Faleminderit
Gani Qarri: Biri i Gjakovës Qazim Komani, Intelektuali dhe Luftëtari i Paepur i Lirisë dhe Shqipërisë Etnike
E hene, 20.01.2025, 06:59 PM
Qazim Komani, gjenerali hero dhe Komandanti i ndritshëm atdhetar i "Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës!
Janar 1895- gusht 1950
Biri i Gjakovës Qazim Komani, Intelektuali dhe
Luftëtari i Paepur i Lirisë dhe Shqipërisë Etnike
Jetëshkrim
i përmbledhur
Nga
Gani Qarri
Si sot para 130 vitesh, u lind në
Gjakovë, heroi i shquar kombëtar dhe nderi i Shqipërisë, Dardanisë dhe mbarë
shqiptarizmës Qazim Komani
"Shtabi i Përgjithshëm Ushtarak
për Mbrojtjen e Tokave Etnike Shqiptare u formua me 26 qershor të vitit 1944,
në tubimin e organizuar nga Halim Spahija në Prizren, kurse Komandant
Suprem u emërua gjeneral Qazim Komoni".(https://www.zemrashqiptare.net/news/63457/Sabile-Basha E
mërkure, 08.11.2023, 09:11 PM)
Gjeneral Qazim Komani erdhi në jetë më
17 janar të vitit 1895 në?vatrën e heroizmit dhe të atdhetarisë mbarëshqiptare, në?Gjakovë si
fëmijë i një familje të njohur patriotike, të dëshmuar ndër vite për flijimet e
vazhdueshme për atdhe e Flamur Kombëtar dhe përpjekjet e pareshtura për
jetësimin e Shqipërisë Etnike.
Ushtarak i shquar i ushtrisë shqiptare
dhe gjeneral e udhëheqësi i ndritshëm i "Mbrojtjes Kombëtare të
Kosovës" i cili me veprën e vet titanike në paqe dhe sukseset e dëshmuara
në luftë për mbrojtjen e Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare, bëri krenar
Gjakovën, Kosovën dhe të gjithë shqiptarët atdhetar, kudo.
Për meritat e tij të veçanta, luftën e
përpjekjet heroike dhe veprën e ndritshme jetësore, me rastin e përkujtimit të
130 vjetorit të ardhjes në jetë të heroit, vendlindja e tij, Gjakova,
përfundimisht ka vendosur që gjeneralin e vet dhe komandantin e përgjithshëm
të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, heroin Qazim Komani ta
shpallë qytetar nderi!
Qazim Komani ishte djalë i Mehmet dhe
Rukije Komanit, babait nga Gjykova dhe nënës së lindur e të rritur në Junik,
afër Gjakovës.?
Burrë trim, udhëheqësi më shembullor i
kohës, oficer besnik dhe hero i pathyeshëm i çështjes shqiptare, angazhimi dhe
kontributi fisnik i të cilit lartësuan edhe më tej, luftën e shqiptarëve për
liri e çlirim dhe çuan përpara idealin e bashkimit tonë kombëtar.
Ai ishte, ushtaraku më i lartë dhe
oficeri më madhor që gjithë jetën e vet e shkriu, për ngritjen dhe
perfeksionimin e ushtrisë shqiptare, mbrojtjen e Kosovës me pushkë në dorë dhe
farkimin e bashkimit të të gjitha trojeve tona etnike me shtetin amë
Shqipërinë.
Qazim Komani gjaku atdhetar i të cilit,
flakëronte për çlirimin e atdheut, lirinë dhe unitetin kombëtar të të gjithë
shqiptarëve, ishte ende djalosh i mitur, kur në vitet e luftës për
pavarësi kombëtare edhe pse sapo kishte hapëruar në moshën 17-vjeçare, i`u
bashkua vullnetarisht çetave çlirimtare të heroit Bajram Curri.
Një i ri shembullor dhe i mbushur me
plot entuziazëm e frymëzim patriotik, i shquar për aftësitë udhëheqëse, e
shpirtin kombëtar, që dëshmonte në vepër vetitë e veçanta prijëse e
organizative, si dhe gatishmërinë për marrjen e përgjegjësive të larta me
idealin e pathyeshëm dhe vullnet të fort, për ta quar deri në fund luftën e
paepur për bashkimin e kombit dhe formimin e shtetit të pavarur shqiptar.
Si djalosh me vullnet të çeliktë,
inteligjent e patriot i dëshmuar, menjëherë pas formimit të shtetit shqiptar,
në mesin e dhjetëra të rinjve entuziast iu nda edhe atij, bursa për
studime në kolegjin Italo-Shqiptar te "Sant Adrianit", në San
Demetrio Corone të Kalabrisë, në Itali të cilën e përfundoi me sukses të plot.?
Pas përfundimit të shkollës së mesme, duke qenë i lidhur
fort, shpirtërisht dhe familjarisht me heroin e mirënjohur të kombit Haxhi
Zeka, si dhe i impresionuar nga trimëria dhe heroizmi i luftërave kombëtare të
zhvilluara nga çetat e bacë Bajram Currit, për liri e çlirim të atdheut, Qazim
Komoni, me ëndrrën në zemër për të jetësuar idealet e tyre në trojet shqiptare,
regjistrohet në Akademinë Ushtarake italiane, ku edhe pse në gjuhë të huaj, ai?përveçse
mësoi shpejt gjuhën e vendit, u shqua edhe si nxënësi më i mirë në klasën ku
vijonte mësimet, duke i përfunduar ato, në afat ideal dhe kurorëzuar me marrjen
e gradës së nëntogerit.
Në gusht të vitit 1918,?ai kreu
me sukses shembullor edhe Akademinë ushtarake, në të cilën, pastaj ?vijoi
studimet e larta për oficer këmbësorie, duke i përfunduar edhe ato me sukses
të dalluar.
Me tu kthyer në Shqipëri Qazim Komani,
bashkë me Minush Shalën, Sadri Pejanin, Ahmet Gashin, Sali Morinën e
tj, u emërua mësues në shkollën "qytetëse" në Tiranë, të cilët si
kuadër i diplomuar nga Dardania kontribuuan me shpirt e zemër, për zhvillimin
dhe avancimin sa më efektiv të arsimit kombëtar, si dhe ngritjen sa më lartë të
nivelit intelektual të të rinjve shqiptar.
(Shpjegim: "shkollë
qytetëse", quhej shkolla katërvjeçare, e asaj kohe, që ishte në baraspeshë
me shkollën e mëvonshme tetë vjeçare, apo tani, me shkollimin 9 vjeçar në
shtetet shqiptare. G.Q.)
Vetëm dy vite më vonë, pra më 1920,
heroin Qazim Komani do ta shohim të angazhuar në forcat e organizuara mbrojtëse
të Kongresit të Lushnjës, kongres pas të cilit, siç dihet, shteti shqiptar, për
herë të parë, do të merrte të mbarën, dhe me hapa të sigurt e vendimtar,
do të niste ecjen përpara, në ndërtimin me sukses të elementeve bazike dhe
ngritjen e mirëfilltë të strukturave të shtetit të njëmendtë kombëtar!
Më 1921 Qazim Komani bashkë me mësues e
kolegë të tjerë, nga shkollat e qytetit të Tiranës,
Durrësit, Kavajës, Krujës, Shijakut etj, formuan Sindikatën e parë,
të mësuesve shqiptar?duke u zgjedhur edhe kryetar i saj.
Njëkohësisht me angazhimet në shkollat
e Tiranës dhe shkollave tjera të Shqipërisë, sindikatën e mësuesve, si dhe
aktivitetet tjera arsimore e kombëtare, heroi Qazim Komani, formoi edhe
shoqërinë "Djelmënia e Kosovës", kryetar i të cilës, u zgjodh po
ashtu Qazim Komani, shoqëri që kishte marrë përsipër zhvillimin e arsimit e të
kulturës së rinisë shqiptare, edhe në Kosovë dhe pjesët tjera shqiptare, të
ngelura jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, si dhe çuarjen përpara të
çështjes së Kosovës, që asokohe dergjej nën okupimin e egër serbo-sllav!
Falë efikasitetit të lartë në punë,
kontributit të vazhdueshëm dhe angazhimit të pareshtur në detyrat që i
ngarkoheshin, në muajin shkurt të vitit 1922, ai u nderua me gradën e?togerit,
kurse?vetëm 2 muaj më vonë për merita të veçanta dhe aktivitetin e shembullor
në profesionin e ushtarakut, heroi Qazim Komani merr gradën e kapitenit.
Aftësia e përkushtimi entuziast dhe
kontributi i pashoq në detyrë, bënë që heroi ynë, qysh në moshë të re, të
merrte njërën pas tjetrës, gradat më të larta ushtarake, duke u perfeksionuar
ushtarakisht e ngritur me sukses në karrierë dhe oficer të lart me gradat më
madhore nga kapiteni në major, pastaj nënkolonel dhe pa kaluar shumë kohë do të
nderohej edhe me gradën e respektuar të?kolonelit të ushtrisë
shqiptare, duke arritur që nga viti 1934 deri më 1939 të emërohej
edhe Kryetar i Departamentit Ushtarak të Mbretërisë së
Shqipërisë!
Jetëpërshkrimi i heroit tonë, na tregon
në vepër se Qazim Komani ishte njëri nga ushtarakët më të formuar dhe oficer
vërtetë shembullor në ushtrinë e Shqipërisë, i cili meritën e arritjes së
majave të gradimit në karrierën e ushtarakut, në paqe e dëshmoi duke
punuar me mish e shpirt për avancimin e ushtrisë dhe respektuar me dinjitet të
pashoq kushtetutën dhe shtetin e sapo formuar shqiptar, ndërsa në luftë duke
thyer forcat e rregullta ushtarake të gjeneralit serb Millan Nediç dhe
kurorëzuar me sukses të plotë mbrojtjen e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare,
nga ripushtimi serbo çetnik.
Si adhurues i sakrificës dhe veteran i
luftërave të paepura të heroit Bajram Curri, edhe ai vet, ishte mbështetës i
Qeverisë së Fan Nolit, ndaj pas rrëzimit të Nolit nga pushteti, në
funddhjetorin e vitit 1924, heroi Qazim Komani, detyrohet, të vendoset në Bari
të Italisë.
Pas shpalljes së amnistisë më 1925 nga
qeveria e Zogut, Qazim Komani kthehet serish në Shqipëri.
Fakti se heroi ynë, ishte i
mbushur me plot energji të shquara atdhetarie dhe elan të jashtëzakonshëm
patriotik e profesional, për punë e zhvillim dhe çuarjen e vendit sa më
përpara, ky kuadër i rrallë që kishte arritur të vlerësohej lartë e adhurohej
kudo si profesionist shembullor, angazhimi i tij ishte i mirëseardhur dhe
kërkohej në një gamë të gjerë veprimtarish jo vetëm ushtarake, por edhe
arsimore.
Qazim Komani profesor në Normalen e
Elbasanit
Nisur nga nevojat imediate të
zhvillimit sa më cilësor dhe ngritjes sa më lartë të nivelit të arsimit e të
dijes, tek të rinjtë shqiptar, si dhe kërkesat e mëdha të kohës, për
kuadër të mirëfilltë e të kualifikuar profesionalisht, bënë që me tu kthyer në
atdhe, nga 1925 e deri në vitin 1928, vendasi ynë patriot, i përgatitur
shumë mirë dhe gjithanshëm edhe në çështjet e arsimit, të jepte kontributin e
tij me shumë përkushtim edhe në detyrën e?profesorit?në
Normalen e Elbasanit.
