Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Dallgë tjetër që vjen nga bregu tjetër i kohës
E enjte, 02.01.2025, 06:50 PM
DALLGË TJETËR QË VJEN
NGA
BREGU TJETËR I KOHËS…
-
30 vjet më parë -
Nga
Visar Zhiti
Në
një Shqipëri tjetër, kur erdhi dhe një poezi tjetër si shkulmet, nga shumë anë,
nga ata që s’ishin dhe që ishin…
Më
e dhëmbshura, por dhe më magjepsësja mbase ishte poezia që doli nga burgjet dhe
internimet, nga errësira, nga nëntoka duke ngjasuar me ringjalljen.
Në
fakt, sipas meje poezia është ringjallje, risjell të gjallë një çast, ndjesinë
e atij çasti, dallgë-dallgë e bën përjetësi…
“KUJTESA
E AJRIT”
30
vjet më parë kësaj përmbledhje iu dha Çmimi Kombëtar për Poezinë, kohë tjetër -
poezi tjetër, po thoshim, edhe pse botimet në shumicë vinin nga poetët më të
njohur, por regjimi s’ishte më ai dhe rutina u prish, u vlerësua kështu një
tjetër që vinte nga dënimet, nga ferri…
Mezi
u botua libri një vit më parë se Çmimi Kombêtar, se Shqipëria e asaj kohe
s’kishte letër, as drita, që donte të thoshte energji elektrike, mungesat ishin
të mëdha, por po vinte një dritë e re… po dhe mjegullat nga dikur.
Librin
e botoi Shtëpia Botuese e Lidhjes, nën kujdesin e shkrimtarit të njohur Zija
Çela, por edhe ajo shtëpi botuese do të mbyllej.
Doja
titullin “Kujtesa e ajrit”, kujtesës ia kishin frikën, asaj njerëzore, por ka
dhe kujtesë që e ruan ajri, asaj s’kishin ç’t’i bënin…
Recensionistë
të librit do të ishin dy poetë miq, Bujar Xhaferri dhe Rudolf Marku, s’e di ku
janë recensat e tyre tani, por në kopertinën e pasme u vunë dy thënie prej
tyre, folëm dhe për një citat të Kadaresë, të nxjerrë nga një letër e tij
dërguar nga Parisi, ku kishte kërkuar strehim politik, por botuesi mendoi që më
mirë letra e plotë ta vihej si pasthënie në fund të librit. Unë s’guxoja të
shfaqja hapur dëshira të miat, ishte libri i parë imi dhe kisha komplekset e të
dënuarit për poezi.
Për
në kopertinë, me leje të piktorit, Maestro Ibrahim Kodra, me të cilin isha bërë
shumë mik në Milano, zgjodha të vihej një vepër e tij, më pëlqente, “Uomini” -
si portrete në ajër.
Me
atë libër nisa një kalvar tjetër, të bukur dhe të vështirë, mora dhe letra nga
lexuesi, bëra shumë miq të rinj, por dhe m’u larguan nga të vjetrit…keq më
vinte, më kishin dashur më shumë si të dënuar, jo si të barabartë, etj, etj,
por do të thosha se shumë poezi të atij libri u përkthyen dhe në gjuhë të
tjera, italisht e anglisht e frengjisht e në gjuhët sllave të Ballkanit.
KUJTESA E AJRIT MË KËRKON
ta
kujtoj në këtë jubile dhe në ditën
e
fundit të vitit të sjell poezinë
e
hapjes së tij, ndërkaq po hapet
një
tjetër vit.
Ditë
të reja me çelës poezish:
* * *
koha
se
si më rrëshqet nëpër gishta
pa
më vënë unazën e saj
dhe
unë mbetem veç i dashuruari.
SA GJËRA MË PRESIN
O
Zot, sa gjëra më presin
që
duhet t’i kryej
e
jeta s’mjafton.
Më
duhet një pyll,
kur
nuk kam asnjë pemë.
Më
duhet rruga të eci
dhe
unë, mjerisht, kam mbrritur
me
kohë…
Më
duhet të gdhend
fytyrën
time
me
duart e tua,
po
ti nuk je.
Të
çlodhem më duhet,
kur
nuk kam bërë asgjë.
Do
desha të lë një buzëqeshje
në
ajër, vetëm një,
por
ne nuk dimë ta kuptojmë
kujtesën
e ajrit.