Mendime
Idriz Zeqiraj: Maskarada parazgjedhore - abuzimi i vrazhdë
E merkure, 05.02.2025, 06:56 PM
MASKARADA PARAZGJEDHORE - ABUZIMI I VRAZHDË
NGA IDRIZ ZEQIRAJ
Për tre muaj radhazi vazhdon fushata
parazgjedhore, ndërkohë që ligjërisht përcaktohet në një afat një mujor. Ky
është abuzimi i parë. Vardisja e bujëshme përgjatë fushatës, shumë mijëra ditë
pune të humbura, është abuzimi i dytës. Shpenzime enorme organizative,
agjitative është abuzimi i tretët.
Populli në përgjithësi dhe dhe KQZ, në
veçanti, ka porositur për lista emërore të pastra, pa cene. LDK-ja dhe Lëvizja
Vetëvendosje, e ka zbatuar, besnikërisht, këtë kriter bazë. Ndërsa PAN-i, (lexo
- partitë banda: PDK, AAK, NISMA), listat emërore i kanë të pista. Një deputet
i CDU të Merkelit, deklaroi në Bundestag-un gjerman se "kur i jep
dorën një zyrtari i lartë të Kosovës, më duhet t`i lajë duart fort me sapun,
sepse i kanë duart e lyra me gjakun e bashkatdhetarëve të tyre, kundërshtarë
politikë". Pa i paragjykuar kandidatët e rinj, rishtarë, garda e vjetër, e
ricikluar, janë rrast të kriminalizuar. Eksponentët e tyre partiakë
përballën me hetime, arrestime, dënime, por edhe lirime të parakohshme dhe
kurrë me pafajësi meritore. Ndërkohë që betohen se listat e tyre janë "të
pastra si loti!" Në një shtet normal assesi nuk do të lejoheshin të jenë
persona publik, thjeshtë, si pjesë e një -Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale-,
që kanë përgjakur Kosovën. Për partizat tjera shqiptare apo ato minoritare, nuk
e di dhe nuk flas dot.
Kosova ndodhet para proceseve delikate
dhe, qëllimisht, të koklavitura dhe të zvarritura, tërësisht, të panevojshme
nga ndërkombëtarët. Përndryshe, me shpalljen e pavarësisë në kufijtë e
saj, madje të njohur ndërkombëtarisht, të konfirmuar edhe nga Gjykata
Ndërkombëtare të Drejtësisë, problemi i Kosovës duhej konsideruar i mbyllur.
Opozita PAN-iste, përgjatë këtij 4
vjeçari, e mësuar me mrizmin kafshëror në pushtet, duke mos e duruar
opozitarizmin, është bërë palë me Serbinë, në luftimin e qeverisë, me qëllim të
rikthimit në pushtet, bilëz, qysh në muajt e parë të qeverisjes të saj. Të
gjitha veprimet për shtrirjen e sovranitetit, njësoj si Serbia, i quanin
demagogji, me qëllim të përfitimit të elektoratitit!
Opozita PAN-iste ka aktivizuar SHIK-un
e saj kriminal. Mjafton ta kujtojmë fushatën në Ferizaj, ku eksponentët e
SHIK-ut ishin skajshëm aktiv.
LDK-ja e drejtuar nga kryetari Lumir
Abdixhiku, përgjatë gjithë fushatës, është shquar për përformancë të shkëlqyer
në të gjitha paraqitjet publike. Sjellje korrekte dhe pjesëmarrje masive, që na
kujtojnë kohët e shkuara, të kryezotit të LDK-së Presidentin historik, Dr.
Ibrahim Rugova.
Akademik Kujtim Shala, sqaroi se
shprehja, në zemërim e sipër, për Kurtin, lidhur me dialogun në Ohër, e cila
konsiderohet si lapsus, edhe pse nuk është nënshkruar nga palët, e quan -non
paper-, është një aksident.
Përfolja për kryetar Lumirin , lidhur
me zhvendosjen e fotografisë së Rugovës, nuk është aksident, por çështje
teknike. Megjithatë, kjo dilemë e stisur tek qytetarët, duhet sqaruar dhe
hequr, qoftë edhe përmes zëdhënësit të LDK-së.
