E diele, 22.12.2024, 03:30 PM (GMT)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Vallja zgjedhore

E diele, 17.11.2024, 06:18 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

VALLJA  ZGJEDHORE

Ka nisur me ritëm vallja zgjedhore,

Partitë politike, ndahen në taborre.

Secila mundohet me takat të vetë,

Për më shumë vende në Parlament.

Ngarendin të lumet ashtu si më parë,

Duke u përplasur me bërryla në garë.

Gjatë fushatës askush nuk lëshon pe,

I ngrehin premtimet deri lart mbi re.

Vazhdon kampanja edhe n’diasporë,

Rëndon mbi supe si mali me borë,

Thua se mërgimtarët me delikatesë,

Vetëm këtë sport e kishin mungesë.

Me fontanë dëshirash, si në karnavale,

Për pikë politike, me shumë “ideale”.

Zgjaten tubimet, si në filma pa fund,

Me skenar e aktorë e qytetarë askund.

Por, vota si duket është sikur veja,

I shtohet nami në zgjedhjet e reja.

Kur i vije pulës, me nder në vrimë,

Votat dhe vezët bëhen copë e grimë.

Disa nga politikanët të  themi troç,

Me vetëm një gur i vrasin dy zogj,

Po ka të atillë në krye me Xufën,

E vrasin me një gur e gjithë tufën.

Ata vijnë në fushatë me gjithë bujë,

E shesin paturpësisht petulla me ujë.

Kujtojnë se votuesit vijnë për vetulla,

Shumica prej tyre janë veç për petulla.

Krerët partiakë kanë dalë në mejdan,          

Secili më vete e mbanë një slogan:

-Me ne në zgjedhje fitojnë të gjithë,

Përveç atyre, që digjen në bythë!

(Karikatura marrë nga revista humoristike “Kunji” e përpunuar)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora