Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Noc Rroku
E hene, 20.01.2025, 06:55 PM
Noc Rroku
Nga
Edison Ypi
Noc
Rroku është ai llapaqeni që ulet, përkulet, ngrihet, tundet, shkundet, sulmon,
tërhiqet, drejtohet, shtremohet, forcohet, zbutet, tkurret, zmadhohet,
zvogëlohet, ndrydhet, shtrydhet, ngrohet, ftohet, ndizet, teshtin, kollitet,
vjell, rrjedh, merr fjalën, nis e dërrdëllit, bije në trans, në jerm, në
ekstazë, nis e këndon e reciton në parlament, në foltore, më këmbë, pas murit,
a ulur në kolltuk.
Noc
Rroku nuk është i bukur, interesant, a me pamje të jashtëme për tu pasur zili.
Noc
Rrokun s'bëhet fjalë ta kesh' shok a mik.
Noc
Rroku s'shifet me sy.
Me
Noc Rrokun të vjen turp të pish kafe, të qash një hall, të bësh një dorë
muhabet.
Noc
Rroku, që nuk duhet ngatërruar me Rrok Nocin dhe me asnjë Rrok e asnjë Noc
tjetër, është një realitet sa kokfortë dhe i pangjajshëm. Njëkohësisht i ngurtë
dhe i qurrtë, i paevitueshëm, i paanashkalueshëm, që, me plot të drejtë, mbahet
dhe e mbajnë për protagonist dhe autoritet me ndikim të dukshëm në shumë fusha:
shoqërore, politike, institucionale, parlamentare, qeverisëse, humane,
animalistike, fiziologjike, riprodhuese.
Noc
Rroku nuk është, si rëndom mendohet gabimisht, 1, apo 2, apo 3 apo 15.
Noc
Rroku është një trim me pallë në dorë me shokë shumë.
Asëll-asëll,
këtu Noc Rrokë janë të gjithë: Ushtritë e budallenjve, falangat e injorantëve,
repartet e rrenacakëve, detashmentet e hajdutave, regjimentet e
dallaverexhinjve, të gjithë, pa dallim gjuhe, besimi, rrace, ideje.
Duke
u nisur nga emri, disa thonë se Noc Rroku është një malësor nga Mirdita ose nga
Puka, i cili, në Tiranë zbarkoi me tren, me valixhe druri në dorë, sy të
zgurdulluar në ballë, zemrën që i rrihte fort në gjoks.
Ka
të tjerë që thonë se Noci erdhi në Shqipëri para shumë shekujve, nga Skocia, me
kalë.
Janë
të gjitha rrena.
I
madhi Noc Rroku është shqiptar denbabaden. Shkëlqesia e Tij Noc Rroku është
prezent në çdo zgëq të Atdhjeut tonë të çuditshëm që në Europë është dhe në
Europë pret të futet. Kudo. Në ara të pambjella, serra të pambuluara, fabrika
bosh, uzina kot, kantiere të zbrazur, zyra fabtazma, komitete hajdutësh,
kongrese shterpë, mbledhje pa bukë, promuovime me qofte dhe të vjella, qoka me
të ngrëna e të pira. Kudo ku vritet koha, merren rroga, bëhen ndere, këmbehen
favore. Ku Nocit i këndojnë këngë. Rrokut i thurin bejte. Për nder të Tij
shtrojnë dreka, darka, gostira, me gjithë të mirat.
Noc
Rroku jeton mirë. Rri të shumtën e kohës në errësirë. Në dritë del rrallë e për
mallë.
Noc
Rroku ka kaluar fëmijëri të vështirë. Mezi orientohet nëpër dallgët e jetës, i
shkreti. Me kalimin e viteve erdhi një moshë, rinia, kur, si gjithë Nocat, i
plasi cipa, dhe s'u përmbajt. U vërsul si i marrë nëpër guva, zgavra, shpella,
burime, ujra, çdo boshllëk që i doli përpara.
Në
moshë të pjekur, Noc Rroku i njeriut, njësoj si luani i xhunglës, të shumtën e
kohës fle gjumë. Çohet nga gjumi vetëm kur e merr uria ose e djeg etja. Gjatë
kohës së pakët që rri zgjuar, del për gjah. Gjatë gjahut, Noc Rroku gjuan
gjithçka që lëviz, përpëlitet, s'i zë bytha vend. Më tepër sorkadhe. Pas
sorkadhes Noc Rroku lë kokën, vdes. Ja shqyen mishin dhe ja lëpin kockat
sorkadhes pa mëshirë. Kur andej nga dimri i jetës Noc Rroku s'gjuan, s'ha, as
lëpin më sorkadhe, Noc Rroku tërhiqet në vetminë e tij të errët
meditative-filozofike, dhe ngordh.
Vet
Noc Rroku nuk është i bukur, nuk ka sjellje të bukura, rroba të bukura, llafe
të bukura.
Të
bukura Noc Rroku ka veprat: pshurrjen, qarjen qeshjen, këngën.
Noc
Rroku është puntor i madh, llërëpërveshur, i papërtuar, prodhimtar i pashoq.
Gjatë inkursioneve nga errësira në errësirë Noc Rroku sjell në dritë miliona si
vetja, prej të cilëve, fatmirësisht, mezi mbetet 1.
Hyr
e dil nëpër guva e shpella, andej nga vjeshta e jetës, Noc Rroku zë e ankohet,
ngathtësohet, bën naze, mezi ngrihet nga vëndi. Thotë se nuk është mirë me
shëndet, ka nevojë për hyzmet. Po edhe kur ja bëjnë hyzmeret, prap ankohet.
Megjithatë bën si bën, ngrihet, dhe si legen që është, derdhet, ama me kalimin
e kohës më rrallë.
Ka
llafe se Noc Rroku, ky luftëtar i shquar
në luftën e egër për vazhdimësinë e rracës që përgjatë historisë sonë të
lavdishme ka përballuar çdo stuhi të munguar dhe çdo tufan inekzistnt, është ai
të cilin në zgjedhjet e afërta populli ynë i pamposhtur dhe i lavdishëm do ja
dhurojë hajdutëve, spiunave, llapaqenave, rrenacakëve, që mbahen për demokratë.
Por
ka dhe që thonë se Noc Rroku, heroi ynë tekanjoz mbarëkombëtar prej mishi dhe
dejesh, të cilin, Zoti që s'është veçse një inxhinier, një poçar, e ka formësu
me baltën e vet, është një pasuri e madhe që nuk u takon vetëm budallenjve dhe
hajdutëve gjoja demokratë, por të gjithë shqiptarëve. Për këtë meritë të
pamohueshme, Noc Rroku nuk meriton më pak se një shtatore gjigande mermeri, mu
mbi Dajt.