Faleminderit
Kristinë Oroshi: Heroina Bardha Krosi pas një qëndrese katërvjeçare mbytët me torturë nga komunistët
E diele, 15.12.2024, 07:05 PM
Heroina Bardha Krosi pas një qëndrese katërvjeçare mbytët me torturë nga komunistët
Nga
Msc. Kristinë Oroshi
Dheu i tokës shqiptare në
mbrendësinë e tij bartë shumë heronj dhe heroina të cilët u përpjekën që ta
mbronin tokën shqiptare duke luftuar me sa fuqi kishin dhe më në fund duke e
dhënë edhe jetën si me le por pa u frikësuar asnjëherë se do të vdesin. Sepse
të vdesësh për atdhe është një vdekje e bardhë e me faqe të bardhë që do të
mbetët e shkruar përgjithmonë në historinë shqiptare. E për të mos mbetur e
shkruar heroizmi i nacionalistëve dhe nacionalisteve shqiptarë, komunistët
pansllavist u kujdesen që pasi i masakruan trupat e heroinave shqiptare nëper
qelitë më të errta ato trupa i gjuajtën për të mos u parë asnjëherë nga
shqiptaret atdhetarë dhe familjarët e tyre. Në mesin e heroinave shqiptare që
ende edhe sot është e panjohur është edhe Bardha Krosi, apo siç është
e njohur me emrin e pagëzimit Bardhe Cubë Marku. Bardha në bazë të dëshmive të
familjarve e konkretisht
nipit të saj Edmond Markut ajo ka lindur
në vitin 1921.Arsimimin e ka mbaru në kolegjin e motrave Stigmatine në Shkodër
ku aty thirrej Bianka Krosi mbiemri i fisit, emri familjes siç edhe e kam
potencuar edhe më lartë ishte Bardhe Cubë Marku. Në atë kohë ishte e fejuar me Dedë Gjon Markun djalin e
katërt të Kapidanit të Mirditës Gjon Marka Gjonit. Në vitin 1947 është arrestuar sepse i ka
ndihmuar komitetin e maleve anti-komunist , për 14 muaj. Bardha ka
marrë turturat më mizore që mund ti bëhen një njeriu dhe aty vdiq në burg në
vitin 1949 .Varri i saj nuk dihet. Për të ka shkruajtur Gjon Sinishta në librin
e tij " Premtimi i përmbushur " botuar
në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1976. Duke mbledhur faktet për të
shkruar këtë studim për Bardhe Krosin një dëshmi shumë interesante na dha edhe
Bianka Maria Gjomarkaj vajza e Kapidan Ndue Gjon Markut, e cila tha: "Bardha
Krosi ka qenë e fejuara e Dedës, djalit të katërt të Kapidan Gjon Marka Gjonit
dhe ka qenë shumë aktive në përkrahjen e luftëtarve të lirisë në malët e
Mirditës. Ajo iu ka dërguar barna, ushqime, veshmbathje si dhe iu ka përcjellur
postën grupeve të ushtrisë kombëtare që udhëhiqej nga Komandanti
i përgjithshem Kapidan Mark Gjon Marku. Meqenëse i fejuari i saj Kapidan Dedë
Gjon Marku u arrestua nga komunistët më 29 nëntor 1944 ku u arrestua edhe e
tërë familja, pra gratë dhe fëmijët e tjerë të familjes se Kapidanit, Bardha në
këtë periudhë kohore ishte në Simon në fshatin e saj të lindjes në familje por
shumë shpejt u aktivizua dhe filloj të shërbej në logjistikën e luftës. Këtë
detyrë kombëtare ajo e kreu që nga lëshimi i Shkodrës nga forcat nacionaliste
dhe në kalimin në Mirditë në nëntorin e vitit 1944 e deri sa arrestohët në
gushtin e vitit 1947". Arrestimi i Bardha Markut bëhet pikrisht pas
vrasjës së Kapidan Llesh Gjon Markut më 9 gusht 1947. Për datën e lindjes si
dhe atë të vdekjës se Bardha Krosit janë shkruar shumë pasaktësi. Përderisa për
datën e lindjes data e saktë është viti 1921 e jo viti 1927 siç është botuar në një enciklopedi ende nuk e kemi
një datë të saktë edhe për vitin e vdekjës. Në disa shkrime shumë të shkurtëra
si datë e vdekjes paraqitej viti 1949, këtë të dhënë e jep edhe familjari
Edmond Marku. Kurse në një enciklopedi të Mirditës me shumë pasaktësi ipet data
e lindjës në vitin 1927, kurse ajo ka lindur 6 vjet më herët në vitin
1921.Kurse data e vdekjes ipet 10 tetor 1948 ndërsa në disa shkrime të tjera si
datë e vdekjës ipet pranvera e vitit 1949, konkretisht marsi apo prilli i këtij
viti. Një shkrim më të plotë deri me tani rreth torturave të Bardhe Krosit e
jep studiuesi Gjon Sinishta në
librin e tij të botuar në vitin 1976 në gjuhën angleze " The Fulfilled Promiese " faqe 166-167 i cili kur shkruan për
torturat në burgjet komuniste që i pësoj Bardhe Krosi thotë: " Bardhe Krosi
nga fshati (Simon) Kaqinar i qarkut të Mirditës ishte rreth me shumë se njëzet
vjeqe kur u arrestua në gusht të vitit 1947. Ajo akuzohej se ndihmonte
luftëtarët e lirisë duke i furnizuar me ushqime dhe ilaçe. Që nga dita e parë e burgimit, ajo u torturua
brutalisht.Ajo u rrah me shkopinj druri dhe konop të
lagur. Vezët të cilat ishin zier në ujë të vluar ju vendosën nën sqetull dhe u
mbajtën aty derisa lëkura e butë ju bë flluska me djegie të shkallës së dytë. Çdo ditë asaj i jepej një dozë rryme elektrike
në të gjitha pjesët e trupit. Kur asnjë nga këto trajtime çnjerëzore nuk bëri
që Bardha Krosi të mohonte besimin e saj, policia e detyroi të hante nje
kilogram kripë dhe nuk e lejoi të pinte as një pikë ujë për disa ditë. Ia
mbuluan kokën dhe pjesët e tjera të trupit me morra (torturë e krijuar nga
fantazia makabre e komunistëve ruso-shqiptarë, e cila është një nga torturat më
të padurueshme që ekziston). Ata gjithashtu e vaksinuan atë me një serum që synonte të dobësonte
aftësinë e saj për të rezistuar dhe ta bënte atë t'u përgjigjej pyetjeve të
tyre. Por ilaçi nuk dha asnjë efekt mbi këtë të re heroike shqiptare dhe nga
goja e saj nuk u shqiptua asnjë fjalë për të tradhtuar vëllezërit e saji qe qendronin
heroikisht ne male. Me forcën supreme Bardha Krosi duroi çdo mundim që i
shkaktohej dhe kjo heroinë shqiptare
e krishterë i mbajti sekretet në zemrën e saj deri në vdekje. Policia komuniste
u zemërua jashtëzakonisht shumë nga një rezistencë e tillë,saqë i shkulën
dhëmbët me pincë dhe i shkulën të gjitha flokët. Për katërmbëdhjetë muaj ajo
vuajti këto agoni e mbyllur në një qeli të ftohtë çimentoje dhe në fund u sëmur
nga tuberkulozi. Në pranverën e vitit 1949 vdiq e reja shqiptare
e krishtere, Bardha Krosi, duke dhënë një shembull se si duhet besuar në Zot
dhe si të fitohet kundër armiqve të Zotit dhe atdheut. " Edhe studiuesja e nacionalizmës shqiptare
znj.Fatbardha Mulleti Saraqi shkruan disa të dhëna për
Bardha Krosin "se ajo mëson
në shkollën e Motrave Stigmatine në qytetin e Shkodrës. Më mbylljen e shkollës
se motrave Stigmatine largohet nga Shkodra e
arrestuan si strehuese e luftëtarve të Rezistencës. Provoj
torturat e tmerrshme në hetuesi siç
ishte korenti
elektrik,mungesa e ujit, etje,të thahesh për një pikë ujë, mungesën e ushqimit.
