| E hene, 02.12.2024, 08:09 PM |
Kosovë
urime
Datëlindja e Shpëtimtarit!
Në 80 vjetorin e lindjes së presidentit historik
Ibrahim Rugova
Në këtë ditë madhështore, Zoti na dhuroi
shpëtimtarin e qenjes sonë kombëtare, liderin shpirtëror, Presidentin historik
Ibrahim Rugova
Tetdhjetë vjet më parë, me 2 dhjetor të vitit
1944, familjes Rugova i lindi një trashëgimtar, Kosovës shpëtimtari, popullit
shqiptar intelektuali i përmasave botërore, Ibrahim Rugova, figura më
emblematike e historisë kombëtare.
Nga
Florim Zeqa
Çdo
popull i ka shënjtorët e vetë, më të cilet krenohet dhe identifikohet prej një
periudhe në tjetrën
Shënjetorët
për me tepër janë të njohur në fushën e religjioneve. Por ka edhe shënjetor që
njifen si themelues të kombeve apo shteteve më të fuqishme botërore si psh:
Xhorxh Uashingtoni themelues i shtetit Amerikan, Giuseppe Mazzini themelues i
shtetit unik Italian, Mustafa Kemal Ataturki arkitekt i Turqisë moderne, e
personalitete të tjera anë e kënd botës permes të cilëve identifikohen me
krenari kombet e tyre.
Shënjtërimin e Ibrahim Rugovës e bëri
vepra e tij madhore. Ai më urtësinë e tij, paqesisht e më plot dashuri hyri në
zemrat e gjithë shqiptarëve të Kosovës, për të mbetur përjetësisht në kujtesën
e popullit si shënjtor i historisë më të re, simbol i lirisë dhe pavarësisë së
shtetit të Kosovës.
Rugova,
më një shallë rreth qafe, edhe në kohë të nxehta vere, nga personalitete të
ndryshme botërore ishte kuptuar si një mesazh drejtuar botës së civilizuar dhe
demokratike, se vendi i tij është i lidhur në qafë nga vargonjët serbosllav, që
dëshirojnë të mbajnë edhe më tutje Kosovën si pjesë të saj, të dhënë dhuratë
nga fuqitë e mëdha një shekull më parë, dhe se nuk do të ketë qetësi në
ballkan, rajon e më gjerë pa heqjen e vargonjëve nga qafa e Kosovës.
Dhënja e gurëve të çmuar personaliteteve
të shumta nga ana e Rugovës, e kishte simboliken e dyfishtë: e para, për
pasuritë e shumta minerale që ka Kosova, ndersa e dyta, simbolizonte
bujarinë,mikëpritjen dhe traditën e lashtë Iliro-Dardane të Kosovës.
Ibrahim
Rugova i papërsëritshëm me vyrtytet njerëzore
Kembëngulësia,urtësia,
butësia, menquria, e tij ishin vyrtyte të një burri të madh, të cilat bota
demokratike i vlerësoi lartë. Menyra e trajtimit të problemit të Kosovës para
faktorëve ndërkombëtar, bëri që bota ta admiroj kërkesën e Rugovës për ndihmë
në shpëtimin e një populli të pa mbrojtur nga makineria vrastare e regjimit
gjenocidial të Serbisë së Millosheviqit.
Rëndësinë e Ibrahim Rugovës në shpëtimin
e Kosovës dhe popullit të saj e kishte vërtetuar ambasadori e diplomati i
njohur Amerikan Richard Hollbrook kur thoshte: "Kosova ndoshta nuk do të
ekzistonte sot pa kembëngulësinë e Rugovës".
Se vertetë Ibrahim Rugova ishte
shpëtimtar i qënjes sonë kombëtare, e argumentojnë disa vite më vonë edhe
personalitetet më të njohura botërore si Bill Clinton, ish president i SHBA-ve
dhe Tony Blair ish kryeminister i Britanisë se Madhe, para parlamentareve tanë
në kuvendin e Kosovës kur thanë: "ishte Ibrahim Rugova ai që na solli në
Kosovë".
Lidhja emocionale që pati më popullin e
vetë, Ibrahim Rugovën e bëri që të jetë udhëheqës shpirtëror, e bëri të mbetët
përjetësisht në kujtesën dhe mendjen e popullit si shpëtimtar i qenjës
kombëtare apo si profet i kohës sonë moderne.
