Mendime
Petrit Dibrani: Pse muaji nëntor është i shenjtë për shqiptarët!
E premte, 15.11.2024, 06:55 PM
Arsyeja e parë, pse muaji nëntor është i shenjtë për shqiptarët!
Nga
Petrit Dibrani
Profeti
im, Gjergj Kastrioti nga fushëbeteja në Nish, më 3 nëntor të vitit 1443 kthehet
në atdhe-Krujë, për ta luftuar armikun shekullor Osman, fashist dhe barbar.
Gjthnjë
sipas, Marin Barletit!
Gjergj
Kastrioti, më 28 nëntor 1443, i drejtohet turmës së tubuar dhe frymëzuar:
“Lirinë
nuk ua solla unë, po e gjeta në mesin tuaj”, ku edhe për herën e parë në
historinë shqiptare, e ngriti në Krujë, Flamurin tonë Kombëtar, Kuq e Zi.
2.
Kongresi i Alfabetit, ka qenë një konferencë akademike në qytetin e Manastirit,
duke filluar më 14 nëntor, e deri më 22 nëntor 1908, për njehsimin dhe
standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
3.
Në Kuvendin Kombëtar të 28 nëntorit 1912, u shpall Pavarësia e tokave Shqiptare
dhe u ngrit për herën e dytë, Flamuri ynë Kombëtar Shqiptar, në Vlorë nga
Ismail Qemali.
Ky
ishte një akt historik për kombin shqiptar, ngase aty me mandatin e popullit,
ishin të pranishëm delegatët nga të gjitha trevat shqiptare; Gjakova, Plava,
Gucia, nga Peja, Ohri e Struga, nga Tetova, Çamëria e Mitrovica.
4.
Ditëlindja, më 28 nëtor 1955, e Komandantit Legjendar dhe ideatorit e
themeluesit, të simbolit kombëtar shqiptar, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe
5.
Dalja e parë në skenë, e simbolit kombëtar shqiptar, Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, UÇK-ës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Muaji
i Shenjtë për shqiptarët, është nëntori i SHQIPTARISË.