Mendime
Florim Zeqa: Prind nuk ju bëhet askush!
E hene, 20.01.2025, 06:50 PM
Prind nuk ju bëhet askush!
Kur të harron fëmija yt, të harron edhe shteti!
Në
të kaluarën e afërt, Kosova njihej si vendi me popullsinë më të re në rajon,
ndërsa përgjatë këtyre viteve të fundit është shndërruar në vendin me
popullsinë më të vjetër në rajonin e Ballkanit Perëndimor. E gjithë kjo si
pasojë e largimit e të rinjëve nga vendi.
Shkruan:
Florim Zeqa
Po
dëgjojmë e çka nuk po dëgjojmë në fushatë elektorale! Në fillim të
parafushatës, një liderë partiak u zotua se do t'i sigurojë gratis 'Pampersat'
për fëmijët deri në moshën 2 vjeçare, por i harrojë të moshuarit me nevoja të
veçanta, numri i të cilëve është dukshëm në rritje në krahasim me rritjen e
natalitetit në Kosovë.
Nga
një liderë tjetër po dëgjojmë çdo ditë që gjyshërit, përkatësisht vjehrri e
vjehrra do të paguhen për përkujdesjen e fëmijëve, duke mos i permendur fare të
moshuarit e vetmuar e të braktisur, për të cilët nuk përkujdeset askush!
Tjetri
liderë premton ndërtimin e çerdheve për fëmijë, përderisa harron t'i permend të
moshuarit e pastrehë dhe papërkujdesje që jetojnë sot në Kosovë!
Për
habi, askush nga liderët partiakë në fushatë nuk po e kthen kujtesën prapa për
të menduar për të moshuarit e mbetur në vetmi, të harruarit nga fëmijët dhe
familjet e tyre, por edhe nga vet shteti, që edhe ata në të kaluarën ishin
dikushi! Madje shumë prej të moshuarve të sotëm, të mbetur në mëshirën e fatit
ishin kontributdhënësit më të mëdhenj në ndërtimin e ardhmërisë sonë!
Për
aq sa ka nevojë për ndërtimin e çerdheve dhe shkollave për fëmijë, po aq më
shumë ka nevojë për ndërtimin e strehimoreve apo 'Shtëpive të Pleqve' në Kosovë.
Paradoksalisht
të gjithë pushtetarët e deritanishëm më shumë ishin të fokusuar në ndërtimin e
strehimoreve për qentë endacak sesa për të moshuarit, për të përmbur si kriter
të vënë nga BE-ja, duke e harruar kodin e jetës njerëzore në Kosovë!
Duke
vrapuar pas interesit personal dhe pasurimit të shfrenuar e të paligjshëm, u
tretën të gjitha doket dhe zakonet e bukura të traditës sonë popullore, që
ishin respekti dhe përkujdesja për prindërit dhe gjyshërit, për të moshuarit
dhe njerëzit me nevojë, thuajse neve në këtë botë na ka sjellë shqiponja e jo
prindërit tanë!
Largimi
masiv i viteve të fundit i popullatës nga Kosova, ka çuar në mbylljen e shumë
shkollave në zonat rurale dhe në zvoglim të numrit të nxënësve në zonat urbane.
Përtej kësaj, ky largim i popullatës ka ndikuar në rënjen enorme të fuqisë
punëtore në Kosovë!
Populli
im i dashur, thirrni ndërgjegjës dhe kthejuni përgjegjësisë njerëzore që keni
ndaj prindërve dhe gjyshërve tuaj më shumë sesa që po e dëshmoni ndaj
politikanëve mashtrues. Politikani nuk ju bëhet Babë dhe as Nanë! Me të marrë
votën tuaj do të ikë nga ju siq ikin zogjët shtegtar duke ju lënë nga një
'glacë' mbi supe sa për t'iu identifikuar se cilit krah politik i përkisni.
Florim Zeqa, 18 Janar
2025