Kulturë
Blerim Rrecaj: Vetarrestim
E enjte, 16.01.2025, 06:30 PM
Blerim Rrecaj
VETARRESTIM
Arrestova
veten
Ia
lidha duart
E
prangosa për shtëpi
I
thasë këtu rri
Më
mirë gjithçka mos dëgjo
E
gjithçka mos shih
Dhe
u bëmë nevrikë të dy
S'kishte
si të ndodhte ndryshe
Pres
vëtëlirim
VETËQORTIM
Qortova
veten duke i thënë
Pse
more kështu ende s'u mbushe mend
Ç'është
kjo lojë shkrepje-shkronjash
Gjysëm
hajgare-gjysëm përnjëmend
VARGJE NGA KAFENEJA
Brenda
në kafez
Shikohem
në pasqyrë
Si
zog i brengosur
S'po
di çfarë të them tjetër
Veç
mirë që po kemi
Ujë
e rrymë
Në
kafiterinë Caffez
Diku
në botë
Në
Prishtinë
Të
Shqiptarisë
ÇFARË MË DUHET
Më
kaploi
Lodhja
Mërzia
Më
duhet
Qetësia
Që
të mundem
Të
tregoj
Për
atë që
Më
kaploi
GOTA MBUSHUR PËRPLOT
Djalit
ia kërkova
Një
gotë ujë
Mori
shishen
Ma
mbushi
Si
atëherë në fëmijëri
Kur
gotën ndonjëherë dikush
Ose
vetë e mbushja
Spontanisht
përplot
I
thonim buzë më buzë
E
me humor
Me
fjalë të atëhershme
Pse
s'e mbushe edhe pak i thashë
Më
nuk zë gota më tha
Pra
kupa plot u mbush
E
pije o babush
ME ÇFARË TË DEHEM
Në
këtë kohë trazuese
Me
çfarë të dehem
Me
përpjekje e përpjekje
Me
gjumë e gjumë
A
duke ndejtë shtrirë e shtrirë pas gjumit
Duke
parë vija drite që vijnë nga rruga
E
që kalojnë në qiellin e bardhë të dhomës
PIKË E PESË
Më
thua po për besë
Jemi
bërë pikë e pesë
Pak
më ndryshe mendoj tash
Jemi
bërë pikë e shtatë
TEPSIA E TEMËKOTËSIVE
Në
pritje të një temëkotësie tjetër
E
cila si përherë do ta mbulojë të vjetrën
Dhe
prandaj nuk është më çudi
Që
çdoherë më shpejt e përlajmë në tepsi
MEZI MBAHEM
Mezi
mbahem
Në
një dru
Në
një park
Kalova
përsëri
U
ndala
Nga
toka u shkëputa
U
kapa në një degën e tij
Horizontale
Më
shpejt ma bëj një foto
I
thashë vogëlushit
Se
mezi po mbahem
DROJË DHE DËSHIRË
Kam
drojë
Se
koha për mirë
Shumë
ngadalshëm do ndryshoj
Kam
të madhe dëshirë
Që
koha sa më shpejt
Të
më demantoi