E marte, 14.01.2025, 01:33 PM (GMT)

Kulturë

Gani Pllana: Koha nuk vdes!

E diele, 12.01.2025, 06:48 PM


Gani S. Pllana

KOHA NUK VDES!...

Në këtë kohë, të pakohë,

Vendin duan ta marrin me moh!...

Jo vetëm faji e vaji,

Në këtë kohë-moh,

Populli në mjegull

Kokën në duar,

Ecin rrugë e mbi rrugë.

Çdo pëllëmbë toke e Kosovës

Po shpopullohet,

Paniku e pasiguria,

Në mendje e në trup...

Te masa e gjerë-mendje tjerrë!

Të ikim, vetëm t’ ikim,

Sa nuk është bërë vonë!

Të gjithë kështu thonë,

Në dhe të huaj për ta bërë furrikun.

Dëgjohen zëra pa pra,

Rrëmujë, përpëlitje

Vaje, lot e ndarje...?!

Trazim, vajtje, ikje...

Eksod i paparë,

N’ Dardaninë me lot larë!...

O tempora,

O mores!

Ky popull ters,

Athua, kurrë nuk vdes?!

KOHË ARITMIKE

Në këtë kohë aritmike,

Nga kjo pjesë e Arbërisë,

Ikje, shpërngulje e mizërisë!

Rrëmujë, në fshatra e qytete,

Të gjithë e humbën shpresën,

Për ditë më të mira qafojnë vesën!...

Sot, u tmerruam të gjithë:

Zbrazen kopshtet e fëmijëve,

Zbrazen shkollat e punëtoritë;

Zhduken ëndrrat, mrekullitë,

Duan të zhduket smalti i mundit!

Zbrazen fshatra e qytete,

Biblioteka e Universitete.

Ka vdekur edhe shpresa e fundit!

Duan të zhduket smalti e mundi...

Ka hyrë në mendje arratisja,

Te shumë të rinj të pashpresë.

Të gjithë po ikin,

Të ikim edhe ne!...

Apoteozë biblike - e pa fre?

Po boshatiset Iliria,

Po na përsëritet historia,

Kjo nuk mbahet mend,

As këtu dhe në asnjë vend!

Një ikje kaq masive!...

Djepat, rrugët mbetur të zbrazura

Edhe pse është kohë dimri.

Shumë oxhaqe nuk tymojnë më,

Shumë familje e fise

U kanë vënë drynin shtëpive.

Po mbyllen portat e gjinive,

Mortaja po i shtrin krahët

Në këtë ikje të pa fre...!?

NJË KËRTHI

(Në kufirin Serbi-Hungari)

Një kërthi gjashtëmuajshe në lukuni,

Këmbëzbathur në krah të babait,

Përtej lumit presin cerberët!

“Ndal,- i thotë zyrtari,-

Të zura kaliboç...

Nuk mund të ikësh!”

Babai me foshnje troç,

Nëna i zgjatë duart – në lot.

Foshnja qeshet,

Polici i huaj ngërdheshet...!

“Ejani!” në gjuhë të huaj

Kërcënohet cerberi, përsëri.

“Nuk kuptojmë fare,

Për bukë goje jemi misur,

Jo për arrati!

Nuk kemi bërë faj,

Edhe ne na krijoi Perëndia”...

E tha me gojën plot

Babai, me foshnje në krah,

Ngarkuar kaliboç...!

“Ndal!” këlthet thekshëm zyrtari,

Nisen të mekur familja tok,

Me foshnjën e tyre

Për në “rrugë të mbarë”,

Qëndrojnë stoikisht dhe krenar!

“Na lanë këtu, pranë lumit, të paudhët,

Na i morën paratë!”

“Tani kaluat kufirin”, na thanë...

Natë, skëterrë – shëmtim...

Nuk kishim fare orientim,

Dhe me vete,

Me gishtin në kokë mendojmë,

Jemi nisur refugjatë për Evropë,

Nga Arbëria – e shenjta tokë!?”

Kur dëgjon emrin Arbëria,

Zyrtari tmerrohet - bërtet,

Leshrat i ngrihen përpjetë,

Zgurdullon sytë e errtë.

Në janarin e akullt

I futë në një dhomë të murgët:

Ftohtë, pa dritë, pa bukë, pa ujë...!?

Në një mjedis – rrëmujë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora