E merkure, 08.01.2025, 04:12 AM (GMT)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe (13)

E hene, 06.01.2025, 06:56 PM


Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe (13)

Si lindi dhe u rrit territorialisht Komb-shteti sllavo-serb në shek. XIX –XX në kurriz e armiqësi me shqiptarët

II. SHPARTALLIMI i SERBO-KRALEVINËS JUGOSLLAVE (1941-1944)

DHE RIPUSHTIMI I KOSOVËS NGA SERBO-JUGOSLLAVIA

E KAMUFLUAR SI KOMUNISTE, 1944-1999 (55 VJET)

NGA DR. NUHI VESELAJ

Hyrje

Para se të kalojmë në shtjellimin e dy temave themelore: e para Kosova gjatë shpartallimit të Kralevinës  Serbo- Jugosllave deri në fund të LDB, 1941-1944  (3 vjet e gjysmë) dhe e dyta, Ripushtimi i Kosovës nga Serbo-Jugosllavia e kamufluar si komuniste 1944-1999 (55 vjet),  duke i lënë detyrë secilit lexues që këtë çështje ta komentojë vetpërvete,  po rikujtojmë frazë-shprehjen: O sa mirë me qenë shqiptar, me folë shqip e me pasë atdhe që supozojmë se të ketë lindur më herët në frymën romantiko-rilindëse, por do të jetë shijuar, qoftë edhe pjesërishst,  në kohën e konsolidimit të shtetit shqiptar të quajtur Mbretni shqiptare, 1928-1939, të drejtuar nga Zogu I,  i cili vetes i dha titull ndajshesën: Mbret i shqiptarëve, gjest politik ky që jepte me kuptue se nuk ishte i kënaqun me sipërfaqen gjeografike  të atdheut të tij, pasi, vërtet, 2/3 e shqiptarëve autoktonë në trojet e veta kishin mbetur të pushtuar jashtë asaj Mbretnie shqiptare.

Në të vërtetë, Kosova me kosovarët edhe pas dobësimit apo shuarjes së levizjes kaçake nuk e humbi shpresën për çlirim e bashkim me Shqipninë amë. Kërkonte e priste ndihmë edhe nga shteti i Zogut. Mirëpo është interesant se kur Zogu I, mbret i shqiptarëve, mbase imagjinonte për Kosovën edhe gjatë e pas konsolidimit të Mbretnisë Shqiptare (1928), mbreti serb Aleksandër Karagjorgjeviq, një vit më vonë (1929), shpalli edhe ky Kralevinën Jugosllave dhe pikërisht Krahinën e Kosovës e copëtoi administrativisht në tri sishtete-banovina: Mali i Zi, Serbi e Maqedoni, por sidoqoftë shpresë-kërkesa e shqiptarëve kosovarë për liri e bashkim, nuk u shua, ajo shprehej në mënyra të ndryshme edhe në këngë-thirrjen  Oj Shqipnija jonë, e cila do të këndohej masivisht gjatë asaj robnie dhe do të jetojë gjatë në gojat e individëve dhe kangëtarëve tanë të çdo visi e fisi gjithkëndej, madje për hir mesazhi jo vetëm artistiko përmbajtësor, tekstomelodik e historik, por edhe për nga vetë realiteti ekzistues ajo këngë-melodi do të ripërtërihet sinënrogoz edhe gjatë sundimit të regjimit komunist tito-rankoviçist.

Sidoqoftë, ne, këtë këngë Oj Shqipnija jonë të dëgjuar e kënduar nga fëminia që në kohë të Kralevinës, e kërkuam po nuk e gjetëm dot të regjistruar në internetin shqiptar. U befasuam. Unë më tepër si adhurues i melodisë së saj po e sjell një pjesë teksti nga notesi im, të përpunuar që në vitin 1961:

Oj Shqypnia jonë

Oj Shqipnia Jonë e Jonë,

Mblidhi taborret dil knej në Kosovë!

Dilna në Kosovë te Bija e kësaj ane

Po na rriten fëmija pa Nanën e Madhe.

Në trojet tona jemi pa liri, pa dritë

Silli Nanë taborret, mos na le me pritë.

Këtë këngë e këndonim me këngëtarin e madh patriot, Riza Bllaca. Ishim fqinj me me shpia në  në Ferizaj. E këndonim, prej merzisë, veç për vete, të mbyllur në shpitë tona përdhecke, ku unë dhe ai ishim shpërngulur nga halli, ikje nga vedlindjet, nga maltretimet prej udbashëve të Suharekës. Unë i larguar nga arssimi, ai i akuzuar nga dikush se e paska kënduar këngë të ndaluara si Oj Shqypnia jonë, Oso Kuka etj. Ai për me humbë tragë, paska qitë fjalën kinse po shpërmgulet në Turqi, por paska ndalue në Ferizaj. Paska kaluar në Rrafshin e Kosovës edhe për arsye se vërtet populli në ato vise ishte shumë më i lire në krahasim me komunat Suharekë e Rahovec të Rrafshit të Dukagjinit (Metohisë).  Rizahin ajo anë e merrshin  me u këndue në darsma e zijafete. Rizahi dinte disa variante të këngës Oj Shqipnija jonë. Dhe si e veçanta e stilit të tij ishte që nga afshi fjalë-emrin Shqipni, e shqiptonte edhe ShkipRi. Ishte fillimi i viteve të '60-a.

Sido që të ketë qenë, edhe pse Mbretnia e Zogut ishte Shqipni e Vogël (Shqipni Londineze) po ajo u bë shtet, duke lënë të përdëshiruar Shqipninë e Plotë. Mirëpo sa vështirë ka qenë me u bë atdhe-shtet edhe aq Shqipni dhe sa e sa punë kishte mbetur pa u krye. Tek idealisttët-atdhetarë stoikë edhe kosovarë sidomos, krahas shprehjes së parë të frazës të sapocekur "O sa mirë" afsh enthuziaste, dëgjohej edhe si ofshamë-pshërëtitija: "O sa vështirë!, përkatësisht: O sa vështirël, me qenë shqiptar, me folë shqip e me pasë atdhe, sepse vetë jeta-luftë sfidonte, siç sfidon ende përshkallëzimisht edhe sot ndërgjegjësimi e përgjegjësia individuale e kolektive për me vazhdue ide-platformën gjithsesi edhe si kërkesë edhe paqësore në Europën e Bashkuar.  Së këndejmi sot rreth kuptim-përjetimit të së vërtetës të shkrirë në njësh përjetojmë njëherazi: Sa mirë e sa vështirë është të qenët shqiptar, që mund të gëzohet e kultivohet gjuha shqipe dhe së fundi të kuptohet koncepti i atdheut, sepse Atdheu mund të jetë i lire, i robëruar apo për dikënd vetëm idelalisht i ravijëzuar... Flasim për atdheun borxh-trashëgues, jo për atë vullnetar që të jep bukë, por nuk të jep parësorisht ushqim e -shpirtnor të shëndetshëm për breza në truallin tënd.

Sidoqoftë, kudo që të jetë shqiptari vetëdijesishst duhet të ketë në përkujdesje emrin shqiptar, gjuhën shqipe e sidomos atdheun borxhtrashëgues, ngase vetëm Ai është zot-mburojë që e garanton dinjitetin e shqiptarit dhe të gjuhës shqipe të tij në kuadër të globalizimit të shoqërisë njerëzore.

Duke pasur parasysh atë që u tha dhe jo aq qartë, të shohim tani si vepruan shqiptarët e Kosovës, kur Kralevina Serbo-Jugosllave, pësoi shkatërrim të plotë gjatë LDB. Së këndejmi, edhe pse ishte kohë lufte, do të shohim se si Kosova shijoi sadopak liri shqiptarie, të shoqëruar me  përmbajtje  me  "O sa mirë", por edhe me "O sa vështirë".

A. KOSOVA GJATË shpartallimit të SERBO-Kralevinës Jugosllave, der në fund të LDB

Lëndën e kësaj faze kohë-hapësire po e shtjellojmë në këta tre nëntituj:

a) Kosova gjatë shkatërrim– asfisksimit të Kralevinës Jugosllave (1941).

b) Kosova me frymëmarrje kombëtarie nën pushtetin okupues të Italisë fashiste (1941- 1943),e proklamuar në kuadër të  Shqipnisë së Madhe.

c) Breshëri sulmesh ndaj së përdëshiruarës Shqipni Etnike (e pandarë me Kosovë, Qameri e Maqedoni), nën ombrellën e shkyer të Gjermanisë Naziste (1943-1944).

a) Kosova gjatë shkatërrim-asfiksimit të Kralevinës Serbo- Jugosllave (1941)

Gjatë 1uftës II Botërore (1941-1944, tre vjet e gjysmë, nga mosha ime 8-11vjeçar) mbaj mend që Kosova, përkatësisht edhe Sharraku i RrethBjeshkës: Ferizaj-Suharekë-Prizren, edhe pse nën hije të pushtimit fashisto-nazist, përjetoi një jetë lirie shqiptarishte modeste, po fatlumnisht, jashtë shtypjes barbare serbo-jugosllave, periudhë kjo që po e përkujtojmë sot, në disa pika, duke u mbështetur kryesisht në atë që e kam përjetuar:

Së pari, mesa pamë në punimin paraprak na është formuar bindja që elita pushteto-fetare pravosllave e Kralevinës (serbo-jugosllave), ushtrinë e vet nuk e ka përdorë për mbrojtjen e vendit, por kryesisht për pushtime e hegjemonizma ndaj shqiptarëve dhe tokave të tyre. Kjo dëshmohet edhe në rastin që kemi në shqyrtim, sepse kur ushtria e Kralevinës në viset e tjera, pa shkrepë asnjë kapsollë fysheku dezertonte ose dorëzohej para forcave invaduese të Gjermanisë hitleriane, formacionet elite të saj në kufirin me Shqipninë Veriore: Prizren-Malësi-Shkodër vazhdonin pushtim-marshimin me mija kilometra në thellësi të tokave shqiptare, vise këto, të cilat që nga viti 1939, si Shqipni, ishin nën pushtim-sundimin e Italisë fashiste.

Së dyti, për mendimin tonë Serbi-Jugosllavia nuk e bëri këtë marshim-pushtimi në tokat shqiptare, gjoja me u tregue Aleatëve se është me tal siç e tregonte në demonstratat e 7 marsit 1941,  por e bëri mbase me marrëvershje të fshehtë me qarqe të veçanta mikste Mali i Zi /Itali, kur kjo e fundit ishte  e zënë në luftë me Greqinë, Synimi i Malit të Zi ishte, së pari t'u tregonte shqiptarëtve se ka forca t'i robërojë kur të dojë, madje, kjo është edhe më finoke, donte që  në pazaret e ardhme të fituesve, qoftë nën hijen Aleatëve ose të Boshtit, kur do të vendosej e mbramja, të kishte shanse me realizue ambicien e kahershme të saj që jo vetëm Shkodra por tërë ky territor Shkodër –Malësi, Prizren, me Ulqin e Shëngjin t'i përkiste Mbretnisë së përtërirë të Malit të Zi që synohej të mëkëmbej.

Së treti, siç dihet Hitleri e Musolini, që më parë ishin marrë vesh që Italia ta shtrinte sundim-influencën, sikur më parë në Shqipri, ashtu tani edhe në Mal të Zi e Dalmaci e gjithandej, ndërsa Gjermania në pjesën tjetër të Jugosllavisë. Kështu themi, sepse Elita politiko-ushtarake e Malit të Zi kishte kohë që ishte në kontakt me qarqet italiane dhe në atë drejtim pati anuluar botërisht vendimin kur Mali i Zi më 1918 iu bashkua mbretnisë Serbo-Jugosllave karagjorgjeviqe, duke e shuar Mbretninë e vet të kahershme të Kral Nikollës. Ndërrimi ndodhi sepse Mbretniia Jugopsllave karagjorgjeviqe u shpartallua nga forcat e Boshtit, ku bënte pjesë edhe Italia.

Së katërti, Mali i Zi, për këtë ripërtrëritje të Mbretnisë Malazeze nën ombrellën e Italisë fashiste e kishte përkrahjen e bijes së Kral Nikollës, Milena, e cila ishte gruaja e Viktore Emanuellit, mbret i Shqipnisë dhe Italisë dhe Perandor i Etiopisë, mirëpo për këtë asaj elite malazeze nuk i ngutej për derisa nëpërmjet aeroportit të Nikshqit të përcillej për Angli  Qeveria  proangleze e demontratave të Beogradit të 27 Marsit që prishi paktin me Hitlerin, por u mund sapo u sulmua, më 6 prill 1941, dhe ajo qeveri me në krye gjeneral Simoviqin dhe mbretin e sapokurorëzuar Petri II Karagjorgjeviq, do të ikin jashtë nëpërmjet atij aeroporti, pikërisht më 17 prill 1941, 11 ditë pas shnpartallimi të atij shteti.

Së pesti, për me tregue dinakrinë e saj, kjo elite malazezo-serbe sipas kërkesës së italiane, pas dates 17 prill 1941, duke e paraqitur veten si autoritet, me të shpejtë, bëri tërheqjen nëpër territorin e saj të shumicës së forcave serbo-Jugosllave nga tokat e pushtuara italo-shqiptare: Malsi-Shkodër dhe kështu bëri të mundshëm rikthimin e shnpejtë të autoriteteve  italiane gjithandej.

Së gjashti, në të vërtetë, si duket një pjesë e asaj ushtrie Serbo-Jugosllave që edhe kishte iivaduar nga Prizreni, do të kthehet në Prizren. Mirëpo në Prizren e këndej nga Rrafshi i Dukagjinit, madje edhe në krejt Kosovën, brenda këtyre 10 ditëve raportet kishin ndryshuar, sepse prej  këndej xhindarmëria e një pjesë e mirë e ushtrisë panikisht kishin ikur në Serbi, bile duke lënë depot plot me armatime e rezerva ushqimore, të cilat do të bëhen plaçkë e shqiptarëve vendës. Kuptohet në këtë vakuum Prizreni ishte jashtë ndikimit serbo-malazez, ashtu edhe e forcave gjermane e italianeqë që ende nuk kishin kaluar këndej, andaj në këto rrethana spontanisht u formuan grupe shqiptarësh të armatosur. Këto forca filluan të organizoheshin, duke u udhëhequr nga inmdividë të dalluar nga krenët përkatës popullorë, të cilët me mend e pushkë në dorë ishin në soditje të ikjes së ushtri-xhindarmerisë dhe të kolonëve serbë, të cilëve u merrnin armët dhe i linin pa pengesa të shkonin.

Së shtati në këtë kohë pritje e sorollatjeje, kur çarmatoseshin lehtë, xhandarë e dezertorë, në afërsi të fshatit Gjinoc (të Suharekës) në një mëngjes herët, shpifet papritmas një togë ushtarësh serbë të armatosur. Siç mendoj unë, mbase kjo ishte pararojë e formacioneve të asaj ushtrie elite serbo-jugosllave që kthehej nga territori zyrtar shqiparo-italian, ku kishin qëndruar 10 ditë e më gjatë të shkëputur nga baza, sepse, siç do do të tregojë rasti nuk ishin të njohur, me situatën çfarë kishte ndodhur në Kosovë e Serbi-Jugosllavi, gjatë kësaj periudhe

Së teti, kështu ajo togë, sapo hetohet e rrethohet nga grupe luftëtarësh shqiptarë, kryesisht vendës dhe refuzon me i dorëzue armët, madje edhe konoset ndaj shqiptarëvë. Nuk dime kush provokon i pari, por e dime se ajo paraqiste rrezik, andaj sipas Ramadan Haxhiajt, terë togë–prej 30-40 vetësh në krtye me komandirin e tyre, likuidohet.

Së nënti, ndërkohë nga Prizreni arrin formacion i tërë me armatimin përkatës. Shqiptarët rezistojnë, deri sa u bë njëfarë evakuimi në panik i banorëve. Kështu pasi thyhet qëndresa e luftëtarëve shqiptarë e pëson fshati si dhe individët e caktuar të lagjes Berisha e të tjerë, qoftë nga zjarri, qoftë nga plumbat e armikut. Së këndejmi te masa e painformuar e panikëzuar duket se vazhdon marshimi hakmarrës i asaj ushtriie serbe (!) edhe drejt fshatrave të tjerë Sopisë, Dubravës deri edhe drejt lagjes së Bajraktarëve të Suharekës e gjithkëndej nga iknin popullsia e rrezikuar.

Së dhjeti, rastisi që unë atë mëngjes i pata çue lopët me kullotë te ara në Liplak, në rrugë-drejtim nga Suhareka e Sopia. Së andejmi vërtet nga Sopia-Gjinoci vinin gjithnjë e më shumë krisma të shumta armësh. Në ato çaste hetova, që Baci Rizah (siaxhë) doli nga malet e Sopisë dhe shpejtonte, sa ku mundej për në fshat. Atje si arrin alarmon me panik për ngjarjen, ku edhe vetë kishte qëlluar, pasi ndodhej tek dy motrat që kishte të martuara atje. Lajmëron  që pas vrasjes së ushtarëve serbë e  thyerjes së rezistencës së shqiptarëve nga një usgtri e nadhe serbe fillon me u djegë Gjinoci, e cila, po marshonte edhe edhe drejt katundit tonë.

Së njëmbëdhjeti, kjo ishte befasi për babën, i cili edhe pse dyshon në këtë rrëfim, ngase kishte bindje që Serbia tashmë ishte një dhi e coftë, që vetëm bishti i kishte mbetur përpjetë, megjithatën pasi krisma dëgjoheshin dhe dihet që bisha e plagosur është shumë e rrezikshme, pajtohet me mixhën Hoxhë menjëherë të përgatitej evakuimi i familjes së gjerë për Budakovë. Marrin me vete në qerre shtrojë e mbulojë e lëndë ushqimore dhe nisen për atje, ku kishim ne dajat e nanës.

Së dymbëdhjeti, Baba, nuk vonoi erdhi te unë. Për çudi, e kish marr gujën në dorë e në të mbështjellë e kishte pushkën! Më tha: "Leji loptë, i këqyri unë. Ti ngutu zine qerren se krejt familja janë nisë për Budakovë". Unë vrap i zuna në të dale të katundit. Edhe kah ngjiteshim drejt Krushicë-Budakovës nga rruga shihej që nga Gjinoci dilte tym dhe dëgjoheshin krisma.

Së trembëdhjeti, pasi ishte në të ngrysur daja Miftar, ashtu si ishim, na fshefi në pyll, të Prroni Karollit, afër Gurrës së Kadisë, ku na fëmijët atë natë pasi na dhanë qull të zier nga mielli i "dërzhavës, fjetëm mbi cergë të shtruar mes lisash.

Së katërmbëdhjeti, të nesërmen baci Ramë kishte vështruar nga një kik-kodre që një njësi e motorizuar gjermane nga Brryli i Xhades mbi Reçan kishte gjuajtur me topa Ushtrinë serbe afër Gjinocit dhe së andejmi nuk ndiheshin më të shtëna. Kjo i qetësoi edhe Mixhën Hoxhë e Dajen Miftar, ngase pasi vështruan që veç nga Gjinoci nga katundetë tjera nuk dilte tym, u binden se nuk kishte nevojë me ikë andej nga Jezerci, ku kishim miq.  Po atë ditë u kthyem në shtëpitë tona.

Së pesëmbëdhjeti, në të vërtetë, këtë gjendje e kishte zgjidhur, Qazimi i Ramë Bllacës, mik i b. Rizah, student që dinte gjermanisht. Ky atë natë shkon në Shtimje aty për fat ndesh patrullën gjermane, njofton për ngjarjen, kështu që në mengjes gjermanët me forca të motorizuara shuajnë këtë ndeshje të përgjakshme dhe arrijnë si triumfues në Prizren. Marrin kazermat e bashkinë në dorëzim pa luftë. Nuk dime sa ushtarë u janë dorëzuar e sa prej tyre  fshiheshon ndër fusha e male, apo te familjet e fqinjve tanë ortodoksë. Për këtë baba ishte i njoftuar se para se të arrimin ne në fshat kishin arritur grupe të mëdha ushtarësh dezertorë. Ata kërkonin besë sigurie, për me ikë tutje nga Serbia.

Së gjashtëmbëdhjeti, me që flinin në odë të madhe, mbaj mend që në mëngjes herët erdhi në odë Shaip Reshtani (Morinë), shok për kryekreje me babën, me njerëz të gatshëm për veprim. Kishte ardhë me u konsultue me babën me i vra apo jo, ushtarët pjesëmarrës në luftën e Gjinocit që tani fshiheshin nën besë në familjet e fqinjve ortodoksë. Kështu kishte ndodhur edhe në fshatra të tjerë. Ata pranonin me i dorëzue armët, por kërkonin njëfarë sigurie deri sa të kalonin natën deri në Lipjan, ku me tren do të iknin për Serbi.  Sipas Shaip Reshtanit, kishin mundësi t'i likuidonin për hakmarrje. Baba më kujtohet që mezi ia mbushi mendjen që ushtarët e paarmatosur të dorëzuar nuk duhet me i vra. Këta të Reçanit tashmë ishin si ndë besën e tij. Po edhe ata në katundet e tjera duhet me i lane të ikin, se edhe ky kur kish pasë ikë  prej ushtrisë serbe me Bebë Gjinocin, kanë  kaluar nëpërf katundet e serbe pa pengesa. Fundja, kështu mendimi i babës u pranua dhe asnjë nga ushtarët serbë pas Luftës së Gjinocit si ikës nuk është vra, as nga ana Sharrakut mbi xhade, as nga ajo e Grapit nën xhade të Grykës së Carralevës.

