Mendime
Kimete Berisha: Baba i hajnave!
E hene, 18.11.2024, 06:55 PM
Baba i hajnave!
Nga
Kimete Berisha
-
Me hajnat e Albin Kurtit më së shumti po çuditen hajnat!
Aq
pa takt e në mënyrë amatore kanë vjedhur këta t'Kurtit sa që me guximin e tyre
i kanë çuditur edhe hajnat më të rryer.
-
S'është aspak e çuditshme që vjedhin ministrat e Albin Kurtit, gjithmonë kanë
vjedhur dhe do të vjedhin shqiptarët, por është e palogjikshme që Albin Kurti u
bë avokat i hajnave, aq fort, sa s'lë shibël të bie mbi ta!
-
Pse i mbron hajnat Albin Kurti?
Që
janë të tij, apo që, ky mund të mos jetë më normal!
S'di
a do të ishte e tepërt të them se ata vjedhin për të.
-
Të ishte ndryshe, do të
distancohej,
sa më larg. Ose të bëhej i mençur, ti hiqte këta hajna të dalë boje e të
angazhonte hajna të Ri, derisa të zbulohen....
-
Që u bë baba i hajnave, u bë, por pse nuk përpiqet ta fsheh, s'e kuptoj pse
këta njerëz nuk vjedhin fshehtë, por hapur e me arrogancë...
-
A është e mundur që gjithë atë luftë që Albin Kurti e ka bërë në opozitë, në
emër të idealeve, e ka bërë për
të
vjedhur pare.
-
Materialist me fjalë të idealistëve!
Apo,
idealist ateist, që s'shkon hiç, se e mbaj mend veten si nxënëse që isha me
Hegelin (idealist), kundër Marksit (materialist - ateist).
-
Veç Zot s'kam parë këtu!
-
E çka do të blejë ky, me gjithë ato pare....
-
E ka legjitimuar krimin e organizuar dhe e ka familjarizuar vjedhjen.
E
ka bërë normale konfliktin e interesit dhe korrupcionin.
-.U
kanë dhënë miliona euro vëllezërve, kunatave, motrave, dashnorëve e
dashnoreve...
Nuk
e fshehin.
Vjedhin
sy ndër sy, vjedhin ashiqare.
-
Pse vjedhin ashiqare?
Pse
s'i kanë lënë dy gurë bashkë!
-
Miellin e rezervave e kanë vjedhur me ndihmën e një shoku bukëpjekës!
-
Vajin ushqimor të rezervave shtetërore e kanë vjedhur. !
-
Fasulin e ushtrisë e kanë vjedhur pa e blerë!
-
Ka vjedhur Vitia edhe në emër të maskave gjatë pandemisë e të ilaçeve, por për
t'u dukur të tokës, janë përcaktuar të vjedhin kryesisht ushqim dhe gjëra të
amvisërisë, pra janë hajna folklorikë që vjedhin me def e me tupan, ama që e
mbajnë veten për elitë.
-
Paradite vjedhin lopë, e në
mbrëmje
shkojnë në Teatër për ta parë shfaqjen e operës 'Eugene Onegin' !
-
Oh, sa gjynah, Onegini!
-
E kanë paguar Tetëmijë euro në muaj ekspertin në Spanjë për shërbimet e tij
prej sarhoshi.
-
E paguajnë Pesëmijë e kusur euro në muaj ekspertin në Prishtinë për të pirë
cigare...
Ky
i Prishtinës si personazh i Markezit, një orar pune e kanë parë duke pirë
cigare njërën pas tjetrës në oborr me shikim të ngulitur në mur!
-,Një
ministër (me një rrogë) i ka blerë dy
shtëpi në lagje luksoze.
Si
do t'ia konfiskojë Albini shtëpitë Liburnit, nuk mundet, ose edhe mundet, po
pastaj nuk mundet....
-
Tjetri ministër e ka blerë një lopë 100 mijë euro.
-
Tjetra ministre e ka fshehur pasurinë e saj nga shteti;
-
Çfarë do të konfiskojë Albin Kurti!
-
Lopën e Pecit!
-
Këshilltari politik e ka këshilluar Pecin që është në favor të zhvillimit të
bujqësisë së Kosovës që edhe këtij t'ia jap 100 mijë Euro!
-.Po
thu' a?
Këshilltar
më tarzan nuk bën nana. Një gajbe molla - 100 mijë euro!
Ndoshta
janë edhe dy gajbe, por kush i ka numëruar!
Ata
që numërojnë - vjedhin!
-.A
mund ta konfiskojë Albin Kurti pasurinë e fshehur të Donika Gërvallës!
Nuk
mundet sepse nuk e di ku është ajo pasuri, se Donika e mban sekret shtetëror!
-
A mundet që Albin Kurti ta konfiskojë ahurin fantom të vëllait të deputetes së
tij, që ka kushtuar njëqind mijë euro.
-
Nuk mundet sepse nuk ekziston ahuri!
-
Ahuri kushton aq shtrenjtë sepse përmbi derë do ta ketë të varur një kordele
pembe me fije ari, si ajo e Pelës
materialiste dhe egoiste, Moli, në Fermën e Kafshëve'.
-
As paratë nuk mund t'ia konfiskojë atij vëllaut të motrës, se janë harxhuar!
-
E Donikës hiç se hiç s'mund t'ia konfiskojë afro 90 mijë euro fjetje në bujtina
të Amerikës!
S'mundet
sepse gjumi nuk konfiskohet!
-
Përveç vjedhjes së buxhetit dhe ndarjes së pasurisë shtetërore me shokë dhe me
familjarë, Albin Kurti ka spikatur edhe në seks!
-
Njëmbëdhjetë mijë shqiptarë, gra e burra në Facebook janë pajtuar me deklaratën
e Albin Kurtit se ideja për seks publik e ministres së tij është keqkuptuar nga
shqiptarët e Serbisë dhe të Rusisë, si dhe nga ata që e luftojnë seksualisht
Kosovën e tij!
Qëllimet
seksuale të ministres kanë qenë edukative!
-.Pasi
që populli dhe gazetarët konstatuan njëzëri se seksi është 'krim', Albin Kurti
u tërhoq nga 'edukata seksuale' dhe tha që ideja perverse ishte e Arsim
Bajramit!
-
Arsimi nuk e pranoi krimin!
-
Unë me një tjetër kasavet, mua më këputet shpirti se pse nuk quhet lënda
'Edukata dashurore, po quhet edukata seksuale...'!
-
Prandaj, kjo luftë 'hibride' e shqiptarëve proserb dhe prorus ishte fitore për
Albin Kurtin, sepse e detyroi Albin Kurtin të heq dorë nga fantazitë seksuale
të ministres së tij, që sipas Frojdit jeta seksuale e grave është një
'kontinent i errët' për psikologjinë, prandaj kaq pak e hiç dihet për këtë
'kontinent'!
-E
si do ta konfiskojë ky kontinentin e errët seksual, kur ky kontinent s'shihet
nga errësira!
-
Veç Albin Kurtit i ka ndodhur që të merret me seks në dimër, derisa shumica e
shkollave nuk kanë ngrohje!
-
Ministrja e ka pasur nijet që bananet për orët edukative t'i sigurojë vetë!
Nuk
e ka marrë parasysh se ka njerëz që kanë fobi prej bananeve si ministrja e
barazisë gjinore në Suedi, e cila e ka ndaluar nëpër zyra 'praninë' e bananeve
sepse vuan nga bananofobia, dhe kështu kudo që shkon në takime, paraprakisht i
largojnë bananet se përhënët!
-
Për korrupsionin kombëtar të Albin Kurtit s'ka koment:
1.
U bë me Radojçiqin kundër pagave të veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe
invalidëve të UÇK-së!
2.
I prishi marrëdhëniet me Shqipërinë, me Amerikën dhe me BE-në;
3.
Tha se gjuha shqipe në Maqedoni nuk ëahtë gjuhë zyrtare!
-
Fluturoi dhe ra në të njëjtën stinë, si gjethe vjeshte.
Albin
Kurti dështoi jashtëzakonisht shpejt.
-
Sikur krejt shqiptarët të çoheshin në këmbë kundër Albin Kurtit s'do të mund ta
turpëronin sa e kanë turpëruar hajnat dhe injorabtlt e tij.
-
Identik si Napoloni i 'Fermës së Kafshëve' (Orwell), i shkeli shtatë urdhërat,
asgjë që tha nuk e bëri, dhe asgjë që e bëri nuk e tha.
Dallimi
i vetëm mes tyre është se Napoloni është derr...!
https://www.facebook.com/kimete.berisha