E merkure, 12.03.2025, 08:08 PM (GMT)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Vargje me hënë nëntori

E marte, 19.11.2024, 05:30 PM


Blerim Rrecaj

VARGJE ME HËNË NËNTORI

Lajmërimi i hënës

Nga ballkoni të shoh hënë

Sonte ti kaq fort shëndrit

Ndoshta ti s'je po është vetë dielli

Që ka dalur bashkë me yjtë

Jam unë hëna që tash ndriçoj

Bashkë me t'ndriturit bijtë e mi

U ndritshi me rrezet tona

Nesër bashkë me diellin do dalim të dy

Mbajtja e fjalës

Duke ecur hënë të pashë

Në këtë mëngjes të ndritur

Ti aq lart rri o derëbardhë

E dielli është duke u ngritur

Të kujtoj mbrëmë o hënë

Fjalëbesën që e dhe

Me diellin përndritni kaq bukur

Ti këtu e ai atje



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx