E premte, 03.01.2025, 03:44 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Sojliu nga Skrapari

E hene, 30.12.2024, 12:10 PM


SOJLIU nga SKRAPARI

Libri"Visare të Skraparit" nga VIKTOR BAKILLARI

(ese)

Nga Përparim Hysi

Oswald Chambers thotë për librat;-Librat janë kloroform i bekuar i mendjes.Dhe ka shumë të drejtë.Sado jam i moshuar, por nuk ka ditë që mos lexoj.Sot këtë ese ia kushtoj një autori (nuk di sa e gjërë është gjeografia e njohjes për të, por mua më ka çuditur, me atë ngulmim aq skrupuloz që, dhe,  po ta kishte detyrë shtëpie,  nuk do kishte aq fuqi sa ta nxirrte në dritë dhe t'ua dhuronte lexuesëve me aq lehtësi, sa, po të vjedh  një varg nga NOLI, do thosha:" Dhe na i dhuroi me aq lehtësi"sa zë burri veshnë e tij".)  Një punë e madhe hulumtuese në shumë fusha: në histori e gjeografi; në arkeologji; në tradita e zakone; në folklorin;në faunën dhe florën e krahinas;në statistikë;në demografinë dhe... jam i pazoti t'i numëroj të tëra. Dhe nëse shihni metaforën time për të:"SOJLIU", nuk e kam futur në thonjëza, se, me të vërtetë është SOJLI.Këtë titull honorofik ai e meriton plotësisht. Qysh në kohën e tij, EPIKURI ka thënë:"Nuk është natyra ajo që i ndanë sojlitë nga sojësëzit, por veprat e secilit."

*

Libri"Visare të Skraparit" të VIKTOR  BAKILLARIT është një libër"tavoline" me rreth 700-faqe. Në gjykimin tim, kjo punë kaq voluminoze e tij, tregon që, së pari.VIKTOR BAKILLARI, në burimin e dijes pi ujë dhe nuk bën gargarë si shumë prej tyre, që dijet i fitojnë si"dy hunj e një purtekë", por çudia e këtij kaq punëtori në kërkim të"visareve" është në vullnetin prej titani të tij, Kjo punë titanike e tij vihet re në referencat e shkrimet; në literaturën që ka shfletuar;në autorë të gjallë, por dhe nga ata që kanë lënë qoftë dhe një postulatë që do t'i vlente për librin e tij.

Tek i shfletoj faqet e këtij libri me kaq vlera për SKRAPARIN, veçanërisht, por dhe për KOMBIN, se ky libër, po nuk u pa me syrin e njerkës, siç ndodh rëndom nga"sojsëzët", ka vendin e merituar në FONDIN E TRADITAVE dhe HISTORISË në BIBLIOTEKËN KOMBËTARE,

Libri fillon nga"njeriu i parë" tek "çifti i parë" dhe, mandej:statistikë, popullsia dhe ndarja administrative;objektet e kultit:Monumente  të natyrës;në fushën e Mitilogjisë:fjalë e frazeologji të botës bimore në krahina të ndryshme të Skraparit;shprehje e tinguj nga fauna e Skraparit;fjalë të urta;përralla:gjë e gjëza(këto të ndara, si:në pjesët e trupit, puna dhe mjetet e punës;banesa, ushqimet, pijet, veshjet. Për mjetet kulturore dhe artistike;mjete të komunikimit e ndërlidhjes;mjete dhe për armët e luftës;për pemët e bimët;për kafshët e shpendët, për insektet, për fenomenet e natyrës;gjë egjëza problemore.

Një kapitull më vete: mallkimet, vajet, urimet, fjalë dhe shprehje.

Kapitull tjetër janë këngët e baladat,  të ndara:Këngë kurbeti;këngë elegjiake:këngë për dëshmorët;këngë djepi;këngë dashurie dhe këngë të tjera lirike.Këngë dasmash.

Një kapitull me vlerë, zë EPIKA HISTORIKE dhe, së fundi, këngët e Pasçlirimit dhe deri në ditët tona.

Dinjiteti i këtij SOJLIU qëndron në modestiinë dhe moskapërdisjes e  made in sojsëzëve:Për çdo referencë,  evidenton autorin apo autorët, të cilët, me prezencën e tyre, si fare pa kuptuar, gati bëhen"bashkëautorë" të këtij libri me vlera të mëdha.

Natyrshëm, unë nuk kam asnjë grimë fuqie për të bërë"anamnezën" e gjithë kësaj pune me vlerë të VIKTOR BAKILLARIT, por në gjykimin tim ky libër ka vlera akademike dhe, së pari AKADEMIA të vlerësojë këtë punë titanike të tij. Dhe sa për SKRAPARIN që VIKTOR BAKILLARI e "ka lakuar në të gjitha rasat e GJUHËS SHQIPE" duhet ta shpallë"Qytetar nderi".

Me këtë libër, VIKTOR BAKILLARI apo SOLJIU  është jo vetëm një studjues, por dhe edukator.Ky deduksion imi nuk është origjinal, por e kam marrë nga RALF WALDO EMERSON.Ky thotë:"Njeriu që gjërat e rënda, i bënë të lehta, është edukator". A nuk ka vepruar kështu, VIKTOR BAKILLARI?

Tiranë, 26 dhjetor 2024



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora