Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Mbi muret e kështjellës, tromba në errësirë
E merkure, 08.01.2025, 06:59 PM
MUZIKË KRISHTLINDJEJE…
NË INTERNIM,
KUR FESTA ISHTE E NDALUAR…
Një rrëfim mallëngjyes në librin “Ferri i çarë”,
burgologji e Visar Zhitit, për një mbrëmje Krishlindjeje në internim…
Nga andej sikur vjen ende zëri i Gjosho Vasijas,
që na e tregon, i atij që do të bëhej nga i internuar aktor i dashur dhe me
famë, teksa duket se vajton po ajo erë dimërore, jo, jo, është tromba e
muzikantit të pushkatuar Gasper Çurçia, që buçet me gulshe…
Por po risjellim tregimin magjepsës.
MBI
MURET E KËSHTJELLËS, TROMBA NË ERRËSIRË
Nga
Visar Zhiti
Kisha
muzikë të vdekur brenda vetes, por se si po ngjallej, frynte. Si era në një
grykë… Ishte Krishtlindje… po më tregonte Gjosho Vasija, miku i tim eti, aktor
(i estradave të trishtuara) dhe ai…
(-
Si mundnin?...)
E
dëgjoja me dhembje, qeshja i trishtuar. Ai, gjithë jetën internimeve, me baba
të vrarë, im atë me vëlla të vdekur gjatë torturave, edhe ai i torturuar në
burg, por si doli gjallë? Apo që të lindja unë?…
Ishin
Kshnellat në internim, përsëriste Gjosho Vasija, në Progonat, në Grykën e
Bënçit. Punonim me trungjet, i hidhnim në lumë, nga 100 shtylla për brigadë. I
ndiqnim nëpër shkambinj, ku ngecnin, i shtyjshim, binim në ujë dhe vetë,
vriteshim. Na kthyene me qëllim ma vonë se herët e tjera nga puna, qe ba terr i
madh. Tepelenë. Sa fryn nj’atje! Flejshim poshtë kështjellës, ku kishte ken dhe
Lord Bajroni, në fushë, rrethue me tela me gjema, në çadra të çame, dyshekë
kashte… Duert na dhimbshin, i kishim të vrame nga puna, përgjakeshin çarçafat,
nënkresa. Çoheshin nanat, gratë, motrat me na pa, a kishim ardh’ përnjimend
gjallë nga puna, a po flejshim dot? Ftohtë. Frynte për kjamet. Ishin Kshnellat.
Nuk na merrte gjumi, as vdekja, ankth, lodhje, asnji qiri, veç na treteshim. E
kishim urue njani-tjetrin nan za, kur na shpërndajshin langun e groshës: “Për
shum vjet kshnellat!” Kaq. Po afronte kund mesnata, ishim të xanun me kujtimet
e festës, fshamje, krumje e ndoj gërhatje e mbytun… Në ket humbëtinë na bahet
se ndijohet gjithë jehonë malesh nji trombë në sordinë, vajtimtare, kanga
“Stille Nacht”, e famshmja, e njeh dhe e këndon mbarë bota kristiane. Ishin
Kshnellat. Mos na bane veshët të tanve, halucinacion auditiv? Po nuk mund ta
marrish me mend se çka ndodhi mbrenda gazermës, dridhje, ngritje koke
habitshëm, gulçe, biseda me frigë, ngricë e përndritun gjithandej. A thue
përnjimend u ngjall ajo trombë? “Stille Nacht” Po, po, e përhapte era si
pelerinën e Bajronit. Melodi engjëllore mes nesh, mes torturave tona, besoj se
duhet të jetë regjistrue në faqen e parë të Qielles, aty pranë Zotit të Madh.
Kjame deri në mengjes, saqi, edhe kur u gjetëm të rreshtuem në orën 6.30, i
kishim sytë e ajun nga lotët. “Stille Nacht”. Paskësh kenë e vërtetë kanga! Po
ç’ishte ai magjistar me trombë, nga erdhi, ku iku? Nuk e kapne? Të nesërmen
mbrama, kur mrrijtëm nga lumi, na lajmëroi nji “mik polic” se ka ken Gasper
Çurçija, qi ka kalue andej pari, asht ulë nga makina, atje nalt, brij rrapit e
kalasë dhe i ka ra… burisë. Ah, ai, e dinte që ishim na, s’kishte kurrnjigja me
na dhurue, veçse melodisë së famshme “Stille Nacht” në terr. Na solli nëpër erë
Kshnellat e mungueme. Mandej ishte nisë për Gjinokaster, ku kishte shërbimin.
Eh, nuk ia harrojshin dhe e gjetne rastin, e kapën për do faje tjera, me taman
s’dihej për çka, por ai kishte futë muzikë xhazi në Festivalin XI, kje i pari
dhe… e pushkatuen.
Aktori
dhe parodisti me famë Gjosho Vasija…
Muzikanti
Gasper Çurçia, trombist i shkélqyer…