Kulturë
Gjekë Gjonaj: Prëtë Dedvukaj, malësorja e vetme e cila një gjysmë shekulli ruajti vlerat dhe traditën shqiptare në Amerikë
E shtune, 23.11.2024, 06:53 PM
Prëtë Dedvukaj, malësorja e vetme e cila një gjysmë shekulli ruajti vlerat dhe traditën shqiptare në Amerikë
Nga
Gjekë Gjonaj
Prëtë
Nikja Dedvukaj lindi në vitin 1933 në fshatin Passhkallë të
Grudës- Malësi të Madhe, në një familje
të nderuar atdhetare , kurse vdiq në vitin 2023 në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ishte martuar
me Gjergj Dedvukaj në fshatin Bardhaj të Hotit, në një familje
zëmadhe patriotike nga fisi i prijësit popullor Dedë Gjo’Lulit. Do të mbahet mend si artizania e vetme malësore e veshjeve
popullore shqiptare në Shtete të
Bashkuara të Amerikës.
Një
jetë të tërë kushtuar kostumeve
popullore të Malësisë së Madhe
Kjo
heroinë fisnike e trashëgimisë kulturore
më shumë se një gjysmë shekulli thuri “ art” me gjilpërë. Një jetë të tërë punoi me
shumë pasion e dashuri ditë e natë pa u ndalur kostume popullore të Malësisë së Madhe për burra e gra, si çakshirë , xhamadan dhe xhubletë,
me spikë në formë se si është
bërë deri më tani.
Vajza
e saj, Katrina, shprehet se nëna
Prëtë gati gjithë jetën ka punuar me duart dhe gishtat
e saj veshje kombëtare . “ Pesëdhjetë e gjashtë vjet në Amerikë nëna ime s’ka punuar tjetër përveçse
veshje kombëtare. Me këtë zeje të
cilën ia ka mësuar tezja i ka rritur dhe shkolluar fëmijët e saj.
Pasionin për qëndisjen e veshjes kombëtare çakshirëve dhe xhubletës, brenda të
cilave fshihej bukuria e djemve, e
burrave e vajzave dhe grave malësore, e filloi
kur unë isha shtatë vjeç. Babai im një
ditë i propozoi bashkëshortes t’ia
qëndisë vajzës një xhubletë. Nënës i
pëlqeu propozimi i tij dhe kështu ajo filloi punimin
me dorë të kostumeve kombëtare
, prej të cilave nuk u nda deri në moshën
90-të vjeçare, kur vdiq. Nëna jonë u ka lënë trashëgimi punimet e arta të qëndisura
ndër vite e dekada fëmijëve ,
nipave e mbesave të të gjitha grupmoshave . Ato i përdorin edhe sot dhe tashmë i kanë veshur katër breza shqiptarësh, çka tregon se
xhubleta nuk vdes”, thotë Katrina dhe shton se në zemrat e vëllezërve dhe motrave të mia ajo
qëndisi dashurinë e madhe për
vendin tonë.
Emri
i saj u bë i njohur për komunitetin shqiptar
Kjo
ruajtëse dhe kultivuese e virtyteve kombëtare shqiptare në mërgim, për ta mbajtur
gjallë ekonominë familjare, pas vdekjes së burrit në moshë të re, krahas punëve
të shtëpisë dhe punëve të tjera në
rritjen, edukimin dhe shkollimin e fëmijëve , vazhdoi me këtë zeje të veçantë.
Kështu emri i saj u bë i njohur për
komunitetin shqiptar në Amerikë
dhe më gjerë.
Kostumet
popullore të punuara dhe të
zbukuruara nga ajo me përkushtim dhe mjeshtëri të madhe u bënë pjesë
e të gjitha manifestimeve kombëtare
e mbarëkombëtare dhe organizimeve
të tjera në shumë vende ( shtete)
të Amerikës ku jetonin shqiptarët, madje edhe në festivalin e
Gjirokastrës në vitin 1983, 1986 dhe në
festivale të tjera shqiptare. Ajo në mënyrë
besnike pasqyroi vlerat dhe virtytet shqiptare
si malësore e vërtetë që hijeshonte në rreshtat e para të tubimeve që organizoheshin në Michigan, Nju- Jork, Uashington, Chikago e kudo tjetër për sensibilizimin e çështjes
së Kosovës dhe të shqiptarëve
gjithandej në trojet e veta duke u bërë shembull i një gruaje atdhetare me zemër
te madhe, që ruajti me fanatizëm vlerat dhe traditën shqiptare në Amerikë. Dhjetëra palë kostume
kombëtare ua ka dhënë njerëzve për ti përdorur, të cilat kanë humbur pa gjurmë.
Megjithatë, është ndier e gëzuar që i
kanë marrë dhe thoshte ti gëzojnë.
Prëta përveç kostumeve tradicionale të Malësisë së
Madhe, me duart e saj të vyera ka qëndisur
me shumë përkushtim Flamurin e
Pavarësisë dhe qindra flamuj të shpalosur
anembanë Amerikës dhe Shqipërisë.
Punimi
i veshjeve kombëtare i merrnin shumë kohë. Për të punuar një çakçirë dhe një xhamadan asaj i është dashur 2
deri 3 muaj, një xhubletë për vajza
3-4 muaj , kurse një
xhubletë të nuses pak më shumë se një vit.
Shpallja
e xhubletës nën mbrojtjen e UNESKO-s e gëzoi
shumë
Më
së shumti atë e ka emocionuar dhe gëzuar lajmi se në sesionin e 17-të të
Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale,
unanimisht është vendosur shpallja e xhubletës
dhe dije bërjes së saj si pjesë të Listës së trashëgimisë kulturore jomateriale
nën mbrojtjen e UNESCO-s, në vitin 2022.
Veshja
më e veçantë që ajo ka krijuar dhe që e ka
emocionuar mjaft artizanen e pavdekshme është se shumë shqiptarë/e të cilët kanë ikur shumë të
vegjël apo janë lindur jashtë trojeve shqiptare, shkonin te ajo dhe kërkonin kostum tradicional shqiptar. Atë veçmas
e kanë mallëngjyer të rinjtë
shqiptarë që kanë lindur jashtë kufijve të Malësisë , por edhe trojeve tjera
shqiptare , ose kanë ikur shumë të vegjël , të cilët kërkojnë një veshje
popullore.
Një pjesë e shpirtit të
sajë në Muzeun Etnografik të Pejës
Familja e Gjergj dhe Prëtë Dedvukaj, në prill të vitit 2024, i dhuruan Muzeut Etnografik të Pejës – Kosovë një pjesë të jetës dhe shpirtit të kësaj
artizane të mrekullueshme - xhubletën shqiptare
e cila ishte punimi i saj i fundit
dhe çakçirët, që ishin puna e saj
e parë e punuar me dorë. Me këtë
dhuratë familja Dedvukaj përmbushi amanetin
e nënës së tyre të dashur, e cila
vetëm një vit më parë ishte ndarë nga kjo jetë. Pra, kemi fillimin dhe mbarimin e një jete të tërë
me plot përkushtim ndaj ruajtjes
së traditës shekullore në krijimin e
veshjeve tradicionale, posaçërisht xhubletës, e cila ka vlera të mëdha kulturore dhe historike.
Vepra njerëzore
dhe humane e familjes Dedvukaj, e dhurimit me dashamirësinë më të madhe të kostumeve
kombëtare të punuara me dorën
e njeriut të tyre të shtrenjtë Muzeut të
Pejës , duhet vlerësuar si një gjest me një
vlerë e shtuar historike
dhe turistike për këtë qytet, i cili është pasuruar me një aset , me një pasuri të rrallë
botërore.
Shembulli i zonjës Prëtë, të cilën unë do ta quaja “
artizania e shqipes”, është dëshmi e
gjysheve tona të cilat ishin artizane
të mrekullueshme të
cilat kontribuuan
jo vetëm në moszhdukjen e
veshjeve tradicionale shqiptare, por punuan edhe për zhvillimin e
ndërgjegjes kombëtare. Si e tillë ajo do të mbetet e përjetshme.