E enjte, 26.12.2024, 10:32 AM (GMT)

Mendime

Petrit Dibrani: Kombi Shqiptar e ka të shkruar autobiografinë

E merkure, 20.11.2024, 06:55 PM


Petrit Dibrani:

“Gjaku rrjedh nëpër vena dhe çdo njeri, e shkruan dhe flet atë çfarë i thot zemra”!

Për ju shqipfolës nostalgjik, të Jugosllavisë e Serbisë dhe Turqisë, që e quani Kombin shqiptar: kosovar, kosovali, kosovski narod!

Është vërtetuar shkencërisht, a jemi komb shqiptar apo kosovar, andaj edhe konkludimet e juaja të pabaza, janë shpifje për vëmendje publike.

“Unë ju kuptoj”!

Ngase e bëni edhe nga asketizmi i vrazhdë dhe i shpifur fetar, e jo vetëm për vëmendje publike.

Ju besoni fillimisht pastaj edhe flisni në diçka që nuk kuptohet, andaj është trushpërlarje e servilitet dhe mos respekt ndaj vetvetes, kur verbërisht akceptohet!

Mosdija nuk është më e keqja, po mjerisht; mos edukata prindërore, që edhe e sjellë rënien e moralit, ndjenjave patriotike, indiferentizmin për atdheun dhe servilitetin e spiunazhin, duke e shprehur dhe tentuar për t’i përdhosur dhe tjetërsuar vlerat kombëtare, janë shumë më t’këqija dhe vdekje për së gjalli!

Këta që tentojnë të shpikin një komb me shpifje, e kanë bërë dhe e bëjnë për vëmendje publike apo edhe në rastin më t’shëmtuar, për mosdije dhe servilizëm.

Andaj është njerëzore e moralshme, të kuptohet dhe pranohet, gjithfarë është vërtetuar shkencërisht.

Kombi shqiptar, e ka të shkruar autobiografinë; me gjuhën e lashtë, historinë, traditën e kulturën dhe gjakun e dëshmorëve dhe ju kot kokorisni, me ngrefosje dhe kapardisje, sikurse “gjeli majë plehut”!

Kudo dhe kurdo, shqiptarët që kanë qëndruar bashkë, pavarësisht ku kanë jetuar, e kanë humbur, larguar ndjenjën e dobësisë së tyre, duke e fuqizuar ndjenjën e përbashkimit për atdhedashurinë.

Trungu i Shqiptarisë, s’ka qenë kurrë dhe kurrë s’do ndryshohet, as me indentitet të kishës e të xhamisë dhe as me “Kombin Kosovar”.

Ju dua veç të bashkuar, ngaqë jemi një komb, e kemi një atdhe, një gjak, një gjuhë, një flamur dhe për mua personalisht, Gjergj Kastriotin një Profet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Klajd Kapinova: Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti Trump Petrit Dibrani: Nexhmedin Spahiu vazhdon ta tregojë fytyrën e vërtetë! Idriz Zeqiraj: Hashim Thaçi, Edvin Rama, Aleksandër Vuçiq, i kërkojnë Kancelares Merkel ndarjen e Kosovës! Kimete Berisha: Baba i hajnave! Fritz Radovani: Vllaznit Gazulli dhe 'peshorja e drejtësisë' shqiptare Fahri Xharra: ''Zbritja në dekada'' – një perlë e re e Ibrahim Kadriut Luan-Asllan Dibrani: Burgu i Nishit në Serbi njëri ndër ma famëkeqët në Evropë! Gjon Keka: Propozoj doracak të edukimit kombëtar dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare Enver Bytyçi: Përfaqësuesja e Kosovës ka nevojë për bijtë e vet në kombëtaret e vendeve të tjera! Enver Bytyçi: Terror psikologjik mediatik për të pranuar fatalisht ndarjen e Kosovës! Petrit Dibrani: Pse muaji nëntor është i shenjtë për shqiptarët! Fahri Xharra: Serbia mesjetare- gënjeshtër e madhe historike! Kalosh Çeliku: Largpamësi Mehmedali Hoxha Albert Zholi: Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria "Nderi i Kombit", zhvilloi me sukses Sesionin Shkencor, në kuadrin e 80-vjetorit të çlirimit të atdheut Enver Bytyçi: Edhe Dr. Starova për shkëmbim territoresh?! Luan-Asllan Dibrani: Deklaratat e liderëve të opozitës në Kosovë tejet distrikteve dhe shumë naive? Rexhep Shahu: Një letër të vogël miqësore Ambasadorit Gonzato për dënimin e deputetëve të opozitës shqiptare Gjon Keka: Unë vetëm një kauzë e mbroj, atë që e mbrojti edhe Gjergj Kastrioti Idriz Zeqiraj: Dëshmia bindëse dhe dinjitoze e Fadil Gecit në Hagë Luan-Asllan Dibrani: Donald Trump dhe ndikimi i tij në Ballkan pas zgjedhjes së tij si president i SHBA në 2024

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora