Kulturë
Përparim Hysi: Nga Nurembergu tek Haga
E marte, 28.01.2025, 06:09 PM
Nga NUREMBERGU tek HAGA
(cikël me poezi)
Nga
Përparim Hysi
1.Nga NUREMBERGU tek
HAGA
Nga
NUREMBERGU tek HAGA
Drejtësia
ka bërë veç hapa prapa!
NUREMBERGU
dënoi vetëm kriminelët hitlerianë
HAGA
me kriminelët edhe ÇLIRIMTARËT TANË!
Janë
marrë të pandehur ata që luftuan për liri
Kjo
"llojgjykate",për mua, bën padrejtësi.
GJykatësit
e HAGËs i "kam lënë në klasë"
Nda
me vargje ngre zërin dhe bërtas:
Po
si mund të burgosen ata që luftojnë për liri?
Kjo
s'është drejtësi,por padrejtësi
Nga
NUREMBERGU e deri tek HAGA
Drejtësia
ka bërë veç hapa prapa.
2.Tregojnë...
Në
kohën e diktaturës arrestuan një doktor
E
grinë me dajak,e vunë nën terror
S'ishin
hetuesë,por safixhelatë
U
ankua doktorziu tek një avokat.
Doktor,-
i tha avokati,- a duron dot një muaj?
Do
bëj si do bëj,sado që po vuaj,
Epo
ç'të them,-tha miku avokat
Durove
për një muaj dhe të bëhet "tabijat"!!!
3.Një lyrashi
Të
shoh që ke veshur një rrobë të shtrenjtë
Ndosha
do të kishin zili baronët apo lordët?
Nga
mendja je"kallp",s'ke dalë nga shpërngenjtë
Portofolin
të trashë dhe bërtet sa ke në kokët.
Se
ke para dhe duket sikur ke zënë qiellin me dorë
Thërret
e bërtet me zë të lartë
Ti
je veç një vocrrakë i gjorë
Që
nga goja bën pis dhe çdo gjë e përbaltë.
3.Kurrë
Kurrë
nuk e dua miqësinë e pasanikëve pa djersë
Që
u pasuruan si me shkopin magjik
Pasuria
e tyre veç më shkakton stres
Se
asnjërin prej tyre nuk e dua për mik.
Nuk
jam ziliqar,pse u pasuruan
Por
më mbush inat kapërdisja e tyre
Vodhën
sa mundën e dhunuan
Dhe
nuk e mohoj:dua fundin e tyre.
4.Për vete
Ryshfetin
nuk e njoh(me kohë e kam përbuzur)
Kur
tentuan të ma jepnin,se kishin hall.
Njerëzit
i shoh drejt në sy,fare pa u skuqur
Vërtet
mbeta i varfër,por jam krenar.
Mundësitë
i pata që të vija pasuri
Se
qeshë me pushtet ,mor babam!
Kurrë
s'kam marrë një kacidhe nga njeri
Nuk
pretendoj që i vetëm jam.
5.Një "të
ligu"
Ti
sikur ke në gjuhë një thumb
Këtë
thumb e ngul dhe ndjen kënaqësi
Por
nuk e kupton që je ti që humb
Se
vetëm të liga di të bësh ti.
Nuk
rri dot pa thumbuar si bletë
Se
ndryshe vetja të duket si kot
Veç
një gjë nuk di ti,o i shkretë!
Se,pas
thumbit,bleta ngordh...
Tiranë,28 janar 2025