Mendime
Florim Zeqa: Për liderët gjumë nuk ka!
E merkure, 29.01.2025, 06:02 PM
Tapshin tapshin tralala - për liderët gjumë nuk ka!
Shkruan:
Florim Zeqa
Fjalët
e bukura të liderëve në fushatë zgjedhore u gjasojnë këngëve që nënat dhe gjyshet
tona dikur moti ua këndonin fëmijëve duke i përkundër në djep para se t'i vënin
në gjumë!
Tapshin
tapshin tralala për Ylberin gjumë nuk ka!
Tapshin
tapshin tralala lumë kjo nënë që e ka!
Që
e ka e që e don këngë të mira i këndon!
Tapshin
tapshin tralala lum Ylberi n'gjumë ka ra!
Lum
ka ra e me gëzim rritma birin e t'bëhet trim!
Vargjet
e mësipërme të nxjerra nga një këngë e vjetër për fëmijë, e përkthyer në gjuhën
politike i bie kështu:
Tapshin
tapshin tralala për liderët gjumë nuk ka!
Tapshin
tapshin tralala lumë ky popull që i ka!
Që
i ka e që i don vota të mira ju dhuron!
Sigurisht
që me të përfunduar fushata zgjedhore, liderët partiakë i braktisin djepat
(sallat dhe palestrat sportive) dhe do ta braktisin elektoratin e vën në gjumë
të thellë dhe letargjik njëmujorë!
Për
çka, ditën e votimit symbyllur dhe të hipnotizuar nga mashtrimet e gjata,
qytetarët do t'i votojnë partitë e preferuara dhe 2-3 kandidat të pëzgjedhur
për deputet, ngase shtatë të tjerët do t'i votojnë në pako sipas preferencave
të liderëve partiakë.
Nga
zgjedhjet e 9 shkurtit do të fitojnë ata që i votojmë, por nuk e di, se a do ta
kemi edhe qeverinë që e meritojmë, siq e thotë një fjalë e urtë italiane:
"Ogni popolo ha governo che si merita" (Çdo popull e ka qeverinë që e
meriton)!
Asnjë
qeveri nuk pikë nga qielli, por del nga populli i cili e voton. Por, problemi
është tek rrethanat "atmosferike" dhe përgjumosja e popullatës, të
cilat ndikojnë në formimin e qeverive! Sa më e përgjumosur të jetë popullata në
ditën e zgjedhjeve, aq më e dobët do të jetë qeveria nesër dhe e kundërta,
këndellja e popullatës në ditën e votimit do t'i vë në gjumë katërvjeçar ata që
nuk e meritojnë të qeverisin me vendin.
Një
është e sigurtë, deri në fund të fushatës zgjedhore, nuk do të ketë gjumë për
liderët partiak!