Kulturë
Xhemaledin Salihu: Raporti i Punës i SHTKK-së për vitin 2024
E shtune, 04.01.2025, 06:55 PM
RAPORT I PUNËS I SHTKK-SË PËR VITIN 2024
Në
fillim të vitit 2024 hartuam disa projekte, me të cilët u konkurua në
Ministrinë e kulturës në Prishtinë dhe në Beograd, bile edhe në disa fondacione
të tjera.
Në
janar të vitit 2024 hartova Njoftimin-Ftesën për Konferencën shkencore :”Figura
me vlera shkencore e kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të
tjera shqiptare”, të cilin e shpalla në FCB timin, në disa gazeta dhe portale
lokale e më gjërë.
Poashtu
më dhjetor 2024 hartova Njoftimin-Ftesën për Konferencën
shkencore:”Personalitete dhe figura shkencore e kulturore shqiptare nga Lugina
e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare”
Njoftimin-Ftesën
e persëritëm disa, për t’i motivuar, nxitur studiuesit sidomos ata të rinjë për
të marrë pjesë me punime në Konferencë shkencore.
Më
27 shkurt 2024/e martë/ delegacioni i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari
kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, në përbërje të
Xhemaledin Salihut, kryetar dhe Shpëtim Memishit, kryetar Kuvendi i
Shoqatës u prit shumë ngrohtësisht nga Prof. Skender Gjinushi, kryetar i
Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku ishin të pranishëm edhe Prof.Shaban
Sinani, sekretar shkencor i Akademisë dhe Prof. Gëzim Hoxha, arkeolog.
Poashtu
në këtë takim ishte i pranishëm edhe delegacioni i Këshillit Kombëtar Shqiptar
në Mal të Zi, në krye me Faik Nika, kryetar.
Xhemaledin
Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e falënderoi
kryetarin e Akademisë dhe e njoftoi hollësisht më punën, veprimtarinë dhe dha
një biografi të shkurtër për Shoqatën.Poashtu para kryetarit të Akademisë,
Prof.Skender Gjinushi shtroi disa nevoja, kërkesa të përvetshme të Shoqatës.
Në
fund Prof. Skender Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
bëri një rekapitulim të këtij takimi të ngrohtë, bashkëpunimi, përkrahjeje e
mbështetjeje dhe vëllazërore, ku përmendi nënshkrimin e një Memorandumi të
bashkëpunimit, ndihmës konkrete në fusha të ndryshme të Akademisë ndaj
kërkesave dhe nevojave të përvetshme të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe
Shoqatës në parime, se aktivitetet dhe veprimtarinë shkencore dhe kulturore të
Akademisë, pjesën e angazhimit të tyre do ta marrë përsipër edhe financiarisht,
për ligjërata, biseda, hulumtime, kërkime,
në fusha të ndryshme, po edhe gërmime arkeologjike, nëse arrihet pëlqimi
me shtetin fqinjë, të ekspertëve të fushave të ndryshme, me vlerë
promovuese në Luginë të Preshevës dhe
me angazhimin e Akademikëve të caktuar
me rastin e botimeve të caktuara.
Takimi
jonë zgjati disa orë dhe kryetari i Akademisë, Z. Gjinushi dhe stafi i tij na
ndëgjuan me vëmendje të përqëndruar, duke i aprovuar thuajse tërësisht
shtruarjen e kërkesave dhe nevojave të Shoqatës.
Poashtu
Akademia e Shkencave e Shqipërisë është e gatshme të jap të gjitha botimet e
saja Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë, dikund si u tha afër
500 libra.
Në
takim Prof. Hoxha na dha listën e Akademikëve që do të marrin pjesë në
Konferencën shkencore: “Figura me vlera shkencore dhe kulturore nga Lugina e
Preshevës dhe viseve të tjera shqiptare” Pjesëmarrësit janë: Prof. Adem
Bunguri, drejtor i Institutit të Arkeologjisë, Prof. Valter Memisha, drejtor i
Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Prof. Hamit Kaba, drejtor i Institutit
të Historisë dhe Prof. Afërdita Onuzi, anëtare e Këshillit shkencor të
Institutit të Antropologjisë. Mirë se vini Akademikë në Preshevë.
Pas
përcjelljes së përzemërtë , delegacioni jonë u takua me Prof. Adem Bungurin,
drejtor i Institutit të Arkeologjisë, me Prof. Neritan Ceka, arkeolog i
mirënjohur i Shqipërisë dhe me Prof. Marenglen Kasmin, drejtor i Qendrës së
Studimeve Enciklopedike.
Në
bisedë me ta, duke pirë kafe, Prof. Neritan Ceka na premtoi se do të jetë pjesë
e Konferencës shkencore në Preshevë.
Pas
mbarimit të kësaj bisede Prof. Adem Bunguri na shtroi një drekë me ushqime
tradicionale në një restorant të njohur me këso ushqime.
Këto
takime të ngrohta, por edhe të punës i mbeten në kujtesë dhe përshtypje të
thella delegacionit tonë në Tiranë, me dëshirë që edhe delegacione të Akademisë
të Shkencave të Shqipërisë të vijnë në Luginë të Preshevës.
Poashtu
u morëm vesh me kryetarin Nika për një
bashkëpunim kulturor të ardhshëm.
Më
20 e 21 prill 2024/e shtunë, e dielë/ në Bozovcë të Tetovës për herën e 16-të u
mbajt Manifestimi kulturor Karnevalet Ilire, në organizim të kësaj shoqate, me
Neshat Sh. Mehmedin, kryetar, ku ishim të pranishëm, Xhemaledin Salihu, kryetar
i SHTKK-së dhe Agim Arifi, anëtar i Keshillit Drejtues të SHTKK-së.
Në
këtë Manifestim u bë takimi me shumë
studiues dhe mysafirë-pjesëmarrës nga vise shqiptare, në Bozovce më përshendeti
miku im nga Pojani i Korçës, drejtor i Manifestimit kulturor Karnevalet Iliri
atje, pastaj dola e përshendeta Manifestimin dhe pata një intervistë me TV
Uskana.
Në
Tetovë, sallën e madhe të edukatës fizike të Shkollës së Mesme Mjekësore u
organizua defileu dhe programi kulturo-artistik i Manifestimit.
Më
30 prill shkova në Bujanovc për të marrë materialet-formularët e konkursit
komunal të kësaj komune.Pastaj e hartova projektin dhe plotësova formularët për
konkurim dhe i dërgova.
Më
03.05.2024 në Gjilan takim pune lidhur me Manifestimin kulturor”Jehona e
Poezisë dhe e Recitimit, në realitet Juria profesionale e konkursit letrar dhe
recitimit, në përbërje të: Jonuz Fetahaj dhe Hysen Këqiku.
Më
11.05.2024 në Shoshajë të Poshtme mora pjesë në promovimin e librit të autorit,
Nexhat Agushi, prof.: Shoshaja e Poshtme, momografi.Promovimi ndodhi në
shtëpinë e tij.
Më
16 maj 2024/e enjte/ delegacioni i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari
kulturore, në përbërje të Xhemaledin Salihu, kryetar dhe Limon Kadriut e Agim Arifit, anëtar të
Këshillit Drejtues, u mirëpritë në një
takim shumë të frytshëm nga Z Ragmi Mustafa, kryetar i Organit të Përkohshëm të
komunës së Preshevës.
Delagacioni
i Shoqatës e njoftoi kryetarin Z. Mustafa me aktivitetet kulturore të vitit
2024.
Z.Mustafa,
kryetar, në fjalën e tij e mbështeti dhe e përkrahu edhe financiarisht
aktivitetet kulturore, sidomos Manifestimin kulturor të Shoqatës “Jehona e
Poezisë dhe Recitimit” që duhet të mbahet më 8 qershor 2024 dhe poashtu
mbështeti asfaltimin e rrugicës që lidh rrugën Sava Kovaçeviq me rr. Selami
Hallaçi.
Të
shtunën, më 8 qershor 2024, në ora 11, në restorantin “Romanca” Zhunicë e
Preshevës u mbajt Manifestimi kulturor: “Jehona e Poezisë dhe e Recitimit në
Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë” zgjoi interesim të madh në mesin e Poetëve dhe
Recituesve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Lugina e Preshevës.
Në
konkursin letrar: PRESHEVA-POETIKE, prej 05.05. deri më 26.05.2024, të cilin e
shpalli Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, me qëllim
të nxitjes dhe avancimit të vlerave letrare të krijuesve dhe recituese nga të
gjitha trevat shqiptare morën pjesë 48 poezi: Agim Desku, Anisa Hasani,
Arbenisa Thaçi, Argjira Ukimeri, Arijeta Misini Ismaili, Begzat Sadiki, Besnik
Hyseni, Dafina Kastrati, Hyrije Jusufi, Eliza Hyseni, Elton Mehmeti, Elvir
Jusufi, Enver Sahiti, Erina Rashiti, Gezime Abdulli, Fatos Rushiti, Havushe
Ahmeti, Jalldëzë Kasumi, Jona Rrusteri, Lorisa Azizi, Luljeta Thaqi – Osmani,
Maida Salihu, Mailinda Shaqiri, Neviana Xhemali, Nexhat Rexha, Namik Selamani,
Oriada Dajko, Rabije Bytygi, Rajmonde Qose, Rame Oraca, Ramije Ukaj, Sadije
Aliti, Sejhane Mehmeti, Sherife Berisha,Skender Doda,Trim Hajredini, Valdrina
Hafizi, Valentina Dafa, Zylfie Gervalla, Oriada Dajko e tjerë dhe 20 recitues:
Resmie Ymeri, Vlera Veseli, Naxhije Ajdini, Agnesa Ibrahimi, Liljana Haliti,
Jona Veseli, Geart Ahmeti, Tara Hyseni, Erjon Sejdiu, Era Asani, Mjaltina Aliu,
Andrra Sinani, Erjon Sejdiu, Era Asllani, Etna Ahmeti, Eliza Hyseni, Leda Ida,
Elvir Jusufi, Liza Salihu, Ari Ramadani.
Manifestimin
kulturor e udhëhoqi Kryesia e punës, në përbërje: Kryesia e punës: Xhemaledin
Salihu, kryetar, Xhevat Limani, artist, kryetar i Jurisë profesionale për
Recitim, Afeida Boriçi Mehmeti, regjisore dhe Ramadan Rexhepi, shkrimtar,
ndërsa për poezi: Jonuz Fetahaj, shkrimtar, kryetar i Jurisë profesionale,
Afeida Boriçi Mehmeti, regjisore dhe Hysen Këqiku, shkrimtar.
Manifestimi
fillon me një interpretim artistik të Xhevat Limanit, ndërsa Znj. Afeide Boriçi
Mehmeti, regjisore foli për biografinë dhe veprimtarinë artistike të Xhevat
Limanit.
Ai
lindi më 1 janar 1953 në Fierishtë të Strugës/Maqedoni/. Diplomoi në Akademinë
e Arteve të Bukura në Prishtinë. Ka luajtur në një varg rolesh në teatër dhe në
disa filma artistikë. Është pedagog I lëndës së aktrimit në Fakultetin Dramatik
të Univesitetit të Tetovës. Ka fituar një varg çmimesh dhe mirënjohjesh
kombëtare dhe ndërkombëtare. Prej vitit 2002 punon në SHBA ku ka realizuar disa
shfaqje.
Më
1995, 1996, 1997 në Preshevë, në Festivalin e Recituesve ishte një prej
hartuesve të Rregullores së Festivalit të Recituesve dhe kryetar apo anëtar i
Jurisë profesionale në këto Festivale.
Më
pas lexoi poezi Arsim Halili, recitoi Zejnullah Zejnullahu, recitues nga
Gjilani dhe Grupi mizikor i Agim Kadriu
këndoi një këngë preshevare.
Manifestimin
e hapi dhe një fjalë përshëndetëse e dha Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së
dhe poashtu e përshëndeti Dr. sc. Shpetim Memishi, kryetar i Kuvendit të SHTKK-së.
Përsëri
lexoi poezi Prof. dr. Nehas Sopi, recituan Afeida Botiçi dhe Hidajete Haliti si
dhe një këngë popullore preshevare e këndoi grupi muzikor.
Në
Manifestimin kulturor u promovua dhe u prezantua veprimtaria letrare e Ramadan
Rexhepit, shkrimtar i mirënjohur nga Presheva, punoi dhe veproi në Suedi.
Për
veprimtarinë letrare të tij foli Prof.dr. Nehas Sopas, Jonuz Fetahaj dhe Hysen
Këqiku. Të pranishmitë i përshëndeti autori Ramadan Rexhepi.
Pas
promovimit dhe prezantimit të veprimtarisë letrare të Ramadan Rexhepit filluan
Garat e Recituesve, të cilat i përcolli Juria profesionale.
Për
historikun e Recitimit në Preshevë foli Xhemaledin Salihu, ndërsa për Recitimin
foli e deklamoi Xhevat Limani.
Xhevat
Limani, kryetar i Jurisë profesionale shpalli fituesit në Recitim: Elvir
Jusufi- vendi i pare,Naxhije Ajdini- vendi i dytë dhe në vend të tretë : Tara
Hyseni dhe Resmie Ymeri.
Organizatori
i dha Mirënjohje dhe çmimin në të holla.
Jonuz
Fetahaj, kryetar i Jurisë profesionale shpalli rezultatet e konkursit letrar:
Raport i Jurisë profesionale të manifestimit kulturor: “Jehona e Poezisë dhe e
Recitimit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”,
Pasi
i lexoi mbi dyzet e sa krijime letrare, që arritën në konkurs nga gjitha viset
shqipfolëse nuk e pati të lehtë të përzgjedh poezitë më të arrira për t’u ndarë
çmime dhe vlerësime.
Kësaj
radhe juria e pati të vështirë të përcaktohet për tri vendet e para, andaj pas
një “odisejade” dhe takimeve të disahershme, arriti që nga kjo shumësi të
përcaktohet për pesë poezitë më të mira të ardhura në konkurs.
Andaj,
në pajtueshmëri të plotë u përcaktua që:
Vendi
i parë t’i takojë poezisë KOHA KUR PLASË PËRDITË shifra “Egërsi stinës”/Hyrije
Jusufi-Preshevë/.
Vendi
i dytë i takoi poezisë NË PRESHEVËN E BUKUR, shifra “Poezi”/Rajmonda
Qose-Shqipëri/, dhe
Vendin
e tretë e zuri poezia KËNDOJE KËNGËN TËNDE ME DASHNI, BIR!, shifra
“Apolonia”/Valentina Dafa-Shqipëri/,
Por,
gjithashtu juria vendosi që për mirënjohje të marrë dy poezi:
KËTU
KANË MBETUR SHPIRTËRAT TUAJ, shifa “1950”/Namik Selmani, Shqipëri-SHBA/ dhe
SHI
BIE, MIKU IM, shifra “Vala”.
Disa
pika muzikore nga grupi muzikor.
SHTKK
i dha Mirënjohje: Xhevat Limanit, Ramadan Rexhepit, Afeida Boriçi Mehmetit dhe
Prof. dr. Nehas Sopaj.
Manifestimin
kulturor e financoi Ministria për të Drejtat e Njeriut e Pakicave Kombëtare dhe
Dialogut Shoqëror e Republikës së Serbisë.
Disa
herë udhëtuam për Prishtinë lidhur me aplikimin në konkurset e Ministrisë së
Kulturës dhe dorëzimit të raportit narrative dhe financiar për Konferencën
shkencore: “Figura me vlera shkencore e kulturore shqiptare nga Lugina e
Preshevës dhe vise të tjera shqiptare”
Disa
herë intervenuam që studiuesit, pjesëmarrës të Konferencës shkencore: “ Figura
me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të
tjera shqiptare” t’i dorëzojnë abstraktet dhe punimet me kohë.
Madje
disa herë shkuam në Prishtinë, Tetovë, Shkup për të propaganduar lidhur me
Konferencën shkencore.
Më
26 gusht 2024, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë
filloi realizimin e projektit: “Nxënia e diturive, edukimi i nxënësve të klasës
së pestë të shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”, nëpërmjet trashëgimisë
kulturore të paluajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në
Preshevë.
Kështu
më 4 shtator 2024 në Preshevë organizuam një takim të Ekipit të Pedagogëve të
projektit, në të cilin biseduam mbi projektin dhe realizimin e tij sipas
planifikimit tonë. Në takim morën pjesë koordinatori i projektit Xhemaledin
Salihu, asistenti, ligjëruesit Sami Agushi, profesor i gjeografisë, Musli
Emini, arkeolog bachelor dhe Agim Arifi, menaxher i Punëtorisë dhe i
Ekspozitës.
Të
shtunën, më 21 shtator 2024, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore
për Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë organizoi vizitë objekteve të trashëgimisë
kulturore në komunën e Preshevës, me nxënësit e klasës së pestë të shkollës
fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, në kuadër të projektit” “Nxënia e
diturive dhe edukimi I të nxënësve të klasës së pestë nëpërmjet trashëgimisë
kulturore të pa luajtshme dhe prezantimi I të mirave të trashëgimisë kulturore”
në komunën e Preshevës.
Vizita
ishte e qëlluar që nxënësit ta njohin vendlindjen e tyre, t’i njohin disa nga
pasuritë e trashëgimisë kulturore të komunës së Preshevës, të nxiten që t’I
dashurojnë pasuritë e trashëgimisë kulturore shqiptare që nga fëmijëria e
hershme, të marrin njohuri e dituri nga trashëgimia kulturore dhe të edukohen
për dashuri ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore si dhe të mbushen me
ndjenja, me perceptime, me fotografi, me përfytyrime mbi objektet e vizituar që
nesër në punëtorin që do të organizohet t’I vizatojnë këto objekte të
trashëgimisë kulturore ashtu siç I ka pa dhe ndje syri dhe shpirti I tyre.
Bartjen
e nxnënësve e kontraktuam me “Graniti-trans” Norçë e Preshevës.
Në
këtë vizitë ishim në Teqen e Preshevës, ku spjegime mbi disa koncepte dhe
kuptime të trashëgimisë kulturore dhe ndarjen e saj foli Z. Xhemaledin Salihu,
kryetar I Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore, menaxher i
projektit, i cili poashtu foli për historikun e Teqesë, për historikun e
Shehëve të Preshevës që dhanë jetën në lëvizjen kombëtare që nga Kryengritja e
Dervish Carës, më 1843, për preshevarët që morën pjesë në Kuvendin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit dhe mbi kryetarin e Lidhjes shqiptare të Prizrenit, dega
në Preshevë, Sheh Efendi Maksutin si dhe për aktivitetet e Teqesë me rininë
preshevare.
Pastaj
vazhduan rrugën për Ilincë, te Shpella e Ilincës, ku profesori i gjeografisë,
Sami Agushi u foli nxënësve mbi Shpellën e Ilincës dhe mbi Vorbullat karstike
në Ilincë.
Nga
Ilinca vazhduam te Livadhi i Shehut, ku Z. Sami Agushi nxënësve u foli mbi disa
fosile që u gjetën aty.
Nga
aty morëm rrugën për Miratovc, në një qebaptore i dhamë ushqim nxënësve dhe
vazhduam deri në Bajkën-Vrellën e Miratovcit, ku mbi te dhe Ujëndarësen në
Çukarkë i foli Sami Agushi, profesor i gjeografisë.
Në
Rahovicë, te Kacipupi Oppidum Dardanum, nxënësve u foli Musli Emini, arkeolog
bachelor, mbi historikun e tij.
Pastaj
morëm rrugën për te Penda e Rahovicës, ku nxënësit pushuan dhe bënë aktivitete
sipas dëshirës së tyre. Kjo u organizua për relaksim të nxënësve.
Me
kaq mbaroi vizita objekteve të trashëgimisë kulturore në Preshevë.
Më
nxënësit në vizitë ishin edhe Z. Agim Arifi, mësimdhënës i Artit, anëtar i
Këshillit Drejtues i Shoqatës dhe menaxher i Punëtorisë dhe Ekspozitës që do të
organizohet më 27 shtator 2024, me fotografi dhe punimet e nxënësve nga
Punëtoria dhe Teuta Mehmeti, profesoreshë, e angazhuar nga shkolla fillore, e
cila mjaft na ndihmoi në realizimin e projektit. I falemnderoj të gjithë për
angazhimin dhe kontributin e tyre si dhe drejtoreshën e kësaj shkolle, Znj.
Fitore Selimi.
Në
kuadër të realizimit të projektit "Nxënia e diturive dhe edukimi i
nxënësve të klasës së pestë të shkollës fillore “Prof.Ibrahim Kelmendi” në
Preshevë nëpërmjet të trashëgimisë kulturore të paluajtshme dhe prezantimi i
vlerave të trashëgimisë kulturore" në komunën e Preshevës, Shoqata për
Trashëgimi dhe krijimtari kulturore, në bashkëpunim me shkollën fillore në
Preshevë, më 26 shtator 2024, e enjte, në lokalet e shkollës, me një grup nxënësish,
prej 30 vetave realizoi Punëtorinë e Vizatimit. Punëtorin e vizatimit e
udhëhoqi Agim Arifi, mësimdhënës i artit, Teuta Mehmeti, profesoreshë e gjuhës
frengjishte dhe Shkëlqim Aliu,mësimdhënës i artit në këtë shkollë.
Të
premtën, më 27 shtator 2024, në orën 13, në shkollen fillore "Prof.
Ibrahim Kelmendi" në Preshevë, për nder të 29 shtatorit, Ditës së
Trashëgimise Kombëtare kulturore u hap Ekspozita e fotografive të Trashëgimise
kulturore të komunës së Preshevës dhe e Punimeve të nxënësve të klasës së pestë
të shkolles fillore "Prof. Ibrahim Kelmendi" Preshevë, të cilën e
hapën sëbashku Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së dhe Ramadan Aliu, ndihmës
drejtor i shkollës fillore.
Me
këtë rast Shoqata e shperbleu me një libër Znj. Fitore Selimi Sahiti, drejtoreshë
e shkollës, për kontributin dhe bashkëpunimin në projekt dhe Lorisa Azizin,
nxënësen e klasës së V-3, për punimin më të mirë në Ekspozitë me një libër.Të
dyjat librat janë botim i SHTKK-së.
Ekspozita
do të jetë e hapur disa ditë në hollin e kësaj shkolle.
Ekspozitën
e menaxhuan Agim Arifi, mësimdhënës i artit, Teuta Mehmeti, profesoreshë e
gjuhës frenge dhe Shkëlqim Aliu, mësimdhënës i artit i kësaj shkolle.
Në
hapjen e Ekspozitës morën pjesë disa mësimdhënës dhe nxënësit e kësaj shkolle.
Projektin
e financoi Ministria e Kulturës e Republikës së Serbisë.
Më
26 e 27 tetor 2024 në Preshevë u mbajt Konferenca shkencore: “Figura me vlera
shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera
shqiptare”, ku morën pjesë me 52 studiues nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut,
Kosova, Mal i Zi dhe Lugina e Preshevës, ndërsa u kumtuan 40 punime shkencore.
Më
25 tetor 2024 u bë pritja e studiuesve dhe mysafirëve si dhe vendosja-akomodimi
i tyrë në hotelin “BICI-RESORT”
Konferencën
shkencore e udhëhoqi BORDI, në përbërje: Prof.dr.Drita
Halimi-Statovci-etnologe, prof.dr. Agron Xhagolli-kulturë
popullore/folklorist/, Akademik Adem Bunguri, arkeolog, prof.dr. Isak Shema,
letërsi, prof. dr. Izaim Murtezani, studime folklori dhe etnologji, Dr. Sc.
Shpëtim Memishi, ekonomi dhe Xhemaledin Salihu, profesor, studiues.
Konferenca
shkencore punoi me 5 séanca, në seancën
solemne Konferencën shkencore zyrtarisht e shpalli të hapur Xhemaledin Salihu,
kryetar i SHTKK-së, me një fjalë rasti, ku përshëndeti Shkëlqesinë Dr. Bardhyl
Canaj, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Serbi dhe Konzullin në këtë
Ambasadë, Z. Idlir Kaba, delegacionin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,
me në krye të koordinatorit Akademik Adem Bunguri, arkeolog, Z. Besim Shabani,
shef i Kabinetit të kryetares së komunës së Preshevës, Znj.Ardita Sinani, Z.
Murat Alvazin, kryetar i Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në Botë, me seli në
Zvicër, pjesëmarrësit, studiuesit.
Konferencën
shkencore e përshëndetën Ambasadori Dr. Bardhyl Canaj, Z. Besim Shabani,
Akademik Adem Bunguri dhe Z. Murat Ajvazi.
Në
pjesën e ndarjes së shpërblimeve sipas Rregulloresë mbi ndarjen e shpërblimeve
të SHTKK-së, me shpërblim më të lartë të SHTKK-së u shpërblye Shkëlqesia Dr.
Bardhyl Canaj, me ANËTAR I MERITUAR, ndërsa me Mirënjohje u shpërblye Ministria
e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe Fondi Humanitar i
GNTC Gorenje në Prishtinë, me drejtor Fatmir Kadriu..
Me
kumtesa-punime shkencore u paraqitën këta studiues: Prof.dr. Neritan Ceka,
Akademik Adem Bunguri, Zana Hoxha, akademik Valter Memisha, dr. Afërdita
Abdullahi Dërmaku, prof.dr.Vilma Proko, Ismet Osmani, Hajrullah Hajdari,
Xhemaludin Idrizi, prof. dr. Drita Halimi Statovci, dr. Angjelina Hamza
Hasanaj, Arlinda Veliu-Sadiku, dr.doc Rini Useini, dr. Rovena Mikeli Vata,Dr.
Davida Marku, prof. dr. Agron Xhagolli, prof.dr. Izaim Murtezani, dr. Vlorë
Fetaj-Berisha, dr. Besim Morina, Jonuz Fetahaj, doc.dr. Besnik Rameti, Edibe
Selimi -Osmani, Xhafer Cakolli, Akademik Hamit Kaba, Ardian Ramadani, Avni Dehari,
Bekim
Ramadani, prof.dr. Mustafa Ibrahimi, Isamet Bakiu, prof. dr. Minir Ademi,
Hysen
Këqiku, msc. Klajdi Lulollari, mr.Murat Ajvazi, mr. sc Ali Sadiku, Rahim Azemi,
Qerim
Lita, dr. Albin Sadiku, Xhemaledin Salihu.
Pas
mbarimit të leximit të punimeve shkencore në Konferencë shkencore u zhvillua
një diskutim lidhur me pesë seancat dhe punimet shkencore.
Fjalën
përmbyllëse mbi Konferencën shkencore e pati Prof. Dr. Agron Xhagolli që
poashtu ligjeroi mbi realizimin e suksesshëm të Konferencës dhe dha disa
sugjerime e propozime për të shkuar edhe më përpara për konferencen shkencore
të vitit 2025, më cilësore dhe me pëermbajtësore..
Konferenca
shkencore vazhdoi punimet e saja edhe të dielën, më 27 tetor 2024, me
hapjen
e Ekspozitës, me fotografi nga aktivitetet e Shoqatës për vitet 2014-2017, të
cilën e menaxhoi Agim Arifi, mësimdhënës i artit.
Më
pastaj ndodhi përurimi i librit të Konferencës së vitit 2023: “Personalitete me
vlera shkencore shqiptare në Albanologji nga Lugina e Preshevës dhe vise të
tjera shqiptare”, ku fjalen e patën prof. dr. Drita Halimi-Statovci, prof.dr.
Agron Xhagolli dhe prof.dr. Izaim Murtezani, recensentë.
Para
ditën e 27 tetorit 2024, grupi i vizitorëve nga: prof.dr. Neritan Ceka,
Akademik Adem Bunguri, Klajdi Lulollari, Sami Agushi, prof. dhe Musli Emini,
arkeolog vizituan lokalitetin dardan Kërshevica, në komunën e Bujanovcit,
ndërsa pasdite këta të përmendurit më lartë dhe disa studiues të tjerë vizituan
Cërkvishtën në Zhunicë, Varret dardane në Bukurovc, Kalanë e Bushtranit,
Kacipupin e Rahovicës, shtëpinë e vjetër të Esat Esatit dhe Teqenë e Preshevës.