Së shtatëmbëdhjeti, këtë fakt po e rijeksoj në mënyrë të veçantë, që ta dijë bota e mbarë e sidomos brezi i ri i serbëve, se ushtarët e dorëzuar në besë të çarmatosur edhe pse pjesëmarrës një ditë më parë në Luftën e Gjinocit, si nga ana e Grapit, ashtu edhe ana e Sharrakut pa një therr në kambë kanë kaluar drejt Serbisë.

b) Frymëmarrje kombëtare e Kosovës në Shqipninë e Madhe nën ombrellën

e brishtë sunduese të Italisë fashiste, prill 1941 – shtator 1943

Në këtë periudhë pas ngjarjes rreth Gjinocit erdhi ushtria italiane. Në fshatin tonë e rrethinë u vendos një kohë artileria me topa të rëndë që bartej me mushka. Mushkat i vendosen në Livadhet e Gjana të Reçanit. Nuk kishin me se t'i ushqenin. Ushtria më tepër u vendos në oborret e Simovitëve e të Demushit. Rramsan Limanit e deri diku edhe Trajki i Simës, ky edhe me fjalor, filluen me mësue italishtën. Mes ushtarëve Italian ka qenë edhe një arbresh, një italian që buburronte fjalë shqipe, sa me u marrë vesh diçka. Hallku ynë atëherë nuk ka pasur haber për arbëreshët. Për fat italianët u larguan shpejt nga katundi ynë e Suhareka. Vërtet, ka ekzistuar kontrast i madh mes aletaëve gjerman e Italian, kur krahasohet artileria italiane që bartej me mushka me atë aleate gjermane, e cila që atëherë ishte e motorizuar.

Sido që të ketë qenë, për tre vjet e gjysmë nën ombrellën e Italisë sunduese, shqiptarët përgjithsisht e sidomos popullsia e Sharrakut të Rrethbjeshlës: Ferizaj-Suharekë-Prizren pas sundimit afro 30 vjeçare nën pushtetin e urryer sllavo-ortodoks: Serbi-Bullgari-Jugosllavi, përjetuan frymëmarrje të vërtetë lirie kombëtarie edhe pse modeste, histori kjo përpiqemi të kujtojmë në disa pika:

Së pari, u ribashkuan familjet e ndara, si korishasit, që kishin ikur nga halli në Shqipri. U kthyen e u bashkuan edhe familje të fshatrave të tjerë anembanë. Në fshatin tonë nga Fieri u erdhi Hajrë Sopia, me që në Sopi për shkaqe gjaqesh kishte problem rreth pronësisë, u kthye në Reçan, në hisen e gruas, të dadës Zelë, motra e mixhës Musë (Fetaj), dhe u bë fqiu ynë i parë me shpi, pas bacit Maliq. Të veçantat që na ranë në sy, ishin se plisat e bardhë, me të cilët erdhën dy djemtë e tij, Aliu e Hakiu ishin disi si më të gjatë se plisat që i banin na, ndërkaq vajza e vogël Zarifja që i printe në lojë motrës sime Emine, fillimisht shqiptonte ndonjëherë fjalët me ua, si: Ua, pse s' los me mua... dua, s'dua!

Së dyti, është e vërtetë shqiptarët që u kthyen në pronat e veta të uzurpuara shtetërisht nga kolonistët sllavë, nuk patën problem. Ata kolonistë që nuk ishin dalluar për të keq në aktivitete kundër shqiptarëve nuk kishin ikur, këta para se të largoheshin, kishin të drejtë me marrë me vete tërë pasurinë e tundshme. Mund t'i merrnin edhe kafshët shtëpiake ose t'i linin, ngase u paguheshin sipas çmimit të tregut. Nga shtëpitë e ndërtuara, mund të merrnin orenditë, por jo të prishnin asgjë të suvatuar ose të gozhduar. Ka ndodhur që shpërngulja të ndihmohej nga shqiptarët. Zakonisht ua dërgonin familjet e plaçkat deri në Lipjan ose Tasjan (Ferizaj), prej nga largoheshin me tren.

Së treti, frymëmarrje të vërtetë kombëtare në Kosovë, në qytete e fshatrav të mëdha, të Tokave të lirueme nga serbët edhe në Sharrak të asaj RrethBjeshke sollën gazetarët e intelektualët e parë vullnetarë që erdhën nga Shqipëria, të cilët sollën abetare apo ilmihala, me sqarime e komente shqip. Këta misionarë nga masa u pranuan si shenjtorë. Ardhja e tyre në të vërtetë 3-4 muajt e parë në vijë normale kishte probleme, pengoheshin në Vërbnicë, nga roja kufitare italiane, e cila ende respektonte kufirin shtetëror Shqipëri/Jugopsllavi, ngase siç e kemi cekur më parë, ende kishte propozime që Rrafshi i Dukagjinit që ishte i lidhur me Banovinën e Zetë-Cetinjes, duhet t'i takonte Mbretnisë ende të paripërtërirë të Malit të Zi.

Së katërti, ndërlidhur me pikën e mësipërme po shtojmë se atdhetarët (kuislingë!!) shqiptarë, të cilët, përshtatur situatave, që më parë me disa kushte kishin pranuar që Shqipnia të jetë Mbretni kinse e barabartë me Italinë. Kështu Viktore Emanuelli, me pranimin simbolik të kororës së Skënderbeut quhej mbret i Shqipnisë e i Italisë dhe Perandor i Etiopisë. Në të vërtetë, që nga viti 1939. Benito Musollini, si kreu i eqeverisë fashiste kishte joshur shqiptarët para invadimit me premtimin që vërtet e kishte në program që Italia e fortë do ta krijojë Shqipninë e Madhe (Grande Albania), duke i rikthye tokat e ukupuara nga Jugosllavia e Greqia dhe vërtet në këtë drejtim do të veprojë, madje  dhe do të  ketë njëfarë suksesi të përkohshëm., po që do të lë pasoja.

Së pesti, ky zmadhim  (1941), sa i përket Kosovës nuk do të jetë i plotë, sepse fituesit Kosovën e ndanë në sfera interesi. Kështu Gjermania ndali për vete me Trepçën edhe Mitrovicë e Vushtri dhe ia bashkangjiti Serbisë, Bullgaria mori Shkupin deri edhe Kaçanikun, ndërkaq viset shqiptare në Malin e Zi dhe shumica e Kosovës dhe një pjesë e Maqedonisë Perëndimoren si dhe ato të Greqisë deri edhe Qameria (sa me thënë) iu bashkuan apo do t'i bashkohen mbretnisë shqiptare të Italisë, e cila hapte gojën se e krijoi të ashtuquajturën: Shqipni të Madhe.

Së gjashti, së këndejmi kërkesa e elites malazeze, edhe pse edhe ata u futën nën ombrellën e Italisë, nuk u pranua, madje humbën edhe viset shqiptare që i kishin pasur më parë nën okupim nga Kral Nikolla e Kralevina Jugosllave.

Së shtati, për shqiptarët e Kosovës u organizua legalisht kurse të gjuhës dhe të administrates shqipe, pastaj u hapën edhe shkolla të rregullta, fillore dhe të mesme.Vërtet për një punë të tillë, sipas syrit kosovar, Shqipria u kthye mbarë deri sa ishte kryeministër  Mustaja Kruja, nënshkrues i Pavarësisë së 1912-s. Është e vërtetë që kjo pjesë e Tokave të Lirueme nën Itali, përjetoi frymëmarrje të vërtetë kombëtare jo vetëm në pjesën nën Itali, por ajo frymë në saje të intelektualëve të shquar vendas depërtoi edhe në pjesën shqiptare nën Serbinë gjermane të Nediqit, ngase gjermanët njihnin punë, ndërsa pjesa nën Bullgari kishte vështirësi, por edhe andej organizimi fetar islam mundësoi frymim fetar me shqiptarizëm.

Së teti, ndërlidhur me pikën e mësiprme, lypset një sqarim, ngase në mënyrë të veçantë për të mirë u dallua një vepër-veprim shumë shumë me vlërë për atë kohë, që ishte organizimi e mbajtja e Kongresit të hoxhallarëve Prizren më 1941, nën udhëzim-drejtimin e kryebashkiakut Tahir Kolgjini dhe kryemyftiut atdhetar Abdullah Telaku, ngase politiko-fetarisht autoriteti i atij Kongresi nuk njihte kufi administrimi të ndarjeve territoriale politiko-shtetërore, sepse depërtonte me lehtësi tek të gjitha viset muslimane shqiptare që ishin jo vetëm nën Itali, por edhe nën Gjermani-Serbi dhe nën Bullgari. Kjo rrymë muslimano shqiptare që njihte Shqipninë Atdhe me Tiranën kryeqytet, ishte arritje marramandëse politiko-shoqërore për atë kohë, jo vetëm për shqiptarizimin e muslimanve jo thjesht fetarisht, që Zoti të njihej fetarisht si all-llah, po edhe atdhetarishsht si fe e shqipfolësit, me fjalë të tjera kjo ishte bumerang për propozim mendimet e çubrilloviçiëve, sepse:

E para, pa marrë parasysh ndarjet politiko-shtetërore territoriale u realizua  organizativisht parabashkimi etnik shpirtëror kombëtar muslimano-fetarparësosrisht shqiptarë  i të gjithë shqipfolësve, kupto i të gjithë muslimanëve dhe e besimtarëve shqipfolësv ortodoksë që i shtroheshin qendrës, Tiranës si kryeqytet i shtetit Shqipni e Madhe.

E dyta, mbaj mend mirë që rryma e shqiptarizmës në shtetin shqiptar, edhe pse nën ose edhe pa hijen e Italisë, sipas shprehjes së njohur prifto-shkrimtarëve atdhetarë katolikë: "Fe e Atme" u rrit dhe u konvertue me vetëdijesi rilindëse në "Atdhe e Fe – Gjuhë shqipe edhe kështu ajo u përvetësua dhe u zbatua masivisht veç katolikëve edhe nga muslimanët e ortodoksët ku prinin intelektulët, sipas shembullit të bagerëve.

E treta, kështu te ne u rilindën, jo vetëm shqipfolësit turko-elhamdulilah, por edhe turqelitë, historihumbur që bashkë me goranët e boshnjakët për hir të fesë së njëjtë dhe dokeve e te histories së përbashkët edhe ata e quanin veten shqiptarë. Këtë e dëshmoj edhe unë, sepse e pohonin edhe vetë ata, kur me djalin e tezës jemi falë në xhami në "Terzi-mahall" të Prizrenit, ku kishte jo pak goranë e boshnjakë.

E katërta, shkolla dhe realiteti kulturo-historik përforcoi edhe më shumë vetëdijen që fjala shqipe Zot, në konceptin mistero-filozofiko-hyjnor të përdoret si fillim bazë e çdo besimtari shqipfolës pa dallim feje: musliman, katolik apo ortodoks, fjalë–koncept ky i trashëguar nga paganizmi po i shkrirë me koncept hyjnie në ligjërimin shqip tek çdo familje, në veçanti tek ato të dëgjuara malësore. Kjo e mirë ishte përvetësuar edhe nga gjuha e ëmbël e poetëve tanë, që zinte vend në abetare e "libra këndimi"që ishin libra të shenjta për ne si nxënës dhe për tërë masën që për të parën herë në Sharrakun tone ballafaqoheshin me identitetin e gjuhës sonë të shkruar, me alfabetin e saj.

E pesta, them të vërtetën, nisur nga vetvetja, kurrë nuk më shkuar mendja atëbotë, në njëfarë mënyre ashtu e ndjej edhe sot që Papa Kristo Negovani, Kristo Luarasi, me fljimin e iyre, Konstantin Kristoridhi, me Yllin e vogël, Vaso Pashë Shkodrani, me Shqypninë e robnueme, Atë Shtjefën G jeçovi, me Kanunin e Lekës, pastaj  Atë  Gjergj Fishta, Dom  Ndre Mjeda, Filip Shiroka etj. nuk ishin muslimanë shqiptarë, ngase kështu na mësonte Haxhi RexhepiHafëz Jakupi,sepse të njëtën fe e Zotit Një  që  kishin Hoxha Tahsini, Naim Frashëri, Hafiz Ali Ulqinaku, me Mevludin e tij, si dhe dhe mësuesit tanë shkodranë të fillores si Hilmi Duli, zotni Pashuku, Mehuli, Mark Krasniqi, Anton Çetta, ngase tek të gjithë fjala e parë letrare-e fetare besimtare ndëlidhej me  fjjalën Zot, me  Shqipni, shqiptar, dhe të gjithë i shoh që edhe sot qëndrojnë të rreshtuar rreth flamurit të përbashkuar!, si "Engjëj të Zotit".

E gjashta, së këndejmi, edhe në Sharrakun i Rrethbjeshkës Ferizaj-Suharekë-Prizren në këtë periudhë tvjeçare konceptisht paten evoluar me konvertim drejt shqipes e shqiptarisë së vërtetë  fjalë-koncepteve si:

Jam turk ehamdu-lilah – Jam Shqiptar falë Zotit, përkatësisht :

Elhamdi Allahit që jam musliman - Elhamdi Zotit që jam shqiptar musliman,                       Elhamdi Zotit që jam shqiptar -– Falenderim Zotit që jam shqiptar.

E shtata, madje fundi i fundit në parim me vetë Zotshpillëkun filluan të zbardhen shumë gjëra të përmjegullta, rreth gjuhës e historisë sonë ilire, kuptohet që ne duke respektuar historikun familjar shqiptar sipas zotshpisë si autoritet prej kah del se ne paskemi qenë shqiptarë me Zot po me këtë gjuhë para se të vijë te ne nga Lindja e Hershme kristianizmi, madje edhe islamizmi. Së këtejmi ne ishim dhe kishim Zotin, si koncept, andaj  duhet ta forcojmë e assesi ta mohojmë vetveten as sot as nesër, por duke respektuar mbretnit ilirë, Bardhyl, Agron, Genti,Teuta, por edhe profetët e përbashkët, katoliko-ortodokso- muslimanë, si Ademi, Nuhi, Ibrahim, Isa,  Jusufë, por edhe Muhamedi, siç na i mësonte, familja, shkolla dhe librat dhe gjithsesi nën hijen e Zotit, e të zotshpive, familjarë të dalluarar moralo-fetarisht me shpirt tolerues që  në botën tone zënë vend  bashhkë me shenjtër e  profetë të Zotit, duke respektuar edhe fespecifikimin e tyre  si detyrim moral kombëtar dhe për këtë detyrim nuk gabojmë fare.

