Kulturë
Hamza Halabaku: Cila Nënë
E merkure, 08.01.2025, 06:50 PM
Hamza Halabaku
CILA
NËNË
Cila
nënë është më e madhe,
se
kjo tokë e gjithë ky dhe?
Është
Arbënorja që ka lindur
trimin
e madh, Ty, Skënderbe!
Cila
nënë e ka zemrën
të
madhe sa mali?
Është
Labemadhja
që
nënë e kish Ismail Qemali.
Cila
nënë lindi fëmijë,
siç
lind hardhia rrushin...?
Është
Nënëmira
që
e rriti Gurakuqin.
Cila
nënë e ka aromën
më
të këndshme se bliri?
Është
Nënëlokja përmetare
që
na fali Naim bilbilin.
Cila
nënë e ka zemrën
më
të fortë se guri?
Është
Fisnikja kosovare
që
në jetë solli Bajram Currin.
Cila
nënë është rreze drite,
dhe
pa asgjë të zezë?
Është
Trimëresha prej Mirdite
që
i fali botës Shën Nënën Terezë!
Cila
nënë burrneshë fare
meriton
të mbajë kurorën?
Është
ajo, porsi Shota kosovare,
që
pat djalë Ibrahim Rugovën!
Cila
nënë me vuajtje e halle
veç
me këngë e mbushi dishtën?
Është
Zadrimorja një azgane
që
i dha kombit Atë Gjergj Fishtën!