E enjte, 26.12.2024, 07:38 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Thirrje Krishtit

E marte, 24.12.2024, 06:47 PM


THIRRJE KRISHTIT*

Nga Përparim Hysi

Ka marrë si ters e gjithë kjo botë

Që kur nga jeta je larguar, SHENJTËRI!

Me ty do ishte gjithmonë e ngrohtë

Dhe jo e ftohtë se si është tani.

2024-vjet që je larguar,

Por tek njerëzit je gjithmonë pranë

Porositë tuaja, s'i kemi harruar

Të harrojnë veç ata që në shpirt kanë katran.

Bota ka marrë përpjekur dhe është prishur

Në botë, është ulur shesh padrejtësia

Kjo botë është prishur nga njerëz mendjekrisur

Dhe vuajnë nga babëzia.

I pandershmi ka zënë me shqelma NDERSHMËRINË!

I fuqishmi ka zënë prej fyti drejtësinë

Shtetari imponohet si sovran

Të tërë, këta lloj, në shpirt kanë katran.

Në vend të paqes,demonstrojnë forcë dhe luftë

Dhe hiqen si "orakuj" apo si"shpirtbutë". SHENJNTËRI!

Të lutem merr kamzhilkun dhe  "zbutua" kurrizin,

Se ndryshe e mori ferra NJERËZIMIN.

* uroj KRISHTLINDJE të gëzuara.

Tiranë, 24 dhjetor 2024



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora