeten vetëm
dy. Lisat e mrizreve, për hijen e të cilëve askush ma nuk ka nevojë. Sepse
kohët kanë ndryshuar. Dhe bashke me to
edhe kultet e moçme të lisave. Ato sot i gjejmë veç në tekstet e etnologjisë
dhe në tregimet e më të vjetërve.
Më
shumë se një shekull më parë, derisa po përshkonte malet e Shqipërisë së
Epërme, antropologu austriak, Franc Nopça, mbajti këtë shënim: "Siç
nderohen pyjet në vendet e shenjta, ashtu në Malësi e quajnë për mëkat të
presin lisin e një mrizi, nën hijen e të cilit bagëtia e kalon vapën e
mesditës".
Këtë
nderim gati religjioz për lisat e mrizeve, Nopça e lidhte me kultin e Panit,
zotit pagan të pyjeve dhe barinjve.
Plutarku,
biografi i madh i antikitetit, e tregon legjendën për një anije të ngecur diku
në brigjet e Egjeut, nga e cila ishte dëgjuar një zë tek lajmëronte: Pani i
madh vdiq.
Ky
lajmërim nga shkrimtarët e krishterë ishte marrë si metaforë për fundin e
paganizmit dhe kulteve të tij. Sot nga kulti i Panit na ka mbetur veç fjala
"panik", me të cilën kuptojmë frikën e madhe që pushton
kolektivitetet. Ashtu siç i kishte pushtuar frika kolektive perënditë e Olimpit
nga pamja e egër e Panit ditën kur ai u lind.
___________
Tre
mekanizma e ruajnë paqen mes kombeve, thotë filozofi francez Raymond Aron. Ata
janë: ekulibri i forcave mes shteteve, i cili favorizon negociatat para luftës;
ekzistenca e një fuqie hegjemonike, e cila e imponon paqen, dhe perandoria, e
cila i përfshin kombet brenda ombrellës së saj të sigurisë.
Në
rastin e Ballkanit paqja aktuale është rezultat i mekanizmit të dytë, pra i
fuqisë hegjemonike amerikane. Po ndodhi që Trump t'i fus sherret e Ballkanit në
kategorinë e sherreve me të cilat Amerika nuk do të ketë punë, atëherë, në
mungesë të dy mekanizmave të tjerë, këto sherre kanë për t'u rindezuar
pothuajse në mënyrë të pashmangshme.
___________
Fashistët
e "botës serbe" paskan bá festë të madhe midis Shkupit. Bashkë me
qeverinë aktuale atje. Pse jo? Shqiptarët atje, përkundër faktit se përbëjnë 30
për qind të popullatës, janë totalisht të defaktorizuar. U patën çue peshë
këndej dhe andej kufirit veç me e largu Ali Ahmetin nga pushteti, duke
ricikluar kështu një të vërtetë të moçme të historisë shqiptare. Të vërtetën se
kombi shqiptar shpesh ka vuajtuar më shumë prej hajvanëve të tij, se prej armiqve
të jashtëm.
___________
Trump
dhe Musk duket të kenë vendosur që SHBA'të t'i kthejnë në korporatë biznesi, të
ngjashme me kompanitë e tyre.
Në
një korporatë biznesi gjithçka merr peshë nga vlera e profitit që sjell. Këtë
kriter nuk e përmbushin agjencitë humanitare, prandaj qeveria që drejton
Koproratën USA ka filluar t'i shuaj një nga një këto agjenci.
Paradigma
neokonservatore për Amerikën mesianike që eksporton liritë demokratike nëpër
botë, qoftë përmes soft power[ pushtetit të butë), qoftë përmes hard power[
pushtetit ushtarak], përfundimisht është zëvendësuar.
E
çfarë mund të ndodhë me krijesat e kësaj paradigme, në mesin e të cilave jemi
edhe ne?
Për
mend që kemi, ka pak shpresë.
___________
Në
Librarinë "Dukagjini" folëm për letërsinë e Czeslav Milosz,
shkrimtarit lituanezo- polak, fitues i çmimit nobel për letërsi në vitin 1980.
Si
njëri ndër intelektualët publikë më të njohur të shekullit 20, Milosz në
pranverën e vitit 1999 doli publikisht në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës,
duke i cilësuar masakrat e kryera mbi ta nga shteti serb si të ngjashme me
krimet e nazistëve dhe intervenimin e NATO's si moralisht të drejtë dhe të
domosdoshëm.
Duke
lexuar letërsinë e tij ne jo vetëm pasurohemi kulturalisht, por edhe shprehim
mirënjohjen tonë për një intelektual të madh që ngriti zërin për ne në ditët ma
të randa të krejt historisë tonë.
___________
Të
gjithëve është duke ua prish llogaritë Trumpi. Me përjashtim të Izraelit.
Përfundimisht
ka diçka të vërtetë në thënien e atij plakut se me ujin, zjarrin dhe Izraelin
nuk bâhet lojë?