Pra, me një fjalë i provoi dhimbjet e urisë. Provoj birucat e errëta të
hetuesisë, të ftohtit dhe lagshtirën që të hynte deri në palcë.U sëmur nga
tuberkulozi. Nuk e mjekuan. Bashkëvuajtëset
që i ndihmuan ishin: Ana Daja, Agime Pipa, Adile Boletini dhe në mënyrë të veçantë Terezina
Pali.Madje Terezina Pali edhe pse ditët e fundit të jetës Bardha Krosi që
kishte shumë plagë të torturave në trup ju shtua edhe tuberkuozi i qendroi afër
pa frikën se po infektohet edhe ajo nga tuberkulozi."
Arrestimi i Bardhe Krosit pikërisht më 9 gusht 1947 në ditën e rënies heroike të Kapidan Llesh Gjon Markut, paraqet dy faza të jetës se saj.Faza e parë: lufta për liri nga 28 nëntori i vitit 1944 e deri më 9 gusht 1947 që paraqet një kohëzgjatje prej 33 muajsh të qëndresës në malet e Mirditës e bëjnë Bardha Krosin femrën që qëndroj më së gjati në malët e Shqipërisë Etnike në rezistencë antikomuniste pas heroinës Marie Shllaku. Kurse faza tjetër prej më shumë se dhjetra muajsh rezistencë në hetuesi duke i sfiduar kriminelët e egër komunistë dhe duke mos e nxjerrë asnjë fjalë nga goja për kundër torturave shtazarke, na tregojnë qartë se heroina Bardhe Krosi përplotë katër vite iu bëri rezistencë komunizmit duke u treguar një heroinë e vërtetë. Ajo ishte një shembull trimërie dhe atdhedashurie që e sakrifikoj jetën në moshën diellore 28 vjeçare për lirinë e Shqipërisë. Bardha Krosi është heroina e cila duhet të ringjallët. Është heroina që për qëndresën e saj brezat në të ardhmën duhët të lexojnë nepër librat shkollorë, dhe të edukohën se si duhet dashur atdheu. Bardha Krosi krahas Marie Shllakut e Marie Tucit hyn në mesin e tri femrave shqiptare që sakrifikuan jetën për Shqipërinë Etnike.E maleve, kreshtave dhe bjeshkëve të Mirditës kreshnike dhe heroike gjithmonë ju kanë dalë zot djemtë drangonj dhe vajzat sy shqiponjë të cilët për besën e Zotit për gjakun e Gjergj Kastriotit dhanë jetën si me le.E Bardha kishte mësuar shumë nga nënat mirditore që për 5 shekuj mbajtën zi për vdekjen e Gjergj Kastriotit.Bardha këto gjera i kishte mësuar nga kujdesi i grave heroina të familjës së Kapidanit te Mirditës por nuk e kishte pasur fatin që të mësonte nga nëna e saj të cilën nuk e kishte parë kurrë pasi i kishte vdekur pas lindjes se Bardhës. E Bardha jetime me qëndresën sublime nuk mbeti vetëm Bardha e Cubë Markut krahut të djathtë të Kapidanit të Mirditës por me emrin e saj e ndëroj edhe fisin ku e mori emrin Bardhe Krosi, kurse me qëndresën e saj e ndëroj gjithë Mirditën dhe u bë heroinë e gjithë shqiptarizmës për mbrojten e Shqipërisë Etnike.