E premte, 20.12.2024, 04:11 PM (GMT)

Faleminderit

Florim Zeqa: Kosovë, urime Datëlindja e Shpëtimtarit!

E hene, 02.12.2024, 08:09 PM


Kosovë

urime Datëlindja e Shpëtimtarit!

Në 80 vjetorin e lindjes së presidentit historik Ibrahim Rugova

Në këtë ditë madhështore, Zoti na dhuroi shpëtimtarin e qenjes sonë kombëtare, liderin shpirtëror, Presidentin historik Ibrahim Rugova

Tetdhjetë vjet më parë, me 2 dhjetor të vitit 1944, familjes Rugova i lindi një trashëgimtar, Kosovës shpëtimtari, popullit shqiptar intelektuali i përmasave botërore, Ibrahim Rugova, figura më emblematike e historisë kombëtare.

Nga Florim Zeqa

Çdo popull i ka shënjtorët e vetë, më të cilet krenohet dhe identifikohet prej një periudhe në tjetrën

Shënjetorët për me tepër janë të njohur në fushën e religjioneve. Por ka edhe shënjetor që njifen si themelues të kombeve apo shteteve më të fuqishme botërore si psh: Xhorxh Uashingtoni themelues i shtetit Amerikan, Giuseppe Mazzini themelues i shtetit unik Italian, Mustafa Kemal Ataturki arkitekt i Turqisë moderne, e personalitete të tjera anë e kënd botës permes të cilëve identifikohen me krenari kombet e tyre.

Shënjtërimin e Ibrahim Rugovës e bëri vepra e tij madhore. Ai më urtësinë e tij, paqesisht e më plot dashuri hyri në zemrat e gjithë shqiptarëve të Kosovës, për të mbetur përjetësisht në kujtesën e popullit si shënjtor i historisë më të re, simbol i lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Rugova, më një shallë rreth qafe, edhe në kohë të nxehta vere, nga personalitete të ndryshme botërore ishte kuptuar si një mesazh drejtuar botës së civilizuar dhe demokratike, se vendi i tij është i lidhur në qafë nga vargonjët serbosllav, që dëshirojnë të mbajnë edhe më tutje Kosovën si pjesë të saj, të dhënë dhuratë nga fuqitë e mëdha një shekull më parë, dhe se nuk do të ketë qetësi në ballkan, rajon e më gjerë pa heqjen e vargonjëve nga qafa e Kosovës.

Dhënja e gurëve të çmuar personaliteteve të shumta nga ana e Rugovës, e kishte simboliken e dyfishtë: e para, për pasuritë e shumta minerale që ka Kosova, ndersa e dyta, simbolizonte bujarinë,mikëpritjen dhe traditën e lashtë Iliro-Dardane të Kosovës.

Ibrahim Rugova i papërsëritshëm me vyrtytet njerëzore

Kembëngulësia,urtësia, butësia, menquria, e tij ishin vyrtyte të një burri të madh, të cilat bota demokratike i vlerësoi lartë. Menyra e trajtimit të problemit të Kosovës para faktorëve ndërkombëtar, bëri që bota ta admiroj kërkesën e Rugovës për ndihmë në shpëtimin e një populli të pa mbrojtur nga makineria vrastare e regjimit gjenocidial të Serbisë së Millosheviqit.

Rëndësinë e Ibrahim Rugovës në shpëtimin e Kosovës dhe popullit të saj e kishte vërtetuar ambasadori e diplomati i njohur Amerikan Richard Hollbrook kur thoshte: "Kosova ndoshta nuk do të ekzistonte sot pa kembëngulësinë e Rugovës".

Se vertetë Ibrahim Rugova ishte shpëtimtar i qënjes sonë kombëtare, e argumentojnë disa vite më vonë edhe personalitetet më të njohura botërore si Bill Clinton, ish president i SHBA-ve dhe Tony Blair ish kryeminister i Britanisë se Madhe, para parlamentareve tanë në kuvendin e Kosovës kur thanë: "ishte Ibrahim Rugova ai që na solli në Kosovë".

Lidhja emocionale që pati më popullin e vetë, Ibrahim Rugovën e bëri që të jetë udhëheqës shpirtëror, e bëri të mbetët përjetësisht në kujtesën dhe mendjen e popullit si shpëtimtar i qenjës kombëtare apo si profet i kohës sonë moderne.

Projekti rugovian për shtetin e Kosovës

Populli i Kosovës, sikurse e ka për nder të ketë pasur një lider të përmasave botërore, ashtu edhe e ka për obligim të çojë në vend amanetin e tij, për një shtet vërtet sovran dhe demokratik, me simbole të vetatkombëtare, në vend të dizajnimeve aktuale antikombëtare.

Ideja e presidentit Rugova e flamurit Dardan për flamur të shtetit të Kosovës, dhe e himnit "Kur ka ra kushtrimi n' Kosovë", janë ide që vetëm njerëzit e mëdhenjë mund ti projektojnë.

Ky vigan i kombit shqiptar me vizionin e tij mahniti botën mbarë. Shumë popuj edhe më të mëdhenjë se ne do të dëshironin të kishin pasur në radhet e veta një personalitet si Ibrahim Rugova. Qysh ne vitin 1998, Valter Veltroni, atë kohë lider i opozites Italiane pat thënë: "é un grande peccato che una grande personalità come Ibrahim Rugova faccia parte di un popolo così piccolo", që ne gjuhën shqipe do të thotë: "është mëkat i madhë që një personalitet kaq i madh si Ibrahim Rugova të jetë pjesë e një populli të vogël".

Ky nuk ishte mëkat, por fat i madh për ne si popull i vogël, qe patëm një njeri kaq të madh, një vizionar pragmatik, një lider të përgjegjshëm, një misionar të paqes i cili më urtësinë e tij shpëtoj një popull krejtësisht të pa mbrojtur nga shfarosja dhe gjenocidi serbosllav.

I pathyeshëm në sfidat e kohës

Sikurse profetët e kohrave më të vjetra që kishin kundershtarët e vet, ashtu edhe lideri ynë shpirtëror, Ibrahim Rugova kishte kundërshtarët e vet politik e ideor, para të cileve nuk u gjunjëzua asnjëher, dhe nuk ju pergjigj në asnjë rrethanë shpirtligëve, fatzinjëve të kombit shqiptar.

Përkundër kërcënimeve e shantazheve, fyerjeve e sharjeve, akuzave e sulmeve, Ibrahim Rugova ishte i vendosur në rrugen e tij, në misionin e tij prej profeti, për të shpëtuar një popull nga shfarosja, dhe asnjëherë nuk u ndal që të arrijë në cakun final që ishte Pavarësia e Kosovës, nocion ky që i rrjedhi vazhdimisht nga goja deri në frymën e tij të fundit.

E pikërisht këtu qendron madhështia e Profetit, njeriut që e bëri realitet pavaresinë e Kosovës më politikën e tij paqesore.

Janë bërë krahasime të shumta mes figurave të shquara kombëtare, se kush ka bërë më shumë per kombin, për popullin e vet, janë bërë krahasime nga më të ndryshmet, por Ibrahim Rugova mbetet i pari në historinë e shqiptarëve, që më urtësinë e tij, aktivitetin e tij paqesor arriti të unifikoj gjithë faktorin kombëtar rrethë lëvizjes paqesore demokratike (LDK), si dhe të fitojë përkrahjen e gjithë faktorëve ndërkombëtar në përpjekjet tona për çlirim, për ruajtjen dhe shpëtimin e qenjes sonë kombëtare nga shfarosja dhe dëbimi serbosllav.

Presidenti historik, ishte dhe do të mbetet pergjithmonë sinonim i së mirës, i paqes dhe tolerancës, i guximit dhe qëndresës, i afrimit në mes njerëzve, i dashurisë për bashkombasit dhe atdheun e vet të shenjt.

Tani, kur trupi i tij prehet në paqe, në token Dardane që aq shumë e deshi, shpirti i tij sikur është shndërruar në një yll që bën dritë e na i ngrohë zemrat, na jepë forcë edhe kur ajo na mungon, na jepë shpresë kur ajo nuk ekziston.

Kosovë, URIME datëlindja e ëngjëllit tënd, shpetimtarit të qenjes sonë kombëtare, presidentit historik IBRAHIM RUGOVA!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Dora e bekuar e presidentit Rugova me miq i vendosën themelet e Kosovës së pavarur Nue Oroshi: Rikthimi i Kryeministrit të Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Kruja në Krujë Klajd Kapinova: Prof. Sami Repishti - Asgjë nuk kam harruar, por shumë kam mësuar Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument! Bedri Tahiri: Luftëtari që përtëriu historinë e Galicës Florim Zeqa: Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Luan-Asllan Dibrani: Arbër Gashi - Mbrojtës i identitetit kombëtar, sfidues ndaj Islamit Politik! Lekë Mrijaj: Në varrezat e qytetit të Pejës u varros motra Drita Krasniqi, kryeinfermiere në Spitalin e Pejës Fran Gjoka: Një mësues si Gjelosh Toma do të mbetet përjetësisht në kujtesën e brezave Luan-Asllan Dibrani: Zëri i Gjergj Kabashit dhe i Revistës 'Drini' në mbrojtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare! Kristinë Oroshi: E Lumja Marie Tuci shembull i qëndresës heroike Enver Bytyçi: Sfidat, arritjet dhe dështimet e Sali Berishës! (VII) Enver Bytyçi: Sfidat, arritjet dhe dështimet e Sali Berishës! (VI) Enver Bytyçi: Sfidat, arritjet dhe dështimet e Sali Berishës! (V) Enver Bytyçi: Sfidat, arritjet dhe dështimet e Sali Berishës! (IV) Enver Bytyçi: Sfidat, arritjet dhe dështimet e Sali Berishës! (III) Enver Bytyçi: Sfidat, arritjet dhe dështimet e Sali Berishës! (II) Enver Bytyçi: Sfidat, arritjet dhe dështimet e Sali Berishës! (I) Albert Vataj: Alessandro Albani, kardinali katolik romak me origjinë nga Shqipëria veriore, vendosur atje në shekullin e 15-të Mehmet Kraja: Për Shtjefën Gjeçovin në 150-vjetorin e lindjes

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora