Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Desanti
E merkure, 08.01.2025, 06:58 PM
Desanti
Nga
Kastriot Dervishi
Seit
Bylykbashi (1925-1951), nga Piluri i Korçës, në vitin 1945 mundi të largohej
nga paraburgimi e të arratisej në Greqi së bashku me një shok. Në
mars-tetor1949 qëndroi në kampin e Santa Forës në Itali. Ai bëri pjesë në
grupin e drejtuar nga Mustafa Dushari, i cili së bashku me Shahin Qosjen e
Shefqet Braçellarin, zbarkuan në Divjakë më 15.11.1949. Seiti pohonte se ndonjë
detyrë nuk iu dha, porse porosia ishte se me të mbërritur kjo do u komunikohej
me radio. Pas dy ditësh nga zbarkimi grupi mbërriti në malin e Dusharit në
Opar. Mustafai mori radion, por ajo nuk punonte. Atëherë vendosi lidhje me
familjen e vet. Të fshehur në mal kanë qëndruar deri më 15.4.1950. gjatë gjithë
kohës janë furnizuar me bukë nga familja e Mustafait, Sula, Abazi e Asimi. Më
15.4.1950 u orvatën të zbresin në fshat, por u gjetën të rrethuar. Mustafa
Dushari u vra në përpjekje, ndërsa të tjerët Seit Bylykbashi, Shahin Tosun
Qosja u kapën. Fati i Shefqet Braçellarit (Lozhani) mbetet i paqartë. Seiti u
dënua me vdekje me vendimin nr.5, datë 22.10.1951 të Kolegjit Penal të Gjykatës
së Lartë dhe u ekzekutua së bashku me Vangjel Dhimën dhe Isuf Canin.