Kulturë
Gani Pllana: Para Obeliskut
E enjte, 02.01.2025, 06:49 PM
Gani S. Pllana
IKE NË
PËRJETËSI
(Sadetes
- bashkëshortes sime)
E dashur
imja Sadete
engjëllushë
e bekuar
lumturi
pa zë e teka
pse të
donim të mori vdekja.
nënë e
bimëve të shpirtit tonë
ike si
me shpejtësi drite
kulmore
si majë qiparisi
vajte qetas
në përjetësi
dritën –
të vetmen porosi...
Të
kërkoj unë zoti shtëpisë
ty
krahëlehtë zonjë shtëpie
ngado pa
pra të kërkoj
në çdo
hoje të shtëpisë
por të
gjej veç në veprat
të
arrirat e ç’patëm nis’...
Të
kërkojnë gocat jo vetëm...
nipat e
mbesat të kërkojnë
në oborr
e kulm e kryeshtyllë
të
kërkon i gjeri farefisi
ty që re
si degë e madhe lisi
po dhe
plisi që jetën s’e mbyll...
Sa pa
pra të kërkojmë...
aty ku
kaloje më shumë kohë
më parë
në malin tonë të librave
ku
“panta re” koha të shkonte
ku punoje
deri në vetëmohim
ku
shkenca natyrshëm të jehonte
Si edhe
në ligjërimet e tua
të
frytshme e plot dëlirësi
ku të
kërkojnë dhe studentët
që i
doje e të donin si n’gjini
ku dhe
ata të kujtojnë me përgjërim
me
dashuri e adhurim
Me motiv
për Diell e Hënë
të
kërkojmë të gjithë ne
mësuese
- bashkëshorte e nënë...
ty që të
kishim edhe aset për atdhe!
PAS
IKJES TËNDE...
(Sadetes
- bashkëshortes sime)
Pas
ikjes sate në amshim
Sadete
unë sërish mbeta jetim!
Pas
ikjes sate në amshim
takova
shumë studentë të tu
më
ngushëlluan me radhë
ata -
studentët zemërbardhë
Vërtet
të kishin dashur
lotët u
rridhnin faqeve të njoma
auu...!,
u dëgjua një zë i mekur
i një
studenteje nga grupi
e
pabesueshme për mua -
e tha me
gojën plot studentja
shumë na
ka dashur profesoresha
Gjatë
ligjërimit na dhuronte...
edhe
buzëqeshje për mrekulli
e
dëgjonim me kujdes e kënaqësi
PARA
OBELISKUT
(Te
Obelisku i bashkëshortes sime – Sadetes)
U bë një
vit...
u takuam
para obeliskut
ku
prehesh në qetësi
erdhëm
me lule të freskëta
vazhdojmë
me lotë në sy
Ne të
dashurit e tu
pranë
obeliskut për Ty
me një
skicë tënden engjëllore
pikturuar
thjesht me krenari
Me
shkronjat shqip zonjë e parë
që i
deshe nga fëmijëria
e dashur
e shkëlqyeshme
bilur
praruar me ar
Pusho me
lulet e freskëta
të
kopshteve e fushave
me lumë
lutjesh e kujtimesh
të
gjalla e plot dashuri
Na
vështro nga qielli
sa të
jemi puhisë verore
e na
lësho rreze dielli
nën
timbrin e qetësisë...
Kçiq i Madh, Mitrovicë, 24
qershor 2024