Kulturë
Martin Camaj: Hija e Gjergj Kastriotit
E premte, 17.01.2025, 06:55 PM
MARTIN CAMAJ
HIJA
E GJERGJ KASTRIOTIT
Shum
vjet mbas vdekjes barijt e panë
Gjergjin
mbi majet e Dibrës në kalë
tue
shkue për Krû.
Andej
lumit i ecte hija shpatit
tue
i prekun majet e lisave kryet;
“Gjergj,
ndalu nji herë, pashë Zotin!
I
britte nji plak tue ngâ mbas tij kambzdathë.
-Turqit
m’a vranë djalin dhe vajzën…
vajzen
m’a shnderuen te votra.
Ndalu,
ndalu, Skanderbeg e kthe dalë!
Shatorret
anmiku në mbrame i dij ku i ngul
e
shtiqet e ngushta n’udhtim ku i këput.
Un
due me vdekë, o zot, i ngimë me gjakun e tyne,
përndryshej
toka s’ka me më lanun mbrendë
me
djalë, as qiella me thithun nji ajr me vajzë.
Nxire
pallën, bre burrë!”.
Skanderbegu
pa sjellun kryet ulej majes teposhtë,
parzmorja
e hekurt e armët pa krisë.
-O
plak fatkeq, pse e mundon ashtu hijen?
-Britne
barít për së largut.
Lene
Gjergjin me shkue për Krû!”.
Atbotë
Skanderbegu u zhduk mbas malit,
por
andej lumit hija i eci mbi lisa me qinda vjet
për
rrugë tue shkue në Krû.
Fq 163 poezi 1953-1967 Tipografia Detti, Romë, 1971