Projekti
rugovian për shtetin e Kosovës
Populli
i Kosovës, sikurse e ka për nder të ketë pasur një lider të përmasave botërore,
ashtu edhe e ka për obligim të çojë në vend amanetin e tij, për një shtet
vërtet sovran dhe demokratik, me simbole të vetatkombëtare, në vend të
dizajnimeve aktuale antikombëtare.
Ideja e presidentit Rugova e flamurit
Dardan për flamur të shtetit të Kosovës, dhe e himnit "Kur ka ra kushtrimi
n' Kosovë", janë ide që vetëm njerëzit e mëdhenjë mund ti projektojnë.
Ky vigan i kombit shqiptar me vizionin e tij mahniti botën mbarë. Shumë popuj edhe më të mëdhenjë se ne do të dëshironin të kishin pasur në radhet e veta një personalitet si Ibrahim Rugova. Qysh ne vitin 1998, Valter Veltroni, atë kohë lider i opozites Italiane pat thënë: "é un grande peccato che una grande personalità come Ibrahim Rugova faccia parte di un popolo così piccolo", që ne gjuhën shqipe do të thotë: "është mëkat i madhë që një personalitet kaq i madh si Ibrahim Rugova të jetë pjesë e një populli të vogël".
Ky nuk ishte mëkat, por fat i madh për ne
si popull i vogël, qe patëm një njeri kaq të madh, një vizionar pragmatik, një
lider të përgjegjshëm, një misionar të paqes i cili më urtësinë e tij shpëtoj
një popull krejtësisht të pa mbrojtur nga shfarosja dhe gjenocidi serbosllav.
I
pathyeshëm në sfidat e kohës
Sikurse
profetët e kohrave më të vjetra që kishin kundershtarët e vet, ashtu edhe
lideri ynë shpirtëror, Ibrahim Rugova kishte kundërshtarët e vet politik e
ideor, para të cileve nuk u gjunjëzua asnjëher, dhe nuk ju pergjigj në asnjë
rrethanë shpirtligëve, fatzinjëve të kombit shqiptar.
Përkundër kërcënimeve e shantazheve,
fyerjeve e sharjeve, akuzave e sulmeve, Ibrahim Rugova ishte i vendosur në
rrugen e tij, në misionin e tij prej profeti, për të shpëtuar një popull nga
shfarosja, dhe asnjëherë nuk u ndal që të arrijë në cakun final që ishte
Pavarësia e Kosovës, nocion ky që i rrjedhi vazhdimisht nga goja deri në frymën
e tij të fundit.
E pikërisht këtu qendron madhështia e
Profetit, njeriut që e bëri realitet pavaresinë e Kosovës më politikën e tij
paqesore.
Janë bërë krahasime të shumta mes figurave të shquara kombëtare, se kush ka bërë më shumë per kombin, për popullin e vet, janë bërë krahasime nga më të ndryshmet, por Ibrahim Rugova mbetet i pari në historinë e shqiptarëve, që më urtësinë e tij, aktivitetin e tij paqesor arriti të unifikoj gjithë faktorin kombëtar rrethë lëvizjes paqesore demokratike (LDK), si dhe të fitojë përkrahjen e gjithë faktorëve ndërkombëtar në përpjekjet tona për çlirim, për ruajtjen dhe shpëtimin e qenjes sonë kombëtare nga shfarosja dhe dëbimi serbosllav.
Presidenti historik, ishte dhe do të
mbetet pergjithmonë sinonim i së mirës, i paqes dhe tolerancës, i guximit dhe
qëndresës, i afrimit në mes njerëzve, i dashurisë për bashkombasit dhe atdheun
e vet të shenjt.
Tani,
kur trupi i tij prehet në paqe, në token Dardane që aq shumë e deshi, shpirti i
tij sikur është shndërruar në një yll që bën dritë e na i ngrohë zemrat, na
jepë forcë edhe kur ajo na mungon, na jepë shpresë kur ajo nuk ekziston.
Kosovë,
URIME datëlindja e ëngjëllit tënd, shpetimtarit të qenjes sonë kombëtare,
presidentit historik IBRAHIM RUGOVA!