Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Përsëri për aq Esenin sa gjetëm dhe ndjemë ne që na vetëvranë si ai
E premte, 03.01.2025, 06:55 PM
PËRSËRI PËR AQ ESENIN
SA
GJETËM DHE NDJEMË
NE
QË NA VETËVRANË SI AI
Nga
Visar Zhiti
Ne
ishim eseniniane, jo se shkruanim dot si ai, por patëm diçka nga argjendi i
ndjenjave kumbuese si të atij, nga zhgënjimet e thella dhe nga ajo vetëvrasje
që na bënë pak nga pak e dikë më shpejt e dikë e pushkatuan menjëherë.
Por
Esenini gjithsesi për ne, gjenerat e mia, është një ikonë përbashkuese, edhe e
vrasësve të tij tani apo bijve të tyre edhe në Shqipërinë tonë.
Kur
isha në Saint Petërburg në Rusi, kërkoja të gjeja me doemos vendin ku ndodhi
tragjedia, që të qaja në heshtje dhe për tragjeditë tona.
E
gjeta. Dhe shkruajta…
Po
risjell nga shënimet e mia, prapë, se është data 28 dhjetor, e vetëvrasjes së
poetit Sergej Esenin…
NË PRIVINCËN TONË
1.
Edhe
kur s’dinim gj?, t? vegj?l, n? Lushnjen tonë, çudit?risht e dinim se para nj?
Viti të Ri, pikërisht më 28 dhjetor, atje larg në Rusinë e ndaluar si e gjithë
bota, tutje, poeti Sergej Esenin, aq shumë i dashur, magjepsës fare, çudi si e
kishin botuar tek ne, kishte vrarë veten dhe ishte 30 vjeç, madje kishte prerë
venat dhe me gjakun e tij kishte shkruar poezinë e lamtumirës, dy strofa.
-
E si do të ishte ajo poezi?
-
Po ku e gjejmë dot…
-
Poezia e vërtetë në fund të fundit me gjak shkruhet.
-
…tek ne e shkruajnë me gjakun e të tjerëve…
-
Kujdes! Është me rrezik kjo!
-
Po pse e vrau veten Esenini?
-
Dëshpërimi, zhgënjimet nga revolucioni.
-
Po kjo qenka më me rrezik!
-
S’ka ndodhur tek ne, jo, por në Bashkimin Sovjetik. Në dimër, në Leningrad, në
Hotelin “Ingliterra”, kështu quhej…
Dhe
as kisha guximin ta imagjinoja atëhere se do të vinte një ditë, pas burgut tim,
që do të shkoja atje, në atdheun e Eseninit, te ai qytet dhe do të bujtja në
atë hotel të mallkuar…
2.
Esenini,
besoj, se më i dashur se kudo, ishte në Shqipëri, pas Rusisë së tij natyrisht
dhe prapë besoj se në Shqipëri më i dashur se në çdo qytet ishte në Lushnjë.
Duke qenë lirik i mrekullueshëm i fushëtirave pafund, ku derdhej dritë hëne si
qumësht, i dashurisë që frushullonte befas si një beriozë në erë, i varfërisë
si një qen rruge dhe i zhgënjimeve të rënda të revolucionit bolshevik, që sipas
Eseninit, erdhi si një tren i rëndë dhe trembi këngët e zogjve dhe do të
rendëte për në gulagët pas mjegullave, etj, etj, - kështu bisedonim, - edhe
Lushnja lirike e njihte atë dhimbje, sidomos me fshatrat e internineve përreth,
gjithmonë me baltë dhe dhunime…
Prapë
besoj se Esenini më bukur se në çdo gjuhë tjetër është përkthyer në shqip. Tringkues, me rimat si
zile dhe me ato metaforat që hovin si tymtarë mbi borë apo si kryqe muzgu.
E
shqipëruan poetë të rinj, që do të bënin emër e u ndikuan prej tij, Kadare e
Agolli, por që i mbetën besnikë deri në fund më duket se ishin Vangjush Ziko e
Jorgo Bllaci e Agim Shehu . E shkërbyen poetët, ndoshta më shumë treshja Musa
Vyshka, Shefki Karadaku e Viktor Qyrku, po edhe Sulejman Mato ndonjëherë,
kështu më dukej, kurse në Lushnjën tonë si eseninian shkëlqeu poeti nga fshati,
gjithmonë me çizme, miku ynë, Sherif Bali. Por ai s’mund të botonte libër,
ishte me “biografi të keqe”, gjyshi i tij ishte shpallur “kulak”, fjalë ruse
dhe kjo nofkë, e ardhur prej andej. Por ajo që do të ndalohej, do të ishte
poezia e Eseninit, sepse marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik do t’i prishte
keqas Shqipëria e Enverit.
Dhe
Esenini na u bë më i shtrenjtë e më i rrezikshëm. Isha nxënës dhe “Lirikat” e
tij m’i dha regjisori Tahsin Demiri, madje m’i fali. Mësova përmendësh plot,
mbi 50 poezi, që do të më ndihmonin shumë kur do t’i thosha me vete në birucë,
kur më arrestuan, por edhe kur shtynim vagonat në minierë në burg, bashkë me
Çim Kurtin apo kur bisedonim nën zë për përkthimet me Maks Rakipajn. Poezia na
bashkoi më shumë se prangat…
Atëhere
nxënës më dukej se çdo poet, për të qenë i mirë duhen të ishte si Esenini. Ja,
mësuesi ynë, poeti Faslli Haliti, nuk shkruante si ai, përkundrazi, por ama ka
imazh, ka dhe një baladë për Eseninin, por u detyrua ta botonte sikur i
kushtohej një poeti tjetër rus, Pushkinit, por ne donim Eseninin. Edhe Baki
Nexha sikur mundohej të shkruante si Esenini. Edhe Halili, megjithëse është
tregimtar, ka poetikë të esenintë. Unë nuk ia dilja dot. Doja edhe s’doja. Eh,
ku shkruhet si ai, por më të rinjtë se ne, Bujari psh, por edhe Shpendi kanë
diçka eseniniane, me kuaj, aq… Po atë e kemi të gjithë, e ka e gjithë poezia
shqipe. Ashtu? Pse?…
Dhe
vazhdonim të recitonim poezi të tij. Ia thosha Flamurit, ai mua…
Natyrisht,
gjëra të tilla i bënim jo me këdo, mund të na krijonin shqetësime, të na vinin
“fletë-rrufe” apo të shkruanin fshehurazi lart deri të Enveri…
Së
pari gjithçka e bisedoja me tim vëlla më të madh se unë, Ilirjanin, por dhe me
mësuesen e mrekullueshme Lirinë, nuk na ndahej mirësia e saj, jetonte te
barakat, sa e donte Eseninin ajo! Dhe Eva e saj na jepte libra të ndaluar, që
s’i gjenim dot…
Por
me poetin Sherif Bali sikur ngjallej vetë Esenini për ne..
3.
Në
Lushnje shpërngulet kritiku i njohur atëhere, Razi Brahimi, e sollën drejtor të
shtëpisë së kulturës, ku punonte dhe im atë, aktor estrade, u miqësuan bashkë,
shkak do të ketë qenë dhe rakia, e pinin ca si shumë. Raziun e kishin hequr nga
Tirana, nga shtëpia e vetme botuese, shtetërore, se kishte redaktuar a nxjerrë
a të dyja bashkë romanin “Tuneli” të Dhimitër Xhuvanit, që u ndalua si nxirës i
realitetit, si revizionist. Por kritiku Razi Brahimi kishte në bibliotekën e
tij të gjithë veprën e Eseninit në origjinal rusisht, 4 apo 5 vëllime, nuk jam
i sigurtë tani, të kaltër me kapakë të fortë me firmën e Eseninit të praruar me
ar. Brenda kishin fotografi bardh e zi,
Esenini djalosh, i hijshëm, prindërit, izba, etj. Aq shumë poezi në gjuhën e
tij me cirilike dhe ne pothuajse s’kuptonim asgjë, ndonjë fjalë tek-tuk. Aty
sigurisht shtriheshin stepat e poezisë së tij, grunoret, shtigjet hënore,
qershitë si plagë, klithma korillajsh, letrat e dhëmbshura nënës, dashuritë
pafund, sajat, troke kuajsh… ah, të mbuluara si me borë të bardhë me gjuhën e huaj. Çfarë vuajtje! Sa e ftohtë
ishte padituria, ç’mëkat.
-
Shih, një poezi e vogël, një strofë, merre fjalorin ta përkthejmë, - më tha im
vëlla, Ilirjani, gjimnazist.
-
Pse, lejohet? - u ngazëlleva.
-
Ça ka? - tundi kokën e madhe plot me flokë të zinj ai.
-
Nuk janë të caktuar ata që përkthejnë?
-
Nga Komiteti? - u tall ai.
Poezinë
jo vetëm që e kuptuam, por Ilirjani iu përvesh punës që ta rimonte. E mbaj mend
përmendësh edhe sot e kësaj dite:
Atje
tek lehëza me lakra
Uji
i kuq lindjen skuq tepër.
Panjës’vogël
bletë krahë-arta
Ia
thithi sisën e gjelbër.
-
Ti do të thuash se aty s’ka fare as fjalën “tepër” as “krahë-arta”, - ma ktheu
Ilirjani, - por i kam vënë për rimë.
-
Pse, ça je ti? - dukej sikur doja sherr unë. - Po fjala “sisë” nuk është turp?
-
Jo…
Në
gjimnaz jepte lëndën e rusishtes një mësuese
ruse, Luiza, po sikur të pyetej ajo si ishte përkthimi?
T?
nes?rmen po bisedonim me Ilirjanin:
-
As e preku librin me dorë…
-
Si duroi?
-
Lexoni Majakovskin, tha. Por dhe ai ka vrar? veten…
-
S’ka faj ajo, është e huaj, ruse, ruhet, është si në internim këtu…
4.
Vërtet,
po andej nga fshatrat e internineve, baltrave, kishte poetë, do t’i njihja,
Lazri, Leka, Jozefi, Bajamja, Ferdinandi… po si u dukej Esenini?
Po
në Kosovë? Në këtë këtu? Jo, në atë andej… E ku lejohej të na vinin libra… Vonë
do të zbuloja se sikur s’kishin eseninianë, jo s’e nuk e kishin përkthyer, jo
aq mirë sa këtej, por poezia e tyre ishte më shumë Perëndimore dhe hermetike,
jo imazhiniste dhe sivjetike.
Ndërsa
larg në Rusi, e dinim eseninizmin e tyre, ishte klasik. Adhuruesit e Eseninit
do t’i imitonin dhe vetvrasjen…
Ndërsa
kritikët e tij dhe mos-honepsit e tij tek ne do ta kthenin fletën tani, do ta
përmendnin me mallëngjim të shtirur.
…kur
isha student në Shkodër, kur më shqyheshin këpucët nga bredhjet dhe shirat e
shumtë, i çoja te këpucari t’m’i ndreqte, atëhere të kërkohej emri, e shkruanin
në faturën që e fusnin në këpucë, që të mund t’i gjenin në pirgun e madh, - që
mund t’i krahësoj, tani që dhe kam parë, me këpucët në grumbuj në muzeumet e
holokaustit, - atëhere pra, thosha se më quanin Sergej Esenin. Si, si? -
buzëqeshte këpucari. Por kjo më ndodhte vetëm në Shkodër.
Dhe
me ato këpucë shkoja në Lezhë, te miqtë, Rudolfi dhe Ndoci, poetë të njohur që
atëhere, për të “shkëmbyer” poezitë dhe fshehurazi dhe përkthimet. Në konvikt,
në dhomën e ftohtë, kisha përkthyer dhe diçka nga Esenini, 4-5 poezi të vogla,
bashkë me shokun e dhomës, Moisiun.
Poeti
Skënder Rusi ishte më eseniniani ynë.
Pengu
për të gjetur poezinë e fundit të Eseninit, atë të shkruarën me gjak, nuk do të
më ndahej.
5.
Pas
rënies së perandorisë komuniste, kur dhe në vendin tonë do të shpërbëhej
diktatura, poezia e lamtumirës së Eseninit u përshi në botimet e reja që do t’i
bëheshin atij. Unë gjithmonë i kërkoj në 28 dhjetor ato vargje, që në atë datë
u shkruan me gjak. I shoh përkthimet në italisht, anglisht… po si janë rimat në
rusisht?
***
Dhe
rrekem ta risjell në shqip, po dua dhe rimat, se jam ca dhe eseninian:
***
Lamtumirë,
lamtumirë miku im,
Në
zemër të kam përjetë.
Ikja,
nëse ka parashikim,
Takimin
e premtuar do të ketë.
S’duhen
fjalë dhe gjeste, përse,
Mik
i dhembshur, t’më kuptosh.
Të
vdesësh në këtë jetë s’është e re,
Sigurisht
e re s’është dhe të jetosh.
Me
gjakun e venave të prera janë shkruar këto vargje? Dhe pastaj Esenini vari
veten në Hotel “Ingliterra”. Pse? Në kulmin e poezisë së tij dhe të bukurisë.
Dhe le të ishte dhe kulmi i dëshpërimit, që mirë u bënte të dyjave. Nuk ka
vetëvrasje, por vrasje, thotë një poet tjetër, bashkatdhetar i tij, Evgeni
Jevtusheko, që, kur isha në Rusi, pyeta për të dhe më thanë që është një lloj
Esenini i sotshëm.