Nga viti 1928 deri në vitin 1939 heroin
Qazim Komani e shohim oficer karriere me detyra të rëndësishme, gjithandej në
ushtrinë shqiptare, ku u shqua për aktivitet dhe angazhim të fuqishëm, me
përkushtimin maksimal ndaj detyrës dhe profesionit të ushtarakut, si dhe kuadër
i dalluar me frymë të lartë patriotike dhe ndjenja të veçanta të krenarisë
kombëtare.?
?Kurse për 11-12 vitet tjera të kontributit të tij të pazëvendësueshëm,
nga viti 1928 deri në vitin 1939, Qazim Komani punoi?oficer
karriere me detyra të rëndësishme, gjithandej në ushtrinë shqiptare,
i cili kudo që shërbeu,?u dallua?për atdhetari të madhe, angazhim të pashoq, si?dhe
kontribut të veçantë në çështjen kombëtare, kudo që punoi.
Kryetar i Departamentit Ushtarak, të
Mbretërisë shqiptare!
Atdhetaria e kulluar dhe përkushtimi
maksimal ndaj detyrës dhe veprës së ushtarakut, mendohet se ishin edhe arsyet
kryesore, që (atëbotë) kolonel, Qazim Komani, nga viti 1934 deri në vitin 1939,
në mënyrë meritore të emërohej Kryetar i Departamentit Ushtarak, të Mbretërisë
shqiptare.
Oficer shembullor i cili për
kontributin dhe angazhimin e tij të paepur e dinjitoz, u nderua me mirënjohjen
e parë, me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në vitin 1937,
kur do të dekorohej nga mbreti Zog me "Urdhrin Skanderbeg"!.
Kurse si patriot i shquar dhe ushtarak
i dalluar, i cili atdheun e kishte vendosur para vetes, me rastin e invadimit
fashist të Shqipërisë, heroi Qazim Komani iu kundërvu me pushkë në dorë
okupimit italian.
Kundërvënia ndaj fashizmit,
atdhedashuria dhe qëndrimi i tij i kulluar kombëtar, u bënë shkas, që menjëherë
pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, Kolonel Qazim Komani për disa muaj, të
mbahej i burgosur në Shqipëri nga pushtuesit italianë.
Por, edhe nën ato kushte dhe presionin
e kërcënimet e pafund, ai nuk pranoi të bënte betimin në fashizëm, as të futej,
për asnjë moment?në shërbim të okupatorit italian, si dhe refuzoi me këmbëngulje kërkesën
që të angazhohej në ushtrinë fashiste të Musolinit.
Ndaj kolonel Qazim Komani u internua
për dy vite në Cremona të Italisë.
Edhe pas lirimit nga internimi dhe
kthimit në Shqipëri, megjithëse heroi Qazim Komani, kishte një familje prej 9
anëtaresh pa asnjë të ardhur dhe të gjithë jetonin në një gjendje shumë të
rëndë e të mjerueshme ekonomike, ai mbajti qëndrim të vendosur patriotik dhe
betim të shpallur publikisht, kundër okupatorit, duke mos u dorëzuar, as në
gjendjen e rëndë që kalonin familjarisht, ani se u mungonte shpeshherë edhe
kafshata e gojës për fëmijët, heroi Qazim Komani kurrë dhe për asnjë moment,
nuk u afrua as pajtua me pushtuesit italian të Shqipërisë!!!
Kështu ushtaraku i ynë atdhetar,
qëndroi i papunë, deri në kapitullimin e Italisë fashiste, duke mos
pranuar ti shërbente okupatorit të Shqipërisë, për asnjë minutë, as
ta ulte dinjitetin e oficerit shqiptar dhe ta shkelte betimin e dhënë për komb
e atdhe si ushtarak atdhetar.?
Gjeneral Qazim Komani Komandant i
përgjithshëm i "Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës"! ?
Tetor 1943 – Nëntor1944
Në tetor të vitit 1943, kur në Prizren,
nga patriotët e shquar shqiptar, u formua "Lidhja e Dytë e Prizrenit,?me ftesë
të Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizrenit, heroi Qazim Komani u vendos në
Kosovë ku mendohet se iu dha grada e gjeneralit të Ushtrisë dhe u emërua në
detyrën e lartë të Komandantit të përgjithshëm të "Mbrojtjes Kombëtare të
Kosovës" me seli ne Prizren!
Madje as gjendja e rëndë familjare dhe
shëndeti i rrënuar fizik, nga vuajtjet nëpër burgjet e armikut, nuk e zmbrapsen
heroin Qazim Komani, ta merrte përsipër detyrën me përgjegjësi aq të lartë të
Komandantit të përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës!
Përkundrazi, përkushtimi i tij, me
shpirt e zemër për komb e atdhe, u dëshmua shpejt në vepër dhe?me 15 mars?të vitit
1944, me nismën e Komitetit Qendror të Lidhjes
së Dytë të Prizrenit, në një takim madhështor, të
mbajtur në fshatin Rogovë të Hasit, u morë vendimi më i rëndësishëm i
kohës, për mobilizimin e përgjithshëm të popullatës dhe mbrojtjen me pushkë në
dorë, të çdo pëllëmbe të atdheut.
Tubim historik në të cilin përveç
anëtarësisë së përkushtuar të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, dhe nga dy, prej
anëtarëve të Komiteteve të rretheve, përfshi figurat më të njohura të tribunëve
popullor të atyre moteve të vështira, nga mbarë Kosova, merrte pjesë edhe vet
kryetari i Lidhjes- Bedri Pejani.
Në këtë tubim madhështor, kur një pjesë
e mashtruar e shqiptarëve, tanimë kishin përqafu idetë sllavo-komuniste, dhe
luftonin për jetësimin e idealeve ruso-sllave edhe në trojet tona kombëtare,
komandanti i përgjithshëm i sektorit të Kosovës, gjeneral Qazim Komani me
personelin më të shquar dhe oficerët më të mirë-përgatitur të kohës, themeluan
ushtrinë e rregullt shqiptare, e cila numëronte 3000 trupa të strukturuara në
dy njësite të veçanta, të cilat kishin për detyrë, mbrojtjen me pushkë në dorë
të Kosovës dhe tokave shqiptare, nga ripushtimi serbo-malazez!?
Forca e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës
Projekti i komandantit të
"Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës" heroit Qazim Komani u shpalos në
tubimin inaugurues historik të mbajtur me 15 mars?të vitit
1944,?n? Rogov? t? Hasit.
Planprogrami i gjeneralit Qazim Komani
bazohej në frymën e Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe parashihte deri
në detaje dhe në mënyrë plotësisht të qartë e koncize, mobilizimin e përgjithshëm
dhe formimin e reparteve të rregullta ushtarake, me oficerët më të shquar
shqiptar, për mbrojtjen e vendit nga hordhitë çetnike serbo-sllave.
Kurse luftimet më të ashpra do të
zhvilloheshin, në frontin e gjatë prej Bihorit-Plavës-Gucisë e deri në
Përpellac-Merdar-Prapashticë dhe Preshevën me të gjitha vendbanimet shqiptare.
Projekti ushtarak për mbrojtjen e
Kosovës, nga ripushtimi sllav, i gjeneral Qazim Komanit i bindi të gjithë me
përmbajtjen, largpamësinë dhe qëndrimin e vendosur ndaj dhe u miratua me
aklamacion nga përfaqësuesit e prefekturave, Komitetet Qarkore dhe vet Komiteti
Qendror i Lidhjes së Dytë të Prizrenit.
Forcat e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës
u sistemuan në dy regjimente dhe u vendosën në kuadër te Ushtrisë shqiptare.
Regjimentet e forcave të Mbrojtjes
Kombëtare të Kosovës, u pagëzuan me emra të veçantë.
Regjimenti i parë quhej
"Kreshnik?t", ndërsa regjimenti i dytë
„Vullnetarët"!
E gjithë përgjegjësia për organizimin,
angazhimin, aktivitetet e ushtrisë dhe veprimet luftarake të forcave të
Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, binin mbi gjeneralin hero, Qazim Komani!
Në postin e Komandantit të Mbrojtjes
Kombëtare të Kosovës, gjeneral Qazim Komani futi në fuqi edhe kodin e sjelljes
dhe detyrimet e ushtarit, në forcat e armatosura të "Mbrojtjes Kombëtare
të Kosovës!
Ndërsa për popullsinë civile shqiptare,
nxori vendimin zyrtar, për lënien mënjanë të çdo armiqësie, ndalimin e
vëllavrasjeve dhe gjakmarrjeve, ndërshqiptare, përgjatë gjithë kohës sa
do të zgjaste lufta, kurse pas lufte, parashihej rregullimi me ligjet civile i
këtyre çështjeve shumë të ndjeshme për popullin tonë!
Me vendim të komandantit të
përgjithshëm, qendra e Regjimentit të parë u vendosë në Pejë, ndërsa regjimenti
i dytë, në Prishtinë dhe Gjilan, me Kolonel Fuad Dibrën, asokohe
komandanti i batalionit!
Formimi dhe struktura e njësiteve
ushtarake
Njësiti i parë, apo regjimenti i
"Kreshnikëve" do të përfshinte të rinjtë nga mosha 20 deri në 35
vjeç, kurse njësiti i dytë i emërtuar si Njësiti i "Vullnetarëve",
parashihej të përfshinte meshkujt nga mosha 36 deri në 60-70 vjeç, në varësi të
gjendjes shëndetësore e fizike dhe vullnetit personal, për angazhim në Ushtrinë
Kombëtare të Mbrojtjes së Kosovës.
Forcat e organizuara në formacione të
rregullta të ushtrisë shqiptare, u vendosën menjëherë në mbrojtjen aktive të
territorit të Kosovës duke ruajtur të paprekur kufijtë e atdheut, prej
falangave çetnike serbo-malezeze nga Bihori, Plava e Gucia, deri në Preshevë,
Medvegjë e Bujanoc me fshatrat përreth të banuara me popullsi shqiptare të
Kosovës Lindore.
Në këtë mënyrë, trojet tona të vjetra
autoktone u mbrojtën heroikisht, deri në momentet e fundit?nga forcat
shqiptare të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, të udhëhequra me
shumë sukses nga udhëheqësi hero gjeneral Qazim Komani, për
të mos rënë, serish nën ripushtimin serbo-sllav.?
Ndaj dhemb shumë fakti se trojet tonat
den-baba den autoktone dhe të lashta etnike shqiptare, të Kosovës Lindore,
përkundër të gjitha flijimeve kombëtare, fatkeqësisht përveç sundimit
serbo-sllav komunist, edhe pas çlirimit dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës,
më 1999, ngelën serish nën okupimin e Serbisë fashiste.
Formimi i Shtabi të Përgjithshëm
Ushtarak për Mbrojtjen e Trojeve Etnike Shqiptare.
Sipas dr. Sabile Bashës,Shtabi i
Përgjithshëm Ushtarak për Mbrojtjen e Trojeve Etnike Shqiptare, u
formua më 26 qershor të vitit 1944, në tubimin e organizuar nga Halim
Spahija në Prizren, me ç`rast edhe koloneli Fuad Dibra avancohet në gradën e
gjeneral majorit të Ushtrisë Shqiptare dhe caktohet që të organizoj mbrojtjen e
vijës kufitare: Dibër- Manastir- Shkup.
