Kulturë
Vladimir Shyti: Si e ndërtova raftin e librave me mbeturina druri
E merkure, 11.12.2024, 06:55 PM
Përshkrim
Si
ndërtova raftin e librave me mbeturina druri
Nga
Vladimir Shyti
Sapo
kisha mbush tre vjeç, familja ime u transferua në një qytet bregdetar, ku
gjithçka përreth qiellit e kënetës ishte e kthjellët dhe e kulluar, nuk kisha
parë një qiell kaq të pastër.Këneta mbështillte qytetin e Durrësit, që së
bashku me bregun detar krijonin një ishull, që si portë hyrje shërbente ura e
Dajlanit, ku peshkatarët parkonin lundrat e tyre.Në klasën e parë fillore
shkova midis gëzimit të arsimimit dhe hidhërimit që qeveria e asaj kohe thau
kënetën, ku më zinte gjumi shpeshherë në psherëtimat e valeve përkëdhelëse.
Familja
u rrit deri në shtatë antarë, kur unë mbarova shkollën fillore, me shumë
mundime.Pranë godinës të shkollës 7-të Nëntori, ku unë arsimohesha, ndodhej një
dyqan librari, që tregtonte dhe artikuj shkollor.
Mbas
mësimit vrapoja në vitrinën e dyqanit, ku xha Loni , një burrë tepër i
arsimuar, por me biografi te keqe ndaj partis së Punës, më shihte me një
buzëqeshje të helmuar shpirtërore. Lexoja të gjithë titujt e librave artistik
si për të rritur ashtu dhe për fëmijë, kur tashmë kisha blerë e lexuar vetëm
tre novela të Gaqo Bushakës dhe poemën Bagëti e Bujqësi të Naim Frashërit, dhuratë nga Xha Loni.Enderroja veten time një
shkrimtar të së ardhmes dhe, ndjehesha i përkëdhelur në shpirt, kur sajoja
skica të ndryshme marrë nga jeta e perditshme e fëmijëve të mëhallës e të
shkollës.Në bibliootekën e qytetit shkoja zakonisht mbasdite, kishte raste dhe
paraditëve, kur braktisja orët e mësimit.”Puna e shkrimtarit nuk është një punë
e mirëfilltë dhe, mbi të gjitha, nuk ndërpritet kurrë, -më tha një ditë
shitësi, kur unë i fola për ëndrrën time, -Më tepër është një …detyrim
shpirtëror, gërmat dhe fjalitë rrjeshtohen dhe lidhen me njera-tjetrën në
fantazinë tënde.Eshtë si një përrua që nuk gjen qetësi deri sa derdhet në lumë
dhe Ti ndjen lumturinë më të madhe, kur lexuesit marrin në duar krijimin tënd,
ndaj të duhet me domosdo dhe shkollimi.”
Shirat
e pranverës të trembëdhjet u derdhën në kanalizimet e bonifikuara të kënetës.
Unë me familjen time jetonim ende në një barangë , që ndodhej pak metra mga
bregu i padukshëm. Gjatë kësaj periudhe kisha lexuar disa vepra të huaja,
sidomos Ruse dhe Ceke, por ishte Xhek londoni që me shtyu më tepër të krijoi
dhe novelën e parë me shumë gabime.Endrra për të pasur një raft librash u
fuqizua mbas takimit me poetin Bardhyl Agasi dhe botimi i një poezie në faqen
letrare te gazetës Adriatiku.Në endjen e mahnitshme nëpër rrugën e letërsisë i
kërkojë ndihmë xhaxhait të babait, pasi im atë nuk e kuptonte zymtësinë e
shpirtit tim artistik.E kuptoja kohën e atyre viteve, varfërinë e familjes, që
prindërit me sforca siguronin ushqimin e përditshëm, ndaj nuk zemrohesha,
përkundazi mblidhja copa kartonash, fletore të hedhura nga nxënësit dhe blija
librat, që më sugjyronte xha Loni.Hidhërimi shndërrohet në njohje, nevoja në
mirëkuptim të hareshëm dhe, pahumbur vrullin nisa të kërkojë matrejalet për
raftin e librave.Karakteri im disi i ndrojtur nuk më lejonte të kërkoja ndihmë
nga ata që më rrethonin, ndaj bridhja gjithë ditën për të mbledhur në
mbeturinat e një ndërmarje mobiljesh listela dhe copa të ndryshme dërrasash të
mbetura sa andej, këtej, ku i depozitoja pas barangës ku jetonim veti
shtatë.Pasi sigurova gozhdë dhe një sqepar nga komshijtë i hyra punës, duke u
hequr gozhdëve kokat metalike, ashtu siç më kishte porositur xhaxhai i babait
tim.Midis grumbullit të mbeturinave zgjodha dy dërrasa anësore tridhjet
centimetra gjerësia dhe një meter e disa centim të lartë.Pastaj shënova me laps
kopjetiv shenjat ku do të vendosja telahet e raftit që do të rradhiteshin
librat e mi, që i mbaja poshtë dyshekut mbushur me lecka të krevatit të
drujtë.Për artizanët kjo ishte një punë tepër e thjeshtë, por për mua ishte një
torturë, sidomos kur godisja gozhdët pa kokë në bashkimin e dërrasave ansore me
telahot e brendëshme, të cilat shtrembëroheshin dhe, unë malkoja veten duke
vendosur rishtas te tjera pasi i kisha shkulur me shumë mundim ato që më
shtrembëroheshin.Më në fund, para se të vinin prindërit nga puna ndërtova
raftin tim të librave.Vëllai dhe tre motrat po loznin jashtë në oborrë,
fshehtas hyra në barangën shtëpi, që kishte dy ndarje, në kthinën që shërbente
si guzhinë kishte pak oriendi shtëpiake.Pranë derës qepur pas qerpiçit mbi një
telahje ishte vendosur një radio e përdorur në lartësi afro dy metra dhe, nën
të unë vendosa raftin e librave.Me kujdes të veçantë shtrova disa faqe gazete
mbi ndarset e sajesës dhe rrjeshtova ato pak libra, që për mua përbënin një
mrekulli.Kur do të ndezja radion, vështrova dorën, ku njeri gishtë ishte
maviosur e mbi të një bland gjaku i tharë, që unë as nuk e kisha ndjerë gjatë
punës, as nuk i vura rëndësi.Shihja objektin vetjak, ndoshta për disa jashtë
horizontit, por për mua kishte vlerë, ky objekt ishte si uji kripur, sa më
shumë të pish, aq më shumë ke etje.Nga radio erdhi si me porosi magjishëm një
këngë e bilbilit durrsak, artist i popullit, të madhit Qemal Kërtusha, ai i
këndonte vashave të qytetit.Më mbushi me
energji, më nxiti fantazinë krijuese dhe emocionet hidheshin e përdridheshin në
qenien time prej fëmije.Kjo ishte vepra ime e parë drejt artit letrarë, se po
nuk mbolle dituri nuk mund të korrësh vepra me vlera artistike.