E shtune, 18.01.2025, 05:04 AM (GMT)

Kulturë

Gani Pllana: Në gjirin e tokës mëmë

E merkure, 15.01.2025, 06:54 PM


Gani S. Pllana

NË GJIRIN E TOKËS MËMË

Këtu lindin djem e goca

Të bukur, syshkruar,

Shtat-hedhur, pehlivanë.

Përherë bukuri, këndej,

Lakmi na ka bota.

Një gjë e pakuptueshme:

Eksod,

Në çdo decenie?!

Në gjirin e tokës mëmë

Do bëj gjumin e përjetësisë.

KOSOVË, UJË BILUR!...

Kosova përherë ishte

Një nënë e mirë,

Për bijtë e bijat e vetë,

Mikpritëse për miq.

Zoti i dhuroi mjaft begati,

Të veshur me kostumin

E ylbertë.

Këtu lulet kanë aromë,

Këtu uji është bilur,

Këtu lisat përpijnë qiellin,

Këtu shqiponjat bëjnë fole.

Këtu dita është ditë

Këtu nata është natë,

Këtu yjet japin dritë,

Këtu bilbilat këndojnë.

Gjinkallat dhe xixëllonjat

Natën e bëjnë ditë, vallëzojnë.

Edhe vesa nëpër luadhe

Ushqen blerimin, sorkadhe.

Kosovës, kësaj nëne të dëlirë,

Vallë, kush i bëri sehir,

Me hile e me pahir?!

HUMBËTIRË MERIDIANE

Një sy gjumë, jashtë Atdheut,

Nuk të qetëson kurrë!

Ky eksod fatkeq,

Ikje e të gjithë grupmoshave,

Nga njëmijë çdo natë,

Nëpër trojet e armikut,

Natën pa hënë e ditën pa diell,

Me valixhe mbi krahë,

Me djepa nën sqetulla,

Udhëtojnë nënat e gjora

Të humbura pa shpresë,

Nëpër rrugica të Evropës

Pa adresë.

Me  bileta njëdrejtimëshe,

Në humbëtira

Të pashpresa...! Pse ?

Pleqtë me bastunë

Fëmijë të rraskapitur,

Nëna akademike

E bija magjetore...

Nxënës pa libra e fletore,

Udhëtojnë natën e ditën struken

Në tokë të huaj, pa shpresë.

Për bukën e gojës,

Me legjendë në krahë të Nojës,

Për një jetë më të mirë...

Në meridianë të tjerë,

Turma- turma, turbull-këllirë!

Bredhje pa fund...

Ylli i fatit, askund!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora