Kulturë
Brahim Avdyli: Pusi i befasisë
E merkure, 08.01.2025, 06:58 PM
PUSI I BEFASISË
(NJË RRËFIM I MËRZISË SË MADHE)
Nga
Brahim AVDYLI
Sado që të përpiqem që të gjëj të vërtetën e dhembjeve të
pamatura të kësaj lulëkuqe, për mua është lulëkuqe e përjetësisë, që nëpër
vetëdijen e të së vërtetës sime e gjëj kurdoherë në majen e litarëve të
lojërave më të larta të fëmijve, duke kënduar këngën më të dhimshme për Kosovës,
që digjet për liri, e të asaj që digjet për ta parë në tërësi atdheun e saj apo
për t’u rritur në një shtëpi të të gjithë nipërve e mbesave jetimë, të cilën
sapo më vetëtinë nëpër mendje, më djegë aq shumë, sa më mbullojnë tërësisht
rrebëtimat e lotëve. Bie shi i rrebtë i lotëve! Fajet janë të lidhura me mua
përjetësisht, edhe nëse aq shumë qaj, nuk mund të përbihet kjo dhembje me lot. Lulja
ishte e ndarë nga unë në bazë të djalit tim, Shpendit, dhe mbeti prore Lulkuqe.
Ajo e gjente në mua fëshfërimën e dhembjeve për fëmijët pa prind.
E di se fajin e kanë kundështarët tanë të lirisë për
vendlindjen, për të cilën digjesha kurdoherë e përpëlitesha nëpër protesta të
shenjta të lirisë e jashtë atdheut të robëruar, por familja ime ishte “e bindur” në paditurinë e vet, të
nxitur indirekt prej pushtetit të dhunës shqiptarëqiqe, që më solli më së fundi
atje, me një besë të rreme, sa vetë u dashka t’a liroja gruan e përdhunshme, të
zënë pa më pyetur aspak mua. Në vend se ta liroja, befas m’i lidhën duart me
një „martesë“, e cila nuk ishte
martesë. Nuk kishte kurrëfarë dasme, por tre vetë m’a sollën në shtëpi! Jo se
vetëm se ata më martuan me forcë, në kohën kur nuk e dëshiroja një martesë, aq
më pak një të tillë, sepse isha me studime i zënë dhe i lidhur me protesta të
mërgatës.
Bashkimi i dhunshëm erdhi papritur, prej të miniaturës së
minareve të pushtetit, që lodronte pa pushim mbi lirinë tonë. Më bënë edhe mua baba
të leckosur e të copëtuar të tre djemve nën pushtetin e dhunshëm dhe të një
bije, që digjej pa babë, por që ishte më e shenjtë se sa Dielli për mua dhe
herëherë pa Atdhé. Të gjithë qenë kryesisht pa mua e me lëvizje të fshehta. Isha
një kundështar i papajtuar i pushtetit të dhunshëm!
As pa ata nuk jetoja, e as me ta nuk më lejonin. Kurrsesi
që të bëhëshin të gjithë së bashu e të jetojmë bashkarisht. Fëmijërinë e tyre e
bënë pa mua dhe pa edukatën time! Isha fatziu, jo Fatmiri, siç më quanin
atëherë, dhe nuk kam qenë asnjëherë me fat të mirë!
Gjithsesi, vuajta përherë pa ata e dikur edhe me ta! Me
vuajtje të mëdha i mora në mërgatë, e mërgata mi mori nga duart apo ata
ndjeheshin pa mua, sado që e shpenzoja jetën time për ta e për lulëkuqet e
tyre, nëpër lojëra. Ata u ndanë pikë e pesë, ndërsa vrapoja pas tyre, sa te njëri e sa të tjetri…
Këtu nuk po flas për të gjithë, sepse të gjithë janë
gjithçka që do të thoja për ta, për vitet e vetmisë sime të përpëlitur për ta,
për të vetmet rrëfime të burrërisë së djegur, nëpër platformat e demonëve.
Djallëzia më ndiqte kudo e unë vërtitesha nëpër kohën që vjellte vrerë, në vend
se të më djellëzonte!
Edhe me emrat e tyre isha i ndërlidhur dhe i emëroja vetë,
por ata emra i ndërronin menjëherë fetarët, “Jo,
ky emër nuk bënë! Kështu duhet që të jetë!”, etj., sepse ishin kryesisht të
shitur te pusheti e qenë tërësisht kundër meje. Vajzës, pra fëmiu i tretë të
djalit tim të parë, nuk patën asnjë mundësi që t’ia ndërronin: një emër duhet
të mbetej si po e emëroja unë, gjyshi, me të tërë jetën e djegur! Hë! Jetë e
mallkuar ishte, po prej të mallkuarve!
Me një fjalë, këtu u nis katrahura, në tjetrën kahje dhe
mua tërë jetën ma shkatërroi, ma tronditi prej fundit të fundit të fundrrinës,
nëpër gremina të mëdha. Jo vetëm se u ndanë parpritmas e me të kundërtën e të
së vetërtës, por lulëkuqen time, e ndjekën të zezat e të zezave të ligëve pa prind,
që prindërit shkonin përpjetë kundër njëri-tjetrit dhe i gropsnin thellë e më
thellë fëmijët e tyre, e unë mbeta të vrapoj pas fëmijve. Të tretën lulëkuqe
nuk mund të adoptonte askush dhe asnjeri. Ligjin dialektik nuk e përfillnin as
këta, që quheshin “vendas”. Unë, mbeta
i ndarë nga të gjithë. Shumica qenë të besimit islam. Mbeta pa grua, sepse
vërtiteshin fetarët. Djemtë e mi u ndanë çaprapikas. Secili luftonte me mua dhe
për veten time. Mbi fytyrë i patën vendosur maskat e atdhetarit e mua më denigronin
sa më poshtë!...
Nëntë vjeçare ishte Lulja! E quajta Lulëkuqe e mbet
Luleçjerrë. Kush e kuptonte këtë çështje? Askush! Ajo ra papriturazi në një
pusë të thellë të mbetjes pa prind e pa përkujdesje, në gjashtë shtëpi të
dënuara pa dënim, që jo vetëm se nuk arrija kurrsesi që t’a vizitoja, pos as
ajo nuk mund ta braktiste dhomën e saj dhe as korridorin e katit. U demoralizua
shumë! Nuk mund të kthente përgjegjen e vet me telefon e as në WatsApp. Ia
bllokonin edhe telefonin. E gjurmonin gjithsesi kush e thirrte. Vrapoja pas
asaj, por te dera më priste befasia. Askush prej të mijve nuk po e vizitonte.
Me një fjalë, e kishin braktisur! Vorbulla i vërtitej në të gjitha anët.
Përpiqej që t’a ruante ekuilibrin e saj, por dhuna “e lartë” dhe intelektuale e torturonte pa pushim, madje e
shpërfillnin shpirtërisht e psiqikisht. Djali im i dytë më akuzonte dhe përpiqej
të më ndajë me dhunë nga ajo, përse po ipesha pas asaj!...
Dikur, me lotë nëpër faqe e mora vesh se ajo ishte e
sëmuar shpirtërisht e psiqikisht në atë shtëpi të largët të vajzave. Ishte si
një shtëpi strehimi e vajzave bonjake. Po të ishte “shtëpi e dënimeve”, të atyre që nuk e përfillnin “ligjin e sjelljes”, ishte gjë tjetër. Por,
nuk më lejonin që të futesha brenda mureve të shtëpisë, sikur mbesa ime nuk më lejonte
një vizitë të tillë!...
E kujtoj se kështu e kisha gjetur të sëmuar psiqikisht e
shpirtërisht para derës së shtëpisë së saj në tretdhé, në mërgatë, të cilën e gjeta
të shtrirë për dhé, pa qelsin e shtëpisë. Një zë i mbredshëm më tërhiqte pa
pushim për te, kur nuk e prisja aspak sëmundjen e saj, por duhet të ruhesha
prej të mive. Babain e saj, Shpendin, e kishin mbyllur në burg, për ta përzënë
më pas prej këtij vendi, një kanton i gruas, sepse ishin martuar në kantonin e
këtushëm, por atje ia kishin ngrehur të gjitha lakadredhat.
Nëna e saj, mos qoftë nënë, e harronte vajzën
nëntëvjeçare të dhembjeve të veta sa herë pa çels, të fshehur pranë hyrjes.
Mbetej para derës, deri sa asaj t’i thoshte demoni i vet që të kthehej. Pas
kësaj dredhe ishin kthyer edhe dy “çervishët”
e mi, e mua më stoponin. Edhe instancat e tëra të këtij shteti e atij kantoni,
më kishin bllokuar, sikur “Shpendi nuk
dëshironte të kisha kontakt me te”. Pastaj më ruante edhe Luani, djali im i
dytë, që ishte një prej kundërshtarëve më të rrebtë, se mos po udhëtoja kah
banesa e braktisur e dhembjes së pashuar, në theqafje të shpërfilljes. Të
gjithë të tjerët, ishin të ndarë me mua, por jetonin në të njëjtën shtëpi dhe
më ruanin ndër kacafytje të përhershme të ish gruas sime. Nëpër sa grushta
shkova te shtëpia e tyre, e mbesës, dhe e gjëja duke “pritur”, të lodhur, pa bukë e pa qels, e kthyer nga shkolla e saj.
Nëna e saj kishte diçka me te, e askush përveç meje nuk kishte ditur t‘i bie
pas e as t’a ndihmojë. Sa herë ashtu e gjeta, pa çelës, pa të holla, e pa
mbrojtje. Përplasesha vazhdimisht pas saj!
Po të kisha forcë të shpuaj veten, do t’ia kisha bërë një
gropë të thellë anë e përtej dhembjes sime të madhe, se nuk kishte si t’i
arsyetojë prindërit e saj, e braktisur në të gjitha anët. Pelerina e dhembjeve
të mia nuk mund ta ngrohte e ta përthekonte. Jetoj ngusht e vetëm. Qe pelerina
e dhembjes sonë të pafund. Pafundësia nuk i ndihmote dot, sado që copëtohesha
pa mbarim. Nëna e saj dikur ma ndaloi banesën e tyre. Me një familje irakiane,
me vajzat e saj e shoqëroja unë, ditëve të larjes në bazen, por u fjalos papritmas
disa herë, pas largimit të Shpendit nga shtëpia e tyre dhe ia e kalli edhe banesën
e tyre, duke e prekur rrymën e tyre, kinse po e prek të veten. Kështu iu dogjën
të gjitha orenditë e të mirat e lëna aty prej Shpendit! U vendosën një banesë
provizore dhe unë duhet t’a takoja vajzën në shkollë, kur binte zilja. Dikur,
Shpendin e përzunë nga shteti dhe ajo u kthye në kantonin e tyre, në një banesë
të vogël e pa vajzën e saj, Luljetën, të cilën e dorëzuan në pikat më të
largëta e të skajshme, në kantone të tjera. E para ishte polizore, e dyta e
vajzave të diskutueshme me “dënime” në
një dhomë; në një kati të veçantë; pastaj u lëshua në të dy katet; mandej të
ketë leje për të dalur në shetitje.
Një fëmijë pa fëmijëri pat mbetur, para syve të mi! U
sëmua rëndë, por befas fliste gjëra që nuk mund të thuheshin. Ajo kishte një
vetëdije të lartë e ndonjëherë fliste gjëra të befta, që të godisnin me
vërtetësinë shkencore, e megjithate po vuante, sa nuk mund ta treste kurrsesi e
as të largohej prej nënës së saj. Edhe në një dhomshen time të flinte
ndonjeherë rrallë, kur e merrte me shkrim prej shtëpisë së tyre, por
papriturazi e zgjonin ëndërrat e egëra, që na shkonte nata për ta qetësuar, e asnjëherë
nuk ma tregonte këtë ëndërr të beftë, sa dhe shpirti po më troditej pa masë!...
E kujtoja fëmijërinë time dhe rininë e hershme në vendlindje.
Atëherë isha sëmuar shumë përpara viteve tetëmbëdhjetë, si fëmijë, në atdheun e
robëruar. Ishte dhembja jonë që më coptonte. Dikush ishte keq me mua, keq me të
vërtetën tonë të madhe dhe më stopoi me të gjitha gjërat që atëherë më
udhëheqnin shpirtërisht. Tani, zemrën e coptoj ndonjëherë dhe mushkëritë i gris,
me vajin nëpër ditë të caktuar. Kështu vuaj e vuaj, nga dita në ditë. Të njëjtat
gjëra si dikur më kanë rrokur shpirtërisht e psiqikisht, edhe të voglën time,
të dashur e të dhimbshme, nga ngatërrimet e përhershme e prindërve.
Bëj prova çdo ditë që t’ia lë asaj dashurinë time të
pavdekshme, siç e donte gjyshi i saj e jo babai. Kush e përfillë dashurinë më
të thellë për brezat në vazhdim? Jo, pakush. Kundërshtarë e kisha edhe pushetin
e ri, që ishte pjellë e stërpjellë e pushtetit të vjetër okupues. Bënte kërdinë
mbi mua dhe ky “pushtet” ishte edhe mbi
pjellën e bijve dhe bijave të mia...
E kujtoj papushin sa herë më lëvizë boshti i vlerësimeve
të pëlcitura. Më lodronte dhembja nëpër zemër. Ajo, posa hipte në maje të
litarit të trashë e lidhur në lojërat e fëmijve, kur hipte lakadredhash deri në
maje, e ngriste njëren dorë lartë me grusht, si urra, e këndonte thekshëm e dhembsurisht
këngën për Kosovën, që dukej e lirë, por na ishte pa liri të vërtetë!...
Këngëvaji ma këputë zemrën sa herë e kujtoj e nuk mund të
bëj assessi ndonjë gjë tjetër, pos të lotoj pa pushim. Lulkuqen time e largojnë
edhe më largë se ku arrinë këmba për ta vizituar, sikur mbet kështu “Lulemjera”!...
Djemt e mi, i dyti dhe i treti, më ngarkojnë me fajet e paqena,
se për çka shkoj për ta kërkuar të vetmen lulëkuqe për ta parë, me dhembjen e
gjyshit e me zemër më të butë dhe të ndjeshme, krahas nipave e mbesave të
tjera, të cilën e kisha fotografuar me aparat, derisa sa ajo qantë për marrjen
e babait të saj, nga policia. Nuk e dëshironte asnjëherë humbjen e babait, të
cilit i ngjantë në pamjen e vet. Të tjerët, të familjes sime, më lëshohen me
faje të papara, pse unë i levërdisem asaj, se ajo ia paska dhënë të drejtën
nënës së vet, ndërsa nëna e saj kryengrehtë me përplaset pse i paskam ndalur djalin
e vajzën e madhe, por e ka pucatur me shkelm vajzën e vogël, në një “shtëpi të të rinjëve”, sepse është
çliruar prej Shpendit, e kthyer në kantonin e vet. Më akuzon edhe mua. Dihej, dy
pëllumbat e parë i janë ndarë vet, aspak pa më njoftuar me instancat e veta juridike.
Prej gjyqeve më kanë larguar pa të drejtë! Ky shtet i pa shtet, i sheh “argumentet” aty ku nuk janë!
Sikur nuk jam i gjallë! I lë paudhësitë rigoroze të
shtetit e drejtuesve të këtyre shtëpive, që janë shumëzuar në pakufi dhe i
vishem lulëkuqes sime, e cila është shndërruar në thatësi të viteve, larg prej
syve të lagur prej meje.
Nuk kam aspak të drejtë ta adoptoj, edhe nëse e dua pa
masë, as ta gjëj e ta shoh me sy, e të më pikojnë sytë lotë të gjallë e nuk më
lejojnë aspak instancat që e kanë në dorë të veten atë luletharë. Gjoja ajo nuk
do të më lejojë që t’a vizitoj, por ajo befas e them këtë heshtje të të qiellit
me shtërgatë, më ndonjë përgjegje të rrallë. Më pohon se do të vijë patjetër te
unë, sapo të shërohet; e çka bënë nëna e saj me te nuk kam gjasa të di, sepse
më ka bllokuar edhe mua. Ish gruaja ime më thotë se nëna e saj e ka në qafë atë
luletharë. Si bëhet kjo punë? Nuk e di! Qaj në vetvete, sepse papitmas u
shkatërrua familja. Shteti ka hyrë në çështjet tona globale me të padrejtat e
saj. Edhe nëna e saj më ka bllokuar. Lulëkuqe ishte, por Luletharë po bëhej.
Tani, nuk më lajmërohet asnjëherë. Kam frikë se po shndërrohet në një lule të
dhembjes së vetmisë. Nuk të lënë asgjë të kapësh si duhet në dorë...
Një natë e pashë në ëndërr: në një greminë të thellë, në
terr, të ulur pa lëvizje e pa m’u përgjegjur asnjë thirje më parë. Në atë
ëndërr, me zë të plotë dhe me të qara, ajo m’u përgjegj, derisa fluturova me
krihë të zogut të fëmijërisë. Më parë kishte qenë e shukatur, e heshtur, pa fjalë,
të ndalura pas sa viteve dhe të kthyera në vaj. Ishte e përbaltur, në miliona
përpjekje pa krahë të dalë prej asaj gremine të thellë:
“Nuk
mund të dal prej këtuhit, prej kësaj gremine, pa krah si ti, që të vi pastaj te
ti! E nuk kam çka të jetoj, e veten nuk mund t’a asgjësoj. Vonon shumë, por do të
më marrë vdekja. Ajo vjen prej urisë! As këtu nuk bëhet kurrfarë shkolle, sepse
kam ra në pus të thellë!...”
I radhën lotët varg e vi dhe bëri përpjekje për t’i
fshirë, duke më shikuar ndonjëherë, si Lulemjera. Ishte e shokatur e pa shpresa,
e mbështetur për atë dhé të lagët, por me lotë në sy. Aty ishte shumë ftohtë!
“Patjetër
do të bëjmë përpjekje që dalim nga ky push i thellë! Të dua pa masë, të dua, o Lulëkuqja
e ime, që po zverdhesh, pa shpresë! Nuk guxon të ligështohesh, sepse të
shkatërron ky mjerim!... Duhet të bëjmë diçka për të dalur prej kësaj
gremine!...” – u përpqa t’a ngushëlloj, por ajo më ndërpreu:
“Jo,
jo, nuk mund të dalim prej kësaj gremine! Kam bërë miliona prova që të gjëj një
mundësi, që të gjëj një zgjidhje, të dal në dritë e të ik nga ko gjendje! Ia
kam dhënë nënës të drejtën juridike, deri në moshën 18 vjeçare, e ajo më
vërtiti sapo u lirua prej babës sim!... Kështu, kam humbur edhe vëllaun tim e
motrën time, por edhe nipat e mbesat e axhës, sepse edhe axha ishte në luftë me
ty. Më lanë vetëm e të sëmuar shpirtërisht dhe psiqikisht!... “
“Qetësohu
të lutem, qetësohu! Ngrihe moralin tënd të jetosh më tutje, mbi dhembjet
shpirtërore! Do ta gjëjmë një rrugëdalje nga ky pus i befasisë!” – i thashë, ndërsa lotët më ranë si shiu, me rrebëtimë, në fund të
greminës.
“Ti
nuk ke një grua të dytë dhe ke bërë përpjekje qindra herë të bëhesh së bashku
me ndonjë grua tjetër, që të do! Të kanë mallkuar prej fëmijërisë: kurrë nuk do
të kesh gëzim, veç pikëllim! E di, se kështu je i dënuar...”
Vetëtin një re e mbyllur prej katrahurës e deri maje të
kësaj gremine, si pus të thellë dhe sikur e kalli vetëdijen e të qenmes.
“Jo,
jo, kjo gjë nuk është e vërtetë! Duhet të dalësh prej këtu, e pastaj do të
gjëjmë edhe një zgjidhje!” - e ngushëllova, me
përplasje të lotëve.
“
Po, e vëtetë është tragjedia e jonë! Ish-gruaja e juaj dhe gjyshja ime të ka martuar
me qëllim dhe ti je njëri prej shkaktarëve të tragjedisë sonë! E dinin se të
kanë në dorë, por shpëtove shpejtë nga ajo kur e kuptove çka fshihej pas saj. I
kuptoje përherë kërcënimet e saj! E ndave me gjyq, e prej të ligave nuk mund të
ikësh! Ato janë bërë nga një magjistar i madh, me disa qenie të tjera për rreth
vetes. Nuk e di sa veta i kishte. Këtë magji të madhe nuk mund ta heqësh, pa e
ditur kush t’i ka bërë, çfarë rruge ka ndjekë, me cilët njerëz kanë qenë rreth
tij, etj., etj. Pastaj, disa kanë vdekur kaherë! E, si mund t’i prishësh ato
magji, Babagjysh?! Hë?!” – bëri me duar lart, sikur
ajo i dinte të gjitha të vërtetat. Edhe mua, mu dridh e tërë bota! Në fund të
këtij pusi të thellë ishim, por sillej çdo gjë rrotull. Më mirreshin mendët!
“T’i
lëjmë magjitë e botës e të tjerat dhe të shpëtojmë ty, nga ky pus i thellë!
Atëherë, do t’i mbledhin dalëngadale edhe të tjerët!” –
ofshana thellë.
“Nuk
mund të marrësh asnjë grua, as ate që je dhënë pas saj, me letra, pas sa
detrash, pa e parë asnjëherë, me psiqikë të thellë! Ajo nuk është e vetëm! Ka
disa vetë që i gjurmojnë letrat e pagesat tuaja! Kjo gjë është vetëm mashtruese!
Do të fundosesh, si në këtë pus, por shumë më thellë, sa nuk mund të dalësh asnjëherë
prej saj! As të ngritesh në këmbë nuk mundesh, pos të qajsh pa pushim e
përfundimisht. Unë të thash që t’i ndahesh asaj, pasi i lexova letrat e saj dhe
tuajat. E ti, nuk më ndëgjove!... ”
Ajo u tretë në vetvete, si nëpër një vorbull të ngushtë, të
errët e të thellë, gërmuq, si të ishin shembur të gjitha bjeshkët e fajit mbi
te! Më erdhi shumë rëndë për te e më erdhi shumë keq për veten. Një pjesë të
vërtetës e kishte thënë për mua, edhe për veten e saj. I kisha humbur kaq vjetë
me të holla dhe me shpresa, nëpër letra të pambarim. Nuk kisha ku të shkoj përveç
këtij ferri. Por e mbajta veten edhe njëherë:
“Eja!
Të ngritemi! Sikur kam rënë në pus, por do të dërgoj nëpër ajr e do të dalim të
dytë!” – i thashë dhe u ngrita në këmbë. Ajo, pas kësaj, e
ngriti kokën mënjanë e me njërin sy të mbledhur dhe duart e kryqëzuar më tha:
“Ato
flatra të errëta, që të sollën tek unë, janë zhdukur menjëherë! Nuk ke më
flatra! Me çka të fluturosh?! Hë!”
Mu dridh trupi e më shokoi gjendja ime, sapo shikova
rreth vetes. Më pllakosi dhembja e paparë. Humbën edhe fjalët! Nuk kishte fjalë
më! Pos disa sekundash, shtoi edhe ajo:
“Je
në pus të befasisë, pa asgjë që të mund të ha, madje të shtoj edhe pak jetën
ndër shpresa. Stomakun e kam petë! As ju nuk keni gjë të hani këtu! Hë!... Ju,
mund të bëni prova të ngjitesh këtij pusi, me duar e me thonjë! Kam provuar
disa herë, por nuk mundem. Ndoshta, ti do të mundesh!...” – dhe u përplas në atë dhembje të pa fund. U shemb, e gjitha, e tëra, o
Zot i Madh!
Nga tmerri, më dual gjumi dhe po alarmohesha! Po
alarmohesha... po alarmohesha!... Dhembja nuk merrte fund!...
U zbardha në flokë dhe u treta si në skëterrë, si në një
pus të errët!...
Dikur, papritur, më shëndriti nga pak njëfarë drite dhe u
shndërrua në Diell të veçantë të Besimit. E kjo ka të bëjë parasegjithash me
psikologjinë. Pra, duhet t’a ndërroja në psiqikën time këtë traumë të
rrokullisjeve nëpër fletët e pakëputura të kësaj tragjikomedije. Ishte punë e
madhe, ore!
Duhet që të shtoja mendime pozitive, aty ku janë mendimet
negative! Nuk kam qenë asnjëherë i demonëve, por i paqes dhe i mirësisë së
qenies. Kjo ka të bëjë më së pari me ndjenjat dhe këtu është çelësi!...
Kraheqafe e kam mbajtur si fëmijë Shpendin, e kraheqafe
do t’a mbaj edhe mbesën time, Luljetën! Do t’a zhduk besimin e parë që e kisha
dhe do t’a zëvedësoj me besimin tjetër. Në besim mbillen magjitë!...
Kur hapet një gur i madh, çelet rruga e papritur! Rruga e
re, ka zgjidhje! Por duhet durim i madh e duhet të lutesh,... të lutesh!...
Mërzia e madhe zhduket me besim!...