E hene, 23.12.2024, 07:23 PM (GMT)

Kulturë

Gani Pllana: Kosova si zemërgjerë

E diele, 22.12.2024, 06:44 PM


Gani Pllana

KOSOVA ZEMËRGJERË

Kosova si gjithmonë zemërgjerë

Strehoi mijëra muhaxhirë

Në ato netët e errëta të ferrit

Që me shpresa në shpirt mbetën

Ndonëse në gojë të djallit e tmerrit

Njerëzit e përvuajtur, muhaxhirët

Të dëbuarit me dhunë edhe sot thonë

-Kërkojmë të drejtën tonë matanë

Do kthehemi në trojet tona etnike

Në tokën e të parëve tanë.

Krahina  e Toplicës

Ashtu siç ishte gjithmonë më parë

Të banuara me iliro-shqiptarë

Por në mendjet shqiptare

Ato mbetën plagë të pashëruara

Këto toka të shenjta

Që quhen Arbëri

Ishin e do të jenë Iliri!

IKJE NGA KOSOVA

Rinia e hamendur

E pavendosur për ardhmëri

Të rejat bredhin rrugëve

Sa zi e neveri...!

Sa vështirë qenka për ne

Kah fundi i jetës

Fëmijët t’i shohësh duke mërguar

Me zemra përvëluar!

“Edhe ti o djali im

Do të ikësh në mërgim...?!”

“Dua të ikë!”- më tha djali

As i fundit e as i pari!

Përse o biri im?

- ”Nuk po mund t’jetoj këtu...

Për hir të fëmijëve largohem

Të më falë e imja tokë

Nuk po gjej punë as shërim

Më kanë ikur dhe shumë shokë...!“

- E çuditshme kjo botë!

Vështirë o bir për ta menduar

Ikjen nga vendlindja në lule të jetës

Lotët në mjekër më janë rënduar

Pa qenë afër të vërtetës

Babin e kaploi mërzia

O bobo ç’na gjeti

Na iku vegjëlia...!

G.P.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora