Kulturë
Albert Habazaj: Gëzuar Vitin e Ri 2025 nga Vlora
E enjte, 02.01.2025, 06:48 PM
Gëzuar Vitin e Ri 2025 nga Vlora
Nga Albert HABAZAJ
MBUSHUR SHPORTA ME SHPRESA
TUNGJATJETA NGA BUZËDETI VLONJAT!
DYMIJË E NJËZET E PESA
QOFTË PËR JU - LULE DHE MJALTË!
Uroj një vit të ri të mbarë për
njerëzit e mi, për miqtë e mi, për Tërbaçiotët e mi, për dinjitozet "10
Shqiponjat e Tërbaçit" dhe gjithë artistët popullorë - bilbila e thëllëza,
për të mirët e Letrave Shqipe, për botuesit e gazetave dhe portaleve ku unë
shkruaj e botoj, për të mirët e 30 - vjeçarit faqebardhë Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, për kolegët e mi - fisnikët e Bibliotekave universitare, akademike dhe
të atyre publike, për studiuesit e vërtetë dhe bibliografët e paktë, për
Shqipëridashësit e Atdheut tonë qytetar për një Shqipëri - lule në mes shoqeve,
siç e ëndërronin Rilindasit e Vërtetë!
2025 - a qoftë fatbukur për fisnikë
si Ju:
Gonxhes, pa çelur, i vola freskinë,
Ëmbëlsinë ia preva nga hojet mjaltit,
Zemra qesh e më bëhet mandolinë,
Urimi bëhet notë e pentagramit…
Adhurueshëm spërkat me dritë Vlore
Romantikën e ndritshme me flatra lulebore.
Vala, si pulëbardhë, Adriatikut e
Jonit
I merr me vete dëshirëmirat e Vitit,
Të vesuara freskët me aromën e limonit,
I zbukuron hijshëm gjelbërorja e ullirit.
Në buzë të detit bëhem lirikë për ju
E nis me valët mesazhin si trëndafil me vesë
Rezonancë bën diellin urimi im kështu,
I Vitit të Ri Dymijë e njëzet e pesë.
Vlorë,
1 Janar 2025