Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Pse Serbët i urrejnë shqiptarët katolikë?
E premte, 29.11.2024, 07:25 PM
Ju ka shkuar mendja ndonjë herë, se pse çuditej Zonja Edit Durham me serbët
Pse
Serbët i urrejnë shqiptarët katolik?
Nga
Fahri Xharra
E
rikujtoj thënjen e Z. Edit Durham: "Nuk më befasonte që serbët e urrenin
islamin por u ngrina kur e pashë që ata e urrenin edhe kishën tjetër të
Krishterë. Nuk e pritja që katolikët shqiptarë ishin më shumë të urryer nga
sllavët se sa myslimanët (E. Durham, Londër 1920).
Këtë
që dua ta trajtoj sot, nuk është e panjohur as për ne si shqiptar e as për
qarqet diplomatike të Europës.
Duke
i lexuar kronikat e kohës dhe duke e bërë një analizë shumë të thjesht,arrijmë
në përfundimin e njejtë se: "Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse
Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në
kufijtë tanë të rinj. ("Vesnik Srpske Crkve") Ndarja e Shqipërisë pas
1913 -tës ishte një favor shumë i madh për Serbinë, por edhe ajo ndarje dhe ai
copëtim i tokava tona e donte një "marifet" të menaxhimit në mënyrë që me sukses të kryhej kolonizimi i
atyre tokave dhe përfundimisht të zhdukej shqiptari nga faqja e dheut. . "Rrezikun më të madh për Kishën
Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha
Katolike në kufijtë tanë të rinj. Ky do
të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të
jetë barrë edhepër shtetin edhe për popullin. Katolicizmi në këto anë është
zgjëruar dhe, ç'është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë. .
. Të rralla janë vendbanimet në krahinat
e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar
ithtarë. "Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë,
sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe "("Vesnik Srpske
Crkve").
Po
sot, mendoni se e kan? ndryshuar mendimin?
Faik
Konica shkruante:
Shikoni
Vranjën dhe Leskovacin " -thoshte Konica.
"Kur i mori Serbia këto vise, i përmblodhi të gjithë muhamedanët
dhe i dboj, duke ua mbajtur tërë ç'kishin. A protestoj Evropa? Jo! A mos
e pengoi Turqia këtë bartje? Jo. A o mos Turqia i ndihmoi Serbisë? Po.
Ishte gjallë atëherë shqiptaria kur u zbrazën tokat që nga Molla e kuqe?
Një
shkronjëtor politik i njohur më thosh një ditë (Faik Konica): "Evropa nuk
do ta kish dhënë Vranjën te Serbia dhe Ulqinin te Mali i Zi, sikur të kish
kuptuar që ka një komb shqipëtar të ndryshmë nga të Turkut. Po u lajthit puna e
besës (ndërhyri puna e fesë)".