Projektin
në fjalë e financoi: Ministria e
Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, botimin e librit:
"Personalitete shkencore shqiptare në Albanologji nga Lugina e Preshevës
dhe viset të tjera shqiptare" e financoi Fondi Humanitar i GNTC Gorenje
Prishtinë-Fatmir Kadriu, drejtor.
Vlen
të cekim mbështetjen dhe përkrahjen shumë të duhur dhe të nevojëshme të
Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Projektin
e realizoi : Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë
Pra,
sipas gazetares nga Lugina e Preshevës, Lumturije Limani ishe: “Një ngjarje e
tillë jo vetëm që nxit njohuritë, por gjithashtu forcon lidhjet mes shqiptarëve
në rajon. Këto aktivitete padyshim se janë thelbësore për të inkurajuar
zhvillimin e mëtejshëm të gjeneratave që vijnë pas nëpërmjet artit dhe
kulturës,
Poashtu
ishte një platformë e rëndësishme për të njohur dhe vlerësuar kontributet e
figurave të rëndësishme shqiptare të cilët kanë kontribuar në fusha të ndryshme
si shkenca, arti dhe kultura.
Një
ngjarje e tillë krijon mundësi për të ndarë eksperienca dhe për të frymëzuar
brezat e rinj që të angazhohen në ruajtjen dhe promovimin e kulturës
shqiptare.”
Të
shtunën, me 28 dhjetor 2024, ne lokalet e Bibliotekes se Qytetit "Mehmet
Jusufi" ne Presheve, Shoqata e Shkrimtareve "Feniks" me
kryetarin Avni Shaqiri organizoi promovimin e librit "Shkrimtari për
Shkrimtaret" të autorit Hysen Keqiku, shkrimtar.
Manifestimin
e hapi kryetari i Shoqates, pastaj për librin folën redaktori Bilall Maliqi dhe
recensenti Sevdail Hyseni, të cilët patën fjalë miradije për librin.
Fjalë
përshëndetëse pati edhe Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi
dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, i cili në
mes të tjerave tha se Hysen Këqiku, nuk është vetëm krijues letrar por edhe
studiues kulturor, i cili me punimet e tija shkencore, ku trajtoi shkrimtarë
dhe artistë të Luginës në Konferencat shkencore që mbahen tradicionalisht në
Preshevë.Poashtu të ceku se Hyseni është bashkëpunëtor shumëvjeçar i Shoqatës
për Trashëgimi dhe ligjërues mbi letërsinë e krijuar dhe që po krijohet në
Luginë të Preshevës. Hyseni ishte edhe aktivist i mirë i Shoqatës "Nene
tereza" në Gjilan e më gjërë.
Pasi
mbaroi promovimi i librit u organizua një orë letrare, ku lexuan:Avni Shaqiri,
Hysen Këqiku, Bilall Maliqi, Nehat Ramizi, Havushe Kasumi, Valbone Selimi
Hasani, Elton Mehmeti e të tjerë.
Në
këtë manifestim kulturor letrar pati dashamirë të letrave shqipe.
Shoqata
për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës me seli në
Preshevë, bëri një propozim me projekte
për Programin e Punës së Këshillit Kombëtar Shqiptar për vitin 2024
Në
dhjetor të vitit 2024 u shpall Ftesa për Konferencën shkencore dhe ftesa iu
dërgua shumë studiuesve dhe institucioneve kulturore e arsimore në Shqipëri,
Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi dhe Luginë e Preshevës.
Poashtu
u dha afati i dorëzimit të punimeve të Konferencës shkencore të vitit 2024.
Kështu
gjatë kësaj periudhe organizuam dhe realizuam 16 Konferenca shkencore: 13
Konferenca shkencore i realizuam në Preshevë, një të përbashkët me Institutin
Albanologjik në Prishtinë dhe 2 Konferenca shkencore ne Medvegjë, me botimin e
21 librave: prej tyre 14 libra me
punimet e Konferencave shkencore, 4 libra autoriale dhe botuam 3 libra
nga letërsia.
Preshevë, më 3 janar 2024
Kryetar,
Xhemaledin Salihu