| E enjte, 09.01.2025, 06:54 PM |
Ku mbetën ligjet e lustracionit dhe dekriminalizimit?!
Për
aq sa ka nevojë pastrimi i listave të votuesve nga të vdekurit, aq ka pasur
nevojë të pastrohen listat e partive politike nga spiunët dhe udbashët, nga
bijtë dhe bijat e tyre që kanë vërshuar listat e të gjitha partive tona
politike!
Shkruan:
Florim Zeqa
Arsyeja
pse institucioet e shtetit të Kosovës po hezitojnë në nxjerrjen e ligjit të
lustracionit dhe dekriminalizimit, për t'u ditur se kush ka punuar si spiunë e
agjentë në kohën e regjimit serbo-jugosllav dhe kush ishin emrat e spiunëve,
është fakti se rreth 50 % e politikanëve, liderëve shtetëror, ministrave, zv.
ministrave, deputetëve dhe diplomatëve të jashtëm vet apo familjarët e tyre i
kanë pasur pjesë të UDB-së serbo-jugosllave.
Disa
prej politikanëve të nivelit të lartë dihet botërisht se kanë qenë vegla të
shërbimeve sekrete serbe, madje edhe të regjimit Millosheviqian, disa të tjerë
i kanë pasur baballarët e sa të tjerë gjyshërit apo ndonjërin nga familjarët e
tyre pjesë të UDB-së serbo-jugosllave.
Pa
pastrimin e politikës përmes ligjeve të lustracionit dhe të dekriminalizimit do
të jetë e kotë edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja sepse rezultati do të delë i
njëjti për faktin se si pozita ashtu dhe opozita kanë në radhët e veta njerëz
të inkriminuar të UDB-së serbe dhe familjarë të tyre, sikurse që kanë edhe
njerëz me dosje kriminale të para dhe pasluftës në Kosovë.
Për
t'u dhënë fund një herë e përgjithmonë regjimeve të korruptuara dhe të
kriminalizuara është e domosdoshme të pastrohet politika dhe institucionet e
shtetit nga të inkriminuarit, nga spiunët dhe bashkëpuntorët e UDB-së.
Andaj
një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë pa bërjen e ligjit të lustracionit dhe
dekriminalizimit.
Për
aq kohë të zgjatë prolongimi i këtyre dy ligjeve, Kosova jo vetëm që nuk do
mund të ecën para, rrezikon të rrëshqas në mënyrë drastike prapa nën kthetrat e
Serbisë, ngase deshëm apo s'deshëm ta pranojmë faktin, Kosova ende është shtet
në embrion, e pakonsosliduar dhe e pazhvilluar ekonomikisht, pa ushtri të
armatosur mirë dhe në varësi të skajshme nga bashkësia ndërkombëtare.
Shpresat
e qytetarëve, në asnjë rrethanë nuk mund t'ua kthejë kjo klasë e korruptuar
kusarësh politikë. Këtë mund ta bëjë vetëm një brez i ri, një klasë e re
politike, e pastër dhe e padjallëzuar, në shpirtin e së cilës frymon dashuria
për atdhe, barazia qytetare dhe respektimi i vlerave sipas meritokracisë.
Florim Zeqa, 09.01.2025