Kulturë
Sevdail Hyseni: Arenë gladiatorësh
E shtune, 01.02.2025, 05:04 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Arenë
gladiatorësh
Kur
vjen fushata, nis maskarada,
Lufta
për pushtet, gjuha si lopata.
Vrap
në tubime, si shigjeta n’erë,
Me
retorikë, e premtime pa vlerë.
Njëri
ofron punë, me rrogë të lartë,
Tjetri
qeverisja, nuk bëhet pa gratë.
Një
tjetër thotë: - Bursa për studentë,
Edhe
pensionistët, mos të kenë dert!
Vazhdon
fushata me fjalime t’zjarrta,
Herët
fillon dita, e vonë mbaron nata.
Nëpër
trotuare, rrugë, shesh dhe qytet,
Shpalosen
reklamat, lufta në internet!
Kur
premtimet ngecin, nis manipulimi,
Te
blerja e votës, mbështet shpëtimi…
Një
paketë ndihma – një votë në kuti,
Punësimet
me lidhje, nuk njohin kufi!
E
kush s’bindet, ka punë me militantë,
Veç
kërcënimit edhe nga një shamatë.
Sepse
fushatat, nuk bëhen pa skandale,
Pa
shantazhe, shpifje e sharje banale!
Pastaj,
zgjedhjet mbarojnë, si më parë,
Populli
shpreson, duke qeshur dhe qarë.
Në
çdo katër vjet, mandate e zhgënjime,
Të
njëjtat fytyra, me të njëjtat premtime!