| E shtune, 07.12.2024, 06:51 PM |
Historia e presidentëve të Kosovës!
Shkruan:
Florim Zeqa
Në historinë më të re të Kosovës, përkatësisht
nga shpallja e Deklaratës së Pavarësisë së 2 Korrikut të vitit 1990, të
rregullt dhe ushtrues detyre i kemi pasur hiq më pak se shtatë president:
Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu, Jakup Krasniqi, Behgjet Pacolli, Atifete
Jahjaga, Hashim Thaqi dhe Vjosa Osmani!
Nga pazaret politike
deri tek zarfi në Kuvend
Njëri
prej tyre apo më mirë të themi i pari prej tyre është Ibrahim Rugova, i
zgjedhur me votën e qytetarëve në zgjedhjet nacionale të vitit 1992 sipas
Kushtetutës së Kaçanikut. Rugova jo vetëm që është më i madhi, është i
papërseritshmi dhe i përjetshmi në historinë e Kosovës.
Ai,
edhe pse nuk ndodhet fizikisht në mesin tonë, jeton në zemrat e çdo shqiptari,
si njeriu që i ndërtoj themelet e shtetit të pavarur dhe sovran të Republikës
së Kosovës!
Ikja
e parakohshme e presidentit Rugova la boshllëk të madh, por rrugën e trasuar
nga ai e vazhdoi me sukses të madh pasuesi i parë i tij, z. Fatmir Sejdiu.
Mirëpo,
kundërshtarët e filozofisë politike rugoviane në Parlamentin e Kosovës e
shfrytëzuan një vakum ligjor për ta dërguar në 'Kushtetuese' ushtrimin e
dyfisht të posteve politike njëkohësisht: atë të presidentit dhe kryetarit të
partisë!
Në
këtë situatë, Fatmir Sejdiu e zgjodhi t'i qëndroj besnik drejtimit të LDK-së,
të Lokomotivës Rugoviane deri në vitin 2010.
Pas
tij, ushtrues detyre i presidentit nga pozita e kryeparlamentarit u caktua z.
Jakup Krasniqi deri në zgjedhjen e Behgjet Pacollit, i cili pas 45 ditësh
shkarkohet, për shkak se Gjykata Kushtetuese gjeti shkelje procedurale gjatë
votimit të tij në Kuvend.
Pas
këtij momenti, u krijua një situatë konfliktuoze mes subjekteve politike në
Kuvend për zgjedhjen e presidentit, me ç'rast erdhi deri tek ndërhyrja e
paprecedent ndërkombëtare përmes "Zarfit" famoz të ambasadorit
amerikan, Christopher Dell, përmes të cilit Kosovës i erdhi në krye të shtetit
një police e thjeshtë e një stacioni policor në kryeqytet me emrin Atifete
Jahjaga, e panjohur në opinion, mdadje edhe për kolegët e saj polic në kryeqytet!
Kjo
në fakt, kjo nuk ishte punë "llotarie" që na erdhi nga zarfi, por
fshihet diçka tjetër më e madhe pas kësaj zgjedhje enigmatike, për të cilën nuk
dëshirojë të flas tani!
Pas
Atifete Jahjagës, radha i erdhi Hashim Thaçit, i cili erdhi si produkt i
marrëveshjes së partnerëve në koalicion PDK-LDK, më kushtin që LDK-së për herë
të parë t'i jepet posti i kryeministrit!
Pas
arrestimit të turpshëm të presidentit Hashim Thaqi nga Gjykata Speciale,
fillimisht si ushtruese detyre nga posti i kryeparlamentares u zgjodh znj.
Vjosa Osman inga LDK-ja!
E
quajta të turpshëm për Kosovën arrestimin e presidentit, për faktin se është
hera e parë në historinë e shteteve demokratike që t'i arrestohet i pari i
shtetit me imunitet brenda mandatit kushtetues!
Prishja
e koalicionit LVV-LDK e prodhojë një situatë të re dhe të jashtëzakonshme në
vend!
Ish
kryeparlamentarja nga radhët e LDK-së, e cila postin e kryeministrit në vitin
2019 e kishte humbur për një grusht vota, për ambicie të sëmuara karrieriste i
kthen shpinën LDK-së dhe i vardiset kundërshtarit politik, Albin Kurtit!
Ky
veprim i turpshëm i të privilegjuarës së LDK-së, i kishte irrituar tejë mase
drejtuesit e partisë, të cilët e shkarkojnë nga të gjitha postet partiake
(nënkryetare dhe anëtare e kryesisë qendrore).
Kështu
Vjosa Osmani, e mbuluar me turpin e tradhtisë erdhi në krye të shtetit, duke u
kthyer në marionetë të kryeministrit, të cilit i qëndroj besnike deri në ditët
e fundit dhe ia mbulojë të gjitha dështimet dhe skandalet qeveritare për
përfitime personale (për të cilat nuk dëshirojë të flas tani), përshirë edhe
prishjet e raporteve me ndërkombëtarët!
Presidentja
marionetë i heshti edhe sanksionet ndërkombëtare, i heshti tenderët njëburimor
të qeverisë, e heshti skandalin e përmasave ballkanike të ministrit Martin
Berishaj, heshti, heshti dhe vetëm heshti deri në fund të mandatit politik të
kësaj qeverie!
Dhe
vetëm tani, kur po e sheh edhe fundin e saj politik, ia ktheu shkelmat Albin
Kurtit siq ia ktheu shkelmat Fatmir Sejdiut dhe Isa Mustafës!
Qëllimi
i këtij shkrimi nuk ishte personalizimi, por përkujtimi i një historie të
presidentëve të Kosovës për gjeneratat e reja, por edhe i ngritjes së kërkesës
së ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejt nga
populli, për të larguar një herë e përgjithmonë pazaret dhe kontrabandimin e
zgjedhjes së presidentit në Kuvend.
Florim Zeqa, 03.12.2024