E teta, edhe pse në të kaluaren ka pasur dhe në të ardhmen do të ketë sfida të mëdha që që do të mjellin ndasi edher nga ndikimi i të huajve dhe vendasve dashakëqij, ngase Shqipninë e Madhe e kemi të hapërdarë, megjithatë mendojmë se tek të gjithë shqiptarët duhet të vuloset në shpir motoja: Fe që Zotynë e bekon Shqiptaria Feja jonë. Kështu që edhe sot e mot nuk prish punë që secili besimtar shqiptar, qoftë përqafues i njerit prej mbi 120 variant-sekteve të kristianizmit, ose mbi 77 variant-tarikateve të islamizmit, ta gjejë veten spontanisht e ndërgjegjësishst në shrehjet që veprojnë me nistoret:  me (për ose në) emër të Zotit (ar. el emrum), pra edhe si fjalë- emën edhe si fjalë-urdhën, dhe t'i pranojë e përvetësojë si fjalë-koncept normal në fjalitë të fondit aktiv të gjuhës së tij shqipe brenda botës së tij shqirtërore, apo jo?!.

E nënta, ndërsa në kohë të Mbretnisë Shqiptare të Ahmet Zogut, pa marrë parasysh ndryshimet fetare  ndër idealistët shqipfolës u arrit që me krenari të shpiptohej shprehja "O sa mirë me qenë shqiptar, me folë shqip e me pasë atdhe!", edhe pse jo pa të drejtë ky atdhe u quajt Shqipni e Vogël ngase 2/3 ose 70% e vendit mbeti jashtë (në robëri), megjithatë koncepti i atdheut vinte duke u kuptuar e ëmbëtuar, por njëherazi u kuptua që për emrin shqiptar, gjuhën shqipe dhe për atdheun Shqipninë lypsej punuar, luftuar e flijuar. Por puna kryesore nuk ishte pushka, që ishte më e thjeshta, sepse puna me dije e politikë me fjalë për të fituar miq ishte kryet e punës, ngase, Fjala e urtë çel dyert e hekurta (edhe të fqinjit smirëzi), kur të jeshë i mbështur në rrugën e Zotit, në të drejtën e të vërtetën hyjnore e njerëzore.

Sido që të ketë qenë gjatë luftës në këtë Shqipni të Madhe edhe pse ishte nën zotnimin e sundimin e  Italisë, vërtet, duke shfrytëzuar rrethanat u arrit, sidomos te ne, që të shijohen disa të mira që solli vetëm bashkimi kombëtar si: arsimimi masiv, administrata shqipe, liria njerëzore  fetare e kombëtare, të cilat edhe pas shpartallimit të Italisë 1943, do t'i trashëgojë shqiptaria edhe nën Gjermaninë hitleriane, vlera këto që  do të përshkallëzohen atributisht në emërtimin e përdëshiruar Shqipni Etnike, por me hollësisht në nëntitullin vijues.

c) Breshëri sulmesh nën ombrellën e shkyer të Gjermanisë naziste,

ndaj së përdëshiruares Shqipri Etnike i (1943-1944), ku

Kosova, Maqedonia e Çameria zinin vend nderi

Pas kapitullimit të Italisë si force e Boshtit nga fundi i vitit 1943, intelektualët nacionalistë shqiptarë në përkrahje të krijimit të Shqipnisë së Madhe që mbaheshin si italofil,   do të konvertohen automatikisht në gjermanofil për të ruajtur atë që ishte arritur si Shqipni e Madhe, por edhe për ta realizuar më  të plotë të përdëshirueshmen e ëndërruar Shqipni Etnike, që gjermanët në këtë drejtim do të ndihmonin jo vetëm me fjalë premtuese, por edhe me punë, ngase ashtu edhe e kishin interesin. Edhe këtë faze kohore po e kujtojmë në disa pika:

E para, Gjermania të ashtuquajturën e përdëshiruar Shqipni e madhe, jo vetëm nuk e cungoi, por do ta përplotësojë me viset shqiptare të Kosovës Veriore që i kishte nën admintrim bashkë me Serbinë e Nediqit, madje ndërkohë me ndikimin autoritetin gjerman, kësaj Shqipnie do t'i bashkohen edhe tokat që ende ishin nën pushtimin e Bullgraisë.

E dyta, lidhur me sa u cek mbaj mend si fëmijë nxënës në Suharekë u bë demontratë më 1943, kur brohoritej deri në qiell Rrnoftë Shqipnia Etnike, madje edhe më qartë dilte: Shkupi jonë, Shkupi jonë!, brohoritje këto që do të mbeten të paharrushme gjithsesi të shoqëruara me  këngë e fjalë-fjalime, sa për Çamerinëe sa për Kosovën, të cilat në kuadër të Shqiprisë, Gjermania e Hitlerit, do të përpiqet të jetë garantuese edhe më e forte që ishte  Italia e Musolinit.  Po i përkujtojmë disa vargje kushtrimi, madje sipas variantit që i këndojmë edhe sot në në atmosfera të caktuara përkujtuese:

Kushtrim

Zani Atdheut po na thërret

që shpejt në luftë të vrapojmë

Se erdhi dita të luftojmë

Shqipërinë ta shpëtojmë!

...Dhe Flamurti Kuq e Z,

do të valojë përsëri,

si n' Kosovë dhe n'Qameri,

plot në gaz, me gaz në Liri!

apo me vargjet e këngëve të rilindësve

Të gjithë ne o shokë malit të dalim –ë:

Për mbi shkëmbenj e gurë: liri të ngjallim –ë

Se mjaft në robëri, o e mjera Shqipëri,

O djem rrëmbeni pushkatë, jo vdekje po liri!

Pastaj:

Eja mblidhuni, këtu, këtu( 2 herë)

Eja, eja mblidhuni këtu,

Bashko' me ne!

Përkatësisht: vargje këngemarshi të forcës ushtarake:

O djema kur luftoni, mendjen te flamuri

Se jua merr armiku, turp i madh për ne!

Rrofshin e qofshin ata vëllazër,

Ata që lufojnë o për Mëmëdhe!

Pastaj:

Kur u dha Kushtrimi n'Kosovë

U banë bashkë qytete, katunde

Dhe Bjeshka me malësorë.

...Ka luftue Pejë e Gjakovë

Ka qindru Prizeni, Prishtina

Dhe Llapi me Rugovë

...Kur sulmojke Anmiu i Zi,

Paq lufoijshin trimat drenicarë

O të djegun për rliri

Aludohet zanafilla e vargjeve tek Lufta për Plavë e Guxi, ndërsa tani në këtë demonstrate,  shprehej e përdësiurueshmja e ëndërruar e shqiptarëve edhe pse dikush e dinte se vetëm për pak kohë, sepse, sidomos nga jugu Qameria ishte në risulmim e sipër nga grekë e Aleatë.

E treta, sidoqoftë Gjermania njohu Pavarësinë e Shqiprisë etnike të proklamuar nga Qeveria shqiptare, ku Iljaz Agushi kosovar, ishte zëvendës kryeministër i dy qeverive shqiptare të Tiranës: të Qeverisi së Maliq Bushatit dhe atë të Ekrem Libohovës. Kështu Iljaz Agushi, gëzoi veten dhe popullin shqiptar me Kosovën në Shqipri, duke e konvertuar e përshëndetur qeverinë proitaliane të njohur nga Shqipri e Madhe të Mustafa Krujës me këtë progjermane të Ekrem Libohovës si Shqipni Etnike që do të pasohet nga ajo e Rexhep Mitrovicës me Xhafer Devën, ministër i brendshëm, por  nën autoritetin e Anton Arapit.

E katërta, për të gjitha këto mbaj mend që babën tim e informonte suharekasi Ali Meta një ndër burrat më të njohur të Suharekës. Ali Meta, nuk mbahej pari, por ndër të gjithë parinë e Suharekës e të rrethinës dallohej  si  burrë i sjellshëm,dhe më i shkolluar se të gjithë , jo pse  dinte shkrim-lexim, por pse shoqërohej me njerëz  të dijshlm, të shklolluar me  dhe me të eliten pushtetore shqiptare të kohës. Me babën tem, Muharrem Uka, nuk i lidhte vetëm mosha, por e vërteta trashëgimore, që të dy krenoheshin që ishin nipa të gjysh-pleqnarit të njohur Mehmet Reçani, im at Muharremi sipas vijes së babës Ukë dhe që në rini vetë Babaplaku e kishte zgjedhur djalë mbas plaku, për me e shoqnue e me i ndihmue në çdo moment gjyshit, por edhe me marrë mësim-trashëgimie: për pleqni e burrni, ndërsa Ali Meta, ndërlidhej sipas vijes së nanës, andaj si nip mahalle të gjithë burrat i quante dajë, deri edhe mua kur i kryeja ndonjë hyzmet, apo i bukur lexoja para të tjerëve ndonjë afishe apo gazetë që ai e sillte dhe për këtë   më parajepte epitetin Daja i vogël. Ai në të vërtetë ndërkohë si propaganda kundër partizanëve me yll të kuq në kapelë sillte afishe me karikatura, ku ata paraqiteshin si përbindëshs leckamanë. Kryesore me babën i shkonte muhabeti.  Por baba edhe e ndihmonte dhe e ndëgjonte për të kryer ndonjë urdhër politiko-ushtarak sekret, siç ishte  regjistrimi i Bacit Smajl "-SS", këshillonte  kushërinjtë e katundarët  të mobilizoheshin në ushtri vullnetare, së fundi kujdesej për ruajtja e urës te Brryli i Xhades mos të minohej, deri sa të kalonte kovojii i ushtrisë gjermane në tërheqje  e sipër etj.

E pesta, Aliu Meta, qysh si fëmijë, si duket që në kohë të Turqisë, pasi mesxhide-xhaminë e kishte afër zyres së çaushit e taksildarit, kishte mësuar shkrim leximin arabisht, pastaj si dukej edhe nën Kralevinën serbë-ndodhej edhe në zyret e Naçellnikut, mësoi edhe qirilicën e latinicën, kurse në kohë të Shqipnisë e përvetësoi alfagetin e shqipes, madje gjendej pranë zyres së nënprefektit të Suharekës, në zyrat përkatëse të të cilit kryente detyra përkatse dhe kështu ishte i informuar nga dora e parë si vlonte politika e lufta në këto faza kohë-hapësinash.

E gjashta, vërtet Ali Meta, gjatë gjithë kohës së ashtuquajtur të Shqipnisë, u gjendej afër miqve që vinin, qoftë si musafirë, qoftë me punë zyrtare, nëpunësore, mësuesiee por edhe  e ushtarakëve. Ishte i lidhur miqësisht nëpërmjet nënprefektit të Suharekës edhe me prefektin e Prizrenit dhe së andejmi kishte fjalën kryesore në zgjedhjen e kryepleqve nëpër katunde të Suharekës e më gjerë. Më kujtohet që e informonte babën në biiseda të lira pë figura të njohura e të reja politiko-shoqnore e ushtarake, por edhe për një kryesekretar toskë, shumë të zotin, i cili quhej Niko Lafe që punonte në zyren e Prefektit të Prizrenit, i cili paska ardhë edhe në Suhaekë dhe i paska mësue qysh duhet me mbajtë evidencat etj. Po i kishte lënë përshtypje që pasi kryen punë, u thotë, "tani po iki", në vend "tash po shkoj". Baba qeshi dhe u shpreh: Nuk asht mirë me i lane me na ikë toska pa e ndjek kush, se po get  se po i përzamë na?

E shtata, vetë Ali Meta deri në fund ka ndihmuar gjermanët. Sipas tij ishin ma të rreptë se italianët.  Ata bile mamirë se itlianët ata na kthyen, mbarë, na i bashkuen viset, na rriten si shte te na armatosen.Po tash po shkojnë, prej nesh nuk duhet me pasë kurrnjë të keqe. Nuk di prej kah ai merrte urdhna e informata, por di vetëm kaq që Tahir Kolgjinin e lavdonte si burrë lumjan, burrë bese e burrë fjale. Si në besë i paska thane se për interese të kombit, Shqipnisë e Kosovës, qenka detyrue me hangër mish breshke italiane e mish sorre gjermane, jo pse nuk ka pasë mundësi me pasë mish kënduesi e mish kingji në sofër.

E teta, më kujtohet që Ali Meta, i fliste për tri mendje të parisë shqiptare, pas ikjes së Ahmet Zogut. Tash po e kuptoj se cilat ishin ato tri grupe mendjesh, me të cilat do të   ballafaqohet konkretisht Kosova në Shqipni pas shpartallimit të Kralevinës Jugosllave (1941-1944), mendje këto me të cilat u veprua gjatë LDB  dhe në parim nuk ishin punë pa mend:

Së pari, përmenden mendjet e atyre që parabashkëpunuan me fuqitë e Boshtit me Musolinin, si Mustafa Kruja, Tahir Kolgjini, Ernest Koliqi e nga Kosova Ilaz Agushi e të tjerë ndërkohë ku bashkë me miq itaian e gjerman krijuan Shqipninë e Madhe, ashtu njëherazi bashkëpunuan  edhe me Hitlerin, qeverinë e tij. si Ekrem Libohova Anton Arapi, Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva, dhe e rtavijëzuan Shqipninë Etnike, sepse pa fuqitë e Boshtit, ishte e pamundur me i prishë kufijtë e armiqve që kishin pushtuar më parë tokat shqiptare rreth Shqiprisë si Ksova e Çameria dhe ky y akt bashkimi u përkrah nga mbarë populli shqiptar, nga mija intelektualë, ngase vërtete  nuk u bë asnjë padrejtësi as ndaj popujvetë Serbi-Jugosllavisë, as atij grek, andaj u përkrah edhe nga mija intelektualë shqiptarë, të cilët më së mirë e përfaqësojnë  100 vargjet e 25 strofave te poezisë së Asdrenit  "Shqipria e Madhe," ku  përshëndet në emër t[ë Shqiprisë Mëmë  frymëzuaranë ato qaste  nga  anga ai akt me titull,  ku përshendek në emër të Shqiprisë mëmë, përshëndet Kosovën dhe Çamerinë.  Kosovën e quan motër  mike, ndërsa Çamerinë, bijë, vajzë e dëshiruar  dhe pasi shpreh gëzimin ngase

U bë Shqipria e Madhe me ndihmën e t' Madhit Zot

Që mundi e gjaku i dëshmorëve mos të vejë kot

Por assesi nuk harron:

U qofshim falë dy kombeve që për ne derdhën gjak bujar

Kurorë nderi plot Shkëlqim për çdo luftar.