Pse
e vetëvranë atëhere Eseninin? Ai ishte bërë i famshëm si poet, jo vetëm për
sinqeritetin mahnitës dhe kundër, por dhe për skandalet e shumta e dehjet e
martesat e shpeshta, të zhgënjyerit të madh nga revolucioni “Lenini i ngjante i tmerrshëm si sfings”.
Policia sekrete, Çeka a KGB-ja, Kremlini i carëve të kuq, s’e kishte të
vështirë ta zhdukte Eseninin, edhe pse ai ishte bërë aq popullor dhe adhuruesit
e shumtë e kishin ikonë të tyre, por kështu ai mund të shndërrohej në mit.
Ç’t’i bënin, pra, eseninizmit që ishte krijuar si rrymë e metodë, madje dhe
modë, më keq akoma, si qendrim. Ky ishte rreziku i vërtetë dhe i madh. Që
eseninizmi të shihej si një rrugë pa krye, themeluesi i saj duhet të vriste
veten. Kushtet ia krijonte pushteti sovjetik. Mund ta ndihmonin deri në fund ta
vetëvarnin. Në kufomën e Eseninit, pasi e zbritën nga litari në dhomën e tij në
Hotel “Ingliterra” në Leningrad, në mëngjesin e vranët të 28 dhjetorit të vitin
1925, i janë gjetur gjurmë dhe shenja nxirjesh në krahë e brinjë nga torturat.
Po poezia e shkruar me gjak? Ajo i drejtohej mikut të tij Antaoli Marienof,
kështu u tha dhe se i ishte dhënë atij një ditë më parë për ta lexuar.
Esenini
i vdekur u çua në Moskë dhe prehet në varrezat në Vagankovo. Po eseninizmi a u
varros?
6.
Ditët
e mia në “Venecian e Veriut” siç quhet Saint Petersburg, ishin të pakta,
dëshirat për të parë shumëçka ishin të mëdha, programi i ngjeshur, mahnitja,
ankthi i netëve të bardha, 300 urat mbi lumin Neva… i shkruaja Edës time që
bashkë me Atjonin ishin në Lugano, në Zvicër, madje me poetët Jevtushenko e
Sebastiano Grasso, më pyesnin se si po ja kaloja… bie shi petersburgas… burg…
Njevski Prospekt, shtëpia e Pushkinit… Çajkovski, Gogoli, pensioni i
Raskolnikovit të romanit “Krim dhe ndëshkim”, Dostojevski, Teatri “Marinskij”,
qindrat e busteve dhe shtatoreve të Leninit e Stalinit ishin hequr, kanë mbetur
nja 4 gjithsej të Leninit, pse?… po bashkëvuajtësit e mi, kështu i quaj, poetët
Mandelshtam, Brodski kanë statuja?… Pallati i Dimrit, Hermitazhi marramendës,
ku, ku e goditën me top nga kryqëzori i anijes “Aurora” dhe ndryshoi historia,
u bë kampi socialist në gjysmën e botës, kampet e përqëndrimit, burgjet… a janë
në mure gjurmët e goditjes si në brinjët e Eseninit? Dhe iu shmanga sado pak të
gjithave, doja Eseninin, gjurmët e tij të gjalla, ma kërkonte… vetja ime e
dikurshme… fati… po edhe eseninianët e Lushnjës time… pengu… antologjia e
dhimbjes… e kisha premtuar…
ELEGJIA IME
KU U VRA ESENINI,
NË HOTEL “INGLITERRA”
NË PETERSBURG…
...një
rrëké e kuqe gjaku
zbret
nëpër shkallë,
unë
ngjitem në të kundërt të gjakut,
dua
të arrij në zemrën e Eseninit.
Trokas
në derën tragjike,
mbështes
kryet aty.
Qan
dera, qan
me
lotët e mi.
I
kam ruajtur që kur isha gjimnazist,
nga
Shqipëria i solla, gjë tjetër s’kisha.
Miku
ynë kaçurrel, biond
si
thekërishtja e vendlindjes sate,
vagabond
si kënga e natës.
Edhe
hënat deheshin
nga
fishkëllima jote,
qershia
e qiellit shkundej,
tej
ndalnin dallgët
dhe
kuajt e qentë dhe kuptoheshin
me
njerëzit,
se
po këndoje ti.
