| E hene, 18.11.2024, 05:11 PM |
Enver Bytyçi:
Të
dashur miq!
Dy
ditë para 80 vjetorit të lindjes së Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, pra
më 30 nëntor 2024, Instituti i Studimeve të Europës Juglindore Tiranë –
Prishtinë organizon konferencën shkencore-jubilare “Dr. Ibrahim Rugova dhe
shtetformimi në Kosovë”!
Me
kërkesën e referuesve të shumtë nga Kosova, të gjithë akademikë dhe profesorë
të mirënjohur, ky aktivitet do të bëhet në Tiranë! Eshtë një veprimtari që do
të kontribuojë për të rrit gjithnjë në piedestalin shqiptar e më gjerë veprën,
emrin dhe figurën e jashtëzakonshme të Presidentit Historik të Kosovës!
Për
mua Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet personaliteti më i madh i historisë
shqiptare, pas Gjergj Kastriotit Skenderbeut!
Pas
pak ditësh do të publikojmë programin e kësaj konference!
Konferenca
do të jetë e hapur për pjesmarrjen e të gjithë atyre që e kanë dashur dhe e
duan Dr. Rugovën!
Falenderimet
u shkojnë sponsorëve dhe miqve të Institutit të Studimeve të Europës
Juglindore, përkatësisht:
-
Zotit Milaim Abdullahu, President i SanteFarm!
-
Zotit Isa Muharremi, president i Ex Fis
-
Komunës së Fushë-Kosovës dhe drejtuesve të saj të mrekullueshëm!