Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Teh nate
E premte, 03.01.2025, 06:49 PM
Hazir MEHMETI
TEH
NATE
nata
foli në gjuhë tjetër
mbrehur
thika në ashtin e vjetër
tehu
i parë në trup të nënës
copëtuar
në njëmijë trupa dheu
i
thanë: dheu s’duron lindje
farë
e vjetër, e vjetër sa dielli ynë
raca jonë s’duron diell, as dritë
kurse
nëna vari foshnjën në gji
shkuarje
e ardhje netësh trup grirë
lindi
e heshti, priti e priti sa fjala plasi
tehu
i dytë ra mbi dorën time
ra
mbi krahun tim varrë
mos
të ngjallet trupi, të vuajë, e mallkuan
të
vdes i kënaqur në shpellë morrash
natë
e lakuriqëve veshgjatë, mijë stepe
të
uritur shkunden e pështynë lisa
tehu
i tretë ra në syrin tim
ti
s’duhet të shohësh malet, largësitë
as
abetaren, as arat tuaja të mbjella me grurë
është
mëkat drita e diellit
tehu
i mbrehur i radhës
preu
hapin tim të gjakosur telave
aty
thembra e mbetur relikt, foshnjë e vrarë
je
i mallkuar, foli nata e lakuriqëve
i
mallkuar, e kuptove, shpëtimin ta sollëm ne
në
shpatë sulltani njomur në shurrë deveje
varr
mbi Egje e Mesdhe
toka
të mbjella skelet Dardanie
tehu
i radhës helmues
ra
mbi gjuhën time, e bëri shkrumb e hi
Aty
e pash me sy vdekjen time
e
pash me sy lindjen time
u
ngrita sërish në djepin tim
Vjenë, Dhjetor 2024