Njëra
nga hënat
bëhej
krehër për flokët e stinës,
por
ti mështeknave shikoje si skuqnin plagët e Krishtit,
shiu
rënkonte...
Të
donte dhe nëna ime ty,
më
kërkonte t’i lexoja atë poezinë tënde,
e
ndiente si të sajën,
kur
pyesje: gjallë je?… A je takuar
me
nënën time, Serjozhka?
Se
nënat dhe poetët
janë
bashkë në parajsë.
Përplasa
kokën te dera jote. Vdekja
mori
lotët e mi
dhe
më dha mpirjen e drunjtë.
Gjithë
atë gjak
ia
dhe poezisë,
dhe
hotel “Ingliterra” është
i
kuqërremtë tani
dhe
gratë e shërbimit flokët
i
kanë të kuq,
dhe
netët e bardha kanë
një
diell tjetër të trembur,
prej
gjaku,
dënes
lumi Neva si venat e tua. Ti,
dhëndër
tragjik ëndrrash.
Me
gjak e ngjeve penën dhe shkrove
poezinë
e lamtumirës,
vetëm
dy strofa. E do gjakun tim
për
strofat e tjera,
Esenin
i dashur?
Po
ty të varën të vrarë... ah,
t’ia
jap natës
hënëtronditur,
që rreh si një zemër... Mërmëris
vargjet
e tua, prapë, si dikur,
si
i burgosur
në
qeli qiellore.
Falemnderit,
më ke dhënë zemër,
Vëlla
i madh,
dhe
tani jam unë më i madh se ti,
më
vjen turp,
që
ike aq herët.
E
pamundur të të përzinin.
Ti
ishe kudo, te grunoret
dhe
kuajt e erës, te brigjet e trishtimit dhe zhgënjimet
si
muret e dimrit,
te
takimet e dashurisë
me
yjet që digjen në buzë, dhe çdo tetor
e
shmang
rrugën
e vet që nga ajo ditë...
Këtu,
këtu ti preve venat
e
poezisë sate,
me
gjak poezie e mbushe atdheun,
që
të donte të vrarë,
ishe
bërë më i bukur nga ç’lejohej,
i
rrezikshëm dhe i famshëm,
engjëll
që të mbështollën
me
pelerinë demoni, ikonë
para
topave të revolucionit, mbylle sytë prej biri,
Moti
ulërinte për ty, gjithë ajo borë
për
të fshirë si pambuk spitalesh
gjakun
e poezisë,
e
pamundur, ai kishte marrë
udhët
e botës. E mpiksi
i
ftohti këtu, e mavijosi ngrica
si
të ishte bronzi i statujave të tua të ardhshme,
jo,
jo bronz heronjsh, por kristale
qiellore,
të pastra,
kur
sapo ka zbardhur…
Do të kërkoj, dua të takohem me ty gjithandej,
të
të falënderoj dua, por befas dera,
dera
jote e fundit mbi tokë
përballë
meje plasi si një kraharor
dhe
u ça gjithandej.
-
Bir, thirra! Nga të çarat e derës buisën bisqe. U rritën
në
çast dhe u bënë degë. Aleluja!
U
bë Pylli yt dhe Shtegu yt,
aleluja,
Lumi
dhe Flatra,
dhe
Vetëtima që shkrep
në
Qiell Emrin Tënd…
Aleluja!
Shën-Petersburg,
02. 06. 2014
Elegjinë
time, që ma merr frymën, e kam dhe në libri tim, “Si na erdhi ai, i
ndaluari", është fjala për poetin Evgeni Jevtushenko… m’u desh ta
shkruaja… dhe bota nga atëhere ka ndryshime t? m?dha e t? r?nda…
7.
Rusia
?sht? ende n? nj? luft? gjakatare t?
padrejt? me Ukrain?n ngjitur. Vriten jet? njerëzore dhe shkat?rrohen qytete.
Qielli çahet nga bombat... Dhe poezia ?sht? damarprer? dhe po shkruhet me gjak…
Un?
desha të thosha se ditët tona t?
dikurshme, ato të paktat që ishin vërtet tonat, kishin diçka eseniniane, atë
bukuri të trishtë dhe hov të hutuar, dashuri dhe përndjekje, që fillon që nga
bankat e shkollës dhe sikur vazhdon… prandaj janë dhe ato njollat mavi si në
krahët e Eseninit pas torturave fatale.
Fantazma
poet?sh dalin nga g?rmadhat përmes tymrave dhe pluhurit të luftës… Se ai vret
veten gjithkund, jo vetëm në çdo 28 dhjetor.