Shtabi i Përgjithshëm Ushtarak për
Mbrojtjen e Tokave Etnike Shqiptare përbëhej nga:
1. Komandanti Suprem: gjeneral Qazim
Komoni dhe
2. Anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm
të Ushtrisë për Mbrojtjen e Tokave Etnike Shqiptare;
1. Gjeneralmajori Fuad Dibra,
përgjegjës për mbrojtjen e vijës kufitare: Dibër-Manastir- Shkup;
2. Major Shefqet Kapiteni, emërohet të
mbroj vijën kufitare Shkup- Kumanovë;
3. Gjeneralmajori Jahja Fusha, do të
caktohej në mbrojtjen e vijës kufitare: Kumanovë- Vranjë- Topallë- Merdar-
Prepallac- Kopaonik;
4. Majori Adem Voca, në mbrojtjen vijën
kufitare Kopaonik-Jeni Pazar
5. Profesor Ymer Berisha, caktohet që
të mbroj vijën kufitare Jeni Pazar- Tivar. (Ref. Sabile Keçmezi Basha: Kolonel Fuad Dibra – Kosovë e Shqipëri jemi Një)
Luftimet heroike të "Mbrojtjes
Kombëtare të Kosovës"
Ushtria e Mbrojtjes Kombëtare të
Kosovës, nën drejtimin e gjeneralit Qazim Komani, mori pjesë në luftimet më të
rrepta që u zhvilluan aso kohe për mbrojtjen gjithandej të trojeve etnike
shqiptare, jo vetëm nga bandat çetnike serbo-malazeze, por edhe ato komuniste
sllavo-bullgare.
Madje sipas dr. Sabile Bashës, në
vjeshtën e vitit 1944, momentet kur tanimë lufta kishte hy në fazën
përfundimtare, në një sulm të armikut të ndërmarrë në sektorin e Llapit, kundër
forcave të Mbrojtjes Kombëtare, në luftimet e përgjakshme për thyerjen e
armikut, krahas burrave kishin marrë pjesë edhe gratë më trimëresha shqiptare,
me ç`rast ishin shkatërruar tri Divizione të motorizuara serbo-bullgare,
të udhëhequra nga komunistët, akt ky që kishte ngritur e forcuar maksimalisht moralin
e të gjithë luftëtarëve shqiptar për të vazhduar edhe më me vendosmëri
qëndresën kundër okupatorëve sllav.
Ndërsa siç mësojmë edhe nga historia e
bujshme e veprimtarisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, me në krye gjeneral
Qazim Komanin, luftërat më të rrepta?të ushtrisë së rregullt
shqiptare,?për mbrojtjen e vendosur, me të gjitha mjetet e mundësit dhe potencialet
njerëzore, të këtyre trojeve, nga riokupimi serb, u zhvilluan me sukses, edhe
në nëntor të vitit 1944.
Por përveç dëshpërimit të serbo-çetnikëve,
nga qëndresa heroike e shqiptarëve, sukseset e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës,
nën udhëheqjen e shkëlqyer të gjeneral Qazim Komanit, kishin shkaktuar
pakënaqësi të mëdha edhe te partizano-komunistët shqipfolës me mendësi sllave,
në Kosovë dhe Tiranë.
Megjithatë edhe përkundër të gjitha
neverive që vinin nga komunistët shqipfolës, heroi Qazim Komani, nuk u thye as
dobësua por vijoj të mbetej besnik i paepur i shqiptarizmës dhe idealit të
"Besa-Besës" kombëtare edhe në nëntorin e vitit 1944, kur ai me
GRADËN e Gjeneralit dhe idealin e paepur të ushtarakut të betuar kombëtar për
liri, me të gjitha mjetet e mundësitë dhe forcat njerëzore që kishte në
dispozicion, vijonte ta dëshmonte në vepër meritën e gradimit suprem ushtarak,
dhe arsyetonte katërçipërisht besimin e dhënë me organizimin superlativ,
sukseset e shkëlqyera në fushëbeteja dhe luftën e vendosur për mbrojtjen e
tokave shqiptare, nga vërshimi i hordhive të egra çetnike serbo-malazeze.
Madje, me gjithë mungesën e theksuar të
mjeteve luftarake dhe mundësive teknike, duke u bazuar kryesisht në vullnetin e
fortë e dëshirën e madhe për liri, përgatitjen e lartë profesionale dhe
dinjitetin e pathyeshëm shpirtëror të ushtarëve, ai vijoi ta mbronte me sukses
dhe vendosmërinë më të madhe Kosovën e tij, nga depërtimi i forcave
çetniko-komuniste.
Me këtë rast, duhet sqaruar
për lexuesit e nderuar, se pas pushtimit gjerman të Serbisë gjenerali serb
Milan Nediç, kishte krijuar një qeveri serbe, të ashtuquajtur Qeveria
e "Shpëtimit Popullor" dhe vendosur lidhje të posaçme
ushtarako-politike me Gjermaninë, me shpresën që shteti serb, edhe pas
pushtimit gjerman, ta mbante nën administrimin e Serbisë dhe vazhdonte okupimin
serb, të territorit të Kosovës.
Por sa u takonte trojeve shqiptare
dhe tokave të Kosovës, ajo tani kishte për Zot, forcat e Mbrojtjes
Kombëtare të Kosovës, të udhëhequra nga gjenerali hero Qazim Komani, të cilat
ia prishën tërësisht planet e gjeneralit Millan Nediç dhe forcave çetnike
serbe, për ripushtim.
Thyerja e forcave serbe të
gjeneral Nediçit, nga trupat heroike të Mbrojtjes Kombëtare të
Kosovës
Nën udhëheqjen largpamëse të kolonel
Qazim Komonit dhe heroizmin e treguar të trupave shqiptare të Mbrojtjes
Kombëtare të Kosovës, si dhe organizimin e mirëfilltë ushtarak, aftësinë
profesionale, trimërinë dhe vendosmërinë shembullore, në krye me heroin, e
patriotin e shquar kombëtar gjeneral Qazim Komani, në një vijë lufte me gjatësi?prej disa
dhjetëra kilometrash, forcat heroike shqiptare, do ti thyenin me turp
në frontin e Kolashinit, dhe zmbrapsën me sukses në shumë beteja heroike,
forcat e ushtrisë së rregullt serbe të gjeneralit çetnik Millan Nediç,? të
pajisura me artileri të rëndë dhe armatimet më moderne të kohës.
Betejë e cila vazhdoi për disa javë me
radhë në gjithë frontin e gjatë mbi 20 kilometra dhe rezultoi me fitore të
plotë ushtarake, të ushtrisë së lavdishme shqiptare, duke i shkatërruar dhe
nxjerr me flakë e barot forcat serbe, jashtë Kosovës.
Kjo ishte një nga fitoret më të
ndritshme të ushtrisë së rregullt shqiptare, e cila përveçse i shkaktoi disfatë
të rëndë Ushtrisë serbo-jugosllave, vlerësohet se u bë edhe faktori kryesor, që
shpëtoi Kosovën dhe trojet tjera etnike shqiptare, nga shfarosja e plotë e
shqiptarëve, prej çetnikëve serbo-malazez!
Madje me vlerësimet largpamëse të tij,
nga gjendja e krijuar pas luftimeve në kufi, si dhe veprimeve luftarake në
terren, gjeneral Qazim Komani vendosi që forcat kryesore ushtarake
shqiptare të përqendroheshin në Drenicë.
Vendim i historik ky, i gjeneralit
Qazim Komani, i cili i krijoi bazën në vitin 1945, si dhe i dha forcën kryesore
shtytëse edhe rezistencës heroike të forcave të Shaban Polluzhës kundër
ushtrisë partizano-çetnike serbo-jugosllave, që kishin mësy ta pushtonin
Kosovën.
Por pas fitoreve të shkëlqyera që
gjeneral Komani realizoi gjithandej në frontin e luftës kundër okupatorëve
serb, ai papritur u ftua me urgjencë nga komanda sipërore në Tiranë dhe vetëm
pak kohë, pas arritjes atje, për fat të keq të shqiptarëve dhe mbarë
Kosovës, me 17 nëntor të vitit 1944, do të arrestohej nga komunistët
"shqipfolës" në kryeqytetin shqiptar, i cili do të mbahej në
burg deri në muajt mars dhe prill të vitit 1945 kur dhe iu organizua
gjykimi i stisur dhe fiktiv komunist.
Dorëzimi i gjeneral Qazim Komanit, te
serbo-sllavët
Gjyqi Special i komunistëve shqiptar,
në rastin që gjykohej edhe kolonel Qazim Komani, ishte një nga gjyqet më të
rrepta dhe më të rënda ndëshkuese, të asaj kohe, i cili siç dëshmohet nga
dokumentet e gjetura, dënoi me pushkatim 17 personalitete të larta dhe dënoi me
burgime të gjata 60 të tjerë.
Megjithatë biografia e ndritur e
atdhetarit të shquar gjeneral Qazim Komani, ishte aq e pastër dhe e niveleve të
tilla, të larta patriotike, sa që as në të ashtuquajturin "gjyq
special" të organizuar nga komunistët në Tiranë, nuk u dëshmua asnjë fakt
për krime, nuk u vërtetua kurrë bashkëpunimi i tij me pushtuesin dhe nuk u
faktua në asnjë moment, ndonjë veprim i vetëm kundër partizano-komunistëve
shqipfolës.
Por me gjithë premtimet dhe garancitë
që komunistët kuqalosh i kishin dhënë edhe familjes, për lirimin e tij, ata
duke mos gjetur argumente ta dënonin me vdekje, siç vepruan me të tjerët,
gjeneral Qazim Komanin e ekstraduan nëpër terrin e natës, në mënyrë tinëzare në
duart e gjakpirësve të UDB-së në Prizren, që të mbytej nga çetnikët serbë.
Kërkohet kujdes që tradhtia të mos
përsëritet
Terroristë kuqalosh shqipfolës, të
cilët terrorizuan deri në ato përmasa makabër edhe Kosovën, sa që mese 5-6 mijë
burra e djem dhe ushtar që luftuan me heroizëm për mbrojtjen e Kosovës, nga
çetnikët serbo-malazez, i dërguan me mashtrimin për mobilizim, përmes Kukësit,
Pukës dhe Shkodrës, për ti pushkatuar serbo-malazezët në Tivar, histori e cila
nuk guxon të heshtet as të harrohet, përndryshe në momentin e parë, që mund tu
ofrohet, njëjtë ka mundësi të veprojnë edhe pasardhësit e pabesë...
Në fakt, edhe dorëzimi i gjeneral Qazim
Komanit te serbët, ishte veprim i kundërligjshëm dhe tërësisht ilegal, madje
sot e asaj dite, nuk ekziston asnjë dokument i vetëm zyrtar, për ekstradimin e
tij, nga komunistët shqipfolës të Tiranës, në duart e UDB-s serbo-jugosllave.
Për aq më tepër, sipas shënimeve të Dr,
Sabile Bashës, kuçaloshët serbofil të Tiranës dorëzuan te serbët edhe shtetasit
e Shqipërisë si gjeneral major Fuad Dibrën dhe profesor Kol Margjinin, Fuadi u
pushkatua më 1946 në afërsi të Prizrenit kurse Margjini u mbyt më 1949 në
burgun e Mitrovicës së Sremit nga çetnikët serb.
Pas dorëzimit nga serbofilët e Enver
Hoxhës, në duart e?xhelatit serb Spasoje Gjakoviç, edhe kundër heroit tonë të
mirënjohur, gjeneralit Qazim Komani do të organizohej një proces
tjetër farsë, tani në?gjyqin serbo-çetnik?në Prizren me aktakuzën se kishte organizuar mbrojtjen e trojeve
shqiptare të Rozhajës, Bihorit, Plavës, Gucisë, Medvegjës,
Bujanocit,Prershevës, Llapit, Gjilanit dhe tërë Kosovës, nga okupimi i
forcave serbo çetnike.
Dënimi me vdekje i kolonelit hero Qazim
Komoni nga gjykata serbo-çetnike
Akuzave se gjenerali Qazim
Komani kishte udhëhequr luftën kombëtare, kundër forcave serbo-jugosllave,
në një proces të ngritur nga një gjykatë serbo-çetnike në Prizren, sipas
historianit Hakif Bajrami, gjenerali u ishte përgjigjur se si nëpunës dhe
oficer i lartë i Ushtrisë Shqiptare, ai e kishte obligim ligjor dhe ishte i detyruar
moralisht dhe kombëtarisht për ti shërbyer atdheut, atje ku e kërkonte populli
i tij, ndaj dhe jam krenar që mua më solli fati në Kosovë, për ti
shërbyer vendit tim me nder.
Në të njëjtin gjyq, u gjykua edhe
gjeneral major Fuad Dibra komandant i batalionit IV të
Gjilanit, i cili po ashtu u dënua me vdekje dhe me 9 tetor të vitit
1946, sipas shkrimeve të dr. Sabile Bashës, u ekzekutua në Korishë të
Prizrenit, por trupi i tij u zhduk përgjithmonë nga forcat serbo-çetnike dhe
sot e atëherë, nuk i dihet as varri.
Gjeneral Qazim Komani do të akuzohej
gjithashtu, se në fshatin Rogovë, më 15 mars të vitit 1944 kishte organizuar
themelimin e Ushtrisë Kombëtare, për mbrojtjen e Kosovës dhe trojeve tjera
etnike shqiptare, e cila cilësohej si veprimtari anti-serbe dhe anti-jugosllave
Dhe me aktakuza të tilla farsë, me 15
maj të vitit 1946 gjykata e okupatorëve serbo-çetnikë, në Prizren, e
dënoi?me vdekje,?gjeneralin hero Qazim Komani, këtë burrë të pamposhtur nga asnjë
stuhi dhe gjyq barbar i okupatorit, të cilin edhe Gjykata e Lartë e Serbisë, me
gjithë apelimin e argumentuar me fakte, nuk e shfuqizoi.
Dënim që vetëm?pas
ankesave të vazhdueshme të familjarëve drejtuar organeve më të
larta të pushtetit ish jugosllav, si dhe trysnisë ndërkombëtare,
bënë që më në fund, jo gjykatat serbo-çetnike, por kryesia
e Kuvendit Popullor të RFPJ, me në krye kroatin Dr. Ivan Ribar, pas më tepër se
4 muajsh, më 2 tetor të vitit 1946, ta ndryshoi masën, ndaj gjeneralit Qazim
Komani dhe dënimin me vdekje, e shndërroi në burgim 20-vjeçar, me punë të
detyrueshme, humbjen e të drejtave politike e qytetare, por edhe
atyre prindërore në afat prej pesë vitesh.
Vdekja e heroit tonë në burgun e
Serbisë çetnike
Pas zëvendësimit të dënimit me vdekje,
në dënim me 20 vite burg, gjeneral Qazim Komanin e dërguan ta vuante dënimin në
kampin e Mitrovicës së Sremit në Serbi, ku sipas Raif Halimit, një i dënuar
tjetër shqiptar me vuajtje në të njëjtin burg, merrnin vetëm nga 200 gr. bukë
misri në ditë.
Uria ishte bërë shkak që në burgun e
Mitrovicës së Sremit, të vdisnin shumë të dënuar shqiptar, vend në të cilin
qindra burra, u shuan dalëngadalë nga vdekja, me ç`rast ai përmend vetëm disa
emra shqiptarësh të vdekur në atë kamp famëkeq serb, si: Haki Taipin nga
Prizreni, Idriz Hogoshtin, prof.Kolë Margjinin, gjeneral Qazim Komanin nga
Gjakova, Njazi Çarkaxhiun nga Ferizaj, e shumë të tjerë."!
Pra, ani pse më 1946, të detyruar nga
presioni ndërkombëtar, formalisht ia zbritën dënimin, vetëm katër vite më vonë,
ishte muaji gusht i vitit 1950,kur heroin tonë, serbo-çetnikët e likuiduan me
uri, tortura dhe keqtrajtime të vazhdueshme fizike në burgun e Mitrovicës së
Sremit, ku përveç gjeneralit Qazim Komani, në këtë burg famëkeq serb, vuante
dënimin edhe Ismet Boletini, nipi i heroit kombëtar Isa Boletinit.
Dhe sikur mos të mjaftonin të gjitha
këto, trupi i tij, i shkatërruar tërësisht nga torturat e pashembullta ç
'njerëzore serbo-çetnike në burgun e Mitrovicës së Sremit, deri pak para
vdekjes, nuk do të lejohej as të kontrollohej nga mjekët ndërkombëtar.
Kurse kontrolli i vetëm dhe i fundit,
atij do ti lejohej, qëllimisht me shumë vonesë dhe në momentet që
serbo-çetnikët tanimë ishin të sigurt se heroi ynë kombëtar, kolonel Qazim
Komani gjendej pak para vdekjes.
Ndaj faktikisht mjekët e Kryqit të Kuq
ndërkombëtar nga Gjermania, Zvicra dhe Hollanda "dr.Ridell, dr. Franz, dr.
Llang (Ref. Dr. Hakif Bajrami), vetëm sa konstatuan se gjeneralin tonë hero
Qazim Komanin, së shpejti e priste vdekja.
Zhdukja e trupit të heroit Qazim Komani
Pra?4 vite pas
dënimit, gjeneral Qazim Komani u mbyt me uri
dhe tortura të pandërprera në Burgun e Mitrovicës së Sremit në Serbi dhe
sikur mos të mjaftonte as vdekja, serbo-çetnikët, shkuan deri atje me barbaritë
e tyre meskine, sa zhdukën përgjithmonë edhe trupin e heroit tonë dhe?nga
atëherë e sot, nuk dihet shenjë as varr, duke mos lënë qëllimisht mundësi,
që të paktën, pas vdekjes heroi ynë i ndritshëm të amëtohej e
pushonte në vendin e lindjes dhe atdheun e tij të dashur, për mbrojtjen e
të cilit ai flijoi rinin dhe jetën e vet, pa asnjë hezitim.
Letra e fundit e heroit Qazim Komani
I vetëdijshëm, për atë që do ti ndodhte
në burgun e Serbisë, e që në fakt, ai e kishte kuptuar paraprakisht, se?serbo-çetnikët,
nuk do ta lejonin më, të dilte nga atje, i gjallë, ku morti po i
përgatitej, që ti vinte, edhe më me shpejtësi, gjeneral Qazim Komani
do ti dërgonte për herë të fundit edhe një letër "lamtumirë-se"
bashkëshortes së tij të dashur dhe besnike, e cila e kishte pritur gjithë
jetën, me shpresën e pashuar deri atë moment, se do të shiheshin edhe
njëherë për së gjalli bashkë!
?"Unë ka tre muaj që jam në spital dhe përveç fatkeqësive tjera,
gjendja ime, po bëhet çdo ditë e më keq, andaj duke pasur parasysh se?ka kohë
që, nuk jam më pranë jush,?bëhu e fortë, që edhe ndonjë lajm tragjik për mua, mos t`u kap
në befasi.
E di se nuk kam arrit, të të lë, asnjë
pasuri, por në botën tjetër, do shkojë më i qetë,?se nuk të kam lënë as borxhe
për të larë, ndaj për fund, nga gjendja që unë jam, urojë të jeni në
mëshirën e Zotit të madh!
Nxjerrja e gruas dhe fëmijëve të heroit
nga enveristët në rrugë
Në fakt, ndoshta?vërtetë?Zoti u
tregua i mëshirshëm me familjen e këtij burri të shquar atdhetar, por jo edhe
regjimi komunist i kriminelit Enver Hoxha, i cili nxori gruan e ushtarakut
patriot Qazim Komani, me 6 fëmijë të mitur në mes të rrugës.
Dhe me këtë veprim kobzi të Enver
Hoxhës dhe regjimit serbofil në Tiranë, dënimi serbo-sllav ndaj gjeneral Qazim
Komanit, përveç rigorozitetit të pashembullt, fatkeqësisht do të merrte epilog
katastrofal edhe për gruan dhe fëmijët e pafajshëm të heroit, edhe nga shteti
shqiptarë, ndoshta njëjtë, apo edhe më keq, se për qindra e mijëra familje të
tjera shqiptare, viktima të terrorit të kuq komunist.
Kënga e fundit, apo epitafi i
heroit në pragvdekjen e tij
Përkundër të gjitha vuajtjeve dhe
katrahurave të kaluara nga persekutimet dhe mundimet e pashpjeguara ndër vitet
që i kaloi në burgjet komunisto-çetnike të Serbisë, krenaria kombëtare e
gjeneral Qazim Komanit, mbeti e pathyeshme dhe nuk kishte rënë asnjëherë, madje
edhe jeta e heroit gjakovar, thuhet se mbarojë duke kënduar me zemër dhe
krenari të palëkundur, rreshtat e preferuar të poezisë që ai adhuronte aq
shumë, në minutat e fundit të energjisë, së mbetur në shpirtin e tij
atdhetar:
O Kosovë, o tokë bekue
Gjithë për ty gjaku m'gufon
S'ka shqyptar kush TY t'harron.
Ndoshta pikërisht kjo është, vet natyra
e heronjve të vërtet dhe mënyra e veçantë, se si ata kalojnë në jetën tjetër
dhe amshim, për tu kujtuar gjithmonë e përjetësisht, me krenari e pietet dhe
mos u harruar kurrë nga bashkëkombësit dhe atdheu.
Nderimet shtetërore ndaj gjeneral Qazim
Komanit
Sipas dëshmisë së familjarëve gjenerali
në kohën kur u arrestua, ishte i martuar dhe kishte 6 fëmijë të vegjël, një
djalë dhe pesë vajza.
Por edhe pas vdekjes së heroit Qazim
Komani, emrin dhe veprën e tij, për kohë të gjatë nuk guxonte kush ta përmend,
nderojë, as kujtojë publikisht, madje edhe familja e ngushtë, e kishte të
ndaluar ta zinte në gojë emrin e heroit, të cilin komunistët në të dy anët, ata
të Enver Hoxhës në Shqipëri dhe të tjerët në Kosovën e okupuar nga
serbo-sllavët, e kishin shpallur armik të përjetshëm të komunizmit dhe Serbisë
okupatore.
Ishte viti 1937 kur për merita të
veçanta në detyrë dhe angazhim shembullor me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë
së Shqipërisë, për herë të parë dhe të fundit, nga mbreti Zog,
Qazim Komani u dekorua me "Urdhrin Skënderbeg"!
Dekorimin i radhës, heroit iu nda vetëm
pas ndryshimit të sistemit stalinisto-komunist dhe vendosjes së Demokracisë në
Shqipëri, nga ish presidenti demokrat Sali Berisha me dekretin?nr. 547,
të?datës?3 qershor të vitit 1993, dekoroi gjeneralin?Qazim
Komani,?me urdhrin "Për veprimtari Patriotike të Klasit të I-re" me
motivacion:"Udhëheqës, organizator i penës dhe pushkës për
realizimin e programit të Komitetit Kombëtar të Mbrojtjes së Kosovës!
Ndërsa këtë vit me rastin e shënimit të
130 vjetorit të ardhjes në jetë të heroit, sipas familjarëve, është propozuar
që edhe Gjakova, vendlindja e heroit famëmadh, ta shpallë birin e vet të
shtrenjtë, gjeneral Qazim Komani qytetar nderi të Gjakovës!
Historia e tij dëshmon se sa dhembshëm
nisi, me sa vuajtje e mundime vazhdoi dhe në ç'mënyrë tragjike përfundoi edhe
jeta e një patrioti të shquar të kombit, histori e trisht e cila fatkeqësisht
nuk ishte e vetmja as e fundit, por sakrificë që do të përsëritej edhe disa
herë pas shuarjes misterioze të tij, duke marrë para kohe në amshim edhe figura
tjera të spikatura të heronjve tanë, më të shquar kombëtar.
Lavdi e përjetshme heroit të ndritur e
të paharruar mbarëshqiptar, shkëlqesisë së tij, gjeneral Qazim Komani!
Gani Qarri më 17 janar 2025,
Cyrih.