Çështja e slloganit -për ndryshimin-,
mendoj se ky ndryshim ka ndodhur në Kuvendin e 10-të të jashtëzakonshëm të
LDK-së. Përndryshe, po të vazdohej me klanin e Isa Mustafës, LDK-ja sot do të
duhej të luftonte për të arritur pragun e 5 %-shit, bazuar në rezultatin e
zgjedhjeve të shkuara, kur LDK-ja mori vetëm 10.5 %, pasi dy partizat tjera
ishin hisedare. Askush nuk është i pranueshëm për të gjithë qytetarët, përfshi
edhe kryetarin Lumir Abdixhikun. Por, gjithësesi, zgjedhja e tij, me votim të
fshehtë dhe demoktatik, madje nga një Kuvend mjaft selektiv i klanit paraprak,
dëshmon se ishte fitues meritor. Megjithatë, jo vetëm nga ndoca të anashkaluar,
më saktë, të lënë jashtë Kryesisë dhe Këshillit të Përgjthshëm të LDK-së, por
edhe brenda saj, kryetari vazhdon të sfidohet, madje të sabotohet! Dhe,
sabotimi i kryetarit, është sabotimi i partisë. Miqësinë me PAN-in nuk e
harrojnë dhe nuk e fshehin as dëshirën e koalicionit me atë!
Mjedisi politik i Kosovës, ësht i
kontaminuar, deri në helmim. Nuk ka shumë hapësirë për të zgjedhur, por le ta
kujtojmë Presidentin Rugova: "Zgjodhëm të keqen më të vogël, por jo edhe
më pak kriminale!" Të thuash se LVV është më e keqe se PAN-i, vrastar i
FARK-ut dhe të LDK-së, është sa jo reale, aq edhe e marrëzishme.
Profesor Kujtim Shala çështjen e
koalicionit e la të hapur: "Njëherë të fitojmë zgjedhjet, pastaj flasim
për koalicionet. Kushti i LDK-së është posti i kryeministrit, përndryshe do të
jemi opozitë aktive dhe konstruktive".
Përflitet se me hile është vënë një klauzolë,
e brendshme, nëse LDK mbetet e ranguar e treta, kryetar Lumiri duhet ta lerë
kryesimin e LDK-së! E çfarëdo përmase që të jetë humbja e radhës, qoftë
edhe fundit, Lumiri assesi nuk mund të fajësohet. Sepse shthurja e LDK-së
filloi pas shuarjes të Presdentit Rugova dhe sidmos me shuarjen e aktivave,
ndryshimin e statutit të saj. Përndryshe, Lumiri e ngjalli, e ngriti nga hiri,
e ringjalli partinë në prag të shuarjes, duke e zënë vendin e parë, në
zgjedhjet komunale, me 9 (nëntë) komuna të fituara.
Edhe nëse LDK-ja nuk do të arrijë
rezultatin e pritshëm, në zgjedhjet e 9 shkurtit, assesi nuk duhet të bie në
dëshpërim. Përkundrazi, duhet ta vazhdojë mobilizimin, angazhimin aktual, sikur
në një kohë të afërm do të jemi para zgjedhjeve të radhës. Për ndryshim nga
partitë-banda të PAN-it, të cilat as që provuan të nismojnë reformat, edhe pse
qenë po aq humbëse sa edhe LDK-je, sepse krimet numerike vrastare e hajnore, ia
pamundësojnë çfarëdo ndërmarrje për reforma, ngaqë eksponentët e këtyre subjekteve
politike kanë vepruar si "Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale". Dhe,
"hiq një kashtë, e dali gjashtë", - thotë urtësia.
Ndërsa LDK-ja e përjetoi rëndë humbjen
e pritshme, të shkaktuar nga një klan, brenda kryesisë të LDK-së, duke
anashkaluar me mos përfillje elektoratin, anëtarësinë, Këshillin e
Përgjithshëm, Grupin e deputetëve, madje edhe vetë Kryesinë e partisë! Një
guxim i tepëruar i lidershipit skandaloz, i cili, për gjëmë e shkaktuar LDK-së
kurrë nuk tregoi pendesë dhe as nuk kërkoi falje LDK-së dhe popullit të
Kosovës, për ekzekutimin e djemëve dhe burrave më të mirë të Atdheut!
Lidershipi aktual, fitues apo humbës të
zgjedhjeve, të 9 shkurtit 2025, duhet të bëjë analizë të thellë, të sinqertë e
profesionale, të zikzakeve të LDK-së të pas Rugovës, kryesisht, humbjeve, pa
asnjë fitore, përmes një debati të hapur dhe shumë të përgjegjshëm. Të vazhdojë
reformat partiake, të lëna në gjysmë, gjë që po i kushtojnë shumë partisë,
madje deri në ngulfatje. Guidë duhet të jetë rugovizmi, si rruga gjithnjë
aktuale dhe e dëshmuar si shumë e suksesshme. Ndoshta, si risi, nëse arrihet
pajtueshmëri për lejimin e fraksionit të brendshëm e tipit gjerman, CDU-CSU, të
cilat funksionojnë, harmonishëm, që nga pas Lufta e Dytë Botërore, lë të
shtohet edhe kjo në statutin e partisë.
LDK-ja, në fushatën e tanishme, solli
standarde të reja të organizimit dhe të veprimit fushator. Kjo ka krijuar një
bazë solide, që, në mos tani, për zgjedhjet e radhës, ka krijuar një premisë
favorizuese, për ta avancuar LDK-në në vendin e parë, duke e rikthyer atë në
kryzonjë, si në epokën rugoviane.
Një shembull paraprijës, se si mund të
ngritet një parti politike, e shkuar në prag të humbjes, katër vjet më parë,
fituese bindëse e zgjedhjeve lokale, në vitin 2021. Kryetari i komunës të
Istogut, Ilir Ferati, me ekipin e tij simpatik dhe ia doli me shumë sukses,
duke krijuar një standard të ri zgjedhor dhe punues. Përformanca e udhëheqjes
komunale, u shpërblye më vendin e dytë, në nivel të Republikës të Kosovës.
Pamëdyshje, Kosova është para
proceseve, sa të rëndësishme, aq edhe të rrezikshme, të stisura nga Serbia me
aleatët e saj, armiq të Kosovës. Për çudë, edhe shtetet e Quintit, ranë nën
ndikimin e propagandës serbo-ruse dhe ngulmojnë me kërkesa absurde, siç është
krijimi i Asociacionit, i konsideruar si - kancer i Kosovës -, nga ekspertë të
botës akademike nga SHBA, Anglia, Gjermania, Austria, Holanda dhe shtete tjera
evropiane dhe ballkanike. Për këtë fatalitet i referohen krijimit të
Asociacionit të 14 komunave serbe në Bosnje-Hercegovinë, duke mundësuar
themelimin e "Republika Srpska" atje, e cila ka asfikësuar shtetin
boshnjak.
Këtë krijesë fantazmë e ka kundërshtuar
LVV dhe, së fundi, edhe LDK-ja. Ndërsa partitë e koalicionuara, dikur, në PAN,
PDK-AAK-NISMA, janë zotuar se me marrjen e pushtetit, do ta krijojnë
Asociacionin. PAN-istët, njësoj si shefi i tyre, Hashim Thaçi, duke qenë të
shantazhuar me dosje të bollshme e faktike kriminale, në këmbim të lirisë
personale e grupore të tyre, janë të gatshëm për të pranuar çfarëdo zgjidhje,
qofshin edhe "kompromise të dhimbshme", siç thoshte përsëritshëm
Hashimi. Dhe, kjo ka ndodhur me nënshkrimin e marrëveshjeve fatale të
Demarkacionit dhe të "Zajednicës".
Në sulmin frontal kundër LDK-së, është
angazhuar PAN-i, me aleatët e tij. Ata vazhdojnë ngritjen artificiale të
kandidatit të PDK-së, Bedri Hamza. Kur LVV, me slloganin adekuat: "Një
popull nuk i nënshtrohet një njeriu", më 29 shtator 2018, organizoi protestën
më të madhe, të të gjitha kohërave, gjymë-milionshe, kundër bandës shtetërore e
pushtetare, të kryebandit, Hashim Thaçi, lakejtë e Hashimit, kuadro të
tij, Bedri Hamza, Rashit Qala, Abelard Tahiri, e shoqëronin atë, në varkën e
kriminelit Radoiçiq, nën mbrojtjen e banditëve të tij. Kjo protestë ishte një
parathënie, se "komandantët" pa ushtarë, sabotues të paqës dhe të
luftës, mujshorë, vrastarë dhe hajna, duhet të zinxhirosën.
Përgjatë gjithë fushatës, partitë-banda
të PAN-it, thirrën në luftën e pa bërë, amnistojnë krimet dhe kriminelët, pa
thënë asnjë fjalë keqardhje për 1826 vrasjet politike, kryesisht, kundërshtarë
politikë shqiptarë, si ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës;
kuadro, veprimtarë dhe aktivistë të LDK-së; gazetarë të luftës; por edhe
brenda llojit, veprimtarë të hershëm të LPK-së, për ta shmangur konkurrencën në
perspektivë.
Tashmë, dihet botërisht se LDK-ja e
bëri paqen dhe luftën. Ajo e financoi bukën dhe Luftën e Kosovës. Por që LDK-ja
po i heshtë faktet!? Ndërkohë, këto atribute po i përmendin dhe përsërisin,
madje në çdo tubim subjektet e PAN-it, pa harruar as
"shtet-ndërtimin" e tyre. E vërteta është se njëfarë "UÇK-je të
LPK-së", të themeluar në "Bllokun e Zi" të Tiranës, kurrë nuk e
futën në luftë. Përkundër, ata sabotuan luftën dhe i akuzojnë për tradhti
katërshën e zezë: Hashim Thaçin, Azem Sylën, Xhavit Halitin, Kadri Veselin,
sipas renditjes të pozitave në atë kohë, duke i akuzuar për tradhti. Këtë e
thonë themeluesit e kësaj UÇK-je, përfshi edhe Jakup Krasniqin, më i zëshmi.
Druaj se kompozimi i qeverisë pas
zgjedhjeve, mund të bëhet problematik, krizë qeveritare. Rikthimi në pushtet i
"komandantave" kriminelë dhe hajna, do të ishte gjëmë për Kosovën.
LVV, e cila di dhe mundë të tubojë gjysmë milioni njerëz në protestë, vështirë
që do ta dorëzojë pushtetin tek njerëzit e shantazhuar nga Serbia me aleatët e
saj. Dorëzimi i pushtetit tek ata, pra, PAN-i, është parathënie e bërjes të
Serbisë hisedare në Kosovë, rrjedhimisht, dorëzimin e një pjese të territorit
të saj Serbisë agresore. Kjo është provuar, madje, katërcipërisht, në rastet e
nënshkrimeve të marrëveshjeve fatale për Kosovën, me fqinjët lakmitarë dhe
veprime tjera, nga pushtetari dhe shtetari, rrast i shantazhuar, me dosje të krimeve
faktike, Hashim Thaçi dhe "komandantët" e tij.
Një porosi-amanet e Rugovës ishte:
"Njerëzit e shantazhuar të mos lejohen të ngritën në pozita të larta
shtetërore e pushtetare, sepse janë të rrezikshëm për shtetin e Kosovës, për
Atdheun! "Uroj që LDK-ja të jetë e përgjegjshme dhe assesi të mos bëhet
palë me bandën e PAN-it dhe SHIK-ut vrastar të saj. Edhe nëse subjektet
politike, rrast të kriminalizuara, përdorin armën e fundit bojkotin grupor, për
pengimin e krijimit të qeverisë paszgjedhore, LDK-ja, me asnjë çmim apo joshje,
nuk duhet të bëhet pjesë e skenarit të zi dhe thellësisht kundra-kombëtar.