Kulturë
Agron Tufa: Baladë për kthimin në shtëpi
E premte, 15.11.2024, 06:52 PM
Agron Tufa:
Për
të gjithë të interesuarit, miq e lexues që më kanë shkruar në privat si ta
gjejnë vëllimin e ri poetik “Njeriu buzë lumi”, po përgjigjem tashmë i sigurtë,
se e gjeni në stendën e Onufrit. Ju falenderoj dhe ju përshëndes të gjithëve me
një baladë të këtij vëllimi.
BALADË
PËR KTHIMIN NË SHTËPI
Lëpihet
qelqesh han` e zbehtë.
Ç’po
mih një kthetër në sepet?
Këtu,
pa kthye tash sa vjet
në
shpi të nanës mbetun shkretë,
kush
paska hy? Kush do të jetë,
që
mih kjo kthetër në sepet?
E
hapa portën në mesnatë,
pa
pipëti asnjë kanatë,
me
drojën se mos zgjoj ndokand
dhe
mbajta vesh heshtjen e randë,
nësa
mësoj me terrin sytë
veç
me pak dritë në superdritë.
Marrtas
shqova paksa muret,
mandej
u shfaqën gjith’ konturet
që
syni im i veshi vetë
me
plus-minus identitet
gjer
u lëshova në divan:
erëmon
përreth diç si temjan.
I
mbylla sytë me pa ma mirë
ç’më
fshihnin motet bamun fir,
prejsè
e ambla ime amë
doli
pa kthim prej këtij pragu –
kur
një gërvimë e një rropamë
ia
dhanë së nalti nga çardaku.
Brofa
vrik e mbajta vesh.
“Ç’të
jetë?” - hamenda. Ban vaki
kësaj
mesnate që të ndesh
të
tjerë bujtës në shtëpi?
Marr
shkallët ngjis e befas step:
rrëmon
një kthetër në sepet.
Përnën
çardak, në kat të dytë,
në
odën e së amblës amë,
qenë
qitë sepeti pirg stolitë
dhe
kthetra mihte me rropamë,
sikur
andej shkepte mëlçitë –
krejt
rropullitë e s’ndjerës nanë.
Shituar
mbeta mu në prag
me
morsë ndërdyshje i mbërthyem –
mes
frik’ e mllefi zemërak
pashë
gjithçka me sy të shqyem,
si
fekste pirg` i verdhë në cep
dhe
mihte kthetra në sepet.
Me
vite larg kësaj shtëpie
që
kur iu kthye qiellit nâna,
si
t’i besoj kësaj shajnie?
Mos
t’i za besë çka ndriçon hana?
Dhe
ndiej se as nuk iki dot
mbulue
prorë me turp e ndoht.
Do
t’ketë qenë vrull prej pantere
mbi
prenë e pyjeve mesvere
kërcimi
im me thonj në fyt.
Dhe
çjerrje, klithma gjer tek yjtë,
gjer
kur një krismë përposh buçiti –
gjëmim
i mbytun dinamiti.
Pashë
jetën të më hiqej osh.
I
errët gjaku që përposh
rrodhi
dhe veshi stolitë.
Tash
nga tavani s’ua shqis sytë
tek
ikin hapat nëpër shkallë.
Mbeç
as i vdekun, as i gjallë.
Agron
Tufa, Prill 2020