Ndërkaq:

Ushtrive të lavdishme Mike e Mbrojtare

Nderimet e Mirënjohjet tona Shqiptare.

Dhe vërtet, këto toka jo vetëm iu bashkuan Shqipnisë, por me hapjen e shkollave shqipe dhe me aplikimin e administratës shqipe përforecuan identiteti e vet kombëtar, edhe pse nën regjimin shteteve nazo-fashiste.

Së dyti, kemi të bëjmë po me nacionalisatë të njohur të shkolluar, politi/kisht pro Aleancës perëndimorë, nuk ishin të lidhur aq me pushtuesit italian as ata gjerman, mirëpo nuk mund të vepronin si kërkonin e Aleatët pa dhënë kurrnjë premtim për njohjen bashkimi kombëtartë Shqiponisë Etnike, andaj nuk mund të luftonin dhe të asgjësonin forcat e Boshti, "tash për tash" (Mehdi Feashëri), sepse nuk nuk mund të luftonin italianët që në realitet vdisnin për krijimin e Shqipnisë së Madhe, madje aq vullnetshas gjermanët, të cilët bashkonin apo ndihmonin krijimin e Shqpnisë Etnike, që ishte Shqipni normale. Gjithsesi këta nacionalistë deologjikisht por jo  hë për hë ushtarakisht me Aleancën Perëndimore. Më këtë mendje ishin kryesishst ballistëtët, zogistët, kryezinjtë, protopapët, bajraktarët, buletinët dhe sidomos në Kosovë u shpik nga nevoja më vonë NDSH-ja e "Besa"që , mendonin se aleatët do t'i përkrahnin pasi këta ishin  kundër ndikimit rus, kundër ideologjisë komuniste,  mirëpo në njëfarë mënyre u gënjyen, sepse në atë në kohë lufte Aleatët perëndimorë e shikonin interesin e ngushtë ata kon statuan se  në Jugosllvi e Shqipri ishin më e oprganizuar në luftë kundër Boshtit lëvizja nacional çlirimtare e  drejtuara nga komunisët, prfandaj e ndihmuab atë.

Së treti,  në këtë kontekst pra komunistët, shqiptar dolën  më të organizuiar, të cilëtt edhe pse ideologjikisht nuk mund të thuhet se ishin të gjithë të tillë si proserbë e prorusë, megjithatë vepruan sipas udhëzimeve të Kominternes ruse, ata bënën edhe luftë  për shlirim nga nga regjimi nazo-fashist, por edhe luftë klasore kundër sistemit kapitalist. Në të vërtetë komunistët dinin të bënin edhe politikë e propagandë jo aq pa mend, ngase veten e quajtën nacional çlirimtarë, bënin Luftë nacional-çlirimtare dhe kështu joshnin atdhetarët, patrotët ë e vërtetë, andaj edhe merrnin ndihmë nga Aleatët perëndimorë. Edhe ata ishin për çlirmin e bashkimin e bashkimin e Shqiptarëve, por nën drejtimin e tyre jo të nacionalistëve (zofashistë !) Së këtejmi kur nacional-çlirimtarët (komunistë) shqiptarë sipas Kumuntermës, u lidhën me "nacionalçlirimtarët jugosllavë,,dashje e pa dashje tërthuruan vetveten, ngase për çlirimin e shqiptarëve të robëruar në Kralevinën Jugosllatve tani që duhej t'i bashkoheshin Shqiprisë, tani duhej pyetur shokët e armëve, partizanët jugosllavë (serbo-malazezo-maqedonë), edhe pse klishin një shpres-pohim të tillë si ogur të mbarë  kishin një  Rezolutë të komunternit të hedhura më parë që demaskonte Kralevinën Jugosllave për mohimin e të drejtate nacionale të shqiptarëve, kurse nga Aëeatët perëndimorë asnjë  lëvizje nuk e ka përmendur  nd përmirësimin e kësaj padrejtësi ndaj  e shqiptarëve, pos kryefashistit Benito Musolinit që momentalisht komunistëtë e kishin armik, Në të vërtetë, veç pohimit të Kominternës, komunistët kishin edhe premtimin e Titos, pastaj e përforcuan sipas tyre  në Konferencën e Bujanit. Njëherazi komunistët ishin të verbuar me ideologjinë e Luftës Klasore,  por njëherazi komunistët e kishin të qartrë synimin luftën klasorë, andaj fatkeqësisht të verbuar nga kjo kjo ideologji vbranë tshin atdhetarët më kulmor nacionalistë shqiptar që punuan për Shqipnionë. Etnike, pa u bë kurrnjë të keqe fqinjve. Kështu Ilaz Agushi u vra në Tiranë nga forcat komuniste kosovare, ndërsa Anton Arapi, nga regjim-shteti i komuniastëve të Shqiprisë enveriste.  Nacionsalistet e tjerë, ai që mundi iku në Perëndim, jashtë nga Shqipnia e Kosova dhe u dorëzuan tek forcat perëndimore, jo te Rusia. Në anën tjetër enverhoxhistët e fadilistët, ndërsa ende ishin jo plotësishst të zhgënjyer me Titon, këtë premtin që Kosova do të jetë pjesë e Shqiprisë Socialiste i dhanë edhe NDSH-istëve kosovarë dhe kështu si duket mashtruan veten, luftëtarët e vërtetë dhe popullin e Kosovës.

Përmbyllje

Mund të konstatojmë në përmbyllje që paria shqiptare, nacionalistët promusolinianë,  ata probitlerianë, por edhe ata komunistë protitistë, jo pse nuk ditën, po pse nuk mujtën me ia ruajtë të drejtat e fituara për bashkim gjatë Luftës së Dytë Botërore , sepse dy hoxhët komunistë Enveri e Fadili qenë mashtruar rrastë. jo aq nga doktrina sa nga shokët serbopravoslavo- tito-rankoviqistë.

Ideologjia e përbashkët me jugosllavët më me përvojë e të rrafinuar i la liderët shjqiptarë me gishta në gojë, pa qenë të zotët as me i shpëtue disa nga plojat e kryera nga partizano-çetnikët e Drazha Mihajloviqit në Kosovë, po edhe në Shqipëri e kudo në viset shqiptare, të cilët Kral Petri II nga Anglia i detyruar nga Çerçilli. i urdhëroi të kalonin si ushtare të Tito-Rankoviqit, andaj të tillët në kontaktet me shqiptarët shfrytëzuan mësimet e vetë Drazhës e të Pravosllaves, po tash nën ombrellën e partizanëve të Titos.

Mbase e vetmën punë të mirë që munden me bë envero-fadilistët ishte ndihma që u dhanë jugosllavëve që t'i ripushtonin me qetë e lehtë të gjitha viset shqiptare në Jugosllavio me Kosovën.Themi më qetë e lehtë në krahasim më atë që ndodhi me shqiptarët në Greqi. Pikërisht rreth ripushtimit të Kosovës nga serbojugosllavët e kamufluar si komunistë që kaloi here relativisht qetë e hrë jo dhe aq zgjati 55 vjet do të bëjmë fjalë në pjesën vazhduese të këtij punimi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora